KËRKESË PËR
MARRJEN E LEJES SË NDËRTIMIT
MARRJEN E LEJES SË NDËRTIMIT
Titulli i shërbimit | Kërkesë për marrjen e lejes së ndërtimit |
---|---|
Përshkrim i Shërbimit | Leje ndërtimi është akti i miratimit të kërkesës për leje ndërtimi dhe i lejimit të punimeve përkatëse . Leja e ndërtimit është e nevojshme për çdo ndërtim, riparim, restaurim apo prishje të objekteve ekzistuese, instalim apo ngritje të ndërtimeve të përkohshme, me përjashtim të rasteve për të cilat parashikohet pajisja me deklaratën paraprake të punimeve (shih kartelën Deklarata paraprake për kryerje punimesh) . Dokumenti i lejes së ndërtimit përshkruan të gjitha kushtet për kryerjen e punimeve të ndërtimit në përputhje me dokumentacionin shoqërues të aplikimit dhe normave dhe standardeve të përcaktuara në ligj. Leja e ndërtimit lëshohet në përputhje me përcaktimet e lejes së zhvillimit (shih kartelën Kërkesë për leje zhvillimi), dokumenteve të planifikimit, të rregulloreve të zhvillimit e ndërtimit si dhe dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë ndërtimore në Republikën e Shqipërisë. |
Dokumente të nevojshëm për aplikim | a) Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve; b) Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta; c) Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese; ç) Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës në format pdf, të nënshkruar elektronikisht, si dhe në format pdf, sa i përket projektit arkitektonik; d) Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit; dh) Preventivi; e) Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare; ë) Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit; f) Mandatpagesën/at e tarifës/ave të aplikimit në rast se parashikohet; g) Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale; h) Kopje e lejes së zhvillimit, kur është e nevojshme pajisja paraprakisht me të. Në varësi të llojit të ndërtimit, projekti përmban: i. projektin arkitektonik, përfshirë eliminimin e barrierave arkitektonike, në rastet kur është e detyrueshme me ligj; ii. projektin konstruktiv; iii. projektet e instalimeve hidrosanitare, elektrike dhe të ngrohje-ftohjes; iv. projektin për mbrojtjen nga zjarri, në rastet kur është e detyrueshme me ligj; v. projektin e efiçencës energjetike, në rastet kur është e detyrueshme me ligj. Për prishjen e objekteve, në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të ri, kërkuesi duhet të paraqesë kërkesë të veçantë. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me leje për prishje ndërtimi janë: a) Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve; b) Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të kërkuesit mbi objektit që kërkohet të prishet; c) Raporti teknik i ekspertëve për gjendjen fizike dhe ndërtimore të objektit që do të prishet; ç) Mandatpagesën/at e tarifës/ave të aplikimit nëse parashikohet. Për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2, nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, polica e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë profesionale si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës. Për lejet e ndërtimit të infrastrukturës, projekti teknik i ndërtimit duhet të përmbajë vetëm projektin teknik të zbatimit, sipas fushës përkatëse. |
Përfituesi | Qytetarët, bizneset |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Sporteli i shërbimit me një ndalesë Aplikuesit mund të dorëzojnë aplikimin direkt në portalin e-albania |
Afati i aplikimit | Nuk ka afat aplikimi |
Tarifa | Përcaktohet në paketën fiskale të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dokumenti i lejes |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” • Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” • Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, (ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, dt. 9.7.2015; nr. 28/2017, dt. 23.3.2017) • VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (ndryshuar me VKM nr.672, dt. 29.7.2015; nr.1043, dt. 16.12.2015; nr.271, dt. 6.4.2016; nr.231, dt. 21.3.2017; nr.355, dt. 19.4.2017) • Vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit nr.1 dt. 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimit të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore” |