Strukturat komunitare

Ligji i ri Nr. 135/2015, “Për Vetë Qeverisjen Vendore”, i miratuar në dhjetor 2015, i kushton katër nene të veçanta strukturave komunitare, përfshirë këtu ndërlidhësin komunitar, këshillin, kryetarin e fshatit dhe kryesinë e fshatit. Misioni i strukturave komunitare është jetësimi i demokracisë pjesëmarrëse përmes fuqizimit, organizimit dhe mobilizimit të qytetarëve për çështje që kanë rëndësi themelore për ta. Videoja e mëposhtme ilustron mënyrën e krijimit dhe funksionimit të strukturave komunitare në një bashki të caktuar, video e cila u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen financiaretë Lëviz Albania.

Ky manual për ngritjen e strukturave komunitare në Shqipëri u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen financiare të Lëviz Albania. Klikoni mbi imazh dhe shkarkoni materialin e plotë për të mësuar më shumë rreth parimeve dhe procedurave të krijimit dhe funksionimit të strukturave komunitare në Shqipëri.

Struktura Komunitare në Qytet

Struktura Komunitare në Fshat