KËRKESË PËR DEKLARATË
PARAPRAKE PËR KRYERJE PUNIMESH
PARAPRAKE PËR KRYERJE PUNIMESH
Titulli i shërbimit | Kërkesë për deklaratë paraprake për kryerje punimesh |
---|---|
Përshkrim i Shërbimit | Ky shërbim ofrohet për të gjitha punimet me anë të të cilave bëhet ndryshimi i organizimit të hapësirës në objekt, zëvendësimi i aparaturave dhe pajisjeve ekzistuese, si dhe ndryshimet, të cilat nuk ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e objektit e nuk ndryshojnë elementet konstruktive mbajtëse . Këto punime janë objekt i një deklarate paraprake për kryerje punimesh. Bashkia mund të kundërshtojë deklaratën paraprake për kryerjen e punimeve, me vendim të arsyetuar, në rast se konstaton mosrespektim të kushteve dhe kërkesave ligjore që rregullojnë deklaratën paraprake të punimeve. |
Dokumente të nevojshëm për aplikim | • Formulari i deklaratës; • Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private apo publike për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi; • Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të liçencuar. Dokumentet duhet të depozitohen në letër dhe CD. |
Përfituesi | Qytetarët, bizneset |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Sporteli i shërbimit me një ndalesë Aplikuesit mund të dorëzojnë aplikimin direkt në portalin e-albania |
Afati i aplikimit | Nuk ka afat aplikimi |
Tarifa | Përcaktohet në paketën fiskale të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dokumenti i lejes |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” • Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” • Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, (ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, dt. 9.7.2015; nr. 28/2017, dt. 23.3.2017) • VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (ndryshuar me VKM nr.672, dt. 29.7.2015; nr.1043, dt. 16.12.2015; nr.271, dt. 6.4.2016; nr.231, dt. 21.3.2017; nr.355, dt. 19.4.2017) • Vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit nr.1 datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimit të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore” |