Sistemet e Ujitjes & Kullimit

Funksioni Sistemet e ujitjes dhe kullimit
Përshkrimi I është transferuar bashkive pas reformës territoriale, funksion nëpërmjet të cilit bashkia bën mirëadministrimin e sistemeve të ujitjes, sistemeve të kullimit dhe i veprave të mbrojtjes për:
– Të nxitur dhe mbrojtur interesat e të gjithë përfituesve;
– Rregullimin e regjimit ujor në tokë, si të tepricës dhe deficitit të lagështisë;
– Të parandaluar erozionin dhe ndotjen, gjithnjë në funksion të mbrojtjes së mjedisit.
Detyrat e bashkisë Bashkitë duhet të mbajnë inventarin e infrastrukturës së ujitjes, të kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja, të transferuar në pronësi të tyre.

Bashkia nëpërmjet strukturave të saj bën të mundur:
– Shfrytëzimin, rehabilitimin, rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit të transferuar në pronësi;
– Mbikëqyrjen e sigurisë së digave të rezervuarëve për ujitje;
– Monitorimin e sasisë dhe cilësisë së ujit që përdoret gjatë një viti;
– Caktimin dhe mbledhjen e tarifës vjetore të mirëmbajtjes së infrastrukturës dhe shërbimit të ujitjes për çdo sipërfaqe toke, brenda zonës së saj të shërbimit të ujitjes.

Financimi I përbashkët: pushtet vendor +qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qëndror Këshilli i Ministrave nëpërmjet Ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:
– Përcaktojnë politikën kombëtare të ujitjes dhe të kullimit;
– Mbikëqyrin dhe kontrollojnë infrastrukturën e ujitjes dhe të kullimit nga ana teknike dhe të drejtorive që e administratojnë atë;
– Shfrytëzojnë dhe mirëmbajnë infrastrukturën kryesore të ujitjes dhe kullimit dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytja në administrim të saj, brenda zonës përkatëse të shërbimit, në mënyrë që të plotësojë nevojat për ujë për ujitje, të largojë ujin e tepërt dhe të parandalojë grumbullimin e ujit, zhvillimin e kripëzimit dhe toksifikimit, si dhe të parandalojë përmbytjen.