Detyrat e bashkisë |
Policia e Bashkisë është përgjegjëse për:
- Marrjen e masave për ruajtjen e pasurisë së bashkisë e të atyre që administrohen prej saj;
- Mbikëqyrjen e verifikimin nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake;
- Konstatimin e parandalimin e ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojë kryetarin e bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive;
- Ndalimin, shmangien, prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ndalimin e zënieve të paligjshme të trojeve dhe ndërtesave e objekteve publike të bashkisë, dhe të organizojë lirimin e tyre.
- Kujdesjen për qetësinë publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, autoparlantet e radiove e magnetofoneve, rënien pa vend e burive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime;
- Marrjen e masave për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike;
- Inspektimin e respektimin e legjislacionit për veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike;
- Kujdesjen për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike;
- Kontrollin e marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë natyrore, si dhe të ndihmojë në kapërcimin e tyre duke u dhënë ndihmë të dëmtuarve në raste urgjence;
- Marrjen e masave të përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik;
- Kujdesjen për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara.
|