Funksioni |
Mbrojtja e Mjedisit |
Përshkrimi |
Bashkia nëpërmjet këtij funksioni bën të mundur për qyetarët e saj sigurimin, në nivel vendor:
- Të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja;
- Të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
|
Detyrat e bashkisë |
Nënkupton realizimin e ndërhyrjeve për:
- Përgatitjen e planeve të veprimit vendore për mjedisin në mënyrë periodike, në përputhje me strategjitë mjedisore;
- Marrjen e masave për ruajtjen ose përmirësimin e cilësisë së ajrit.
- Miratimin e planit të zonës në fushën e mbrotjes së mjedisit.
- Informimin e publikut për propozimet dhe çdo informacion përkatës për mjedisin; për të drejtën e tij për të marrë pjesë në përgatitjen e planit;
- Përcaktimin e metodave, sipas të cilave publiku mund të marrë pjesë në këshillim;
- Drejtimin e hartimit dhe zbatimit të planeve vendore të veprimit për zhurmën;
- Drejtimin e procesit të hartëzimit të zhurmës;
- Shpalljen e zonave të qeta, në një mjedis të banuar apo në një mjedis të hapur, si dhe vendosin kufizime të tjera për zhurmën, në përputhje me planin vendor të veprimit;
- Kërkimin nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari apo përdorin impiante dhe instalime që lëshojnë zhurmë, marrjen e masave parandaluese për respektimin e vlerës kufi të zhurmës;
- Kërkimin nga organet e kontrollit që të ushtrojnë kontroll, të bëjnë matje dhe të pezullojnë apo të mbyllin veprimtari, që nuk respektojnë dispozitat ligjore.
|
Financimi |
I përbashkët: pushtet vendor + qendror. |
Strukturat përgjegjëse |
Bashkia |
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qëndror |
Pushteti qendror ndërvepron me Bashkinë nëpërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe degëve të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit në qarqe për përcaktimin e:
- Politikave dhe strategjive në nivel kombëtar;
- Lejeve mjedisore;
- Sistemet e matjes së nivelit të ndotjes;
- Ndërhyrjeve për ndryshimin e situatës;
- Parandalimin dhe kontrollin e ndotjes;
- Përcaktimin e buxhetit të nevojshëm.
|