Leje zhvillimi

KËRKESË PËR
LEJE ZHVILLIMI
Titulli i shërbimit Kërkesë për leje zhvillimi
Përshkrim i Shërbimit “Leje zhvillimi” është akti i përcaktimit të kushteve zhvillimore për një parcelë/pronë të caktuar, që shërben si bazë për pajisjen me leje ndërtimi. Leja e zhvillimit është e nevojshme për çdo parcelë dhe jepet me miratimin e planit të detajuar vendor. Në rastin e parcelave, për të cilat nuk parashikohet hartimi i një plani të detajuar vendor, leja e zhvillimit jepet me miratimin e planit të përgjithshëm vendor. Kryetari i bashkisë është përgjegjës për vendimmarrjen lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativ të bashkisë .
Dokumente të nevojshëm për aplikim • Kërkesa për leje, sipas formatit të aplikimit;
• Prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo juridik, në rast se kërkesa paraqitet nga një përfaqësues i pronarit ose zhvilluesit;
• Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën;
• Planin e rilevimit të pronës, në shkallë 1:500, nga topograf i liçencuar;
• Projektidenë arkitektonike të zhvillimit;
• Kopje të licencës së topografit dhe projektuesit, sipas shkronjave “ç” dh “d”;
• Mandatpagesën e tarifës së aplikimit, nëse parashikohet.
Në rastin e kërkesës për leje zhvillimi në Këshillin Kombëtar të Territorit, kërkuesi duhet, në çdo rast, të dorëzojë edhe studimin e fizibilitetit përkatës.
Përfituesi Qytetarët, bizneset
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Sporteli i shërbimit me një ndalesë
Aplikuesit mund të dorëzojnë aplikimin direkt në portalin e-albania
Afati i aplikimit Nuk ka afat aplikimi
Tarifa Përcaktohet në paketën fiskale të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Dokumenti i lejes
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit
Baza Ligjore • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
• Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, (ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, dt. 9.7.2015; nr. 28/2017, dt. 23.3.2017)
• VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (ndryshuar me VKM nr.672, dt. 29.7.2015; nr.1043, dt. 16.12.2015; nr.271, dt. 6.4.2016; nr.231, dt. 21.3.2017; nr.355, dt. 19.4.2017)
• Vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit nr.1 dt. 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimit të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore”