KËRKESË PËR MARRJEN
E LEJES PËR VENDOSJE REKLAME
E LEJES PËR VENDOSJE REKLAME
Titulli i shërbimit | Kërkesë për marrjen e lejes për vendosje reklame |
---|---|
Përshkrim i Shërbimit | Ky shërbim mundëson dhënien e lejes për vendosje reklame, në ambiente publike apo private. Nga ky shërbim përfitojnë bizneset. Vendosja e reklamave në fasadat e jashtme, për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat rregullohet sipas rregullores specifike të secilit autoritet vendor të planifikimit, me përjashtim të vendosjes së reklamave jashtë territoreve urbane, ku përfshihen, por pa u kufizuar, rrugë interurbane, hekurudha, mjedise aeroportuale, pika doganore, të cilat rregullohen me akte të ministrive përgjegjëse. Vendosja e reklamave konsiderohet sipas parashikimeve ligjore pjesë e kategorisë së punimeve që kryhen nëpërmjet aplikimit me deklaratë paraprake punimesh. |
Dokumente të nevojshëm për aplikim | • Formulari i deklaratës; • Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private apo publike për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi; • Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të liçencuar. Dokumentet duhet të depozitohen në letër dhe CD. |
Përfituesi | Bizneset |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Sporteli i shërbimit me një ndalesë |
Afati i aplikimit | Nuk ka afat aplikimi |
Tarifa | Përcaktohet në paketën fiskale të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dokumenti i lejes |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” • Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë • Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” • Ligj nr. 9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, ndryshuar me ligjin nr. 9745, dt. 28.05.07; ligj nr.9764, dt. 09.07.2007; ligj nr.9931, dt. 09.06.2008; ligj nr. 10 073, dt. 9.2.200; ligj nr.10117 dt. 23.4.2009; ligj nr.10146 dt.28.9.2009; ligj nr.10354, date 18.11.2010; ligj nr.10457, date 21.07.2011; ligj nr.106/2013; ligj nr.181/2013; ligj nr. 85/2014; ligj nr.142/2015; ligj nr.106/2017. • Ligj nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, (ndryshuar me ligj nr.10148, dt. 28.9.2009; ligj nr.10209, dt. 23.12.2009; ligj nr.10261, dt. 01.04.2010; ligj nr.10415, dt. 07.04.2011; ligj nr.62/2012, date 24/5/2012; ligj nr. 124/2012, dt. 20.12.2012; ligj nr.179/2013, dt. 28.12.2013; ligj nr.43/2014, dt. 24.4.2014; ligj nr.84/2014, dt. 17.07.2014; ligj nr.164/2014, dt.. 4.12.2014; ligj nr. 91/2015, dt.. 23.07.2015; ligj nr.99/2015, dt. 23.09.2015; ndryshuar me Vendim nr. 33, dt. 8.6.2016, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; ligj nr.112/2016, dt. 03.11.2016). • Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, (ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, dt. 9.7.2015, nr. 28/2017, dt. 23.3.2017) • VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (ndryshuar me VKM nr.672, dt. 29.7.2015; nr.1043, dt. 16.12.2015; nr.271, dt. 6.4.2016; nr.231, dt. 21.3.2017; nr.355, dt. 19.4.2017) |