E drejta e informimit

E drejta për informim është e drejta e çdo qytetari për t’u njohur me informacionin  publik e garantuar ekskluzivisht nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ligji Nr.119/2014 për të drejtën e nformimit i cili synon nxitjen e integritetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve publike.

Për të pasur një qeverisje lokale të mirë dhe demokratike transparenca përbën një nga elementët thelbësorë që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët. Ajo nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve në mënyrë të hapur me publikun.

Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në parandalimin e korrupsionit, dhe si i tillë institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhe në mënyrë të plotë për qytetarët.

Ndiqni hapat e kërkesës për informacion dhe ankesës pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në videon e mëposhtme.

Si të bëni një kërkesë për informacion?

    1. Kliko faqen zyrtare të bashkisë dhe verifiko nëse informacioni që kërkoni nuk është i shpallur në Programin e Transparencës.
  1. Shkarko formatin e kërkesës për informacion në faqen www.pyetshtetin.al dhe bëji një kërkesë me shkrim koordinatorit për të drejtën e informimit.
  2. Kërkesa dërgoje:
    -Dorazi – Duke ruajtur numrin e protokollit
    -Nëpërmjet shërbimit postar – Ruaj kuponin postar
    -Nëpërmjet e-mailit – Ruaj e-mailin e dërguar
    -Nëpërmjet portalit www.pyetshtetin.al
  3. Bashkia ju kthen përgjigje brenda 10 ditëve pune nga dorëzimi i kërkesës.
  4. Bashkia mund ta zgjatë afatin e kthimit të përgjigjes me jo më shumë se 5 ditë, por duke ju njoftuar paraprakisht.

Si të ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale?

Nëse bashkia:
– Refuzon dhënien e informacionit/ nuk përgjigjet
– Kthen përgjigje pa vënë në dispozicion dokumentin e kërkuar
– Kthen përgjigje të paplotë

  1. Shkarkoni formatin e ankesës në faqen www.pyetshtetin.al , bëni një ankesë me shkrim dhe dërgojeni pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me:
    -E- mail: info@idp.al
    -Dorazi
    -Postë: Rr. E Kavajës, Nd.80, H1, Tiranë
  2. Ankimi tek Komisioneri duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga dita kur kërkuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit ose ka kaluar afati për dhënien e tij.
  3. Komisioneri merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita e dorëzimit të saj.
  4. Çfarë vendos Komisioneri pas vlerësimit të ankesës suaj?
    a. Pranimin e kërkesës dhe urdhërimin e institucionit për të dhënë informacionin e kërkuar ose ndëshkon me gjobë kundër titullarit që ka penguar dhënien e informacionit.
    b. Mospranimin e kërkesës kur nuk është respektuar afati ose forma e paraqitjes
    c. Rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht.
    5. Kur Komisioneri nuk merr vendim brenda afatit 15 ditor, ose kur nuk bini dakord me vendimin e tij, ankohuni në gjykatën administrative.

Në videon ilustruese më poshtë ju tregojmë si të bëni një kërkesë për informacion nëpërmjet portalit
www.pyetshtetin.al

Shkarko formatin e kërkesës për informacion
Shkarko formatin e ankesës pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Këto materiale janë marrë nga portali Pyet Shtetin, për më shumë informacion klikoni në
www.pyetshtetin.al