Iniciativa Qytetare

        E Drejta e Iniciativës Qytetare

Iniciativat qytetare për të propozuar dhe hartuar politika është një mekanizëm tjetër që fuqizon komunitetin për të vepruar dhe për të ndryshuar politikat në bashkitë e tyre.

Sipas nenit 20 të ligjit për vetëqeverisjes vendore, çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak.

Propozimet e ardhura në këshillin bashkiak si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

7 hapat e paraqitjes së iniciativës qytetare sipas rregullores së Këshillit Bashkiak Shkodër të miratuar më 02/11/2016:

  1. Propozimet duhet të jenë në formë të shkruar dhe të përmbajnë: a)propozuesin/it; b)objektin që propozohet; c)bazën ligjore të propozimit; ç)arsyet e propozimit dhe efektet e pritshme të aktit; d)materiale shtesë nëse ka.
  2. Propozimi shoqërohet me listën e personave propozues, nënshkrimin e tyre, nr. personal, të dhënat dhe adresën e përfaqësuesit.
  3. Propozimi dorëzohet zyrtarisht, në zyrën e protokoll arkivit të bashkisë.
  4. Këto propozime para se ti paraqiten këshillit duhet të marrin konfirmimin për bazueshmërinë ligjore, nga drejtoria/sektori juridik i bashkisë.
  5. Sekretari i këshillit përcjell pranë sektorit juridik propozimin dhe ky sektor duhet të shprehet për bazueshmërinë ligjore të propozimit jo më vonë se 10 ditë nga marrja e kërkeses.
  6. Kur këto propozime kanë ndikim financiar në buxhetin e bashkisë duhet të marrin paraprakisht edhe mendimin me shkrim të kryetarit të bashkisë.