Rrugët Rurale

Funksioni Rrugët Rurale
Përshkrimi Ky funksion nënkupton realizimin e ndërhyrjeve në infrastrukturën e rrugëve për të arritur standarte optimale në tërësinë e rrugëve brenda juridiksionit të një bashkie dhe përfshin:

  • Rrugët qytet brenda bashkisë;
  • Rrugët rurale, që bëjnë lidhje e qytetit me qendrën e fshatit.
Detyrat e bashkisë Bashkitë janë përgjegjëse për krijimin dhe përditësimin e hartës dixhitale të rrugëve dytësore dhe të treta (rrugë fshati), kryerjen e investimeve dhe mirembajtjen e tyre.
Ky funksion nënkupton ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e:

  • Rrugëve;
  • Sinjalizimit rrugor;
  • Trotuarëve;
  • Shesheve publike vendore dhe çdo pjesë tjetër që ka lidhje me rrugën;
  • Ndriçimin e të gjithë ambienteve publike.
Financimi Pushteti qendror – Për rrugët rurale nga viti 2016 deri në transferimin e plotë të funksionit kundrejt Bashkive;
Bashkia: Nga transferimi e në vijim për rrugët vendore.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror Qeverisja qëndrore nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që mbulon fushën e infrastrukturës dhe strukturat e saj janë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve që nuk përfshihen në rrugët vendore, si rrugët interurbane, autostradat dhe rrugët që bëjnë lidhjen mes dy bashkive.


Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail