6 janar 2021/ Porta Vendore/ Lezhë Prej 30 vitesh, banorët e lagjes Sera në Njësinë Administrative të Zejmenit në Lezhë kërkojnë nga pushteti vendor e qendror shtrimin e rrugës së fshatit. Të mërzitur nga premtimet e pambajtura në çdo zgjedhje, ata “kërcënojnë” me mospjesëmarrje në zgjedhjet e 25 prillit, nëse nuk shtrohen 800 metra […]
Ndodhi
Covid 19/Baret dhe restorantet nuk ngrenë “kokë” as në ditët e festave të fundvitit
23 Dhjetor 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë Gjatë ditës së djeshme, më 21 dhjetor 2020 në një komunikim për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ndërmori një sërë masash të reja në përballimin e pandemisë së Covid 19, në vendin tonë. Në prag festash, përveç shtrëngimit të orës policore nga 22:00 në 20:30, gjithashtu […]
Kardhiqi, fshati i harruar i jugut ku jetojnë vetëm 2 familje
28 nëntor 2020/ Jonida Qirko/ Porta Vendore/ Gjirokastër 14 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Kardhiq. Kardhiqi është një nga fshatrat e hershëm në jug të vendit, i cili ka një të shkuar të lavdishme po aq dhe të dhimbshme. Por prej vitesh ky fshat vuan mungesën e investimeve nga pushteti […]
Mes gropave me ujë dhe baltës, banorët e lagjes SMT vuajnë prej vitesh për 1 km rrugë
25 Nëntor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë ‘Lokomotiva’ e investimeve të Bashkisë Lezhë për kufirin e qytetit, nuk ka përshkruar ende 1 km rrugë për të mbërritur në lagjen SMT, aty ku rruga që bëjnë çdo ditë banorët vijon të ketë gropa me ujë, baltë e pluhur 12 muajt e vitit. Pavarësisht afërsisë […]
Gjergj Fishta bëhet me shtëpi muze, rikonstruksioni kushtoi 5.5 milionë lekë
19 nëntor 2020/ Porta Vendore/ Lezhë Më 23 tetor në 149 vjetorin e lindjes së poetit të madh shqiptar Gjergj Fishta, shtëpia e tij e cila prej vitesh ishte lënë në mëshirë të fatit, është rikontruktuar, duke çelur kështu dyert e saj si një shtëpi muze. Nën masa të rrepta sigurie për shkak të […]
Trafiku në Tiranë kaos për autoambulancat, rëndon biznesin e taksistëve
17 nëntor 2020/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Tiranë Rehabilitimi njëkohësisht i disa rrugëve kryesore të kryeqytetit, ka shkaktuar devijim të lëvizjes, ngushtim të akseve nga mjetet e rënda apo nga kantieret të cilat gjenden në rrugë. Kjo situatë prej disa kohësh ka shkaktuar trafik të rënduar të qarkullimit të automjeteve në Tiranë. Kthimi i […]
Prej 12 muajsh jetojnë në një çadër të vogël, familja Kelmendi apelon për ndihmë
16 nëntor 2020/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Poliçan Familja Kelmendi, në fshatin Mbrakull të Poliçanit, prej shtatorit të vitit 2019, jeton në një çadër të vogël, vet i katërt. Deri më tani askush nuk ka mundur t’i ndihmojë, ndërsa ata apelojnë për ndihmë. Një vit më parë, banesa e tyre u dëmtua nga termeti […]
Lezha “krijon” Udhërrëfyesit e parë turistikë, garancia për një sezon më të mirë në 2021
7 nëntor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë Turizmi vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë në Lezhë. Pavarësisht pandemisë, ky sektor, edhe pse punoi me 50% të kapacitetit gjatë sezonit veror, zbuti sado pak gropën e krijuar nga mbyllja gjatë muajve mars-prill dhe kufizimeve të shumta të majit. Për shkak të kësaj rëndësie […]
Investime jo transparente, qytetarët në Durrës kërkojnë edhe ndërtimin e korsive të biçikletave
3 nëntor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Qytetarët dhe aktivistët në Durrës protestuan për punimet që bashkia po realizon në rrugët e qytetit, duke kërkuar transparencë për projektet që ndërmerren dhe përfshirjen në to të korsive dedikuar biçikletave. Përfaqësues të grupimit qytetar që përfaqëson përdoruesit e biçikletës, “Bicycle Durrës” parashtruan nevojën që investimet […]
Parku i Krastës, mes ndotjes dhe shkatërrimit
25 tetor 2020/ Porta Vendore/ Elbasan Parku i Krastës në Elbasan, po shkatërrohet nga dita në ditë, ku pyjet po priten, ndërsa ndotja po i merr frymën, ndërkohë që askush nga pushteti vendor nuk ndërhyn, duke e çuar drejt shkatërrimit këtë pasuri të qytetit. Krasta është pyllëzuar 6 dekada më parë, ku në të […]
Pandemia trefishon numrin e të papunëve në Lezhë
21 tetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Nga 740 punë kërkues të papunë që kishte në Lezhë në fillim të vitit, numri i tyre ne muajin Maj shkoi në 2070, por sipas ekspertëve, numri i tyre është shumë herë më i lartë duke qenë se një pjesë e madhe punojnë në të zezë […]
Inagurohet “Pema e jetës”, muralia e realizuar në fasadën e një pallati në Durrës
16 tetor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës Ajo simbolizon pemën e jetës. Vjen si homazh për gjelbërimin që po humbet çdo ditë e më shumë në qytetin e Durrësit. Është një murale e realizuar nga të rinj aktivistë të Durresit, në faqen e një pallati, në lagjen ku fasadat e objekteve janë totalisht […]
Problematika e PAK në qytetin e Burrelit ende problematike, bashkia premton zgjidhje
15 tetor 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat Personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Matit përballen çdo ditë me problemin e aksesueshmërisë së institucioneve publike. Kjo problematikë është madhore jo vetëm në qytetin e Burrelit por edhe në njësitë administrative. Në godinat e këtyre njësive mungojnë rampat për personat me aftësi të […]
Klos, ura 300 vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë që po degradohet çdo ditë
14 tetor 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos Në hyrje të fshatit Dars, në Bashkinë e Klosit ndodhet ura shekullore e njohur si ura e “Halilajve”. Ura besohet të jetë rreth 300-vjeçare dhe është pjesë e listës së monumenteve të kulturës, kategoria I, pranë Ministrisë së Kulturës. Ura në fjalë ka një rëndësi të […]
Ka një lajm të mirë
9 tetor 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore Lajmet e mira mjedisore janë të rralla, ndaji duam edhe më shumë kur ato ndodhin. E tillë është marrëveshja e djeshme, datë 8 Tetor 2020, mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për zbatimin e një projekti të përbashkët […]
Bujqësia në Lezhë drejt zhdukjes, shkak kullimi dhe vaditja
4 tetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Bujqësia në rrethin e Lezhës po shkon drejt falimentimit për shkak të mungesës së kanaleve kulluese dhe vaditëse. Shumë fermerë janë detyruar të lënë shumicën e tokës djerrë, për shkak se nuk kanë rendiment, ndërkohë që bashkia deklaron se vazhdon puna prej disa vitesh për hapjen […]
Rruga Lezhë-Shëngjin pa ndriçim publik, turistët e banorët në rrezik të vazhdueshëm
2 tetor 2020/ Porta Vendore/ Lezhë Aksi rrugor Lezhë-Shëngjin mbetet një aks problematik, jo vetëm për shkak të rrugës së ngushtë, por nuk ka ndriçim në asnjë pjesë të tij. Edhe pse janë hedhur miliona lekë, aksi i përdorur nga mijëra turistë, përbën rrezik si natën ashtu dhe ditën. Edhe pse është një ndër […]
Lagja Kodra e Sulmit ne Berat, kthehet në kosh mbetjesh, banorët apelojnë për ndihmë
18 shtator 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Berat Banorët e lagjes Kodra e Sulmit në Berat prej vitesh vuajnë nga hedhja pa kriter e mbetjeve urbane pranë zonës së tyre të banimit. Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të pastrojë zonën, ndërsa rrëfejnë se nuk kanë munguar edhe rastet e sëmundjes pranë këtij komunitetit, […]
Lezha përjeton krizë vizitorësh, bashkia krijon aplikacionin për atraksionet turistike të zonës
10 shtator 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Numri i vizitorëve në qytetin e Lezhës ka pësuar ulje gjatë këtij sezoni turistik. Në atraksionet kulturore të qytetit, siç është vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por edhe në kalanë e qytetit, numri i vizitorëve vendas është në shifra të papërfillshme krahasuar me […]
Naftëtarët e Ballshit, marrin mes tensioneve premtimin për kontrata dhe për pagat e prapambetura
3 shtator 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Mallakastër Mes përplasjeve dhe tensioneve të shumta, naftëtarët e Ballshit kanë arritur të marrin premtimin se do të fillojë puna që të përpilohen kontratat kolektive sipas sektorëve të Uzinës së Përpunimit të Naftës. Punonjësit janë mbledhur para uzinës që në orën 10.00 të paradites, kur ishte lënë […]
Pandemia nuk frenon lejet e ndërtimit
1 shtator 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore Ndërtimi në Shqipëri nuk pyet për pandemi. Bashkitë kanë vijuar dhënien e lejeve të ndërtimit edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, që përfaqëson edhe pikun e goditjes së koronavirusit në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në këtë periudhë u dhanë 209 […]
30 piktorë nga Ballkani dhe Europa rikthehen në Pogradec për të pikturuar, në kohë pandemie
28 gusht 2020/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Pogradec 30 piktorë nga Ballkani dhe disa vende të Europës janë bërë pjesë e Kolonisë së Artit Pogradec 2020. Një bashkëpunim mes Bashkisë Pogradec dhe Shoqatës Antik, ka sjell ngjyrat në qytetin liqenor të Lasgushit e Kutelit. Të pikturosh në kohë pandemia në natyrë duke shpalosur jo […]
Raporti i Eurostat: Shqipëria po tkurret! Gjirokastra, Berati, Dibra dhe Kukësi me rënien më të lartë të popullsisë në Europë
27 gusht 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore/ Tiranë Disa nga qytetet shqiptare renditen ndër të parat në Europë për rënien e popullsisë, një alarm i dhënë më herët këto ditë edhe nga revista prestigjoze The Economist. Në një botim të posaçëm për statistikat e rajoneve, Instituti Europian i Statistikave (Eurostat) evidenton Gjirokastrën, Beratin, Dibrën […]
Pogradec:Ekspozohen pjesë të panjohura nga mozaiku i Bazilikës paleokristiane të Linit
22 gusht 2020/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/ Pogradec Pas një harrese 20-të vjeçare Bazilika paleokristiane e Linit do të jetë jetë e hapur për vizitorët, duke ekspozuar për herë të parë edhe pjesë të panjohura të mozaikëve të rrallë. Bazilika pozicionohet në periferi të fshatit Lin, prej nga shfaqet pamja magjepsëse e liqenit të […]
Shkollat hapen më 14 shtator, Manastirliu dhe Shahini apelojnë për zbatim të protokolleve të sigurisë dhe dezinfektimin e godinave
18 Gusht 2020/ Porta Vendore/ Tiranë Një ditë pas prezantimit të strategjisë së vjeshtës nga Ministria e Shëndetësisë ku u lajmërua se do të rriten me disa herë vaksinat falas kundër gripit për grupet e rrezikuara, dhe teksa shifrat e personave të infektuar me Covid 19 njohin veçse rritje, Ministria e Arsimit ka marrë […]
“Strehimi social”, ligji i ri që u vështirëson jetën familjeve të varfra
15 gusht 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë Më shumë se një vit pas miratimit të ligjit të ri për “Strehimin Social”, ai nuk ka gjetur zbatim në terren, duke vendosur në vështirësi serioze qindra familje që mund të përfitonin nga aplikimi. Ligji vazhdon të mbetet i paqartë për njerëzit, të cilët detyrohen të […]
Deputetët bullgarë dhurojnë fonde për shkollën e mesme në Shishtavec
13 gusht 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës Bullgaria ka dhuruar një fond 5 mijë euro për rikonstruksionin e tualeteve të shkollës së Shishtavecit në Kukës dhe për ngritjen e laboratorit të informatikës. Fondi ka ardhur falë një kërkesë të drejtorit të shkollës, drejtuar disa deputetëve të parlamentit bullgar, duke marrë shkas dhe nga […]
Mos i prekni pllakat në Sarandë
11 gusht 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Sarandë Sot prej plazhit të dikurshëm të pllakave ka mbetur vetëm një hapësirë prej rreth 500 m. Gjithë Pjesa tjetër e këtij plazhi është zhdukur dhe transformuar në plazhe private me zhavorr të hedhur mbi pllakat e dikurshme.
Parku i liqenit të Farkës zhytet në errësirë, mungojnë llambat ndriçuese
10 gusht/Eljona Ballhysa/Porta Vendore/Tiranë Llambat ndriçuese mungojnë në pedonalen e Farkës, adoleshentët i thyejnë, ndërsa njësia administrative i zëvendëson hera-herës. Po ashtu pastërtia e kësaj zone e cila është kthyer në një shëtitore shumë të frekuentuar gjatë 3 viteve të fundit, lë shumë për të dëshiruar. Është buzëmbrëmje gushti. Nga ato ditë kur edhe […]
Klos, banorët e Unjatës ankohen për ujin e pijshëm
9 gusht 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Klos Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz të qarkut Dibër, teksa shumë zona i ka shoqëruar historikisht. Banorët e fshatit Unjatë në këto 30 vite pluralizëm, kanë pritur që qeveritë që shkojnë e vijnë t’jua plotësojnë këtë nevojë jetike, por ende vuajnë […]
Rruga Gjelbërimi në Durrës, e ‘gjelbëruar’ nga mbetjet
30 korrik 2020/ Porta Vendore/ Durrës Rruga “Gjelbërimi” në qytetin e Durrësit është e mbushur plot me mbeturina urbane, duke ia venitur emrin kësaj rruge, e cila ndodhet në zonën e ish-Kënetës. Banorët tregojnë se kanë vite që e vuajnë këtë situatë, teksa pavarësisht premtimeve të shumta në periudhë zgjedhjesh, askush nuk ka marrë […]
Pandemia rrit numrin e përdoruesve të biçikletave
23 korrik 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Tiranë E konsideruar si një nga mjetet kryesore të transportit të gjelbër, biçikleta gjeti këto kohë një përdorim të jashtëzakonshëm te kryeqytetasit, jo për shkak të ndërgjegjësimit ekologjik, as kostove të ulëta por për shkak të izolimit, ku shumë prej tyre u detyruan ta përdorin për të […]
Rruga për tek Syri i kaltër, penalizon pushuesit që duan të shohin këtë atraksion natyror
3 korrik 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Finiq Ndërsa kalon kthesat e shumta të rrugës së gjarpëruar të Muzinës, menjëherë sapo rruga shtrohet, ndeshesh me tabelën që të orienton drejt burimit natyror të Syrit të kaltër, ku ndalesa duket e pashmangshme. Monumenti natyror më i rëndësishëm përgjatë aksit nacional Gjirokastër – Sarandë, numëronte deri […]
Shtyhet për të dytën herë hapja e transportit publik, operatorët kërkojnë plotësimin e kushteve nga shteti
23 qershor 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë Pas një sërë protestash për plotësimin e kushteve nga Ministria e Infrastrukturës, operatorët ende nuk kanë një përgjigje se si do të veprohet, ndaj ata kanë shtyrë sërish afatin për rikthimin në punë, megjithëse paraditen e sotme në një dalje për mediat Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu […]
Banorët e Sukthit ruajnë natë e ditë vendgrumbullimin, frika nga hedhja e mbetjeve ka ngjallur frymën e protestës në komunitet
17 Qershor 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës Prej 10 ditësh të alarmuar nga situata kritike e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë e Durrësit, burrat e zonës së Sukthit kanë bërë roje gjithë natën në grupe. Shpirti komunitar dhe zëri i protestës në emër të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, këtë herë është zgjuar […]
Çezma e parë publike, projekti i dështuar në Kukës
12 qershor 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës Kukësi, i rrethuar nga të tre anët me ujë, mori një iniciativë shumë interesante, atë të ndërtimit të çezmës së parë publike në qytet, e cila pritej t’i shtohej projektit të ri të rikualifikimit urban, në atë pjesë që shumica tanimë e njohin me “Pedonalja” e […]
Pas Sukthit e Manzës, tashmë protestojnë për hedhjen e mbetjeve edhe qytetarët e Durrësit
11 qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Këshilli Bashkiak i Durrësit zhvilloi mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme, ku miratoi propozimin për shpalljen e emergjencës mjedisore për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së vend depozitimit të Porto-Romanos. Edhe më 11 korrik 2018 Këshilli Bashkiak i […]
Durrësi kthehet në pirg mbeturinash, Porto-Romano mbylli dyert për mbetjet
9 Qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Qyteti i Durrësit prej më shumë se një jave përballet me mbetjet që kanë tej mbushur kontejnerët dhe kanë zënë trotuaret si rrjedhojë e mbylljes së fushës së depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano. Shërbimi komunal i Bashkisë Durrës nuk ka mundur të tërheqë mbetjet si rrjedhojë […]
Në qiell të hapur që në janar, por shembja dhe rindërtimi janë ende larg
8 qershor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Me kërkesë të Bashkisë Lezhë në fund të muajit janar 2020, banorët e pallatit 4 katësh në lagjen “Skëndërbeg” vepruan me shpejtësi për të boshatisur apartamentin ku ka jetuar, pasi pallati u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas vlerësimit të thelluar u vendos që […]
Mungesa e protokollit të sigurisë për Covid 19, venit shpresat e transportit urban për rihapje
2 qershor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore Teksa pritej që protokolli i sigurisë ndaj Covid 19 të dilte në fund të majit, pra javën që lamë pas, kjo gjë nuk ndodhi siç ishte premtuar nga institucionet shtetërore, duke i lënë kështu operatorët e transportit urban qytetas e ndërqytetas në pritje, ndërsa ditët i lënë […]
Një lagje pa ujë në Vlorë, ujësjellësi e mohon. Banorët irritohen: Do bllokojmë rrugën
2 qershor 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Vlorë Prej më shumë se tre muajsh, qindra familje në lagjen “Partizani” të Vlorës, vuajnë mungesën e furnizimit me ujë, ndërkohë që problematika e cila mbetet pa një zgjidhje afatgjatë përsëritet herë pas here, duke i irrituar kështu banorët për cilësinë e shërbimin që u ofrohet nga […]
Nis pastrimi i Viroit në Gjirokastër, liqeni “shpëton” nga ndotja
28 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër Bashkia Gjirokastër ka nisur pastrimin e liqenit të Viroit nga bimësia në sipërfaqen e ujit dhe sistemimin e parkut në tërësi. Liqeni artificial që është zemra e Parkut Natyror të Viroit, dikur me ujë të pastër, prej vitesh tashmë është në një gjendje të mjerueshme. I mbuluar […]
Prej 8 muajsh në qiell të hapur, familja Dura në Berat apelon për ndihmë
22 maj 2020/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat 65-vjeçarja, Atixhe Dura, së bashku me bashkëshortin e saj 70-vjeçar, jetojnë prej afro 8 muaj në çadër në lagjen Qoshk të fshatit Lapardha, ndërsa askush nuk ka mundur ti japë një zgjidhje problemit të tyre. Tërmeti i 21 shtatorit i dëmtoi shtëpinë dhe ai i 26 […]
ERE diskriminon të varfrit, Komisioneri për Diskriminimin kërkon ndryshimin e rregullores
Çdo qytetar që kërkon të lidhë një linjë të re energjie elektrike duhet të paguajë 22 mijë lekë të reja për lidhjen e re, pavarësisht mundësive ekonomike që mund të ketë, edhe nëse i përket shtresave në nevojë. Ky vendim i marrë nga Enti Rregullator është cilësuar nga Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi cilësohet diskriminues […]
Zgjedhjet në universitete, Ministria anulon datën: Si do të veprohet
8 maj 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Dy ditë para përfundimit të afatit për nisjen e fushatës për zgjedhjet në universitete, Ministria e Arsimit ka reaguar, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në një njoftim të dytë. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka urdhëruar anulimin e procesit zgjedhor, një kërkesë e bërë prej […]
Shoqëria civile, protestë për Kodin Penal, përplaset me policinë, shoqërohen dy prej tyre
7 maj 2020/Porta Vendore/Tiranë Disa aktivistë së bashku me dhjetëra qytetarë kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në Sheshin Skënderbej, ku në fokus ishte kundërshtimi ndaj masave izoluese të aplikuara nga qeveria Rama. Por kjo protestë përfundoi në dhunë mes qytetarëve dhe policisë së shtetit, ku u shoqëruan edhe 2 prej protestuesve. Me […]
Biblioteka e Lezhës ka mbyllur dyert 1 muaj më parë, por librat i ofron online
25 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Prej më shumë se 40 ditësh biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit, në zbatim të masave për mospërhapjen e koronavirusit të ri, por të pasionuarve pas leximit nuk po iu mungojnë botimet e ndryshme që disponon kjo bibliotekë, nëpërmjet librave virtualë. Për […]
E diela e fëmijëve, rrugët kryesore të Tiranës mbushen me gjallërinë e të vegjëlve
19 prill 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë Sot, Tirana u gjallërua nga prania e fëmijëve në rrugë e parqe. Me nënat dorë për dore, në biçikleta, ose karroca të vegjlit shëtitën duke shijuar ditën e “lirisë” së tyre, pas më shumë se 5 javësh të izoluar. Shumë respektuan rregullat, duke ruajtur distancimit social dhe […]
Të moshuarit dynden në rrugët e kryeqytetit, shijojnë pas 5 javësh karantinë ngjyrat e pranverës
18 prill 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë Sot rrugët e kryeqytetit u gjallëruan nga mosha e tretë që në orët e para të mëngjesit. Të vetëm, të shoqëruar ose në grup të moshuarit përfituan sadopak për të bërë një shëtitje e për të marrë pak ajër pas javësh të gjata në karantinë. Njoftimi i […]
Bashkimi Europian jep fondet për COVID 19, ja si ndahet ‘torta’ në rajon
15 prill 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore Bashkimi Europian do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një shumë prej 410 milionë euro për të përballuar goditjen e COVID 19. Paketa e ndihmës konsiston në një asistencë financiare të rialokuar për vendet e rajonit tonë për të përballuar emergjencën shëndetësore të koronavirusit. Sipas raportit të Komisionit […]
Lezhë/Në vetëm 1 muaj katërfishohen familjet që kërkojnë ndihma ushqimore
15 prill 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë Covid vështirëson situatën ekonomike të familjeve lezhjane. Në vetëm 30 ditë duhej të ndihmoheshin 3700 familje, ndërsa në skemën e ndihmës ekonomike janë vetëm 850 familje. Ndihma po shpërndahen për kategoritë sociale të përfshira në vendimin e qeverisë, por çdo ditë ka me dhjetëra telefonata që […]
Mirditë, humanistja austriake prodhon maska për njerëzit në nevojë
9 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Mirditë Situata e krijuar nga koronavirusi nuk e ka penguar humanisten Austriake Marianne Graf, që të vijojë të japë kontributin e saj për zonën e Mirditës, me të cilën është lidhur ngushtësisht prej 20 vitesh. Duke parë vështirësitë e shumë familjeve në këtë zone malore, nga karantina […]
Familjes Kaçarri i del bonusi i qirasë, kryefamiljari përballet me pamundësinë e gjetjes së një banese në kohën e koronavirusit
6 prill 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë Bashkia Krujë miraton fondin për bonusin e qirasë për familjen Kaçarri në fshatin Cudhi, kryefamiljari rrëfen vështirësitë për gjetjen e një banese në kohën e koronavirusit. Historinë e kësaj familje Porta Vendore publikoi një 1 javë më parë, teksa kushtet në të cilat jetonin ishin ekstreme. […]
Investimet inekzistente në zonën e Viroit në Gjirokastër, banorët ndihen të braktisur nga pushteti vendor
6 prill 2020/ Jonida Qirko/ Porta Vendore/ Gjirokastër Në zonën e Viroit jetojnë mbi 100 familje, të cilat prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve më bazike nga bashkia, duke filluar nga rruga, ndriçimi publik apo uji i pijshëm. Vetë banorët pohojnë se për gati 20 vjet askush nuk ka menduar për ta, duke e […]
Muzika dhe humori argëton qytetarët e karantinuar në Durrës
4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Një grup artistësh durrsakë kanë zgjedhur që mes tingujve të muzikës, qytetarët e lagjes 16 në qytetin e Durrësit të kalojnë disa orë ndryshe nën karantinë. Tingujt e muzikës dhe batutat gjallëruan sheshin midis pallateve në lagjen numër 16 në Durrës. Me të shkuar ora 17:00 […]
Kukës, asnjë i infektuar me Covid-19, banorët thyejnë rregullat e karantinimit
1 prill 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës Edhe pse në kohë pandemie, dhe një nyje e rëndësishme e transportit kombëtar e ndërkombëtar, deri më tani qyteti i Kukësit nuk i është bashkangjitur hartës së qyteteve të prekura nga Covid-19. Kjo ka bërë që shumica e qytetarëve të ndjehen të qetë e të thyejnë […]
Rreziku nga COVID-19 ndryshon regjimin e Tregut të Fruta-Perimeve në Durrës
31 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Tregu i Fruta-Perimeve në Durrës do të shpërndahet me një grafik të ri pune. Bashkia Durrës vendosi që prej ditës së nesërme 260 tregtarët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, ku në një ditë do të shërbejnë 130 tregtarë dhe në ditën tjetër 130 tregtarët […]
Akti human i një sipërmarrësi, kthehet në shembull për Gjirokastrën
30 mars 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër Në kohën kur pjesa më e madhe e bizneseve në vend kanë pezulluar aktivitetet për shkak të situatës së jashtëzakonshme ku gjendet vendi, nuk mungojnë rastet e atyre që vullnetarisht japin ndihmesën e tyre. Xhimi Hasanbeu që prej vitesh menaxhon një restorant të njohur tradicional në […]
Jetesa mes çadrës dhe shtëpisë së rrënuar në kohë pandemie për të dëmtuarit nga termeti
29 mars 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë Ndërsa masat e qeverisë po shtrëngohen dita-ditës për të përballuar situatën që ka kapluar vendin nga koronavirus, duket se situata e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është më delikate se kurrë. Ata jetojnë në çadër ose në banesat e shpallura të pabanueshme, nën […]
Covid-19, qeveria: Dyfishim pagash për biznesin e vogël, ndihmën ekonomike dhe papunësinë
24 mars 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë Të gjithë të punësuarit në biznesin e vogël, të cilët kanë mbyllur aktivitetin e tyre familjarë për shkak të Covid-19 do të paguhen nga qeveria me dyfishin e pagës së deklaruar prej tyre pranë tatim-taksave. Këtë e ka deklaruar vetë Kryeministri Rama, i cili ka “zbërthyer” planin […]
Koronavirusi prek turizmin në qytetin e gurtë të Gjirokastrës
16 mars 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër Efektet e COVID–19 kanë nisur të ndihen edhe në sektorin e turizmit. Gjirokastra është një nga qytetet turistike më të vizituara në vend. Përpjekjet për një turizëm gjithëvjetor përgjatë viteve të fundit kanë shtuar numrin e turistëve që vizitojnë qytetin muze dhe rrethinat edhe në stinën […]
Banorët e fshatit Barbullojë rrezikojnë përditë jetën, Bashkia Lezhë hesht
14 mars 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Lezhë Banorët e fshatit Barbullojë në Lezhë ndjehen të pasigurt për jetën, pasi rruga Lezhë- Milot nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore, megjithëse pjesa më e madhe e banesave janë të pozicionuara buzë kësaj rruge. Shumica e banorëve të këtij fshati janë ankuar pranë institucioneve të pushtetit vendor […]
Qeveria ashpërson gjobat për ata që shkelin masat “anti Covid- 19”
13 mars 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore Përmes një akti normativ, qeveria ka vendosur edhe ashpërsimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri. Referuar vendimit, qarkullimi i automjeteve private ndalohet prej orës 6:00 të së premtes, deri në […]
“Fytyra e re” e qendrës së të moshuarve në Dibër
6 mars 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Dibër Bashkia e Dibrës më në fund i ka kushtuar vëmendje moshës së tretë. Bashkia së fundmi ka ndërhyrë për rehabilitimin e ambienteve të qendrës së të moshuarve, që ndodhet në godinën e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli”. Rreth 11 muaj më parë Porta Vendore publikoi lajmin […]
Shtatorja e Skënderbeut “fle” në magazinë, vepra prej 7 milionë lekësh të reja nuk u lejua të vendoset në Lezhë
4 mars 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohej edhe një tjetër shtatore monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. 1 vit e gjysëm më parë kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin […]
Tërmeti, qeveria cakton zbatuesit e ndërtimeve të reja, del raporti për ndërtesa rezistente
27 shkurt 2020/ Porta Vendore/ Tiranë Qeveria ka caktuar se njësia zbatuese për rindërtimin e shtëpive individuale në bashkitë e prekura nga tërmeti, jashtë zonave të përcaktuara për lagje të reja, do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. FSHZH-ja nuk do të zbatojë vetëm projektet model të Bashkisë Tiranë, pasi ato do të zbatohen […]
Pavarësisht premtimeve për zgjidhje, banorët e Lagjes “Dyli Haxhire” në Elbasan vijojnë të thahen për uji
27 shkurt 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Elbasan Lagja “Dyli Haxhire”, në periferi të qytetit të Elbasanit është pa ujë prej 3 vitesh. Banorët ndjehen të diskriminuar për shkak të ngjyrës nga institucionet vendore, pasi këto të fundit i kanë lënë tërësisht në mëshirë të fatit, ku furnizimi i rregullt me ujë si në […]
Pasojat e tërmetit në Tiranë, familjet e ish-konviktit të komunales në mes të rrugës
16 shkurt 2020/ E.Gjerani/Porta Vendore/Tiranë Tërmeti i datës 26 nëntor dëmtoi rreth 14 000 familje dhe la mijëra të pastrehë. Porta Vendore në nja nga publikimet e saj mbi post-tërmetin publikoi rastin e ish konviktit të Komunales në njësinë administrative nr.4 , i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga instituti i ndërtimit e si […]
Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit
13 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Struktura arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i […]
Bashkia Lezhë tkurr administratën e fryrë, hiqen nga puna 179 punonjës
9 shkurt 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë Bashkia Lezhë një nga bashkitë me administratën më të fryrë, ka filluar tkurrjen e saj, që nga muaj dhjetor i vitit 2019, duke hequr punonjësit e parë. Në total kjo bashki do të heqë nga puna 179 punonjës. Reforma ka prekur shumë agjenci të bashkisë, të […]
Miratohet leja që i hap rrugë rehabilitimit të mbeturinave në Durrës
3 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e datës 13 janar lejen e ndërtimit të infrastrukturës për ngritjen e “EKO-Park Durrës”, që pritet të transformojë fushën e mbetjeve të Porto-Romano në një park modern rekreacioni. Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas urdhrit të Ministrisë së Financave […]
Banorët skeptik për Buxhetimin me Pjesëmarrje, i drejtohen me peticion bashkisë
24 janar 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan 100 familjet e rrugës “Sali Hida”, në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan kërkojnë nëpërmjet një peticioni që bashkia të kthejë sytë nga ata. Pas 30 vitesh në pritje, rruga e paasfaltuar në mes të qytetit ka vështirësuar jetën e banorëve, duke sosur edhe durimin e tyre. […]
Ura e shkatërruar në fshatrat e Tërpanit, Bashkia Poliçan drejt izolimit
20 janar 2020/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Poliçan Fshatrat e ish komunës Tërpan, pjesë e Bashkisë së Poliçanit janë drejt izolimit të plotë. Fshatrat si Vokopolë, Dodovec, Balaj, Liqeth etj, janë fshatra që nën mungesën e infrastrukturës nuk arrijnë të lidhen me qendrat e qyteteve dhe rrugën nacionale. E vetmja urë që shërbente për […]
Bllokohet Bulevardi Dituria në Kukës, banorët ndahen në pro dhe kundra
16 janar 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës Bashkia Kukës bashkë me Policinë Rrugore kanë rënë dakord që bulevardi kryesor i qytetit të Kukësit të bllokohet në orare të kufizuara. Vendimi për mbylljen e rrugës ka ardhur si pasojë e kërkesave të shumta të qytetarëve, nxënësve, prindërve dhe drejtuesve arsimorë. Në këtë bulevard kanë […]
“Lungomare 2”, Banorët e Radhimës bojkotojnë dëgjesën publike
11 janar 2020/ Jerola Ziaj/ Porta Vendore/ Vlorë “Lungomare 2” është përballur këtë të premte me rezistencën e banorëve të zonës së Radhimës e Orikumit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka pasur të pamundur zhvillimin e dëgjesës publike mbi projektin me vlerë 4 milionë euro, që njihet ndryshe si zgjatim i shëtitores bregdetare. Projekti […]
Kisha e Shën Premtes në Lezhë restaurohet me paratë e banorëve
22 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore Pas shumë vitesh në amortizim total, Kisha e Shën Premtes në Lezhë është restauruar. Fondi që nuk u gjet kurrë nga Ministria e Kulturës për këtë monument, u mblodh nga banorë të zonës dhe biznesmenë, duke bërë që 4 muaj më parë të niste puna për shndërrimin […]
Shembja e 7 pallateve mbyll 40 biznese në Laç
18 dhjetor 2019/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin Ditën e djeshme ka nisur prishja e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshme në qytetin e Laçit. Banorët janë të frikësuar dhe shpresojnë në rindërtimin e tyre një minutë e më parë, ndërsa janë zhvendosur aktualisht te të afërmit, në hotelet e Shëngjinit, ose çadra. […]
Fundi i depozitave të ujit në tarracat e pallateve, Këshilli Bashkiak Tiranë vendos heqjen e tyre
18 Dhjetor 2019/ Porta Vendore/ Tiranë Pas situatës dhe dëmeve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për heqjen nga tarraca e pallateve të të gjitha depozitave të ujit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda. Vendimi është marrë në mbledhjen e 16 dhjetorit, ku është cilësuar […]
Më në fund një zgjidhje për vend depozitimin e mbetjeve urbane në Mat
16 dhjetor 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat Për më shumë se dy dekada banorët e fshatit Muzhakë në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit janë përballur me pasojat që vinin nga vendgrumbullimi i hapur i mbetjeve urbane të qytetit të Burrelit. Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë në 3 vitet e […]
Porto Romano park rekreativ? Duket se po i vjen fundi kalvarit të përpjekjeve të aktivistëve
10 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Durrës Pas ndotjes shumëvjeçare të vendgrumbullimit të Porto Romanos, për të cilën Porta Vendore ka ngritur disa herë shqetësimin dhe Klinika Ligjore e OSFA-s, e mbështetur nga Lëviz Albania ka çuar këtë çështje edhe në gjykatë, qeveria ka dhënë lajmin e madh të shndërrimit të kësaj ‘gangrene’ […]
Tërmeti “gjymton” monumentet e kulturës
7 Dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore Tërmeti i datës 26 nëntor nuk kurseu as monumentet e trashëgimisë kulturore e historike në vend. 4 kalatë e rëndësishme historike, pjesë të trashëgimisë kulturore, u gjymtuan në kullat e tyre kryesore. Ekspertët e trashëgimisë kulturore dhe turizmit japin alarmin, në mënyrë që të kthehen sytë nga […]
Durrësakët drejt Elbasanit, 300 të strehuar, 6 hotele në dispozicion
29 nëntor 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan Shumë banorë të Durrësit i janë drejtuar Elbasanit për strehim të përkohshëm, si qyteti më i afërt dhe më i sigurtë pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë gjithë pasdites së 28 nëntorit, me dhjetëra familje janë strehuar tek të afërm, hotele dhe njësi akomodimi të ofruara […]
Nata në një qytet të braktisur nga ankthi i tërmetit
29 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Mes panikut e dëmeve të shumta materiale durrsakët kanë braktisur qytetin bregdetar. Rreth autorit: Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues […]
Tërmeti trondit Shqipërinë, viktima dhe qindra të plagosur nga rrënojat
26 nëntor/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore Thumana dhe Durrësit janë dy zonat më të prekura nga Tërmeti ku janë shënuar më shumë dëme njerëzore dhe materiale. Deri më tani flitet për një bilancë tragjik ku kanë mbetur të pajetë 13 persona. Tërmeti i datës 26 nëntor ka qenë fatal për qindra familje shqiptare, të […]
11 persona humbin jetën dhe qindra banesa të dëmtuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë
26 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Shqipëria u godit mëngjesin e së martës nga një tërmet 6.4 ballë i shkallës rihter, duke sjellë humbjen e jetës së 11 personave që mbetën nën rrënojat e ndërtesave. Rreth orës 4 të mëngjesit të së martës tërmeti me epiqendër 15 kilometra në veri të Durrësit […]
Kaldajë ka, por Gjimnazi Manëz nuk ka ngrohje prej 10 vitesh
26 Nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Gjimnazi Manëz është kthyer prej vitesh në shqetësim për nxënësit që mësojnë aty. Në vitin shkollor që lamë pas u regjistruan 251 nxënës. Në gjimnazin e Njësisë Administrative Manëz (Durrës) nxënësit vijnë edhe nga 5 fshatrat aty pranë. Nxënësit përballen çdo ditë me të ftohtin, lagështirën dhe […]
Mungesa e transportit publik “izolon” banorët e fshatit Asim Zenel në Gjirokastër
20 nëntor 2019/ Jonida Qirko/ Porta Vendore/ Gjirokastër Rreth 8 km larg qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Asim Zenel, një qendër e rëndësishme administrative e qarkut. Ndonëse një nga fshatrat me më shumë popullsi, banorët përballen çdo ditë me mungesën e transportit publik, ndonëse është vendosur një linjë, por që nuk respektohet nga të […]
Bashkitë “borxhlie” ndaj fëmijëve nga 1 deri në 3 vjeç
18 nëntor 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Dibër Shumë bashki kanë mungesë likuiditeti të detyrimit për fëmijët e sapolindur, familjarët e të cilëve ende nuk kanë marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Situata paraqitet e tillë në të gjitha bashkitë e qarkut të Dibrës ku në total prej qershorit 2016 e deri në […]
Bashkia Shkodër jep vendimin për zhvendosjen e familjeve të pastreha, banorët nga shiu në breshër
13 nëntor 2019/ Emi Kalaja/ Porta Vendore/ Shkodër Në Shkodër familjet e pastreha dhe jetimët që jetojnë prej vitesh te konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme kanë marrë një shkresë nga Bashkia Shkodër për t’i liruar ato mjedise. Sipas shkresës që mban datën 11 nëntor, Bashkia Shkodër ka kërkuar zhvendosjen 10 familjeve drejt […]
Unaza e Madhe përplas policinë me banorët, shemben 33 banesa
12 nëntor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë Fadromat e IKMT-së dhe qindra forca policie nisën në orën 06:00 të mëngjesit aksionin për shembjen e 33 banesave të para që preken nga projekti i ri i unazës së madhe, në zonën e Astirit. Ndonëse 21 prej banesave ishin të legalizuara, aksioni ka qenë shumë […]
Shiu paralizon Durrësin, përmbyten shumica e rrugëve
7 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Mbrëmja e 6 nëntorit i ka gjetur shumicën e rrugëve të qytetit të Durrësit të përmbytura nga shiu me intensitet, që nuk zgjati më shumë se 1 orë. Uji që vërshoi në rrugët e qytetit paralizoi lëvizjen e këmbësorëve dhe solli trafik të rënduar në rrugët kryesore […]
Ujësjellësi i Durrësit ndëshkohet për mungesë transparence
6 Nentor 2019/ Porta Vendore/ Durrës Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës u gjobit së fundmi nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit me 150 mijë lekë të reja, për shkak se nuk vendosi në dispozicion informacione dhe dokumente publike në kuadër të një shkrimi në Portën Vendore. Sjellja e UKD-së, institucion në varësi të Bashkisë […]
Gjinari pjesë e “100 fshatrave”, por ende asnjë investim në horizont
2 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan Gjinari pjesë e programit të “100 fshatrave” por rezulton të jetë ende pa asnjë investim konkret. Banorët shpresojnë se rruga e cila ka shkuar një djall e gjysmë lekë të mbarojë, ndërsa kërkojnë të kenë më shumë kushte për turistët e vizitorët që vijnë në fshat. […]
Rritet çmimi i ujit në Berat e Kuçovë, banorët kundër, Bashkia hesht
31 tetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Berat Prej datës 1 nëntor 2019 banorët e Beratit dhe Kuçovës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm dhe shërbimin për largimin e ujërave të ndotur. Përmes një vendimi që mban datën 10 tetor 2019, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime […]
Dëmtohen info-kioskat në qytetin muze të Beratit, shkon dëm investimi 135 milionësh
24 tetor 2019/ Artan Diko/ Porta Vendore/ Berat Risia e informacionit multifunksional në Berat info-kioskë nuk ka mbijetuar gjatë në qytetin që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Dy vite pas inaugurimit të dhjetë info-kioskave që i vijnë në ndihmë turistëve për informacion, sot kanë mbetur vetëm dy të padëmtuara, përkatësisht ajo në hyrjen e […]
U shkatërrua nga Gërdeci, “harrohet” Marqinet 2
18 tetor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Vorë Edhe 11 vite më pas, shtëpitë e bukura të Gërdecit nuk e fshehin dot dhimbjen e banorëve që u la pas tragjedia fatkeqe e 2008-ës. Me lekët e dëmshpërblimeve të tragjedisë kanë ndërtuar shtëpi të bukura, por rrugët që kalojnë përmes tyre, dhe pse një dekadë […]
Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania për Tregjet e Kafshëve, Bashkia Pogradec: Përcaktojmë vendin për të riun, investitorët të sjellin projekte e propozime
23 shtator 2019/ AlertNews/ Pogradec Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cenimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetur nga Lëviz Albania, vazhdon të japë efekte, edhe përse është përfunduar afro 10 muaj më parë. Projekti kishte për qëllim monitorimin e tregjeve në fjalë dhe sensibilizimin e pushtetit vendor, siç e parashikon dhe “Ligji […]
Biznesmeni investon në vendlindje, banorët e Mënikut do të kenë një rrugë të re
18 shtator 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë Fshati Mënik në periferi të Tiranës do të ketë një rrugë të re, çka do të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe tregtimin e produkteve të tyre. Pavarësisht premtimeve elektorale të herëpashershme për rregullimin e rrugës prej 2 km, ishte një biznesmen i lindur e rritur në […]
Bashkia Selenicë nxjerr në rrugë 65 punonjës, kryetari Binaj: U mbaroi kontrata
20 gusht 2019/ Porta Vendore/ Selenicë 65 punonjës të Bashkisë Selenicë janë larguar nga puna vetëm dy javë, pasi u bë ndryshimi i kryetarit të bashkisë dhe në krye të saj erdhi Pëllumb Binaj. Të gjithë punonjësit e larguar i përkasin sektorit të shërbimeve publike dhe shprehen se janë hequr nga puna pa asnjë […]
Gratë e Zadrimës veshin ende dhe sot kostumet e zonës
29 korrik 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Lezhë Në fshatin Krajnë të Lezhës, gratë e moshuara mbajnë ende të veshur kostumin tradicional zadrimor, një traditë kjo e ruajtur brez pas brezi. Në fshatin Krajnë me afro 100 familje, pjesë e njësisë administrative Blinisht, rreth 20 gra të moshës mbi 50 vjeçe vishen ende edhe […]