Nëse keni pyetje dhe doni t’i drejtoheni Bashkisë për të marrë informacion me karakter publik, këtë gjë ua mundëson Sistemi elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit, nëpërmjet portalit pyetshtetin.al.
Përmes këtij sistemi, çdo qytetar apo/dhe çdo grup interesi mund të dërgojë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesat pranë Institucioneve shtetërore përgjegjëse si edhe mund të dërgojë ankesa në rast refuzimi të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky sistem synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve apo/dhe çdo grupi interesi për informacion publik si edhe të rrisë cilësinë e shërbimit duke ofruar mundësinë për të marrë informacionin publik në një kohë më të shkurtër dhe pa kosto të trajtimit të kërkesës, nëse ai informacion është kërkuar më parë. Gjithashtu, ky sistem ndikon në rritjen e transparencës ndaj qytetarëve duke mundësuar marrjen e informacionit në çdo kohë mbi statusin e kërkesës së tyre nëpërmjet kanaleve informatike (web portal, email).
Përdorimi i këtij sistemi është i mbështetur me Vendim të Keshillit të Ministrave dhe përbën një bazë gjithëpërfshirëse të të dhënave lidhur me kërkesat për informim të depozituara pranë institucioneve publike në kuptim të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, dhe përgjigjet e dhëna prej tyre.
Ju mund të Klikoni në foton e mëposhtme në rast se doni ti drejtoheni Bashkisë dhe më pas të ndiqni procedurën e rregjistrimit në sistem.