Mbledhjet e hapura

Mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura për publikun.

Çdo qytetari i lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara nga këshilli dhe në media. Njoftimi përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.

Mbledhja e Këshillit:

  • Thërritet me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë; me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij; e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
  • Quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve.
  • Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit bashkiak mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.

Vendimmarrja e Këshillit ndahet në:

  • Vendimmarja me ose pa konsultim publik.
  • Vendimmarrja sipas pjesëmarrjes së këshilltarëve në votim.

Publikimi i akteve të Këshillit Bashkiak:

  • Publikohen në faqen zyrtare të internetit dhe afishohen në vende publike, të caktuara nga këshilli me akses të lirë publik, brenda territorit të njësisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre.
  • Shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.