22 qershor 2023/Brikena Metaj/Porta Vendore/Përmet
Duke patur për qëllim konsolidimin dhe forcimin e demokracisë për qytetarët në nivel vendor dhe rritjen e presionit për të zgjedhurit vendorë me qëllim ofrimin e një qeverisjeje vendore sa më cilësore, transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, Lëviz Albania ka qenë mbështetëse e aksioneve ligjore për të mbrojtur mjedisin sa herë […]
Ngjarje/Personazhe
Nismat për mbrojtjen e mjedisit urban
15 qershor 2023/Brikena Metaj/Porta Vendore/Përmet
Mbrojtja e mjedisit urban mbetet një sfidë e madhe për qytetërimin. Urbanizimi i shpejtë është shoqëruar me shumë sfida dhe probleme për mjedisin, duke nisur nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, mosmenaxhimi i mbeturinave, mbivendosja e ndërtimeve apo zhvillimi i infrastrukturës së qytetit dhe shumë të tjera. Mbrojtja e […]
Kryebashkiakët e rinj përballë 54 mln euro borxhe!Bashkitë e koalicionit sfidë për gjetjen e financimit, Kavaja në prag falimenti
26 maj 2023/Eliza Gjediku/Porta Vendore
Pasi i shpallën fitues në zgjedhjete14 majit 2023 kryetarët e rinj të bashkive do të përballen me barrën e lartë të detyrimeve të prapambetura, si të krijuara prej tyre pasi janë rikonfirmohen në krye të bashkisë, si të krijuar nga paraardhësit e tyre. Ekspertët: Të ulet korrupsioni dhe të rriten […]
Nismat e shoqërisë civile që çuan në suksese mjedisore
15 maj 2023/ Brikena Metaj/Porta Vendore/Përmet
Raste konkrete nga nismat për mbrojtjen e mjedisit u prezantuan gjatë forumit “Lëviz për Mjedisin – Mbështetja e LevizAlbania për aksionin qytetar dhe fushatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri”, zhvilluar në datat 24, 25 dhe 26 prill 2023, në qytetin e Përmetit. Rasti më i […]
Bashkia Kukës, në 4 vite rikonstruktoi vetëm dy shkolla. 4 tendera për sektorin e arsimit me flamur të kuq
10 prill 2023/Xhesian Shazimani/Porta Vendore/Kukës
Në vëzhgimin e bërë nga Porta Vendore në Bashkinë e Kukësit për investimet e kryera gjatë 4 viteve të fundit në sektorin e arsimit, rezulton se në total janë kryer 16 procedura tenderuese me vlerë 154 585 139 lekë, ose rreth 1.3 milionë euro. Bashkia e Kukësit shumicën e investimeve […]
Po ‘zhduken’ mjeshtërit, në rrezik traditat në qytetin e Beratit
3 prill 2023/ Erjola Azizolli/Porta Vendore/Berat
Dy elementët kryesor siç janë druri dhe guri lidhen drejtpërsëdrejti me ekzistencën e lagjeve muze të Beratit, por jo vetëm. Specialistët e ushtrimit të tyre, por dhe shumë mjeshtërive të tjera kanë nisur të mungojnë në qytet, duke vënë në rrezik jo vetëm traditën, por mbajtjen në këmbë të […]
Premtimet për tkurrjen e lejeve të ndërtimit, u harruan, INSTAT zbulon 16,4 % më shumë leje se një vit më parë
20 mars 2023/A. Pali/Porta Vendore/ Tiranë
INSTAT tregon se tremujorin e katërt të 2022-it, u dhanë 16.4% më shumë leje ndërtimi se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Bashkitë që dhanë më shumë leje ndërtimi janë Tirana, me 68% të totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin, duke u pasuar nga Durrrësi, […]
Investimet në infrastrukturat shkollore të pakta, Shkodra probleme me tenderat reflag
12 mars 2023/Xhesian Shazimani/Porta Vendore/Shkodër
Porta Vendore ka kryer një vëzhgim në Bashkinë e Shkodrës sa i përket investimeve që janë bërë në sektorin e arsimit për katër vitet e fundit. Nga vëzhgimi, rezulton se Bashkia Shkodër në 4 vitet e fundit ka zhvilluar 20 procedura prokurimi për infrastrukturën arsimore dhe vlera totale e shpenzuar […]
Magazinat dhe fabrikat e braktisura në Elbasan, të kthyera në burim infeksioni dhe hot spote droge
6 mars 2023/Ina Allkanjari/Dallandyshe Xhaferri/Porta Vendore/Elbasan
Magazinat dhe fabrikat e ndërtuara gjatë periudhës së monizmit në lagjen e njohur si “Stacioni i Trenit” në Elbasan janë kthyer në pika ku shpërndahen dhe konsumohen lëndët narkotike. “F*ck rojet” dhe simboli i një lagjeje problematike turke, ku kryhen veprimtari të jashtëligjshme, kanë zënë vendin […]
Rindërtimi në qytetin e Kavajës i përfunduar, banorët ndahen në të pakënaqur e të kënaqur.
20 shkurt 2023/Marinela Dushi/Porta Vendore/Kavajë
Rindërtimi në Kavajë ka ecur deri diku, duke strehuar në lagjen e re një pjesë të banorëve që u dëmtuan nga tërmeti. Por edhe këta që kanë hyrë në apartamentet e reja, kanë pakënaqësi. Porta Vendori intervistoi disa banorë në Kavajë të cilët kishin pritur pothuajse 3 vjet për të […]
Rindërtimi në Rrogozhinë, banorët e pakënaqur për cilësinë e punimeve.
13 shkurt 2023/Marinela Dushi/Porta Vendore/
Rrogozhinë Kanë kaluar 3 vjet dhe ende banorët e Rrogozhinës presin rindërtimin e banesave të tyre. Ndërsa për ata banorë të pakët që u është përfunduar banesa në kuadër të 3 vjetorit të tragjedisë, shprehen të pakënaqur nga punimet dhe shprehen të zhgënjyer. Sipas Bashkisë së Rrogozhinë, kanë përfunduar punimet për
Banorët e pastrehë të shtëpisë së Oficerëve, “rreken” për një zgjidhje.
6 shkurt 2023/Edi Ruci/Porta Vendore/
Vlorë Prej më tepër se 10 vite, godina e cila më parë ka shërbyer për strehimi e oficerëve të qytetit, nga ku mori edhe emrin e “Godinës së Oficerëve” ka shërbyer si godinë strehimi për dhjetëra familje të komunitetit rom dhe egjiptian por jo vetëm. Në të gjithashtu ndër vite janë
Shqipëria e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, përmbytjet “frikësojnë” Lezhën, Shkodrën e Vlorën.
31 janar 2023/Marinela Dushi/Porta Vendore
Shqipëria është renditur në hartën e shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet, dhe sipas studimit të shkencëtareve të publikuar nga portali prestigjioz Nature, do të përballët me fatkeqësinë natyrore 1 në 100 vjet. Por edhe pse ky studim u publikua në media, nuk ka patur ndonjë reagim publik nga zyrtarët […]
Të ndërtosh për të strehuar dhe për infrastrukturë duke lënë me dhjetëra të pastrehë!
26 janar 2023/Eliza Gjediku/Porta Vendore/Tiranë
Zhvillimi ekonomik, infrastrukturorë dhe social, në vitet e fundit në Shqipëri është shoqëruar me kosto jo vetëm financiare por edhe me dëme sociale, pasi me dhjetëra qytetarë janë bërë kurban i këtyre investimeve. Tre nga projektet madhore të qeverisë dhe pushtetit vendor në Tiranë, si ndërtimi i Unazës së Madhe, Rikualifikimi Urban dhe Rindërtimi. Projekte […]
Punët artizanale drejt harresës , artizanët të shqetësuar për të ardhmen e këtyre profesioneve.
19 janar 2023/Anxhela Dyrmyshi/Porta Vendore/Elbasan
Orëndreqës, këpucar, argjendarë, e shumë profesio0ne të tjera artizanale, janë tashmë drejt zhdukjes. Me ndryshimet e mëdha teknologjike dhe industriale, duket se disa profesione nuk përbëjnë më aspak interes për t’u ndjekur e për rrjedhojë rrezikojnë që në një të ardhme jo të largët, të mos ekzistojnë më. Qyteti i […]
Kriza e çmimeve, fermerët e Qarkut Elbasan braktisin tokat.
6 janar 2023/Porta Vendore/ Elbasan
Gjithnjë e më e vështirë duket të jetë mbijetesa në treg e fermerëve, të cilët nisur nga kriza e çmimeve, shtrenjtimi i produkteve bujqësore si edhe mungesa e vëmendjes së instancave shtetërore, janë duke braktisur prodhimet dhe tokat e tyre. Vit pas viti ata konstatojnë vetëm humbje të parikuperueshme, e në të tilla kushte, e […]
Rindërtimi në Durrës i ngadaltë, banorët 3 vite pa marrë banesat.
15 dhjetor 2022/Marinela Dushi/Porta Vendore/ Durrës
Mijëra familje, fëmijë, e të moshuar kanë kaluar 3 dimra të ftohtë në çadra, kontejnerë, apo në banesa me qira, të cilët janë ende në pritje të përmbushjes së premtimit të qeverisë, për rindërtimin e shtëpive të tyre që u shembën nga tërmeti. “Kam 3 vjet që jetoj në […]
3 vite pas tërmetit Kurbini “jeton” në çadra e kontejner.
21 dhjetor 2022/ Ahmet Zani/Porta Vendore/ Kurbin
Në zonat periferike të Kurbinit ende ka familje që jetojnë në qiell të hapur pas tërmetit të tre viteve më parë. Shtëpitë që kanë rezultuar me një dëmtim themelor ds4 dhe ds5 në shumë fshatra dhe jo vetëm nuk kanë nisur të rindërtohen sikurse ishte premtuar nga bashkia […]
Fshatrat e Krujës presin ende rindërtimin e banesave.
27 dhjetor 2022/ Krujë/Porta Vendore
Porta Vendore në fund nëntor kreu një vëzhgim në disa zona të Krujës për të kuptuar më shumë se si po shkon procesi i rindërtimit të bënesave individuale, por në bazë të asaj që faktohet duket se procesi është ende i largët e sidomos kur bëhet fjalë për zonat periferike. […]
Premtimi për 24 orë uji ende i largët, qeveria zhgënjen qytetarët.
5 nëntor 2022/Esmeralda Pirra/Porta Vendore
Gjatë fushatës së 2015, në disa bashki në vend u premtua uji 24 orë gjatë mandatit të kryebashkiakëve, i njëjti ishte edhe për Tiranën . I njëjti premtim u artikulua nga kryeministri Edi Rama në 2017 teksa kërkonte një mandat të dytë nga shqiptarët. Megjithatë, edhe pse ky premtim është […]
Me sytë nga tradita, rikthimi i disa kostumeve popullore të zonave të jugut
3 nëntor 2022/Brikena Metaj/Porta Vendore/Gjirokastër
“Të ruash traditën është shumë më tepër se të qepësh një veshje. Është përkushtimi për të sjellë origjinalen, është respekti për detajin, është mirënjohja për trashëgiminë dhe puna e pakursyer”. Ky është motivimi dhe lajtmotivi i punës së Lizetës dhe Aurelit, çiftit nga Gjirokastra që prej më shumë se 20 […]
Bamirësi i Bubqit, përmirëson jetën e komunitetit aty ku nuk investon shteti
31 tetor 2022/Porta Vendore/ Bubq
I ashtuquajturi Kroi i Hixës është rindërtuar 3 herë, përgjatë viteve 1970, 1990, 2018, nga Qazim Kurti i cili banon në Bubq dhe është kthyer në një engjëll mbrojtës për vetë komunitetin. Ai ka kontribuar edhe në shumë vepra të tjera intrastrukturore në fshat për ti ardhur në ndihmë […]
Familjari Bushi lihet në qiell të hapur, nuk përfiton nga programi i rindërtimit
29 tetor 2022/Ahmet Zani/Porta Vendore/Kurbin
Gjin Bushi 70 vjeç ka zgjedhur të protestojë në shkallët e Bashkisë së Kurbinit, si kryefamiljarë i mbetur i pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas tij, institucionet nuk i kanë siguruar strehim në ndërtimet e reja të përfunduara tanimë në qytetin e Laçit, në kuadër të rindërtimit. Prej […]
Të verbërit kërkojnë rritje të pagesës, gjendja financiare aktuale e mjerë
25 tetor 2022/ Porta Vendore/ Tiranë
Sipas të dhënave nga INSTAT vendi ynë ka 6.2% të popullsisë në moshë madhore të deklaruar me të paktën një aftësi të kufizuar. Personat me aftësi ndryshe, në shumicën e rasteve, janë të privuar nga shumë shërbime, nga jeta sociale e kulturore, kjo si rezultat i hendekut të madh […]
Maliqi gëlon nga aktivitetet rinore, rikthim i traditës së vjetër përmes fotografisë
23 tetor 2022/ Dhorjela Cule/ Porta Vendore/ Maliq
Një grup të rinjsh nga fshati Sovjan i Maliqit, nxënës të shkollës 9 – vjeçare “Nevrus Vila” kanë arritur që marrin mbështetjen e bashkisë për të kthyer në një aktivitet të përvitshëm, iniciativën e tyre për të organizuar “Festën e Fazanit”. Maskota e një fazani, shpendit simbol […]
Mikel Feka 80 vjeçari që “dashuron” biçikletën
17 tetor 2022/ Arben Velo/ Porta Vendore/ Fier
Mikel Feka është 80 vjeç. Ka lindur në 4 Nëntor të viti 1942. Nëse e kërkon ta takosh në shtëpi, e gjen fare kollaj në punë, në njësinë e riparimit të biçikletave. Nëse nuk e gjen brenda njësisë, një dyqan i thjeshtë në katin e parë të […]
Pasojat e tërmetit ende prezente në Bubq
2 tetor 2022/ Porta Vendore/ Krujë
Vetëm 2 kilometra më larg Bubqit ndodhet fshati Mazhë e Madhe, ku shumë familje gjithashtu u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite të gjithë në fshat flasin për tërmetin, pasi pasojat që ka lënë janë ende aty. Rrënimi ka qenë […]
Mungesa e ujit vaditës, pakëson prodhimin e produkteve në fshatrat e Kurbinit
30 shtator 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Kurbin
Fushat me të mbjella në stinën e verës digjen nga mungesa e ujit vaditës. Shkatërrimi i sistemit të vaditjes ka sjellë pengesa të mëdha në zhvillimin e sektorit bujqësor. Të mbjellat thahen në fusha, dhe jo vetëm janë dhe pemët drufrutore si ullinjtë që kanë marrë një […]
“Dhuro një lule”, nisma që e shndërroi Sarandën në “kopshtin e Edenit”
28 shtator 2022/ Esmeralda Pirra/ Porta Vendore/ Sarandë
Nisma “Dhuro një lule për Sarandën” vijon punën e saj në sensibilizimin e njerëzve për ta bërë qytetin jugor të vendit më të bukur përmes mbjelljes së luleve në gjithë hapësirat publike dhe private të saj. Të gjithë e pëlqejnë dhe shprehin dëshirën të bëhen pjesë e […]
Berati muze në sfidë për të mbajtur më gjatë vizitorët pas pandemisë
25 shtator 2022/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Pas dy vite të vështirë si pasojë e COVID-19, në Beratin muze të mbrojtur nga UNESCO, vizitorët e munguar po mbërrijnë për ti shijuar pasuritë e tij të panumërta, por operatorët e turizmit vazhdojnë të përballen me qëndrimin e tyre të kufizuar, duke e bërë zgjatjen e […]
Jetët e banorëve të Skurajt “ të varura” në urën pasarelë
21 shtator 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Kurbin
Fshati Skuraj është i ndarë nga rrjedha e lumit Mat, dhe banorët përdorin pikërisht një urë pasarelë për të depërtuar në anën tjetër të zonës. Kjo urë përdoret edhe nga banorët e fshatrave të tjerë, për të shkurtonin gjithashtu rrugën . Bazamenti i dërrasave janë dëmtuar, kavot […]
Dom Nikë Ukgjini “shpëton” kishat e vjetra të Lezhës
15 shtator 2022/ Esmeralda Pirra/ Porta Vendore/ Lezhë
Ndër monumentet e kulturës, një vend të rëndësishëm zënë edhe ndërtimet e kultit të krishterë. Kishat janë një gjini e veçantë ndërtimesh të përcaktuara qartë dhe tërësisht të dallueshme nga ndërtimet e tjera. Në zonën e Zadrimës janë rreth 32 kisha por shumë prej tyre sot nuk […]
Plazhi i kaltër i Hamallajt, i harruar nga investimet dhe i ndotur nga pushuesit!
13 shtator 2022/ Erind Koçi/ Porta Vendore/ Durrës
“Të pushoj në jug, apo të qëndroj në Durrës, Shëngjin e Velipojë”?, kjo është pyetja që të paktën një herë në vit, zë vend në mendjen e shumëkujt, që pas një viti të lodhshëm, dëshiron të shkëputet nga rutina e të pushojë. Por së bashku me këtë […]
Problemet me pagat largojnë zjarrfikësit e bashkive të vogla
10 shtator 2022/Brikena Metaj/Porta Vendore/Memaliaj
Në kulmin e sezonit veror dhe periudhës më aktive të zjarreve në vend, 9 efektivëve të repartit zjarrfikës në Memaliaj iu desh të prisnin mesin e muajit gusht për të marrë pagat e muajit korrik. Sipas tyre shkak ka qenë vonesa e shkaktuar nga Bashkia Memaliaj, pasi kryetari i kësaj […]
Banorët e Gjoremit të Kurbinit kërkojnë zgjidhjen e problemit të pronave
5 shtator 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Kurbin
Disa banorë të fshatit Gjorem në Kurbin kanë zgjedhur bashkinë për të protestuar nga ngërçi i problemeve me pasurinë e paluajtshme. Problemet me pronën ende nuk po gjejnë zgjidhje në zonë, ndërsa sipas vetë banorëve vendas ndërsa prona ndër vite është zotëruar nga disa persona të tjerë […]
Belshi mes zhvillimit të turizmit dhe shpopullimit masiv
31 gusht 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Belsh
Belshi është shndërruar vitet e fundit në një atraksion të rëndësishëm turistik, me investimet e shumta që i dhanë një pamje tjetër qytezës buzë liqenit. I gjendur vetëm 60 km larg kryeqytetit, Belshi ofron një panoramë mahnitëse për këdo që zgjedh ta vizitojë, në çdo stinë të […]
Bashkitë e dorëzuara në luftën me flakët, kërkojnë ndihmën e pushtetit qendror
Gusht 2022/Marinela Dushi/Porta Vendore
Temperaturat e larta në vend kanë përfshirë të gjithë vendin në flakë, duke u ndezur dhjetra vatra zjarri. Sipas bilancit ditor nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, vend raportohen të paktën mbi 20 vatra zjarri aktive, nga veriu në jug. Mbi 300 efektivë zjarrfikës janë angazhuar në terren dhe po […]
Qëndistarja që bashkoi dhe promovon artizanët e Beratit
20 gusht 2022/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Tradita e krijimit të produkteve shtëpiake dhe atyre të punës fillimisht si nevojë dhe më pas si dëshirë për tu trashëguar është e lashtë sa vetë qyteti në Beratin e një mbi një dritareve. Krijimet e zejtarëve, atyre grave dhe burrave duarartë të këtij qyteti, në zeje […]
Rruga e fshatit Adriatik kthehet në gangrenë për drejtuesit e mjeteve
17 gusht 2022/ Porta Vendore/ Kurbin
Është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve rruga që lidh fshatin Adriatik në autostradë. Problematika është ndër vite, pavarësisht premtimeve elektorale për zgjidhje.
Thethi madhështor nën kthetrat e infrastrukturës së pazhvilluar, e ndërtimit të rrugës që bëhet në sezon turistik!
14 gusht 2022/ Erind Koçi/ Porta Vendore/ Theth
Turizmi malor, mbetet më pak i eksploruari në Shqipëri, jo vetëm për shkak se fokusi më i madh është përqendruar tek vija bregdetare, por edhe si pasojë e infrastrukturës që shpesh herë mungon. Thethi konsiderohet si një nga pikat më të forta turistike malore të Shqipërisë, që […]
Plazhi i Kallmit “peng” i turizmit pa rrugë
8 gusht 2022/Aldo Mustafa/Porta Vendore/Durrës
Bukuritë e shumta të plazhit të pastër të Kallmit në Durrës nuk kanë bërë që bashkia të ketë një plan rehabilitues të infrastrukturës rrugore, e aq më pak plan menaxhimi për mbetjet urbane që depozitohen nga turistët në këtë zonë e sidomos gjatë fundjaveve. I pozicionuar vetëm 15 minuta larg […]
Seman- Darëzezë, atje ku njerëzit, deti, dhe rëra nuk të zhgënjejnë kurrë
5 gusht 2022/ Arben Velo/ Porta Vendore/ Fier
Edhe këtë mbrëmje, dielli po zhytet në detin Adriatik, në Seman. Si një stjuardesë, vendos detin si maskë, në gjysmë fytyrën e zjarrtë, dhe shpjegon si ta shijojmë këtë bukuri. Në rërën e shkrifët, kanë nisur të përgjumen, gjurmët e fëmijëve, si fole hijesh të ngrohta Korriku. […]
Përdorimi i pesticideve kthehet në shqetësim për konsumatorët shqiptarë
2 gusht 2022/ Esmeralda Pirra/ Porta Vendore
Debati i madh për konsumimin me tepri nga ana e fermerëve të pesticideve herë pas here ka sjell një shqetësim në rritje të konsumatorëve, duke ngritur shpesh pikëpyetjen e me të drejtë: A jemi të sigurt? Prania e pesticideve është e pranishme në të gjithë botën, në bujqësi […]
Rikonstruksioni i dy lulishteve në qytet, subjektet tregtare paralajmërojnë falimentimin
27 korrik 2022/ Leonidha Musaj/ Porta Vendore/ Durrës
Dy lulishte në qytetin e Durrësit do t’i nënshtrohen së shpejti rikonstruksionit. Ndërkaq, dhjetëra subjekte tregtare që operojnë në këto hapësira nuk e fshehin shqetësimin, pasi nuk dinë se çfarë do të ndodhë me aktivitetin e tyre tregtar, ku aktualisht janë të punësuar mbi 300 punonjës. Në […]
Odisea e Eco Parkut në Porto Romano, parku që s’ po mbaron kurrë
21 korrik 2022/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Odisea e punimeve të Eco-Park, duket se vazhdon të shtyhet dhe të tejkalojë afatet, kësaj radhe për herë të katërt, ndërkohë që flitet për projektin e një parku dhe hapësire argëtimi e cila nuk dihet ende përse nuk është inauguruar. Zona e Porto Romanos, po përfshihet nga […]
Fshati Prosek i Mirditës i harruar nga shteti
19 korrik 2022/ Porta Vendore/ Mirditë
Fshati Prosek ndodhet vetëm pak km larg nga qyteti i Rrëshenit, ku mungojnë infrastruktura, uji i pijshëm dhe ai i vaditjes. Pavarësisht investimeve në zonë, sërish uji sikurse thonë dhe banorët nuk ka mbërritur ende deri në fshatin e tyre, teksa 12 familje vuan pasojat e harresës nga ana […]
Fillon shpërndarja e apartamenteve të para në Durrës, familjet të pakënaqura nga shorteu
1 korrik 2022/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Finalizohet procesin e rindërtimit për 34 familje të Durrësit që iu ndanë banesat e reja të rindërtuara. Apartamentet e tyre të reja i përkasin pallatit 1062 në lagjen 7 të qytetit të Durrësit, godinë kjo e cila u rindërtua tërësisht në të njëjtin vend. Në prani të […]
81-vjeçari investon 45 mln lekë në Lulishten e Gramshit: Doja të kontribuoja në qytetin e lindjes
30 qershor 2022/ Erind Koçi/ Porta Vendore/ Gramsh
Skëndër Lena pavarësisht se prej dy dekadash jeton në kryeqytet investon nga kursimet e jetës në qytetin e tij të lindjes Gramshit, për ti ardhur në ndihmë komunitetit me një lulishte dhe jo vetëm. Sot është 81 vjeç dhe prej dy dekadash jeton në Tiranë, por vendlindja, […]
Të bashkëjetosh me vdekjen çdo ditë, 200 familje në Durrës rrezikojnë nga erozioni
29 qershor 2022/ Ervina Garo Koti/ Porta Vendore/ Durrës
Rreth 200 banesa janë në rrezik në Durrës, si pasojë e erozionit. Një problem i trashëguar ndër vite që nuk ka marrë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse, Autoriteti vendor ka miratuar Planin e Ri Urbanistik, i cili nuk është zbardhur, ndërsa këto shtëpi të paformalizuara në Porto […]
Lumi rrezikon izolimin e banorëve në Hysaj të Nj. Administrative Zall Bastar! Bashkia s’ka fonde, familjet paguajnë për ndërtimin e një ure provizore
28 qershor 2022/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore/ Tiranë
Pavarësisht investimit madhor në infrastrukturë që bëri qeveria për rrugën e Arbrit, sërish Fshati Hysaj i cili ndodhet përbri kësaj vepre infrastrukturore, u la në harresë. Banorët e kësaj zone vuajnë për një rrugë normale që të mund të transportojnë produktet e tyre për shitje, por edhe […]
“Qyteti që rrëfen” , nisma që i rikthen durrsakët tek rrënjët e të parëve
27 qershor 2022/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
“Qyteti që rrëfen” është nisma më e fundit nga një grup informal në qytetin bregdetar të Durrësit, të njohur si “Busulla e Trashëgimisë” i cili përbëhet nga 14 të rinj të cilët do të dokumentojnë historitë e 6 prej familjeve më të vjetra të qytetit të Durrësit. […]
Rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit shkakton vonesa në procesin e rindërtimit, specialistët: Rriten mbi normë kostot për kompanitë
26 qershor 2022/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës Dy vite e gjysmë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, procesi i rindërtimit duket se është ngadalësuar ndjeshëm dhe ritmi i shpërndarjes së banesave të ndërtuara, po bën që shumë familje të mbeten në pritje për një kohë më të gjatë nga çfarë ishte parashikuar. […]
Familjeve të komunitet rom në Baltëz të Fierit, i kthehet shpresa në sajë të bujqësisë
23 qershor 2022/ Arben Velo/ Porta Vendore/ Fier
Eduart Koçi është një fermer nga fshati Baltëz Bashkia Fier, që nuk e njeh lodhjen. I është përkushtuar tokës, me një zell të çuditshëm, që do ta kishin zili edhe fermerët më të zotë të krahinës së Myzeqesë. Është mesditë Qershori Rrugët e Baltëzës janë bosh. Ndërsa […]
Porto Romano/Porti i ri me probleme të vjetra
20 qershor 2022/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërtimi i portit të ri në zonën e Porto Romanos, ka sjell revoltim tek vetë banorët, pasi sipas tyre po i merret prona pa i pyetur. Me shpresën se qeveria do të reagojë ata kanë protestuar disa herë lidhur me mënyrën se si vetë kompania dhe shteti […]
“Rinia Flet” zbret në Krujë, mbi 100 të rinj nga 5 bashki prezantojnë idetë e tyre
17 qershor 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Krujë
“Rinia Flet!” – është një event që organizohet për herë të tretë dhe është pjesë e “Javës së Demokracisë Vendore”. Këtë vit u organizua në qytetin e Krujës, i cili do të jetë dhe një nga qytetet mikpritëse të kampeve rinore për vitin e ardhshëm akademik. […]
Gjirokastra dhe filozofia e re e të bërit turizëm
14 qershor 2022/Brikena Metaj/Porta Vendore/Gjirokastër
Gjirokastra i ka rrugët e veta të qëndisura me kalldrëm, por spektakli i qilimave dhe motiveve që veshën kalldrëmet ia shumëfishoi bukurinë qytetin. Me qindra turistë dhe vizitorë mbushën qytetin fundjavën e parë të majit në një ceremoni çeljeje sezoni turistik krejt ndryshe nga e zakonshmja. Qyteti i gurtë shpalosi […]
Shfaqja teatrale “Këpucët e kuqe”, sjellë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ikonat e kinematografisë shqiptare
12 qershor 2022/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
“Teatri shkon tek publiku”, nën këtë moto dhe në kuadër të Javës së Demokracisë Vendore 2022, shfaqja teatrale “Këpucët e kuqe”, realizuar nga Driada Dervishi dhe që ka bërë bashkë ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, ka mbërritur në Universitetin “Aleksandër Moisiu’ në Durrës. Artiola Xhixha, nga […]
Të rinjtë shkodranë, me sytë nga nismat mjedisore
8 qershor 2022/ Emi Kalaja/ Porta Vendore/ Shkodër
Të rinjtë shkodranë po i hedhin sytë gjithnjë e më shumë krah politikave mjedisore, si një mënyrë e mirë për ti ardhur në ndihmë mjedisit, qytetit dhe familjes. Me fokus në mjedis ato kanë iniciuar praktika dhe nisma shumë të mira mjedisore për të dhënë kontributin e […]
Rruga e Gjuhadolit në Shkodër pushtohet nga ngjyrat e artit
7 qershor 2022/ Emi Kalaja/ Porta Vendore/ Shkodër
Në portën e shtëpisë së sapo blerë në rrugën muzeale “Kolë Idromeno”, Jozefina Delia gjente çdo ditë qese me mbeturina. Banesa kishte qenë për shumë vite e pabanuar dhe për shkak të moslejimit të ndërhyrjes në fasadë apo portën hyrëse, njerëz të papërgjegjshëm e konsideronin si qoshen […]
36 familje pa energji elektrike dhe pa shtëpi, jetesa në kushte çnjerëzore të komunitetit egjiptian në Kavajë
20 maj 2022/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Kavajë
36 familje në Kavajë kanë probleme me mungesën e energjisë elektrike prej 3 muajsh. Odiseja e tyre e mundimeve zë fill 6 vite më parë, teksa përballeshin me probleme për legalizimin e banesave, pasi jetojnë në varfëri të skajshme dhe në kushte të mjerueshme. Ata kanë kërkuar […]
Bashkia Vlorë fiton betejën me ndërtuesit për 3%, sfidë mbetet mbledhja e të ardhurave të prapambetura
30 prill 2022/ Jerola Ziaj/ Porta Vendore/ Vlorë
Pas 4 vitesh betejë ligjore për 3% e ndërtimit, tashmë edhe Bashkia e Vlorës do të mund të krijojë më në fund fondin e banesave sociale. Kjo pasi gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së ndërtuesve, të cilët e konsideruan ligjin nr.22/ 2018 për “Strehimin […]
Gjysma e ujësjellsave në krizë, qeveria jep 300 milionë lekë subvencion për faturat e energjisë
13 prill 2022/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Gjysma e shoqërive të ujësjellës- kanalizimeve ndodhen në vështirësi të forta financiare, aq sa nuk paguajnë dot as faturat e energjisë elektrike. Kjo rezulton nga raporti i Entit Rregullator të Ujit për vitin 2021, që është dorëzuar tashmë në Kuvend dhe pritet që të diskutohet në komisionet parlamentare. […]
U ndërtua e re në stilin e së vjetrës, bashkia lë pa orë kullën simbol të sahatit në Berat
7 prill 2022/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
“Takohemi tek Kulla e Sahatit në Çelepias”. Edhe sot e kësaj dite qytetarët beratas e konsiderojnë si pikë takimi, veçanërisht të vjetrit. E ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Kulla e sahatit sot më shumë se sa një matëse kohe është një objekt që mbart histori, për […]
Studimi: Ndotja nga mbetjet dhe hidrokarburet, rreziku që po kërcënon bregdetin shqiptar
31 mars 2022/ B.Gilaj/ Porta Vendore/
Bregdeti shqiptar është në rrezik si pasojë e grumbullimit të mbetjeve të ngurta urbane, shkarkimit nga lumenjtë që përshkojnë zonat urbane dhe mos trajtimi i ujërave të ndotura urbane. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Eco Albania në tre qarqet më të rëndësishme për vijën bregdetare, […]
Vështirësia për të gjetur punëtorë, bizneset e qarkut Elbasan në prag mbylljeje
28 Mars 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Elbasan
Pagat e ulëta, oraret e gjata të punës, largimi i fuqisë punëtore dhe emigracioni- janë këto disa nga shkaqet me të cilat u duhet të përballen çdo ditë pronarët e bizneseve shqiptare. Pakësimi i krahut punëtor i ka bërë bizneset të shkojnë në prag të mbylljes, gjë […]
1.8 miliardë lekë për veshjen e Velierës në kohë krize ekonomike për vendin
24 mars 2022/ Albana Tërshalla/ Porta Vendore/ Durrës
Projekti i Velierës në Durrës vazhdon të thithë para nga taksapaguesit e qytetit bregdetar, ku së fundmi, Bashkia i ka shtuar një fond prej 1.8 miliardë lekësh të vjetra. Ky fond do të përdoret për mbulimin e Velës, ndërkohë që qytetarët kritikojnë se në këtë kohë krize, […]
LAKNAS – GJYKATA ADMINISTRATIVE VENDOS NË FAVOR TË BANORËVE
17 mars 2022/ Fjona Cela/ Porta Vendore/ Kamëz
I ndodhur pak kilometra larg kryeqytetit, Laknasi në bashkinë Kamëz është një zonë përmes së cilës kalon lumi i Tiranës. Rrjedha e këtij lumi sjell në zonë kilogramë të shumta mbeturina me përmbajtje ushqimore, plastike etj, duke shkaktuar ndotje të ujit e të mjedisit. Prej rreth 100 […]
Rekordi i ri i naftës, si luhatet çmimi në aksin Tiranë-Pogradec
5 mars 2022/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Çmimi i karburanteve ka shënuar një rekord të ri këtë të shtunë. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta dhe benzina në kryeqytet u shitën nga 230 deri në 238 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë e çmimit brenda pak ditësh. Vetëm një javë më parë, […]
Thahet liqeni i Treganit, shkak mungesa e reshjeve dhe keqmenaxhimi
28 shkurt 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Elbasan
Mungesa e reshjeve dhe keqmenaxhimi si pasojë e vaditjeve pa kriter nga fermerët, ka bërë që liqeni i Treganit në zonën e Llixhave të Elbasanit, një atraksion turistik i veçantë, të shkojë drejt tharjes totale. Ky fenomen ka shqetësuar jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët […]
Procesi i rindërtimit duket se do të dojë një jetë në Vorë
22 shkurt 2021/Saide Malaj/Porta Vendore/Vorë
Dy vite pas tërmetit tragjik, procesi i rindërtimit ka ecur me ritme të ngadalta.Tashmë po vjen dimri i tretë dhe shumë familje ende jetojnë në ankth dhe pasiguri. Në Bashkinë e Vorës janë dy zona rindërtimi të përcaktuara nga qeveria shqiptare nëpërmjet një VKM-je, përkatësisht Marikaj dhe Vora, por ende […]
Lindjet kapërcejnë vdekjet, ja qarqet me shtesë natyrore negative për 2021
18 shkurt 2022/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Për shkak të pandemisë së COVID 19, gjatë 2021, për herë të parë ndër shumë vite në Shqipëri, vdekjet kapërcyen numrin e lindjeve, duke bërë që shtesa e popullsisë të jetë negative. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit që lamë pas, humbën […]
Muzeu Arkeologjik i Korçës, i dëmtuar nga tërmeti dhe pa investime
31 janar 2021/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore/ Korçë
Gjurmët e tërmeteve të 2019 ende nuk janë fshirë dhe duket se pasojat do të jenë afatgjata. Korça ishte një nga bashkitë që gjatë vitit 2019 është lëkundur disa herë, duke filluar që nga muaj qershor e deri në nëntor, kur ishte edhe ngjarja tragjike, ku me […]
Puka, “Zvicra e Vogël” shqiptare mes shpopullimit dhe përpjekjeve për turizëm
7 janar 2022/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Pukë
Puka është një qytet që në vitet e fundit ka ndryshuar shumë, por sërish mbetet mes përpjekjeve për të mbijetuar, mes shqetësimit të shpopullimit për shkak të mungesës së punës dhe tentativës së pushtetit vendor për ta kthyer në një destinacion turistik. Puka është një qytet që […]
Alarm mjedisor për mbetjet, bashkitë e vogla nuk kanë para të paguajnë inceneratorët
29 dhjetor 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Landfille të paligjshme plehrash në periferi të qyteteve që digjen për ditë të tëra duke lëshuar tym të zi e aromë mbytëse. Kjo ishte situata në shumë qytete të vendit gjatë stinës së verës. Skema ishte e njëjtë dhe përsëritëse në Kavajë, Shijak, Fier, Lushnje e Peqin për […]
Rindërtimi në Shijak, ngrihen 31 pallate por asnjë apartament i dorëzuar
15 dhjetor 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Shijak
Rindërtimi në Shijak pritet të finalizohet pranverën e vitit 2022, ndërkohë që deri në fund të këtij viti deklarohet se do të dorëzohen disa apartamente dhe pothuajse gjysma e shtëpive private. Në Shijak po ndërtohen konkretisht 31 pallate me 660 apartamente dhe afërsisht dhe mbi 720 banesa […]
Zvarritje afatesh për të tretën herë në Eco-Parkun e Durrësit
13 Dhjetor 2021/Aldo Mustafa/Porta Vendore/Durrës
Premtimi i përsëritur për Eco Parkun e Porto Romanos, sërish nuk u plotësua, pasi ky investim nuk ishte gati as në fundtetor 2021, siç kishte deklaruar më herët Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako pavarësisht se publiku është njohur me afate të njëpasnjëshme. Porta Vendore vizitoi ish fushën e mbetjeve […]
Familjet e përmbytura në Shkodër me sytë nga qielli, asnjë dëmshpërblim për dëmet
13 dhjetor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Vetëm 10 muaj më parë, zona e Nënshkodrës përjetoi përmbytjet e fundit, ku me dhjetëra fshatra ishin në pushtimin e ujit për afro një muaj. Por pavarësisht se ka kaluar kohë, banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Me sytë nga qielli, […]
Fushë-Kruja, dy vite në pritje të rindërtimit. Si ndryshuan afatet e procesit
6 dhjetor 2021/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Krujë
Fushë-Kruja, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, mbetet ende në pritje të rindërtimit edhe pse në dy vite, afatet kanë ndryshuar sipas premtimeve të qeverisë. Ndërsa ata shpresojnë se do të përfitojnë një strehë për të mos kaluar një dimër të […]
Rindërtimi në Valias, dy vite pas tërmetit 2 pallate nga 21 të tillë kanë përfunduar dhe janë gati për dorëzim
24 nëntor 2021/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Kamëz
Rindërtimi në Valias të Kamzës pritej të përfundonte në fillim të muajit dhjetor, por kjo do të arrihet vetëm për disa apartamente, dhe jo gjithë lagjen e planifikuar në këtë zonë. Banorët presin me shpresë për të hyrë në apartamentet e para, ndërkohë që shumë prej tyre […]
Çerdhet e pakta në Lezhë lënë gratë pa punë
24 nëntor 2021/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Të kesh fëmijë të vegjël dhe të jesh banore në Bashkinë e Lezhës nuk është diçka e lehtë për gratë. Ato do të kenë vështirësi për t’u punësuar, për të pasur pavarësi ekonomike dhe për të krijuar të ardhura për familjen. Kjo bëhet akoma më e vështirë […]
Ura e Zogut, me “një këmbë në varr”, institucionet: Po përgatitet projekti
21 nëntor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut në Milot, me status monument kulture i kategorisë së parë përballet me indiferencën e institucioneve pavarësisht se nga viti në vit janë konstatuar një sërë problematikash. Porta Vendore i rikthehet sërish kësaj çështjeje, teksa ka kaluar një vit nga publikimi i artikullit, ku gjërat […]
“100 fshatrat turistikë”, zero investime për fshatin Shtiqën, në Kukës
18 nëntor 2021/ Xhesian Shazimani/ Porta Vendore/ Kukës
Shtiqeni është një nga fshatrat e qarkut të Kukësit, i cilit është përzgjedhur nga programi i qeverisë shqiptare “100 fshatrat turistikë”, por që deri më sot nuk ka njohur investime në kuadër të këtij programi. Duke qenë se është fshati më i madh në Bashkinë Kukës i […]
Projektbuxheti 2022/ Vetëm 3% rritje për bashkitë, sa rritja e çmimeve
29 tetor 2021/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Vetëm 3% rritje për bashkitë vitin e ardhshëm. Kjo është norma e rritjes së buxhetit vendor parashikuar në projektbuxhetin 2022, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka dorëzuar tashmë në Kuvend. “Me buxhetin e vitit 2022, do të financohen funksionet e transferuara në pushtetin vendor, si dhe […]
Skandal në Krujë, helmohen nga uji mbi 370 persona 7 muaj pas inaugurimit të ujësjellësit
26 tetor 2021/ Saide Malaj/ Porta Vendore/ Krujë
Mbi 370 qytetarë janë helmuar në Krujë, ku dyshohet se shkak është bërë konsumimi i ujit të pijshëm, i cili vjen nga ujësjellësi i inauguruar vetëm disa muaj më parë. Situata kaotike ka vënë në lëvizje si strukturat bashkiake, po ashtu dhe ato shëndetësore, ndërkohë që Prokuroria […]
Durrësi harron tërmetin dhe pandeminë, rikthehet turizmi
17 tetor 2021/Aldo Mustafa/Porta Vendore/Durrës
Goditja fatale e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në qytetin e Durrësit dukej se do të kishte faturë të lartë ekonomike, jo vetëm për procesin e rindërtimit, por për ndikimin negativ në turizëm. Për të mos mjaftuar këtë kosto, pandemia bëri që biznesi dhe turizmi i brishtë në Durrës, të […]
Drishti e Zogaj i Shkodrës në vend numëro, presin investime në kuadër të 100 fshatrave turistik
10 tetor 2021/Françeska Ndoja/Porta Vendore/Shkodër
Edhe pse në listën e 100 fshatrave turistikë, të përcaktuar nga qeveria shqiptare, fshatrat veriorë të Shqipërisë vuajnë mungesën e vëmendjes nga institucionet, qofshin ato qendrore apo vendore. Porta Vendore, këtë radhë udhëtoi drejt fshatrave Drisht dhe Zogaj në zonën e Shkodrës, për të vëzhguar nga afër nëse premtimet janë […]
Shpenzimet e familjeve, vetëm Tirana konsumon mbi mesataren e vendit
4 tetor 2021/ Aurora Sulce/ Porta Vendore/ Tiranë
Tirana është qarku i vetëm në Shqipëri, ku shpenzimet mesatare për konsum janë më të larta se mesatarja e vendit prej 83.475 lekë. Të gjitha qarqet e tjera janë poshtë këtij kufiri. Instituti I Statistikave ka publikuar këtë të hënë Anketën e Buxhetit të Familjeve për vitin […]
Korça, mes investime në qendër dhe harresës në periferi
30 shtator 2021/Sidorela Xhomaqi/Porta Vendore/Korçë
Shumë e njohin Korçën falë traditës, historisë dhe kulturës. Përveç aseteve kulturoreelementët që bien lehtë në sytë e turistëve janë investimet në qendrën e saj. Pazari i Vjetër i rijetësuar, Pedonalja, Kulla Red, Sheshi pranë Katedrales, Parku etj, janë disa nga vendet më të vizitueshme në qytet ngaturistët vendas e […]
Artizanët e Korçës drejt zhdukjes, asnjë mbështetje nga shteti
18 shtator 2021/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Korçë
Artizanët e Korçës, të cilët prej dekadash kanë ruajtur me fanatizëm punimet tradicionale po shkojnë drejt zhdukjes. Pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor apo qendror, por edhe larg interesit të të rinjve, janë të paktë ata që ruajnë me fanatizëm këtë traditë. Sapo hyjmë në Pazarin e […]
Taksa e qytetit në faturën e hotelit, surprizon turistët në plazhin e Durrësit
11 shtator 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Situata e rëndë ekonomike, pas përballimit me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe më herët nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme qoftë në aspektin ekonomik, apo dhe atë infrastrukturor, ka nxitur disa operatorë turistikë në vijën bregdetare të […]
Plazhi i Shëngjinit, ndotja, çmimet dhe parkimet po largojnë turistët
5 shtator 2021/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Plazhi i Shëngjinit është një ndër plazhet me të frekuentuara, jo vetëm në stinën e verës, por edhe gjatë stinëve të tjera. Ndonëse e shoqërojnë mitet e legjendat që nga historia se si lindi emri i tij, e deri tek pastërtia e shkëlqyer e ujit të detit, […]
“Me mundësi të vakëta argëtimi”: Të rinjtë e 5 bashkive të Beratit, të zhgënjyer nga jeta artistike e kulturore
3 shtator 2021/ Griseld Hoxha/ Porta Vendore/ Berat
Me probleme që lidhen ende me furnizimin me ujë të pijshëm, kanalizime, menaxhime mbetjesh, bashkitë periferike ofrojnë pak mundësi argëtimi për qytetarët e tyre, veçanërisht për të rinjtë. Në mungesë të institucioneve që do të ofronin më shumë art dhe kulturë, si kinematë, teatrot, drejtuesit e bashkive […]
Ndarja e stacioneve të plazhit, VKM-ja që solli përplasje në bregdet. Ekspertët: Duhet të ndryshojë
2 shtator 2021/ B.Gilaj/ Porta Vendore/
Ndarja e hapësirave të plazhit që shfrytëzohet nga privati krijuan në këtë sezon veror, si asnjëherë më parë, shumë përplasje mes bizneseve, ku ngjarja më tragjike ishte ajo e Velipojës në muajin qershor, e cila shënoi katër viktima. Por e gjitha kjo sipas ekspertëve duket se ndodhi pikërisht nga […]
Dëmet nga tërmeti, familjet e periferisë së Tiranës sorollaten institucioneve për dëmshpërblim
29 gusht 2021/ Saide Malaj/ Porta Vendore/ Tiranë/ Kamëz/ Vorë
Qё prej goditjes nga tërmeti, qeveria u zotua se do të rindërtonte dhe vinte në ndihmë familjeve të dëmtuara. Por më shumë se një vit e gjysmë nga tërmeti, një pjesë e konsiderueshme nuk kanë marrë pagesën e akorduar. Akoma më e komplekse paraqitet situata […]
Masakër mjedisore me mbetjet urbane në fshatrat e Fierit, plehrat nuk hiqen për ditë të tëra
27 gusht 2021/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Përfundimi i kontratës të firmës private që kryente largimin e mbetjeve urbane në ish komunat e Fierit për afro 10 vjet dhe anulimi i tenderit të radhës nga bashkia ka bërë që mbetjet urbane në fshatrat e Bashkisë Fier të mos largohen për ditë me radhë , […]
Shijaku mbytet nga plehrat, skenari i njëjtë me Durrësin e Kavajën
24 gusht 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Shijak
Bashkia Shijak po kalon prej pesë ditësh në një krizë mjedisore për shkak të mospastrimit të mbetjeve. Kjo mësohet se ka ardhur për shkak të mungesës së një kontratë me inceneratorin e Sharrës, ndërkohë që kryetari i bashkisë, Elton Arbana pretendon se situata do të zgjidhet shumë […]
Durrësi mbytet sërish nga plehrat, plani i menaxhimit jashtë funksionit
24 gusht 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Edhe pse qeveria miratoi planin për menaxhimin e mbetjeve të Durrësit, duket se ky plan nuk ka gjetur zbatim në terren. Koshat e Bashkisë së Durrësit janë tejmbushur, ndonëse vetëm pak kohë më parë, Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale investoi me 700 kazanë të rinj. Institucionet vendore justifikohen […]
Ura e Zall Bastarit mban në “fije të perit” jetën e banorëve të zonës
17 gusht 2021/ Xhesian Shazimani/ Porta Vendore/ Tiranë
Për rreth 400 familje të 6 fshatrave në Njësisë Administrative Zall Bastar, në rrethin e Tiranës, dërgimi i fëmijëve në shkollë dhe kryerja e punëve të përditshme është një sfidë më vete, pasi duhet të kalojnë në një urë me tela, e cila ka dalë jashtë funksionit. […]
Zjarret pushtojnë Shqipërinë, dëme kolosale dhe dy viktima në 15 ditë
16 gusht 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore
Prej më shumë se dy javësh, Shqipëria po lufton me zjarret nga veriu në jug. Mijëra hektarë pyje, shkurre, kullota dhe prona private janë shkrumbuar në mbarë vendin ditët e fundit. Situata problematike përfshiu më shumë se 15 rrethe si: Shkodër, Lezhë, Pukë, Kukës, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, […]
Periferia e Durrësit ende në ngërç për menaxhimin e mbetjeve urbane, po pastrohet vetëm qyteti
26 korrik 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Porta Vendore është kthyer edhe një herë në terrenin e qytetit bregdetar të Durrësit për të kryer vëzhgim në disa nga zonat më problematike përsa i përket grumbullimit dhe pastrimit të mbetjeve urbane. Në këtë vëzhgim rishtas, u konstatua se problematika e mbetjeve urbane duket se ende […]
Tragjasi i Vlorës, mes historisë dhe harresës
25 korrik 2021/ Enriko Gabaj/ Porta Vendore/ Vlorë
Tragjasi është një tjetër fshat në projektin e 100 fshatrave turistikë të vendit. Ai gjendet 20 km në jug të qytetit të Vlorës. Fshati i Tragjasit ka në total rreth 1400 banorë, pasi një pjesë e mirë janë larguar në emigrim jashtë vendit, por ka dhe nga […]
HEC-i merr “peng” Peshtanin e braktisur të Maliqit
22 korrik 2021/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Maliq
Peshtani i Maliqit është braktisur nga pothuajse 90% e banorëve dhe vetëm katër familje kanë mbetur në fshatin e largët. Investimi i një HEC-i në këtë fshat mendohej se do të sillte investime, por duket se kjo vepër më shumë e ka marrë “peng” këtë fshat, duke […]
Vithkuqi i kishave mes historisë, tentativës për turizëm dhe pluhurit të harresës së shtetit
17 korrik 2021/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Korçë
Vithkuqi, qyteti i hershëm i mbi 100 krojeve, 3 kalave, 24 kishave dhe 3 manastireve, sot dergjet në harresë nga pushteti vendor e qendror, pa investime. Ndërkohë sot është lënë jashtë listës së programit të 100 fshatrave turistikë, ndërmarrë nga qeveria në fillim të vitit 2018, duke […]
Qeveria financon qarkun Durrës për mbetjet, zhgënjehet Kavaja
16 korrik 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Durrës/ Kavajë
Qeveria ka vendosur të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve pas krizës mjedisore sidomos në Bashkinë e Durrësit. Një kërkesë e tillë ishte bërë më herët dhe nga Bashkia e Kavajës, por Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndihmojë vetëm tre bashkitë […]
Plazhi i Durrësit po “formalizohet” nga ndërtimet pa leje dhe shitësit ambulantë, kostot financiare të projektit në kurriz të qytetarëve
13 korrik 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Bashkia Durrës ka vendosur që në plazhet e saj mos të ketë në këtë sezon asnjë tregtar ambulant. Vendimi është marrë që prej 15 majit 2021, ndërkohë që kjo ka sjellë reagimin e tregtarëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje nga bashkia. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës […]
Tenderi për kanalet vaditëse arreston dhe shkarkon kreun e bashkisë Lushnjë
9 korrik 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Lushnje
Kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, është shkarkuar me vendim qeverie, pasi një ditë më parë u arrestua bashkë me një sërë zyrtarësh të kësaj bashkie dhe disa biznesmenë për abuzime me një tender prej 226 milionë lekësh të realizuar në vitin 2020. Tenderi që çoi në […]
Tregu i Durrësit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, tregtarët ndahen në pro dhe kundra
1 Korrik 2021/ AldoMustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Ditën e sotme tregtarët e Tregut Agrobujqësor në Durrës janë ngritur në protestë pranë ambienteve të markatës, pasi ndjehen të revoltuar nga një njoftim pa firmë e vulë të Bashkisë Durrës për zhvendosjen e tyre brenda 5 ditësh drejt një tregu tjetër. Tregu aktual do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, […]
Velipojë/ IKMT hedh inertet e subjekteve të prishura në zonën e mbrojtur të Vilunit
30 Qershor 2021/Franceska Ndoja/Porta Vendore/Shkodër
Për vitin e dytë radhazi, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po shkakton një masakër mjedisore në Lagunën e Vilunit, ku ka depozituar inertet nga objektet e shembura në plazhin e Velipojës në Shkodër. Porta Vendore ka zbuluar se një vit më parë, IKMT u gjobit për këtë veprim, […]
Kontejnerët me plehra derdhen në Durrësin turistik
28 qershor 2021/Aldo Mustafa/Porta Vendore/Durrës
Porta Vendore kreu një vëzhgim në disa nga zonat më problematike sa i përket grumbullimit dhe pastrimit të mbetjeve urbane, ku evidentoi se përveç lagjes nr. 11, pranë qendrës së qytetit të Durrësit, kjo situatë është edhe më e rënduar në zonën e njohur si lagja “Spitallë” ose lagjja nr. […]
Gjirokastra lë në harresë PAK, rregullat për akses vetëm në letër
28 qershor 2021/Ervina Shehaj/Porta Vendore/Gjirokastër
Aksesimi i personave me aftësi të kufizuar në Gjirokastër mbetet një problem madhor, megjithëse nga viti në vit janë miratuar konventa, ligje dhe VKM. Pavarësisht miratimit në letër, zbatimi në praktikë mbetet ende i largët, ndërsa diskriminimi ndaj PAK vihet re në çdo rrugë apo institucion të bashkisë së qytetit […]
Monumentet e Kulturës harrohen në Shkodër, ekspertët: Ndërhyrje emergjente
25 qershor 2021/ Françeska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Simboli i Shkodrës, Kafja e Madhe do restaurohet dhe vitalizohet nëpërmjet një projekti të vetë pronarëve. Ndërtesa madhështore, monument kulture, ishte lënë prej vitesh në harresë, ndërsa ekspertët japin alarmin dhe për monumente të tjera. Disa prej atyre që janë lënë në harresë janë edhe varri i […]
Zall Herri në pritje të lagjes së re, pronat private bllokojnë rindërtimin
21 qershor 2021/ Porta Vendore/ Tiranë
Zall Herri i Bashkisë Tiranë është një nga zonat ku pritet të ndërtohet një lagje e re me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por problemet me pronësinë private kanë bllokuar projektet. Institucionet pretendojnë se kanë dalë VKM për shpronësim, ndërkohë që familjet e prekura nuk […]
Plehrat e Durrësit, Këshilli bashkiak miraton 50 milionë euro për 15 vite
11 qershor 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Durrës
Bashkia e Durrësit ka vendosur që për 15 vitet e ardhshme t’i depozitojnë mbetjet në landfillin e Sharrës, me një kosto prej 50 milionë eurosh. Vendimi është kaluar nga Këshilli Bashkiak në një mbledhje jashtë radhe tre ditë pas bllokimit të mbetjeve të Durrësit nga landfilli i […]
Artizanati në Vaun e Dejës, gratë: “Punët e dorës” t’i trashëgojmë në breza
9 qershor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Vau i Dejës
Artizanati në Vaun e Dejës është trashëguar brez pas brezi, duke bërë qe gratë dhe vajzat e kësaj zone të ushtrojnë këtë traditë me fanatizëm të rrallë dhe krenari, sidomos në tezgjah. Pikërisht artizanati ishte ai që u erdhi në ndihmë më shumë se çfarëdo […]
Lumi Mat, banorët mobilizohen për rikthimin e ‘lavdisë’ së tij
7 qershor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Lezhë
Lumi Mat, në zonën mes Lezhës dhe Kurbinit, i cili dikur përdorej dhe për plazh, e ka humbur lavdinë e dikurshme. Mbledhja e inerteve nga ky lumë, por dhe papastëria e ka çuar atë drejt degradimit. Kjo ka mbledhur banorët e zonës në një aksion për t’i kthyer atij ‘lavdinë’, […]
Projekt pilot për riciklimin e mbetjeve në Lezhë. Banorët, entuziastë për iniciativën
4 qershor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Lezhë
Dy pallate në Bashkinë e Lezhës kanë vënë në zbatim një projekt pilot për riciklimin e mbetjeve, duke ndërmarrë iniciativën për ndarjen e mbetjeve në burim. Ky projekt, i ndërmarrë nga shoqëria civile i ka entuziazmuar banorët, ndërsa aktivistët shpresojnë që një projekt i tillë të shtrihet në të gjithë […]
Bashkitë “e dobëta”, Raporti: Nuk përballojnë dot krizat
1 qershor 2021/ Aurora Sulce/Porta Vendore
Bashkitë e kanë të vështirë të përballojnë goditjet që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Pandemia e COVID 19 tregoi qartazi aftësinë e dobët të pushtetit vendor për të mbledhur të ardhura dhe rredhimisht, për të përballuar krizat. Sipas raportit të Financave Publike Vendore për vitin 2020, publikuar nga CoPlan dhe […]
Cilësia e ujit në 2017 jashtë parametrave, institucionet nuk mbajnë përgjegjësi lidhur me vendimin e gjykatës
27 maj 2021/ Porta Vendore/ Tiranë
Gjykata Administrative e Tiranës ka urdhëruar Ujësjellësin e Tiranës që të monitorojë dhe analizojë të gjithë parametrat e ujit, dhe rezultatet e masat për përmirësim t’i dërgohen për dijeni dy organizatave jofitimprurëse, të cilat e kishin paditur për moskryerjen e këtij procesi. Vendimi i paprecedentë është marrë pas një […]
“Me sytë dhe veshët nga pandemia”: Turizmi në Durrës, mes dilemave për sezonin e ri
19 maj 2021/ Griseld Hoxha/Porta Vendore/Durrës
Qindra biznese në zonën e plazhit të madh në qytetin e Durrësit kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik mes shumë dilemave pas situatave të vështira që lidhen sa me pandeminë e COVID-19, aq dhe me tërmetin e vitit 2019. Sapo zbarkon në plazhin e Durrësit, një mjet […]
Zall Gjocaj, tre vjet betejë, banorët të vendosur: Nuk duam HEC-e
15 maj 2021 /Porta Vendore/Mat
Banorët e Zall Gjocajt, të cilët prej tre vitesh protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit në zonën e tyre, janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund luftës, pavarësisht pengesave që u janë krijuar rrugës, si nga pandemia, ashtu dhe institucionet qendrore dhe vendore. Ata janë në pritje të tre […]
Rindërtohet Kisha e Shën Vlashit në Skuraj të Kurbinit, e lënë prej vitesh në harresë
13 maj 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Kurbin
Katolikë e myslimanë janë bërë bashkë për kthimin në identitet të Kishës së Shën Vlashit në Skuraj të Kurbinit. Ky objekt kulti i shkatërruar nga regjimi komunist, sipas banorëve, ka bërë shumë mrekulli dhe ndaj i gjithë komuniteti ndjehet sot entuziast për rindërtimin e tij, që prej vitesh ishte e […]
Malbardha e Kurbinit mbetet pa ujë, banorët e revoltuar kërkojnë ndërhyrje nga bashkia
3 maj 2021/Gjergj Figuri/Porta Vendore/Kurbin
Në Malbardhë të Kurbinit, banorët duhet të luten që Zoti t’i mëshirojë e tu falë shi nga maji deri në shtator. Kjo është mundësia e tyre e vetme për të pasur ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ose vetëm duke e mbushur poshtë në fushë për ta ngjitur lart […]
Familjet e dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Ura Vajgurore “DIMAL” më shumë se tre vite në çadër
21 prill 2021/Mimoza Sinanaj/Porta Vendore/Ura Vajgurore
Të dëmtuara nga tërmeti 21 shtatorit, dy familje në Bashkinë Urës Vajgurore, sot Bashkia Dimal, bëjnë apel për ndihmë. Familja Kujtim Baho nga Malas-Gropë dhe familja Rreshat Totaj nga Poshnja, prej më shumë se tre vitesh jetojnë në kushte tepër të vështira. Banesat e tyre janë dëmtuar fillimisht nga […]
Karburant i ri në mes të Tiranës, banorët: Ndihemi në rrezik, askush s’na shpjegon gjë
14 prill 2021/Porta Vendore/Tiranë
Ndërtimi i një pike të re të tregtimit të karburanteve, vetëm pak metra larg një karburanti tjetër, ka alarmuar banorët pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ku prej disa javësh kanë nisur punimet për ngritjen e godinës. Banorët kanë tentuar të ndalojnë punonjësit, pasi u kanë bllokuar hyrjen e pallatit, […]
Korçës i janë rikthyer sërish turistët, Dardha destinacioni i 4 stinëve
24 mars 2021/Bledi Gilaj/Porta Vendore/Korçë
Pandemia e Covid-19 mbylli shumë lokale dhe restorante për shkak të mospërballimit të krizës financiare që ky virus la pas, por gjithashtu edhe shumë të tjera janë në kufij të mbijetesës, pasi e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë treg tejet të vështirë. Përballë kësaj situate duket se korçarët […]
Gratë në biznes, më pak administratore dhe pronare
8 mars 2021/Aurora Sulçe.
Të bësh biznes në Shqipëri është e shumë vështirë për një grua.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pesha e grave në pozicione drejtuese në biznes, apo që zotërojnë një sipërmarrje, mbetet ndjeshëm më e ulët se e burrave. “Në vitin 2019, përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet aktive është 25.4[…]
ARRSH e vendosur të ndërtojë rrugët dytësore mbi toka bujqësore, banorët e Kurbinit kërkojnë ndryshim të projektit
28 shkurt 2021/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin
Rrugët dytësore lidhëse kanë futur në ngërç projektin për autostradën Fushë-Milot-Kurbin. Banorët e fshatrave deklarojnë se projekt i ARRSH bie përmes tokave të tyre dhe dëmshpërblimi nuk u jep zgjidhje. Madje, ata nuk janë pyetur për këtë projekt, i cili tashmë ka ngecur për shkak të rezistencës së tyre.
Ujësjellësi i Bërzheshtës, Bashkia Prrenjas: E zgjidhëm, por nuk mund të nxjerrim përgjegjësit
19 shkurt 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Prrenjas
Bashkia e Prrenjasit është tërhequr nga kallëzimi penal për ujësjellësin e ri të fshatit Bërzheshtë, për të cilin, kryetari i bashkisë, pati deklaroi rreth një vit më parë se do të çonte për ndjekje penale përgjegjësit që kanë krijuar situatën e mungesës së ujit të pijshëm […]
Shqipëria, dy ditë nën pushtetin e dëborës dhe ngricave
16 shkurt 2021/ Porta Vendore
Shqipëria u përfshi për më shumë se 48 orë nga reshjet e dëborës dhe moti i acartë, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar në rrugët e vendit, të cilët nuk ishin përgatitur të udhëtonin me goma dimri apo zinxhirë dhe qindra fshatra pa energji elektrike. Ngricat krijuan probleme në […]
Thumana ende e gjunjëzuar, mes shpresës dhe vonesës për rindërtim
17 shkurt 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë
Thumana mban ende veshur rrobat e zisë. Premtimet e qeverisë se ata do të mund të festonin ndërrimin e viteve në shtëpitë e reja nuk iu afrua aspak realitetit.. Të përkulur nga dhimbja, pasi tërmeti i 26 nëntorit iu mori gjithçka, shpresa, teksa shohin të hidhen […]
Banorët e zonave të përmbytura të Lezhës në ankth për dëmshpërblimet, bashkia ende asnjë informacion për dëmin e shkaktuar
8 shkurt 2021/ Martin Marku/ Porta Vendore/ Lezhë
Lezha ishte një ndër qytetet me të prekura nga reshjet e shiut, ku post përmbytjet kanë nxjerrë në pah dëme të shumta. Porta Vendore vizitoi tre familje konkretisht në Torovicë, lagjen Shehër, dhe në lagjen “Nënë Tereza”, të prekur nga përmbytjet e përvitshme në këtë zonë, […]
Studimi në 14 bashki, 66% e romëve të papunë dhe 59% pa akses në shëndetësi
31 janar 2021/ B.Gilaj/ Porta Vendore
Rreth 66% e komunitetit rom në Shqipëri janë të papunësuar, ku shkak kryesor mbetet arsimimi, por nuk përjashtohet dhe diskriminimi. Ky rezultat del nga një anketim i realizuar në tre muajt e fundit të vitit 2020 nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) në 14 bashki të […]
Ministria e Kulturës ndërhyn me restaurim në Urën e Halilave, historianët pohojnë jetëgjatësinë e këtij investimi të nevojshëm
29 janar 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Prej vitesh mungonte vëmendja e institucioneve përgjegjëse, ndërsa persona të papërgjegjshëm e kishin dëmtuar “Urën e Halilajve”, duke rrezikuar një vepër me rëndësi të madhe historike e kulturore të zonës së Klosit, i cili po degradohej dita ditës si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes. Por tanimë […]
Tirana me 24 orë ujë, vetëm në 2024! Qeveria: 24 orë ujë në 55 qytete brenda 2022
27 janar 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Banorët e Tiranës do të mund të kenë 24 orë ujë të pijshëm në çezmat e tyre vetëm në pranverë të vitit 2024. Të paktën ky është parashikimi optimist i dhënë nga Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, i cili bëri të ditur […]
Makinat i duam benza, por mund t’i përballojmë të vjetër dhe me naftë. Ja sa paguajmë taksa
22 janar 2021/Aurora Sulce/Porta Vendore/Tiranë
Kur Jeremy Clarkson, drejtuesi i emisioni të njohur në të gjithë botën “Top Gear” do të zhvillonte në 2011-ën një episod të tij në Shqipëri, do të çuditej nga numri i madh i makinave Benz në qarkullim. 10 vite më pas, shqiptarët mbeten të “dashuruar” pas brandit gjerman. Sipas […]
Autoritetet lejojnë panelet e erës brenda zonave të mbrojtura natyrore
21 janar 2021/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Karaburun
Dy aplikime të reja për ndërtimin në Karaburun të impianteve që prodhojnë energji elektrike nga burimet e erës, kanë marrë javët e fundit të vitit që shkoi miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por Karaburuni, gadishulli i vetëm i vendit, i pozicionuar në kategorinë […]
Në Kishën e Shën Ndout në Laç, për pak lutje e shpresë në këtë fillim viti
16 janar 2021/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Kurbin
Janë të shumtë njerëzit që i drejtohen kishës së Shën Ndout në Laç, e kjo nuk ka munguar as në këto ditët e para të këtij viti. Rruga që të çon drejt Kishës së Laçit, ose quajtur ndryshe kisha e mrekullive, gjarpëron. Ndërsa sa më gjatë […]
Në luftë për mbijetesë, njerëzit e rrugës mes pandemisë dhe natës së ndërrimit të viteve
4 janar 2020/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Tiranë
Kur virusi shpërtheu edhe në Shqipëri, strukturat shëndetësore nëpërmjet televizionit udhëzuan disa rregulla të cilat shërbenin për mos infektimin nga koronavirusi. Komiteti Teknik, apo edhe vetë kryeministri njoftuan shqiptarët që duhet të tregonin kujdes me higjienën vetjake, të lajnë duart sa më shpesh me sapun ose […]
Në fshatin Adriatik, aty ku koha ka ndaluar prej 30 vitesh
28 dhjetor 2020/ Porta Vendore/ Divjakë
Në fshatin Adriatik të Divjakës koha ka ndaluar. Ata që jetuan dikur në këtë fshat skajor të rrethit të Lushnjës, ishin të izoluar dhe internuar nga komunizmi, ndërsa banorët e sotëm janë harruar nga të gjithë. Ky fshat i njësisë administrative Remas, vuan për gjithçka, që nga varfëria, […]
Banorët e Selitës vijojnë betejën ligjore për shtëpitë e shembura padrejtësisht
20 dhjetor 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Vendimi i marrë në shtator 2020 nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë ishte në favor të familjeve të Selitës, banesat e të cilëve u shembën 4 vite më parë për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Porta Vendore evidentoi nëpërmjet një shkrimi në […]
TË MBIJETUAR NGA MINAT SERBE DHE MUNICIONET, POR JO NGA IRONIA E SHTETIT SHQIPTAR
18 dhjetor 2020/ Sulejman Dida/ Porta Vendore/ Kukës
…(përveçse viktima, shumë prej tyre janë heronjtë e situatave dramatike që ka përjetuar vendi në vite të ndryshme. Ata ishin në vijën e parë, në ato zona të cilat kanë qenë dhe mbeten gjymtyrë të ngrehinës së përbashkët, të shtetit shqiptar. …Sjellja ndaj këtyre personave është […]
Tropojë/Sfidat e grave sipërmarrëse dhe mungesa e mbështetjes nga pushteti vendor
14 dhjetor 2020/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tropojë
Vitet e fundit është advokuar fort në drejtim të emancipimit të gruas. Projektet nuk kanë munguar në kuadër të këtij qëllimi, por çfarë ka ndryshuar në të vërtetë. Nëse analizojmë faktet, shohim se roli i gruas në shoqëri është përmirësuar pak ose aspak, shifrat e grave […]
Landfilli i Laçit, ende në punë, rrezikon jetën e banorëve
12 dhjetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin
Mbetjet e Kurbinit vazhdojnë të depozitohen në landfillin që është ndërtuar prej vitesh në Kurorën e Gjelbër mbi qytetin e Laçit, duke shkaktuar një ndotje të ajrit, por shpesh herë dhe të ujit, pasi pak metra më poshtë ndodhen depozitat e ujësjellësit. Edhe pse disa herë […]
Fshati Madhesh, 30 vite pa investime, mes bukurisë natyrore dhe rrezikut që i kanoset nga HEC-et
10 dhjetor 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Mat
Fshatit Madhesh në njësinë administrative të Ulzës, në Bashkinë e Matit, ka gjithçka që natyra mund të falë. Kurorë pyjesh të gjelbëruara edhe në mesin e vjeshtës së artë, ajrin e pastër, e lumin me ujin e kulluar që reflekton ngjyrën jeshile të kodrave përreth. Një […]
Kalaja e Lezhës një aset që po dergjet
3 dhjetor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Me 24 shtator 2014 u vodh pjesa më e madhe e linjës elektrike, ndriçuesve të rrugës dhe prozhektorëve që ndriçonin kalanë e Lezhës prej nëntorit të 2012-tës. Hajdutët nuk kursyen asgjë dhe nuk u shqetësuan nga askush. Në këtë mënyrë, kalaja mesjetare e Lezhës ra sërish […]
Orikumi antik, “ishull arkeologjik” i kërcënuar nga ushtria dhe piratët!
30 nëntor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Vlorë
Në rrugën përbri plazhit të Orikumit, syri të rrok nga Gadishulli i Karaburunit deri në Vlorë. Rruga panoramike ndërpritet nga një portë hekuri! Duket sikur të fton për lundrim detar. Përbri saj, në të dyja anët qëndrojnë dy fener, njëri jeshil dhe tjetri i kuq. Janë […]
Rindërtimi ende nuk ka filluar në shumë fshatra të Bashkisë Durrës
26 nëntor 2020/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 shkatërroi mijëra shtëpi në fshatrat e Bashkisë Durrës, por edhe brenda në qytet, duke detyruar që shumë qytetarë të braktisin strehën e tyre. Edhe pse kaloi 1 vit, situata për shumë qytetarë është e njëjtë si me ditën e tërmetit. Disa […]
Mungesa e ujit rikthen Mborjen historike të Korçës në mesjetë
23 nëntor 2020/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Korçë
I ndodhur shumë pranë qytetit të Korçës, fshati Mborje ka vite që vuan për pikën e ujit, megjithëse një vend me tradita që në mesjetë dhe pasuri uji të jashtëzakonshme, rreth 600 familjet e këtij fshati hasin vështirësi në këtë drejtim. Ata pohojnë gjithashtu se edhe […]
Shembja e Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit: Shkeljet që kreu Policia e Shtetit
20 nëntor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Gjashtë muaj hetime pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit ka arritur në konkluzionin se policia e Shtetit ka shkelur ligjin në disa raste gjatë ndërhyrjes për largimin me dhunë të artistëve dhe aktivistëve që ishin kundër shembjes së tij. Avokati i Popullit ka përgatitur […]
“Ti ruajmë sa nuk është vonë”: Banorët e Beratit kërkojnë më shumë vëmendje për rrugicat e kalldrëmta, vlerën e trashëguar prej shekujsh
18 nëntor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Një prej vlerave të trashëguara ndër breza, në qytetin muze të Beratit, janë dhe rrugicat e kalldrëmta. Ky qytet ka mijëra metra katrorë rrugë të kalldrëmta, të shtrira në lagjet muzeale të tij, por jo vetëm. Sfida për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre vë përpara përgjegjësisë […]
Kukësi i rrethuar nga uji, vuan prej 30 vitesh për ujin e pijshëm
14 nëntor 2020/ Sulejman Dida/ Porta Vendore/ Kukës
Kukësi është nga qytetet e paktë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë që rrethohet nga aq shumë ujë, përkatësisht nga tre lumenj si dhe nga liqeni i Fierzës që e bën qytetin si një gadishull, e megjithatë, është nga të paktët, ose ndoshta i […]
Tranzit në Shqipëri, për të mbërritur në Europë. Emigrantët sirianë enden rrugëve të qytetit të Durrësit
10 nëntor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Lufta civile e më pas kriza që ka përfshirë Sirinë, bëri që mijëra sirianë të shkelin në Shqipëri, vend të cilin e shohin si mundësi për të mbërritur drejt vendeve europiane. Dhe pse shtetin e vogël në zemër të Europës, e njihnin pak për mos të […]
Fshati turistik i Spillesë pa kanalizime, ujërat e zeza derdhen në det
5 nëntor 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Rrogozhinë
Fshati turistik i Spillesë është rreth 1 orë larg Tiranës, dhe këtë sezon turistik ishte i mbushur jo vetëm me turistë vendas, por edhe të huaj, kryesisht sllavë. Rëra e bardhë dhe e pastër e kuruar me kujdes nga ‘beach baret’, shëtitorja e bregut e ndërtuar […]
Shtegu i pashpresë i Luginës së Shërimit
20 tetor 2020/ Edmond Prifti/ Porta Vendore/ Dibër
Shpesh thuhet se një rrugë e keqe, ka edhe një të mirë “që të heq gurët nga veshkat”, por rruga apo më saktë shtegu që të çon drejt fshatit Rabdisht, 6 kilometra larg nga qyteti i Peshkopisë njihet “ironikisht” edhe si “Lugina e Shërimit” për shkak […]
Fshati Barç, mes mesjetës dhe indinjatës për ujë, rrugë, e kanalizime
16 tetor 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Korçë
Gjithçka në fshatin Barç të Korçës të kujton mesjetën, ku si dëshmi shërben çdo godinë e amortizuar, rrugë apo edhe jetesa e komunitetit. Është vetëm 3 kilometra larg Korçës, një qytet që përgjatë viteve të fundit ka thithur mjaft investime të mëdha, por një pjesë e […]
Ura Vajgurore, bashkia që kërkon shpëtimin te një emër i lashtë
8 tetor 2020/ Ardit Hoxha/ Porta Vendore/ Ura Vajgurore
Ura Vajgurore me vendim të këshillit bashkiak të datës 24 korrik 2020 do të quhet Dimal. Vendimi pritet të kalojë së shpejti në Kuvend për ta zyrtarizuar kështu emrin e kësaj bashkie të vogël por me potencial turistik. Ndërsa nuk kanë munguar edhe zërat kundra […]
Grama e Dibrës, mes bukurisë përrallore dhe mungesës së rrugës
30 shtator 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Dibër
Grama është cilësuar perla e Dibrës, e pasur me bjeshkë të sheshta, liqenin e bukur dhe gjelbërim të pafundmë. Me tu ngjitur në bjeshkët e Gramës, syri sheh vetëm gjelbërim pafund, burime të shumta uji të kristaltë dhe shumë të ftohtë. Në Gramë ka një sërë […]
Mes Leqeve të Hotit për në Lëpushë e Vermosh, dy perlat e Malësisë së Kelmendit
22 Shtator 2020/ B.Gilaj/ Porta Vendore/ Malësi e Madhe
Kush shkon në Vermosh nuk e ban ditën dam. Kjo shprehje karakteristike e skajit më verior të vendit tonë, do ta përshkruante më mirë se asgjë luginën e Vermoshit, të shtrirë mes majave të larta e të thepisura, të pasura me gjelbërim, florë dhe faunë […]
Shumë familje në qytetin e Durrësit, “peng” i ekspertizave për fatin e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit
14 shtator 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Rreth 9 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit, i cili u prek më shumë nga lëkundjet e tokës, shumë qytetarë durrsakë, vazhdojnë të enden në dyert e institucioneve vendore, pasi nuk kanë ende një përgjigje përfundimtare për fatin e apartamenteve të tyre […]
Banorët e Kërkovës së Vlorës të zhgënjyer nga shteti për shkak të mungesës së investimeve. “Nuk do marrim pjesë në zgjedhjet e 2021-it”.
7 shtator 2020/ Enriko Gabaj/ Porta Vendore/ Vlorë
I gjendur vetëm 7 km larg qytetit Vlorës, fshati Kërkovë përballet çdo ditë me neglizhencën e institucioneve lokale. Rruga e shkatërruar që në hyrje e deri në qendër të fshatit, mungesa e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, ka detyruar rininë të braktisë fshatin e të […]
Parkingjet, Bashkia Vlorë fiton në Arbitrazh ndaj kompanisë koncesionare
5 shtator 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Vlorë
Bashkia e Vlorë ka fituar gjyqin në arbitrazh në Paris kundrejt kompanisë së parkimeve “Tis Park”, duke shmangur gjobën e majme prej minimalisht 24 milionë dollarë që kompania kishte kërkuar ndaj bashkisë për prishje të njëanshme të kontratës. Sipas kryebashkiakut Dritan Leli, me vendimin e marrë nga […]
“Miss Ballkani’ rrezikon të shembet : ura me tre harqe në Milot lënë në harresë
3 shtator /Bledar Gilaj/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut e shpallur si Miss Ballkani në vitin 2001 në një konkurs mbarëkombëtar, për vlerat e saj arkitekturore dhe inxhinerike rrezikon të dalë jashtë funksionit dhe të shembet totalisht si shkak i dëmtimit të këmbë vetë urës, ndërkohë që autoritetet e kanë lënë në harresë […]
Neglizhenca institucionale lë në harresë nënën me tre fëmijë të sëmurë
1 shtator 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Zyra Ramadani është një nënë e ve, e cila ka tre fëmijë në moshë të rritur të sëmurë me epilepsi. Dy prej tyre përfitojnë KEMP, ndërsa i treti, i cili është në gjendje dhe më të rëndë, pasi nuk mund të lëvizë nga krevati dhe rri […]
Shkëlqimi , rënia dhe ringritja e Durrësit antik
30 gusht 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Durrës
Nëpërmjet një foto-reportazhit, realizuar gjatë fundjavës, Durrësi na sjell disa copëza të tij, mes detit, mes përpjekjes për rindërtim, durrsakëve pasionantë që kërkojnë të harrojnë ngjarjet e fundit të këtij qyteti, gjunjëzimin e komuniteteve vunerabël ku pandemia e Covid 19 dha një goditje finale, punimeve për […]
Gurë i Bardhë në Klos, fshati mes turizmit dhe HEC-eve
28 gusht 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Fshati Gurë i Bardhë në Klos është zgjedhur mes 100 fshatrave turistikë, por nga ana tjetër është dhënë koncesion për ndërtimin e tre HEC-eve. Kjo ka shkaktuar reagimin e banorëve, të cilët kanë protestuar, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ndërkohë që edhe bashkia i ka mbështetur, […]
“Nuk jemi ndier kurrë, pjesë e qytetit”: Banorët e Kënetës në Durrës mes zhgënjimit dhe harresës
18 gusht 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Banorët e një sërë lagjesh, në zonën e ish Kënetës në Durrës përballen prej vitesh me probleme mjaft të mëdha. Mjedisi, ku ata jetojnë është shumë vite larg emërtimit “Durrësi i Ri”, një emërtim i përdorur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, ndërkohë që tërmeti i 26 nëntorit […]
Situata kaotike në Kakavijë, mbi 20 km vargu i shqiptarëve në pritje për të kaluar kufirin
15 gusht 2020/Xhemil Beharaj/Porta Vendore/Gjirokastër
Kaosi i krijuar në Kakavijë prej tre ditësh ka shkaktuar revoltë të qytetarëve, të cilët kanë pritur në radhë për të kaluar në shtetin fqinj. Pa ujë, pa bukë dhe pa tualete, ata qëndruan për orë të tëra në temperatura 38-40 gradë, ndërkohë që nata mbetej pjesa më e […]
Pandemia zbraz bujtinat në Lunxhëri dhe Pagri
5 gusht 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Fundi i korrikut 2020 i gjeti bujtinat rreth e përqark zonës së Gjirokastrës të zbrazëta. Asnjë turist vendas apo i huaj nuk ka shkelur prej më shumë se pesë muajsh në fshatrat ku familjet kanë hapur dyert për t’i mirëpritur. Vaso Bakulin, profesorin e dalë në […]
Zjarret pushtojnë vendin, bashkitë të pafuqishme për shuarjen e flakëve
3 gusht 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Flakët kanë pushtuar disa zona të vendit, duke u përhapur fuqishëm në javën e fundit të korrikut dhe në dy ditët e para të gushtit. Zjarret kanë përfshirë më së shumti zonat veriore të vendit, Si Shkodrën, Lezhën, Kukësin dhe Dibrën, por pa lënë mënjanë as zona […]
Gjoni, 73-vjeçari nga Shkodra që mposhti Covid 19
27 korrik 2020/ Françeska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Ndërsa çdo ditë kemi shtim të rasteve të prekura me Covid 19, janë të paktë ata që kanë preferuar që gjatë këtyre 4 muajve të rrëfejnë eksperiencën e tyre në përballje me këtë virus vdekjeprurës, ndërsa mund të numërohen lehtësisht me gishtat e njërës dorë. Pavarësisht […]
Familjet e Selitës ende pa një zgjidhje të qëndrueshme për strehimin
21 korrik 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Prej 4 vitesh 137 familje të komunitetit rom e jo vetëm, enden rrugëve të Tiranës në kërkim të një banese me qira, kjo pasi ata humbën shtëpitë e tyre në zonën e Selitës, ku iu hap rrugë projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. […]
Roskovec, ura “shembet” gjashtë muaj pas ndërtimit
14 korrik 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Roskovec
Rreth 300 fermerë të fshatit Suk në Bashkinë Roskovec rrezikojnë të mbeten pa rrugë për të shkuar në tokat e tyre për shkak të shembjes së një ure, e cila është ndërtuar vetëm 6 muaj më parë. Sipas fermerëve, ura ende nuk është inauguruar, ndërkohë që […]
Një vit pas tërmetit, banorët e Korçës harrohen në gërmadha
8 korrik 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Korçë
Tërmeti i 1 qershorit të vitit të kaluar, vijon të lërë plagë të pashërueshme te banorët e fshatit të largët në Qafëzezë. E ndodhur në zonën e Kolonjës, fshati me më shumë se 50 familje, jeton në rrënojat e shkaktuara nga dukuria natyrore. Të paktën 5 […]
Ura mbi Shkumbin rrezikon jetën e banorëve. Bashkia: Nuk kemi fonde
7 korrik 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Peqin
Ura mbi lumin Shkumbin në qytetin e Peqinit përbën rrezik për jetën e banorëve për shkak të gjendjes tejet të degraduar. Por çështja është më serioze për faktin se Bashkia e Peqinit nuk disponon fonde për ta rikonstruktuar, ndërsa qeveria thotë se kjo urë nuk administrohet […]
Laçi 1 javë pa ujë, banorët me bidonë në radhë: Kështu bëhet çdo vit
6 korrik 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Kurbin
Mijëra banorë të zonës së Kurbinit vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që kjo zonë për ironi të fatit ka burime nëntokësore që furnizojnë pothuajse gjithë qarkun e Durrësit me ujë. Ky absurd ndodh për shkak të mungesës së investimeve në ujësjellës prej […]
Torovica, shkretimi i hambarit të dikurshëm të bujqësisë
29 qershor 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Lezhë
Torovica e Lezhës, dikur hambar i bujqësisë, sot dergjet për investime, ndërsa 4 mijë familjet që jetojnë ende në këtë zonë i ka gjunjëzuar varfëria. Me lajtmotivin e një jetë më të mirë, shumica e familjeve përballen me vështirësi të shumta, si mungesa e ujit të pijshëm, […]
Dy nismat e shoqërisë civile që po ndryshojnë Sarandën
24 qershor 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Sarandë
Saranda në dy vitet e fundit është bërë pjesë e dy nismave të suksesshme iniciuar nga rreth 30 aktivistë nga e gjithë Shqipëria. Të rinjtë i ka bashkuar dashuria për ta parë qytetin e bukur dhe sa më larg betonit gri, ndërsa bashkëpunimi synon të shtrihet […]
Rishpërndarje dhe diferencim – propozimet e rimëkëmbjes ekonomike Post-Covid për komunitetin rom dhe egjiptian
16 qershor 2020/ Diana Malaj/ Porta Vendore
Pakicat etnike dhe linguistike të romëve dhe egjiptianëve e kanë vuajtur më së shumti e kryesisht izolimin nga pandemia Covid-19. Moslejimi i daljes jashtë banesës, mbyllja e tregjeve të shitjes së veshjeve të përdorura, pamundësia për të mbledhur materiale të riciklueshme, mungesa e ndihmave dhe lehtësirave financiare […]
IKMT nis shembjet në Velipojë, përplasje me pronarët: Na vrisni më mirë
12 qershor 2020/ Porta Vendore/ Velipojë
IKMT ka vazhduar për dy ditë radhazi aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në plazhin e Velipojës, por ka hasur në kundërshtimin e pronarëve, duke shkaktuar përplasje të ashpra mes tyre, ku një vajze i ka rënë të fikët. Përplasja ka ardhur pikërisht për faktin se IKMT […]
Lezhë, agonia e një pallati kulture
10 qershor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Quhet Pallat Kulture, por vetëm emrin ka të tillë, sepse prej tij prodhohet shumë pak art e kulturë. Kështu ndodh në Lezhë, me ambientin e vetëm kulturor të këtij qyteti, Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri”. Kur flitet për shfaqje artistike, lezhjanët duhet të marrin masa […]
Protestë kundër përdhunimit në tre qytete: Për fëmijërinë e vjedhur
4 qershor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Më mijëra të rinj, aktivistë, vajza e gra, artistë e psikologë protestuan sot në Sheshin “Nënë Tereza”, për fëmijërinë e vjedhur. Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në periferi të Tiranës ka bërë bashkë sot mijëra njerëz për të kërkuar më shumë të drejta dhe më […]
Të jetosh me artizanat
3 qershor 2020/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Punën e dorës dhe artin artizanal të thurjes kanë zgjedhur disa gra në qytetin e Fierit, për t’u vetëpunësuar dhe për të siguruar disa të ardhura për familjet e tyre. Prej dhjetë vitesh tashmë, 10-11 gra mblidhen në sheshin pranë xhamisë së qytetit, ku thurin dhe […]
Kallmi, oazi i qetësisë, plazhi i dëshiruar nga të gjithë, që vuan për një rrugë
1 qershor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pak kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, në perëndim të qytetit, mes një terreni kodrinor, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Uji i kristaltë i detit, kodrat e gjelbëruara, në këtë pjesë të qytetit bregdetar janë së bashku […]
Operatorët e transportit urban, gati për hapjen. Qeveria: Këtë javë, protokolli
26 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Pavarësisht hapjes graduale të bizneseve, transporti urban megjithëse ishte menduar i fundit në listën e hapjes pas pandemisë, ende për këtë shërbim nuk është dhënë asnjë sinjal ose datë që njofton fillimin e tij, ndërsa pritet fillimisht të dalin detajet nga protokolli i masave të miratuara […]
Turistë në kohë pandemie
24 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Mbyllja e kufijve, izolimi dhe karantinimi preku drejtpërdrejt turizmin dhe aktivitetin kryesor në vend, duke mbajtur larg turistët vendas e të huaj. Këta të fundit e kanë tashmë të pamundur të vizitojnë aktualisht Shqipërinë. Por një familje gjermane, e mbetur në Shqipëri prej pandemisë, po shijon […]
Këpucaria , zanati që nuk po lë trashëgimtarë në Gjirokastër
24 maj 2020/ Jonida Qirko/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Shpesh herë modernia shihet si një kërcënim për tradicionalen. Zhvillimi i shoqërisë por edhe i teknologjisë ka sjellë prej kohësh shfaqjen e profesioneve të reja, ndërsa ka reduktuar të tjera që kanë ekzistuar në të kaluarën. Të qenurit zanatçi siç e thonë gjirokastritët, po bëhet çdo […]
Pandemia dhe ‘heshtja’ e Voskopojës
20 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Korçë
Voskopoja, fshati turistik në juglindje, si kurrë më parë është mbytur nga heshtja, pandemia i rrëmbeu gumëzhimat e turistëve, ndërsa i shkaktoi trishtim. E ndodhur pak kilometra larg Korçës, në stinën më të frekuentuar nga qindra turistë të huaj dhe vendas , fshati piktoresk ka mbetur […]
Tiranë, këshilli bashkiak miraton fshehtas shembjen e Teatrit Kombëtar, shoqëria civile merr në mbrojtje godinën
14 maj 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur në mënyrë të fshehtë shembjen e Teatrit Kombëtar. Mes disa njoftimeve për shtyrje të mbledhjes së këshillit bashkiak për marrjen e këtij vendimi, ku gjatë ditës së enjte qarkulluan skenarë se do të organizohej të premten (15 maj) ose të hënën (18 […]
Turizmi natyror në Mat jashtë vëmendjes, në Xibër rritet lulja e rrallë
14 maj 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Në malin e fshatit Xibër – Hane të Bashkisë Klos, rritet një lule shumë e rrallë e quajtur shkencërisht si Narcisus poeticus, apo Narcisi poetit ngjyrë e bardhë. Në vendin tonë rritet vetëm në vargmalet e Matit dhe në fshatin Novosej të Kukësit, dhe pamja që […]
Tirana i rikthehet frenetizmit, edhe pse ende në gjysmë karantinë gjithçka i është rikthyer normalitetit
13 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Dy muaj pas shpalljes së masave të sigurisë kundër përhapjes së Covid 19, në rrugët e kryeqytetit duket se gjërat kanë ndryshuar, krahasuar me ditët e mes-marsit, kur thuajse të gjithë iu nënshtruan karantinës. Por teksa qeveria nga java në javë po liron masat shtrënguese dhe […]
Kuzhinieri lezhjan që gatuan ushqime për njerëzit në nevojë
12 maj 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Me zbutjen e masave kufizuese të lëvizjes, Ylli Zefi iu rikthye punës në kuzhinën e restorantit të tij, jo për të qenë në shërbim të klientëve të përhershëm, por për një mision mjaft të veçantë. Në këto ditë të vështira që po kalon vendi, kuzhinieri i […]
Hapet estetika dhe dentistët, si ishte dita e parë e “çlirimit” pas dy muajsh karantinë
11 maj 2020/Porta Vendore/ Tiranë
Pas dy muajsh karantinë, sot me urdhër të qeverisë dhe në masa të rrepta të respektimit të protokollit të sigurisë janë hapur parukeritë, estetikat dhe klinikat dentare. Mbyllja e tyre dymujore ka sjellë stres për shumicën e grave dhe vajzave, frekuentuese të parukerive dhe estetikave e për mijëra të […]
Komuniteti rom në Fushë-Krujë: “S’kemi frikë nga Covid 19 por duam të jetojmë”
11 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë prej dy muajsh janë lënë në mëshirë të fatit, qoftë nga pushteti qendror ashtu edhe nga ai lokal. Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë sikur të mos u mjaftonin pasojat shkatërruese të tërmetit të datës […]
Romët e Gjirokastër në udhëkryq, apelojnë për ndihmë dhe hapjen e tregut
10 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Izolimi i gjatë nga Covid -19 penalizoi rëndë shtresat më të ndjeshme të popullsisë. Prej më shumë se dy muajsh tregtarët romë në Gjirokastër kanë ndërprerë tregtinë e tyre të përditshme ndërsa apelojnë për ndihmë dhe hapjen e tregut. Banorët e komunitetit rom i gjen të […]
Pedonales i rikthehet gjallëria, artistët e rrugës sfidojnë Covid 19
9 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Prej një jave pedonalja e Tiranës duket se i është rikthyer normalitetit, aty gjen artistë rruge që performojnë përpara kalimtarëve të shumtë, teksa këta të fundit nxitojnë duke respektuar rregullat e përcaktuara nga qeveria për ndalimin e përhapjes së Covid 19. Por çfarë i ka shtyrë […]
Flamuri, i moshuari i Maliqit që pret në radhë me orë të tëra për pensionin
8 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Maliq
I ulur në trotuar, i pafuqishëm për të qëndruar në këmbë, prej orësh, i moshuari qëndronte në pritje për të marrë pensionin modest që ka përfituar nga vitet e punës përgjatë jetës së tij. Flamur Çiko, 70 vjeç këtë mëngjes ka udhëtuar prej fshatit Vloçisht drejt […]
Historia e gruas që pret të bëhet nënë: “Nuk dua të qëndroj në hotel, po numëroj ditët për të lindur”
8 maj 2020/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Durrës
Këtë të hënë, datë 4 Maj 2020, hyri në fuqi urdhri për vetëkarantinimin në shtëpi të atyre qytetarëve që riatdhesohen në Shqipëri dhe që banesën e kanë në zonat e kuqe nga Covid 19. Për të tjerët që duhet të kthehen pranë qendrave të banimit në […]
Sheshi “Omonia” në Fier nuk braktiset nga punonjësit e krahut as në kohë koronavirusi
6 maj 2020/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Punëtorët që punojnë në të zezë padyshim që janë një nga grupet më vulnerabël, të cilët po përjetojnë vështirësi të shumta, lidhur kjo me situatën e krijuar nga Covid-19 . Masat shtrënguese e kufizuese të marra për ndalimin e përhapjes së epidemisë si edhe pasojat direkte […]
Shijaku, i gjunjëzuar nga tërmeti, banorët mirëpresin fadromat për prishjen e objekteve
5maj 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Shijak
I gjunjëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytezën e vogël të Shijakut pritet të nisë gjatë kësaj jave prishja e 30 pallateve, 4 shkollave, pallatit të Kulturës dhe Xhamisë. Banorët e lagjes “Lugina”, një ndër lagjet më të prekura që aktualisht është shndërruar në një lagje […]
“Plaku dhe Deti” dhe peshkatarët në Tale të Lezhës
2 maj 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
“Plaku dhe deti” është historia e romanit te Heminguejit, që e rikthyer në kohët e sotme do të përshtatej më së miri me historinë e peshkatarëve në Tale të Lezhës. Beteja e tyre nuk është për të sjellë në breg peshkun më të madh, që do […]
Mjekët që iu rikthyen profesionit, në luftë kundër covid-19
30 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
E ndërsa i gjithë vendi vijon të qëndrojë në karantinë, disi të zbutur së fundi; lufta kundër covid-19 vijon në vijën e parë të frontit me të njëjtën forcë, përkushtim e sakrificë. Janë të shumtë mjekët e infermierët që çdo ditë përballen me armikun e […]
Dita e zakonshme në një situatë të jashtëzakonshme e profesionistëve të terrenit
29 prill 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
E ndërsa kërkohet qëndrimi në shtëpi, si një ndër masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, disa profesionistë, punën në terren e kanë pjesë të jetës së tyre. “Qëndro në shtëpi” për ta është frazë e panjohur, ndërkohë që pjesën më të madhe të së përditshmes, […]
Pusteci, një perlë e fundosur në prapambetje
28 prill 2020/ Gëzim Ashimi/Porta Vendore/ Pustec
Pusteci është Bashkia më e vogël dhe më e varfër në Shqipëri, një ish komunë, e cila vetëm sa ndërroi emrin dhe u quajt bashki me ndarjen e re territoriale. Me një buxhet vetëm 1 milion lekë të reja, ajo po shkon drejt falimentimit, ndërsa kërkesat janë […]
Qyteza të gjunjëzuara!
27 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë/ Kurbin
Të shndërruara në epiqendrën e re të shpërthimit të Covid-19, banorët e Krujës, Thumanës, Fushë- Krujës dhe Laçit, po respektojnë “shtetrrethimin”, por ndihen të pashpresë, ndërsa rastet me Covid 19 shtohen dita-ditës, duke e çuar në 92 raste Krujën dhe në 31 raste Kurbinin. Të […]
Lumi Drin ndot edhe zonat turistike të Lezhës
27 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej shumë vitesh Lumi Drin në Lezhë e ka ngadalësuar rrjedhën e tij për në det. Kjo ka ardhur për shkak të ndërprerjeve të prurjeve. Që në vitin 1950 kur u zbatua projekti i bonifikimit dhe i kullimit të zonës së Zadrimës në lumin Drin të […]
Kthim drithërues në Thumanë në pesëmujorin e tërmetit shkatërrimtar
26 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Thumanë
Pesë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 24 viktima, Thumana duket si e dalë prej lufte. Ngado që të hedhësh shikimin, syri has në godina të shembura, pirgje të mëdha inertesh dhe nevojtarë në kërkim të hekurit. Kjo pamje s’të ngjall veçse trishtim. […]
Shijaku, “kështjella e fundit” e COVID-19 në Qarkun Durrës
26 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Shijak
Lulet shumëngjyrëshe që kanë lulëzuar me ardhjen e Pranverës në Shijak, i shoqërojnë pasthirrmat e hareshme të fëmijëve. E diela ishte e tyre, më shumë se sa e nënave. Duke pedaluar me biçikleta përreth qytetit ata ngjasonin me ndjenjën e shpresës apo triumfin përballë pandemisë botërore […]
Fashat e orareve shkaktojnë kaos në sportele
26 prill 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Gjatë javës që po lëmë pas Porta Vendore bëri një vëzhgim nëpër Tiranë në pikat e postës, në banka të ndryshme të nivelit të dytë, në tregje publike, zyrat e shërbimit ndaj klientit OSHEE, institucione shtetërore e shëndetësore apo dhe në disa pika të shitjes me […]
Refugjat rrugëve të botës
26 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Jeta e tyre duket se po ndjek gjurmët e të parëve, duke u endur nga njëri vend i botës në tjetrin. Fajsal dhe Sara janë një çift të rinjsh nga Kuvajti që prej dy muajsh ndodhen në Shqipëri. Historia e tyre është si ajo e mijëra […]
Parku natyror i Viroit dëshmi e konfliktit natyrë-njeri
26 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Parku Natyror i Viroit në këto ditë pranvere është kthyer në një parajsë të vërtetë. Por aty nuk shkel prej dy muajsh asnjë vizitorë për shkak të pandemisë së covid 19, që ka përfshirë edhe vendin tonë.
“Tërmeti na kurseu jetën, por godinat e shkatërruara po na rrezikojnë çdo ditë”. Banorët e Durrësit, 5 muaj pas tërmeti ankohen për sigurinë e tyre
25 prill 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
20 mijë apartamente janë dëmtuar në qytetin e Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Inerte kudo, godina që duken si të kafshuara, mungesë sigurie, kjo është pamja që paraqitet katër muaj pas tërmetit në qytetin e Durrësit, aty ku banorët çdo ditë […]
Ndalimi i helmimeve dhe rikonstruksioni i qendrës së qenve, kërkesë e qytetarëve në Durrës
24 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qentë endacak në qytetin e Durrësit kanë qenë një shqetësim për aktivistët e mbrojtjes së kafshëve. Vetëm gjatë 2 muajve të parë të 2020 janë helmuar 9 të tillë në lagjen nr.4, kryesisht nga banorët ose bizneset, ndaj aktivistët bëjnë apel për mbrojtjen e tyre. Gjenovefa […]
Qytet Studenti, qyteti fantazmë në kohën e Covid 19
24 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Qytet Studenti ka në total 5400 studentë, ndërsa aktualisht në godinat e tij jetojnë 78 studentë. Shumica prej atyre studentëve që kanë lënë konviktin, duke u kthyer në qytetet e tyre në fillim të marsit, atëherë kur u shfaq edhe rasti i parë me Covid 19 […]
Në “karantinën” e të moshuarve në Gjirokastër, punonjësit qëndrojnë larg familjeve dhe në shërbim të të moshuarve
23 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Prej fillimit të muajit Mars 58 azilantë të moshuar, të moshës 70 deri në 95 vjeç, janë izoluar brenda ambienteve të kësaj qendre banimi pa pasur asnjë kontakt me botën jashtë. Bashkë më ta janë karantinuar edhe punonjësit, të cilët i shërbejnë të moshuarve 24 orë […]
Komuniteti egjiptian i ngrys ditët e karantinës mes varfërisë dhe apelit për ndihmë
22 prill 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Tiranë
Komuniteti egjiptian në Shqipëri është në kufijtë e mbijetesës në këto ditë kur karantina e detyruar vazhdon. Situata e tyre social-ekonomike ka lënë gjithnjë për të dëshiruar, pasi shumica e familjeve egjiptiane jeton duke mbledhur kanaçe, duke ushtruar lypjen, me tregti ose duke punuar në ndonjë […]
Kambanat e alarmit, fasonët në karantinë
21 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Biznesi fason është një nga sipërmarrjet, që mendohet se është ndër më të rrezikuarat ekonomikisht për shkak të Covid-19. Porta Vendore vizitoi dy biznese fasone në qytetin e Durrësit, për të parë kushtet në të cilat gratë e vajzat punojnë, respektimin e orareve dhe masave të […]
Hapja e bizneseve, rikthimi në punë mes vështirësive dhe shpresës për dalje nga kriza
20 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Pas 40 ditëve, sot mijëra tregtarë në Tiranë rihapën bizneset e tyre. Të kënaqur që do të mund të dilnin nga shtëpia e të mbushur me skepticizëm për të ardhmen e biznesit, shumë prej tyre ndanë këtë ditë të parë të rikthimit në punë me Portën […]
Harrohen të prekurit nga tërmeti, rrezikojnë “zinë” e bukës
20 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore
Qindra familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit, po përballen me “zinë” e bukës, për shkak të shtetrrethimit nga Covid-19. Banorët e fshatrave ndihen të braktisur nga shteti dhe në situatën e re të krijuar, po “braktisen” edhe nga ato pak shoqata që i […]
Karantinimi i të riatdhesuarve, shpresë dhe frikë në bregdet
19 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Tiranë
Hotelet e Golemit hapin dyert për herë të dytë në këto 6 muaj për t’i ardhur në ndihmë bashkëkombësve tanë. Pas tërmetit, disa prej strukturave turistike në bregdet kanë hapur prenotimet për të riatdhesuarit. Në një prej hoteleve të Golemit vetëm ditën e djeshme mbërritën 49 […]
Postier në kohën e koronavirusit
19 prill 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përhershme u është shtuar dhe detyra për të kryer shërbimet ndaj të moshuarve. Një prej tyre është edhe Admir Duli, i cili […]
Karantina dhe policët çekë të FRONTEX: “Të shërbesh në Jug të Shqipërisë është fat i madh”
17 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore
Në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë rruzullin, përkrah trupave të policisë shqiptare, shërbejnë më të njëjtën devotshmëri edhe trupat speciale të FRONTEX. Djemtë e Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së, kanë për detyrë të kontrollojnë dhe inspektojnë kufirin për të parandaluar […]
Në gjurmët e rrëqebullit
14 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore
Xhek Neza, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Elbasanit, njeriu që pa për herë të parë tre rrëqebujt, të martën e shkuar, diku në pyjet e Malit të Polisit, ishte vonuar me gjashtë javë, përpara se të kryente kontrollin rutinë të kamerave sekrete, […]
“Shuarja” e Lazaratit, fshatit që i kanë mbetur vetëm pleqtë
11 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Porta Vendore sjell historinë e dy të moshuarve nga Lazarati i Gjirokastrës. Jetesa e tyre në karantinë është mes vetmisë dhe vështirësive financiare, të cilat po i sfilitin pa asnjë mëshirë. Afo Rabaj nuk e di se sa vjeçe është. Kur e pyetëm për moshën, ngriti […]
Jeta e vështirë e personave me aftësi të kufizuar në karantinë
9 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë lënë totalisht jashtë vëmendjes së institucioneve për sa i përket masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Ata i janë bindur qeverisë duke qëndruar prej 3 javësh të izoluar, por shprehen se ndjehen disi të […]
Koronavirusi “thirri” në skenë bujqësinë. “Të gjithë do futen në karantinë, vetëm goja jo!”
7 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Një ish oficer, aktualisht fermer dhe admirues i hershëm i letërsisë shqipe, opinionet e tij për situatën e kolapsit që ka pllakosur nga pandemia globale dhe kombëtare i përcjell duke perifrazuar vargje nga poetët kombëtarë. “Koronavirusi thirri në skenë bujqësinë”, “bujk shqiptar, mos rri po duku”, […]
Durrësi, qyteti që njohu ‘fundin e botës’ tenton të ringrihet për herën e katërt
4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Instalacioni i Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave duket sikur ka zënë vend midis boshllëkut të detit. Skulptori Ilirjan Xhixha as nuk mund ta ketë përfytyruar se një ditë vepra e tij do të mbushte një qytet të zbrazur pas orës 13:00, përgjatë gjashtë ditëve […]
10 kilometra, për një bukë në kohë pandemie
1 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Në fshatrat e Lezhës, si kudo në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm të moshuarish, të cilët janë të vetmuar, e ku kjo situatë i ka shtuar edhe më tej hallet e tyre. Në shumë prej dyqaneve të fshatrave furnizuesi bukës nuk e çon më këtë […]
Heronjtë e “heshtur” në luftën kundër Covid 19
31 mars 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Mjekët, infermierët apo dhe punonjësit mbështetës të sistemit shëndetësor, janë ata që po përballen në vijën e parë të luftës me koronavirusin. Pas tyre, nuk mbeten as punonjësit e policisë, ushtrisë, gazetarët, farmacistët, punonjësit e supermarketeve etj, që gjithashtu janë në shërbim gjatë kohës së lejuar […]
Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë
24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]
Familjet e bulevardit të ri, të lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia Tiranë
22 mars 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Familjet që jetonin në zonën ku është ndërtuar bulevardi i ri dhe që iu prishën me forcë banesat për t’i hapur rrugë investimit, janë lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia e Tiranës, ndonëse atyre u ishte premtuar se do të ishin pjesë e programit të […]
Shënavlashi, fshati në karantinë
18 mars 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Pandemia i ka mbyllur në shtëpi banorët e fshatit Shënavlash në Durrës. Dhembja për humbjen e të moshuarës nuk mund të ndahet më askënd, ndërsa vizitat për të lehtësuar familjarët janë shmangur. Fshati është futur prej disa ditësh në karantinë. Asgjë nuk pipëtin në fshatin Shënavlash […]
Shëtitjet dhe biçikletat gjallërojnë Durrësin e futur në karantinë
14 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Për herë të parë pas 30 vitesh që kur Shqipëria ndryshoi sistemin politik dhe ekonomik, u përball me situatën e 1 janarit në muajin mars! Koronavirusi i ri, pagëzuar si COVID-19 gjunjëzoi botën dhe prej gati 1 jave arriti të paralizojë Shqipërinë. Rrugët e Durrësit u […]
Procesi i rindërtimit i ngadaltë, fillojnë rekrutimet e fuqisë punëtore nga jashtë vendit
10 mars 2020/ Porta Vendore/ Durrës
Mungesa e fuqisë punëtore po cenon procesin e rindërtimit pas tërmetit në Durrës. Problematike mbetet situata veçanërisht për pallatet dhe shtëpitë e ndërtuara para viteve ’93 të cilat do të ndërtohen dhe riparohen nga shteti, në varësi të dëmit të pësuar. Pothuajse tre muaj nga tërmeti që shkundi […]
Banorët e prekur nga tërmeti në fshatrat e Tiranës, me sytë nga qeveria
25 shkurt 2020/ E.Gjerani/Porta Vendore/ Tiranë
Nga tërmeti i datës 26 nëntor nuk shpëtuan as disa fshatra të Tiranës kryesisht në njësitë administrative Vaqarr, Prezë dhe Pezë. Porta Vendore udhëtoi në disa prej zonave, për të prekur nga afër historitë njerëzore të atyre familjeve që tërmeti i rrëmbeu pa mëshirë djersën e një jete. […]
Mes shkatërrimit dhe braktisjes, banorët e zonës së plazhit në Durrës, shpresojnë rimëkëmbjen për të ardhmen e turizmit
23 shkurt 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pesë hotele u shembën krejtësisht në zonën e plazhit, në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. 969 objekte banimi rezultojnë të dëmtuara rëndë në Rajonin me numër 5, ku përfshihet dhe zona e plazhit. 130 biznese të mëdha […]
Fshati që rrezikon të shterojë
21 shkurt 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Gjirokastër
“O djali kallabollate/ Doje të shtoje hirate/ Humbe dhe ato që pate!”. Bejo Kërri sapo ishte ulur në një tavolinë të ngushtë, ku katër bashkëfshatarë të tjerë po diskutonin me zë të lartë. Klubi nuk kishte ndryshuar shumë, qysh nga koha e kooperativës. Tavolinat e drunjta […]
Banorët e Hamallajt i rikthehen jetesës në banesat e dëmtuara nga tërmeti
7 shkurt 2020/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/ Durrës
Pas tërmetit të datës 26 nëntor, banorët e kanë braktisur fshatin Hamallaj, disa kanë shkuar tek të afërmit në Sukth ose Durrës, të tjerë kanë udhëtuar jashtë vendit te fëmijët ose familjarët, ndërsa banorët e mbetur janë shndërruar në ‘heronj’, duke i bërë ballë çdo ditë situatës […]
Afatet për qëndrimin në hotele po përfundojnë, banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti dalin në rrugë
30 janar 2020/Vali Qyrfyçi/Porta Vendore/ Durrës
Shumë familje të prekura nga tërmeti dhe që po qëndrojnë në hotelet që hapën dyert për ta menjëherë pas fatkeqësisë natyrore, po përballen me vështirësi të shumta për të marrë një zgjidhje për vazhdimësinë e strehimit të tyre. Teksa afati i largimit të tyre nga hotelet akomoduese është […]
Jetë në çadër
26 janar 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Në fshatrat Mullkuç, Bilaj, Merqinë, Bubq, Budull, Mazhë e madhe, Mazhë e vogël e Tarinë, në njësinë administrative Bubq janë rreth 260 familje të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Edhe pse ka kaluar një muaj e gjysmë, qindra familje janë në çadra, dhjetëra në […]
Boboshtica, fshati i “plakur” që kërkon ringjallje nga turizmi
22 janar 2020/ Gëzim Ashimi/ Porta Vendore/ Korçë
Boboshticën sot e gjen midis projektit ambicioz të “100 fshatrave turistikë” dhe dëshirës për braktisje të banorëve, të cilët shprehen skeptikë për zhvillimet që mund të marrë fshati falë këtij projekti të qeverisë shqiptare, ku deri më tani, ata s’kanë parë asnjë investim konkret. Boboshtica ndodhet […]
Ersekë, “Rilindja” e sheshit që nuk rilindi jetën e banorëve
9 janar 2020/ Dhorjela Cule/ Porta Vendore/ Ersekë
Rikonstruksioni i sheshit “Rilindja” nuk solli asnjë përmirësim për jetën e banorëve të Ersekës. Investimi me vlerën 881 000 euro për shumicën e atyre që jetojnë në këtë qytet ishte i panevojshëm dhe aspak funksional. Punimet për rinovimin e sheshit qendror të Ersekës nisën në vitin […]
Të “padukshmit” e festës
31 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/Tiranë
Në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve Porta Vendore sjell historinë e Yllit, Qemalit, Meti dhe Kledit, të cilët kanë mbi 20 vite që jetojnë në rrugë, larg familjes dhe me shpirtin bosh. Rreth autorit: Elisa Gjerani, Kryeredaktore e platformës “Porta Vendore”, është gazetare me eksperiencë […]
Tregu i rrobave të përdorura, një portë mundësie për komunitetin rom dhe egjiptian
19 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
110 persona, nga tregtarë deri tek ish lypës, ose persona që merreshin me mbledhjen e objekteve të riciklueshme, janë shndërruar në tregtarë formalë, falë tregut të rrobave të përdorura, i hapur në Shkozë. Tregu u hap në maj të këtij viti dhe 110 tregtarët e komunitetit […]
Në qiell të hapur, aty ku komuniteti rom dhe egjiptian vuan pasojat e tërmetit
12 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
20 familje të komunitetin rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë prej dy javësh janë në qiell të hapur. Magazina e sajuar në trajtë banesash ku ata jetonin prej 15 vitesh përbën rrezik serioz për jetën e tyre. Trarët mbajtës të çatisë kanë lëvizur dhe banesat e tyre […]
Një javë pas tërmetit vrastar, qytetarët në kërkim të një strehe
5 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga të tërmeti që tronditi jo vetëm pallatet por edhe zemrat e mendjet e shqiptarëve situata duket ende e paqartë në terren për banorët e mbetur në qiell të hapur. Rihane Kica së bashku me bashkëshortin dhe dy […]
Panik në rrugët e Durrësit dhe solidaritet midis gërmadhave e dridhjeve të tokës
28 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Festa e Pavarësisë e gjeti Shqipërinë të gjunjëzuar nga një tërmet që i mori jetën të paktën 41 personave dhe plagosi qindra të tjerë. 107 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi pati nevojë për aleatët e saj nga shtetet e tjera, për të përballuar pasojat e […]
Në Thumanën e tragjedisë, aty ku dhimbja s’ka fund
28 Nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Thumana është fshati që u trondit dhe pati tragjedinë më të madhe njerëzore nga tërmeti i së martës, i cili shkundi Shqipërinë dhe që paslëkundjet e tij vazhdojnë të mbajnë në alarm të gjithë shqiptarët, sidomos në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës. 48 viktima dhe […]
Kompania rikthehet në Kolonjë, banorët kundër hapjes së gurores
22 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Kolonjë
Banorët e fshatrave Radanj,Podë, Gozhdarazhdë, Sanjollas, Shalës e Gërmenji në Kolonjë kanë mbi 1 vit që “luftojnë” për moslejimin e hapjes së gurores në zonën e rezervatit natyror të Gërmenji-Shelegurit, në majën e malit të Omit. Një ndërmarrje e tillë ndot jo vetëm mjedisin e ajrin, […]
Novaj, fshati i harruar ku “luftohet” për nxjerrjen e gurit dekorativ
15 nëntor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Skrapar
Në zonën mes Poliçanit dhe Skraparit në Qarkun e Beratit ndodhet fshati Novaj. Pa rrugë, pa ujë të pijshëm, pa shkollë dhe pa qendër shëndetësore, 27 familjet e këtij fshati që dikur numëronte qindra të tilla, ngrysin ditët me ushtrimin e blegtorisë, por mes shumë sfidash. […]
Gjirokastra në optikën e një turisti
4 nëntor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra rrit numrin e turistëve nga viti në vit, ku vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2019 është vizituar nga 80 mijë turistë. Në fakt, rrugët e qytetit fillojnë të gëlojnë nga turistët vendas dhe të huaj që nga muaj mars, e ku kulmin e ka muaj gusht […]
Varrezat e vjetra në Durrës, vendi ku bashkëjeton kaosi
27 tetor 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Varrezat e vjetra publike në Durrës janë të vendosura në periferi të qytetit. Me një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë, në këtë hapësirë përballesh me një zinxhir problematikash. Mungesa e mirëmbajtjes është shqetësimi kryesor i qytetarëve, të cilët janë bashkëfajtorë të situatës së krijuar, e […]
Ilirjani, nismëtar i një ndryshimi pozitiv në komunitetin e tij…
22 tetor 2019/ Fation Kupi/Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome/ Elbasan
Ilirjan Berati është shembulli i ndërmjetësimit të komunitetit dhe Bashkisë Elbasan. Falë organizimit të tij banorët e lagjeve “5 maj” dhe “11 nëntori” kërkuan ndriçim në lagjet e tyre, pasi ata kishin 5 vite që ishin në terr. 2 muaj pas kërkesës së banorëve […]
Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë
15 tetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të […]
Nivica, si po rigjallërohet nga turizmi fshati mbi kanion
12 tetor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tepelenë
Ndodhet vetëm 20 km larg qytetit të Tepelenës, por për të mbërritur në Nivicë të duhet patjetër një makinë 4×4 ose një furgon. Udhëtimi që zgjat pak më shumë se një orë kalon nëpër një rrugë krejt të pashtruar e tejet të ngushtë, që i ngjitet malit […]
Çezmat e Beratit, si humbi tradita e hershme në qytetin muze
9 tetor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Qyteti i bardhë i Beratit ka pasur një traditë të gjatë me çezmat publike, të cilat kanë qenë pjesë e vlerave të shtuara të historisë, kulturës, trashëgimisë, traditës dhe jetës qytetare të një qyteti mbi 2400 vjeçar. Sot, tradita e hershme çezmave ka humbur totalisht, ndërkohë që […]
Migrimi në Gramsh lë fshatin Mukaj me vetëm dy familje
30 shtator 2019/ Elisa Gjerani /Porta Vendore/ Gramsh
Fshati Mukaj, pjesë e njësisë administrative Kukur është drejt shpërbërjes totale. Banorët po largohen çdo ditë, thuajse pa asnjë pendesë. Të etur për investime, ata shkojnë në drejtim të Gramshit, Elbasanit, Durrësit, Tiranës e Beratit. E drejta e tyre për një jetë më të mirë ka […]
Qendra Sociale e të Moshuarve në Kukës, “dhomë izolimi” me kushte migjeniane
21 shtator 2019/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Kushtet në të cilat ndodhet aktualisht Qendra Sociale e të moshuarve në Kukës, janë me të vërtetë të mjerueshme dhe gjendja sa vjen e rëndohet. Nëse kapaciteti i saj maksimal lejon 75 të moshuar, por as gjysma e tyre nuk e frekuentojnë qendrën. “Nëse do të […]
Ujësjellësi i Elbasanit, si ranë brezat e mbrojtjes nga ndotja përballë dyndjes së ndërtimeve pa leje
15 shtator 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Ndërtuan shtëpi pranë ujësjellësve, 100 familje rrezikojnë të mos marrin legalizim, pasi nuk kanë respektuar perimetrin e sigurisë. Ndërsa ekspertët e ujit të pijshëm ngrenë alarmin për rreziqet që i kanoset ujit të pijshëm në rrjet nga pakujdesia e banorëve, institucionet nuk kanë ende një përgjigje […]
Balgjaj, një atraksion turistik por rruga pengon turistët
11 shtator 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Turizmi malor dita ditës po merr një vëmendje të veçantë në vendin tonë e këtë e tregon më së miri zhvillimi i zonave turistike në veri të vendit, si Valbona në Tropojë, Thethi në Shkodër apo Lura në Dibër. Por këto nuk janë të vetmet zona, […]
Blaca, fshati “fantazmë” në Pogradec
30 gusht 2019/ A.H/ Porta Vendore/ Pogradec
Qindra familje në fshatin Blacë të Pogradecit prej 22 vitesh nuk mund të kryejnë asnjë veprim ligjor me pronat e tyre. Shkak për këtë është mungesa e hartave dhe regjistrave hipotekorë, të cilat rezultojnë të jenë djegur në trazirat e 97-ës. Prej 22 vitesh banorët marrin premtime, por […]
Turizmi në Gjirokastër, mes papunësisë dhe mungesës së profesionistëve
21 gusht 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Qyteti turistik i Gjirokastrës ka njohur zhvillime në tregun e turizmit, pasi vetëm një vit më parë u vizitua nga 100 mijë turistë, duke rritur kështu nevojën për fuqi punëtore, ndërsa nga ana tjetër regjistron një numër të lartë papunësie. Edhe pse ka një shkollë profesionale, […]
Pogradeci, mes turizmit dhe informalitetit në kulm të sezonit
18 gusht 2019/ A.H/ Porta Vendore/Pogradec
Pogradeci është në pikun e sezonit turistik, por me nisjen e tij edhe për këtë vit nuk mungon stresi i atyre që frekuentojnë plazhin e ashtuquajtur publik në këtë qytet! Në fakt këtij plazhi vetëm emri i ka mbetur publik, pasi prej disa vitesh ai është kthyer në […]
Tomori, fshati nën hijen e malit që po braktiset për një rrugë
12 gusht 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Zyrtarisht numëron plot 1 mijë banorë të regjistruar, por aty jetojnë vetëm diku te 200 banorë. Tomori është fshati prodhimtar, ku puna e trashëguar e banorëve e ka identifikuar ndër vite, ndërkohë që sot po braktiset, pasi askush nuk do të martohet në Tomor, askush nuk […]
GUIDA
5 Gusht 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
Ne ishim pesë vetë, të strukur në kreshën e një bjeshke, në 1300 metra lartësi dhe nuk mund të shkonim më tej. Qëndronim mbi një terren të ashpër guri, të mbledhur pranë njëri-tjetrit, rrethuar nga një brez ahesh të vjetër. Ndjenim lodhje, etje dhe frikë. Kishim humbur […]
Edhe në karrocë, mund t’ia dalësh
2 gusht 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Shkodër
Fatjona Nikaj është vajza 18 vjeçare nga qyteti i Shkodrës, e cila që ka luftuar kundrejt çdo barriere e paragjykimi duke qenë sot një studente e shkëlqyer. Pavarësisht vështirësive që has në infrastrukturën e rrugëve të qytetit, të cilat nuk janë të përshtatura për personat me […]
Shkolla e Urakës, dhuratë e banorit
26 korrik 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Mat
15 vite më parë , Aqif Heta dhuroi tokë n e tij në mënyrë që fshati të kishte një shkollë 9 vjeçare. Por në fakt, në kë të shkollë ka vite që nuk vihet dorë , duke mos iu nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.
Kambana e bujarisë kthen turistët në Pagri
15 korrik 2019/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Përmet
Fshati Pagri i Përmetit, “porta hyrëse” e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, nuk është e përfshirë në projektin qeveritar të “100 fshatrave”. Por banorët e saj janë përfshirë në një aksion qytetar për transformimin e tij në fshat turistik, duke e vetëpagëzuar këtë projekt komunitar […]
Në kërkim të një shtëpie
12 korrik 2019/ Porta Vendore/ Tiranë
Historia e familjes Noka e cila jetonte prej 14 vitesh në bunker, në zonën e Dajtit. Vetëm një vit më parë njësia administrative Dajt e sistemoi në ish godinën e shkollës fillore të Linzës por përsëri ambientet janë të papërshtatshme.
13 fshatra në Mat të etur për pikën e ujit dhe investimet në zonë
26 qershor 2019/ Porta Vendore/ Burrel
Tri njësi administrative në Mat, Rukaj, Derjan dhe Macukull, në të cilat shtrihen 13 fshatra, sot vuajnë për ujin e pijshëm. E vetmja zgjidhje për 5000 banorët e kësaj zone, kanë qenë burimet e ujit në fshat, por edhe ato janë shteruar më kalimin e dekadave duke i […]
Sopëz, fshati që s’ka as rrugë, as ujë e as vëmendje nga bashkia
25 qershor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Divjakë
Dikur një fshat me trefishin e banorëve që ka sot, por si në shumë fshatra e zona të tjera, edhe Sopëza u braktis shpejt nga banorët e saj. Investimet në këtë fshat kanë qenë zero dhe kjo gjatë të gjithë viteve të demokracisë. Si në shumë […]
NËN KURORËN E SHEBENIKUT
30 maj 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e tretë e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Shtet-Punë-Mirëqenie Shëtitorja i ngjante një vitrine ku reklamohej shitja e mallit politik. Në hyrje, dy postera me ngjyra mbi vetratën e një […]
Gazetari fiton gjyqin përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës
29 maj 2019/ Diana Malaj/ Porta Vendore
E drejta e qytetarit për informim triumfon sërish- gazetari Artan Rama fiton kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Për herë të parë një gjykatë shqiptare vendos që e drejta e informimit duhet përmbushur menjëherë, pavarësisht se institucioni shtetëror mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit Administrativ. Kjo është […]
Pogradec, si u zhduk fondi për banesën e rrënuar
15 maj 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Pesë anëtarë të një familje, më i vogli vetëm 1 vjeç, në fshatin Buçimas në Pogradec janë të “dënuar” të jetojnë në një banesë të rrënuar totalisht nga amortizimi dhe kushtet atmosferike për shkak se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për rikonstruksionin e shtëpisë së […]
Dhjetëra banorë, në rrezik nga “gurë e shejtanit”
30 prill 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Pesë familje në Njësinë Administrative Çerravë në Bashkinë e Pogradecit, prej disa vitesh rrezikohen seriozisht nga disa shkëmbinj që janë gati të shemben prej kodrës nga momenti në moment. Masivi shkëmbor ndodhet, jo më larg se 100 metra në vijë ajrore nga banesat dhe për shkak […]
Prushi, fshati që “djeg” të ardhmen!
24 prill 2019 / Porta Vendore / Tiranë
Edhe pse janë pjesë e Bashkisë Tiranë, fëmijët e fshatit Prush nuk e ndjejnë veten si të tillë. Ata nuk mund të shkojnë në shkollë me rrugë të asfaltuara, si bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa kopshti dhe shkolla e tyre janë në gjendje të mjerueshme. Një ankesë […]
Transporti urban pa orar irriton banorët e linjave rrethqytetase
19 Prill 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Transporti urban mbetet një shqetësim për banorët e Bashkisë Elbasan, ku edhe pse janë vendosur kushte dhe orare, ato nuk respektohen. Banorët përreth qytetit të Elbasanit, të cilët përballen çdo ditë me pritjen me kohë të zgjatur, ankohen për oraret dhe kushtet, por janë edhe vetë […]
Dardha e Beratit, fshati piktoresk i harruar për një rrugë
8 prill 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Natyra i ka falur gjithçka, që nga kodrat, pyjet dhe monumentet natyrore. Banorët shfrytëzojnë çdo resurs dhe duke punuar fort, prodhojnë produktet më të mira të zonës. Historia, pozita gjeografike, rrëze malit Tomorr e bëjnë Dardhën, fshatin më tërheqës që ka potenciale turizmi pa fund, por […]
Diga e Kalivaçit mbi Vjosë, qëndrueshmëria sociale dhe mjedisore, por kush e garanton?
4 prill 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
Shpronësim dhe shqetësim Janë ditët e fundit të marsit dhe dielli sapo ka kthyer ngjyrë në kurorën malore të Vargmalit të Gribës, nën këmbët e të cilit shtrihet Lugina e Vjosës, kur përfaqësuesi i studios konsulente “Abkons” mbërrin në shkollën fillore të fshatit Anë-Vjosë me një laptop […]
Kompensimi i “familjeve në nevojë”për energjinë, peng i VKM-së
28 mars 2019/ Porta Vendore/ Elbasan
Reforma e energjisë elektrike, e ndërmarrë pesë vite më parë nga qeveria shqiptare, ende sjell pasoja për shumë familje të varfra, të cilat nuk arrijnë të marrin kompensimin e përcaktuar me ligj. Ligji ka përcaktuar qartë se cilat familje duhet të përfitojnë kompensimin, por sipas shoqatave që janë […]
Dea, vajza që ndjek ëndrrën
21 mars 2019/ Porta Vendore/ Tiranë
Në ditën ndërkombëtare të sindromës down, ne sjellim një histori frymëzuese si ajo e Deas, ku talenti e këmbëngulja e kanë bërë atë një vajzë të veçantë, e cila ka mundur të tejkaloi barrierat e diskriminimit, nga shokët e shoqet e klasës. Atë sot e duan të gjithë.
Elbasan, 100 familje të harruara për pikën e ujit
14 mars 2019/ Ervin Koçi/ Porta Vendore/ Elbasanbr<>Rreth 100 familje elbasanase, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, janë të dënuara që përveç varfërisë dhe papunësisë, të thahen edhe për pikën e ujit. Kjo situatë ndodh pikërisht në zonën e njohur si “Dyli i Haxhiresë” në Elbasan. Ata janë lënë pa ujë të pijshëm […]
Zanati i gurgdhendjes, brez pas brezi në qytetin e gurtë
12 mars 2019/ Porta Vendore/ Gjirokastër<>Muhedin Makriu ka nisur të gdhendë figura të ndryshme në gur që në moshëtë vogël, e tashmë numëron mbi 50 vite që është pjesë e këtij zanati që i pëlqen aq shumë, sikurse të ishte në ditën e parë. Këtë zanat ai e ka trashëguar nga gjyshi e […]
ECO-MASTERPLAN: NJË PLAN SHPËTIMI PËR LUMENJTË!
11 mars 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Bruksel
Shtetet fqinje të Ballkanit Perëndimor mund të kenë kaluar konflikte të mëdha mes tyre në të shkuarën, por sot kanë një armik të përbashkët: hidrocentralet. Tre mijë projekte për ndërtimin e tyre, nga Sllovenia deri në veri të Greqisë, po kërcënojnë seriozisht ujërat e ëmbla, gjallesat […]
Korçë, banorët investojnë vetë për hapësirën publike para pallatit
1 mars 2019/ Dhorjela Cule/ Porta Vendore/ Korçë
Korçarët, të njohur si njerëz që kujdesen për mjedisin e tyre, kanë krijuar një model të ri bashkëpunimi me pushtetin lokal, ku në mungesë të investimeve, ata kanë vendosur të financojnë vetë për hapësirat publike. Lagjja 10, apo siç njihet ndryshe me emërtimin “Blloku i ri […]
Ndërtimi i bypassit “paralizon” Tepelenën
23 shkurt 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Nisja e punimeve për bypassin e jugut, i cili lidh Tepelenën me Gjirokastrën, Vlorën dhe Levanin, ka paralizuar pothuajse të gjitha lëvizjet në qytet. Qytetarët detyrohen se për të kryer shërbimet e nevojshme të përditshme, që nga shkollimi i fëmijëve e deri te pazaret, apo vizitat […]
Mungon rruga, fermerët e Hinkës drejt falimentit
21 shkurt 2019/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Ura Vajgurore
Mungesa e rrugëve është bërë problem për pasoja të ndryshme në vend, ndërkohë që këtë herë alarmi vjen nga fshati Hinkë i Bashkisë Ura Vajgurore. Fermerët e këtij fshati ankohen se për shkak të mungesës së rrugës po falimentojnë, sepse askush nuk shkon të marrë […]
Fatmiri kërkon një shtëpi
16 shkurt 2019/ Artin Halili / Porta Vendore/ Pogradec
Fatmiri është zotëria 47 vjeç që vuan nga depresioni prej shumë vitesh, gjendje e cila ka bërë që ai të humbasë gjithçka. Sot Fatmiri është pa familje, i pa punë dhe pa mbështetje, ndërsa shpreson më kot për një zgjidhje nga shteti. Dikur ai jetonte […]
Mbylli sytë me babin se do shkojmë te biblioteka
14 Shkurt 2019/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Opinion-blog Përgjithësisht, hyrjet e bibliotekave kombëtare, lokale apo libraritë, nuk kanë asgjë më mangët ose tepër sesa kujdesi që duhet të tregojë një student serioz në strukturën e një eseje letrare, aty ku fillimi dhe hyrja e shkrimit duhet të jetë sa më interesante, të shërbejë […]
15 vite pa drita, banorët e fshatit kërcënojnë të bojkotojnë zgjedhjet
4 shkurt 2019/ Porta Vendore/ Shkodër
Fshati Bruçaj në Shkodër ka 15 vite pa energji elektrike. Qëkur rrjeti u amortizua askush nuk vuri më dorë në të. Banorët e fshatit shprehen të mërzitur nga kjo situatë, ata e ndjejnë veten të braktisur nga shteti, duke jetuar në errësirë të plotë. Janë pikërisht rreth 100 […]
Të pastrehët e Devollit, peng i legalizimit të banesave
1 shkurt 2019/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/ Devoll
Informaliteti masiv i ndërtimeve në bashkinë e Bilishtit, përpos pronarëve të tyre “de facto”, po penalizon edhe familjet e pastreha, të cilat në një treg të paformalizuar ndër vite, e kanë të pamundur të sigurojnë një kontratë qiraje, pa të cilën nuk mund të bëhen përfitues […]
Dibër, të moshuarit kërkojnë një përgjegjës për Qendrën
16 janar 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Dibër
Qendra për të moshuarit në Dibër, e rihapur në Korrik të vitit 2018, pas 10 muajsh nga mbyllja e saj, falë advokimit të shoqatës “Grupi Lokal i Veprimit, Integrimi” nëpërmjet projektit “Advokaci Komunitare për hapjen e Qendrës së Moshës së Tretë”, mbështetur nga “Leviz Albania”, duket […]
Gonila, jeta e gruas mes varfërisë dhe harresës
27 dhjetor 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Plot 155 familje vetëm me nga një pjesëtar, trajtoheshin me ndihmë ekonomike deri në fund të dhjetorit vitin e kaluar në qytetin e Beratit. Ndonëse e pamjaftueshme për të përballuar jetesën, të ardhurat e kësaj ndihme mbanin me bukë ata persona, që për arsye të ndryshme […]
Të harruar prej më shumë se 25 vitesh, banorët premtojnë të mos marrin më pjesë në zgjedhje
13 Dhjetor 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Rreth 250 banorë në qytetin e Beratit prej vitesh ndihen të lënë pas dore nga pushteti vendor, duke u përballur çdo ditë me problematika të mëdha: që nga mungesa e rrugëve, ujërat e zeza që derdhen lirshëm në mes të lagjes, ndriçimi e mungesa e koshave […]
Studentët: Do të përshkallëzojmë protestën
12 dhjetor 2018/ Porta Vendore/ Tiranë
Studentët prej një jave vijojnë protestën për plotësimin e 8 kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Ish-uzina e sodës Vlorë, vrasës i heshtur për 1200 banorë
8 dhjetor 2018/ Jerola Ziaj /Porta Vendore/ Vlorë
Rreth 1200 banorë janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës. Sipas ekspertëve, territori ende bën pjesë në një zonë me ndotje të nivelit të lartë, me tepër çrregullime te banorët e kësaj zone,ndërsa Bashkia e Vlorës nuk ka një plan konkret për zgjidhjen e […]
“Mina” mjedisore e Pogradecit
4 dhjetor 2018/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Fusha e mbetjeve në fshatin Peshkëpi, vetëm pak kilometra larg qytetit të Pogradecit, ka vite që punon jashtë çdo kapaciteti të mundshëm. Në këtë vendgrumbullim, hidhen çdo ditë tonelata plehra, kryesisht nga njësitë Administrative Udënisht, Cërravës dhe Buçimas, duke u kthyer në një rrezik për banorët […]
Gramsh, mësuesja që i jep mësim një nxënësi të vetëm
2 dhjetor 2018/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Gramsh
Flutura , mësuesja që jep mësim në fshatin Rashtan. Ajo ecën 3 orë , për të shkuar deri tek shkolla e fshatit e për ti dhënë mësim një nxënësi të vetëm.
Jeta kulturore në Kukës, investimet e pakta “shuajnë” kureshtjen e turistëve
28 nëntor 2018/ Agime Kastrati/ Porta Vendore/ Kukës
Muzeu i Kukësit, i ndërtuar shumë vite më parë në këtë qytet, pavarësisht trashëgimisë kulturore që mbart, nuk i ka shpëtuar dot amortizimit, lagështirës dhe kushteve të këqija, duke bërë kështu që numri i turistëve të jetë i pakët. Ermiri, banori i apasionuar pas muzeut Ermir […]
Kryepleqtë e Tiranës: njerëzit “e fortë” që ekzistojnë edhe pasi fshati ka “vdekur”
17 nëntor 2018/ Ylli Pata/Porta Vendore/ Tiranë
Pas reformës territoriale, tre vite më parë, roli i kryepleqve nëpër fshatra u shfuqizua disi. Ata sot marrin vetëm 42mijë lekë të vjetra në muaj pagesë nga Bashkia Tiranë, çka është e pamjaftueshme për 144 kryepleqtë që shërbejnë si urë lidhëse midis komunitetit dhe njësisë administrative e […]
Zavalina rrezikon izolimin, Bashkia hesht për rrugën e premtuar
12 Nëntor 2018/Bardha Nergjoni/Porta Vendore/Elbasan
Banorët e Zavalinës në Elbasan, presin prej më shumë se dy vitesh, rikonstruksionin e rrugës që e lidh fshatin me Gjinarin, por pavarësisht se u ishte premtuar si prioritet i bashkisë, deri më sot, nuk është hedhur as një grusht dhe. Dy vjet më parë, Bashkia Elbasan do të […]