Mbrojtja nga Zjarri

Funksioni Mbrojtja dhe shpëtimi nga zjarri
Përshkrimi Ky funksion i është transferuar bashkive pas realizimit të reformës territoriale dhe nënkupton:

  • Inspektimin, parandalimin dhe masat e mbrojtjes nga zjarri;
  • Ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve;
  • Shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.
Detyrat e bashkisë Çdo bashki duhet të mbulojë territorin e saj me shërbim zjarrfikës, me stacione të kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikëse. Stacioni i shërbimit të MZSH-së ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500-2000 banorë. Çdo stacion duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikës, personel profesionist.

Bashkia nëpërmjet strukturave dhe mekanizmave të saj:

  • Siguron infrastrukturën dhe personelin për shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri.
  • Jep leje zhvillimi/ndërtimi dhe akte shfrytëzimi të strukturave ndërtimore vetëm pas plotësimit të rregullave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të përcaktuara në këtë ligj;
  • Merr masa organizative e teknike dhe planifikon fonde financiare për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin edhe në projektet e veprave që hartohen dhe miratohen nga ana e tyre.
  • Marrjen e masave të inspektimit, parandalimit dhe ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin në territorin e bashkisë;
  • Krijimin e shërbimit vullnetar për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.

 

Financimi I përbashkët: pushtet vendor + qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia, Drejtoria që ofron shërbimin për mbrotjen nga zjarri dhe shpëtimin.
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qëndror  Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi realizojnë:

  • Miratimin e tarifave për llojet e shërbimeve që ofrohen nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi;
  • Përcaktimin e objektivave për zbatimin e politikave të përgjithshme dhe të programit të qeverisë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi;
  • Hartimin e rregulloreve për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, metodologjinë për masat e parandalimit, ndërhyrjes dhe inspektimit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;
  • Bashkërendon dhe koordinon veprimtarinë e stacioneve të mbrojtjes dhe shpëtimit të bashkive dhe urdhëron ndërhyrjen me forca, automjete e pajisje zjarrfikëse të tyre në rastet e zjarreve masive apo situatave të tjera, për operacione komplekse shpëtimi, që kërkojnë ndërhyrjen e njësive të shërbimit nga disa bashki;
  • Bashkërendimin e punës së të gjitha strukturave për realizimin e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.

Legjislacioni

Titulli i Ligjit Shkarko
Ligj Nr. 152/2015 “PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij Shkarko