Projekti

Titulli i projektit: Platforma multi-funksionale në mbështetje të demokracisë në nivel vendor.

Qëllimi i projektit: Krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë vendore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, duke përmirësuar informimin e qytetarëve mbi funksionet dhe përgjegjësitë e bashkise, duke forcuar gazetarinë vendore dhe duke advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Faqja zyrtare e platformës: www.portavendore.al

“Platforma multi-funksionale në mbështetje të demokracisë në nivel vendor” është nismë e Fondacionit Shoqëria e Hapurpër Shqipërinë (OSFA) dhe Leviz Albania e realizuar me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila synon të vihet në shërbim të informimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në lidhje me funksionet, kompetencat dhe të dhënat e njësive të vetëqeverisjes vendore.

PortaVendore.al shërben si qendër burimore online, duke  sjellë për herë të parë për qytetarin shqiptar informacion të kuptueshëm dhe të thjeshtëzuar në lidhje me qeverisjen vendore. Platforma paraqet përgjegjësitë që kanë bashkitë, bazuar në funksionet e tyre dhe shërbimet administrative në nivel vendor, duke krijuar edhe kartela dixhitale për shërbimet kryesore.
Për më tepër Platforma sjell të dhëna të hapura mbi mënyrën e qeverisjes nga organet vendore.
Platforma ka në qendër të saj gazetarinë dhe aktivizmin në nivel vendor si dy motorë që bëjnë të mundur adresimin e problematikave dhe nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies nga njësitë e qeverisjes vendore.

Kjo platformë shërben:

  • si një librari virtuale informacioni, lehtësisht e askesueshme dhe e kuptueshme nga qytetarët dhe gazetarët, mbi përgjegjësitë dhe detyrate pushtetit vendor si dhe mekanizmave që ekzistojnë për pjesmarrjen qytetare në vendimarrje lokale.
  • si hapësirë për zhvillimin e një gazetarie konstruktive, të bazuar në të dhëna e evidenca për çështje me interes vendor.
  • si mundësi promovimi të lëvizjeve qytetare komunitare në funksion të demokracisë vendore, duke sjellë modele suksesi e mësime të nxjerra.
  • si amplifikues i zërave qytetare per te advokuar per çështje me rëndesi jetike per ata.
  • si një database online me projektet dhe studimet e realizuara ndër vite dhe ato në zbatim mbi vetëqeverisjen vendore.