Konsultimi Publik

Konsultimi publik është tërheqja e mendimeve dhe sugjerimeve të palëve të interesuara për përmbajtjen dhe përmirësimin e projektaktit, nga momenti i publikimit të projektaktit deri në miratimin përfundimtar të tij.

Përfitimet e konsultimit publik

  • Ndërtimi i komunitetit – procesi i bashkëpunimit midis bashkisë dhe qytetarëve lokalë, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitare dhe bizneseve locale krijon nje më të fuqishëm të qeverisjes dhe zhvillon besueshmërine demokratike të Bashkisë.
  • Vendime më të mira – qytetarët janë nje burim me vlerëi zgjuarsisë rreth situtatës në bashkinë e tyre. Është me e mundshme qe organet e Bashkise të kryejnë vendime më të mira të informuara nëse qytetarët janë degjuar nga Bashkia.
  • Fuqizimi i marrëdhënies së qytetarëve me Bashkinë nëpërmjet mjeteve të hapura dhe efektive të komunikimit midis drejtuesve të bashkise dhe qytetareve lokale. Duke përfshirë qytetarët vendore ne çështje të vendim-marrjes lokale mundësohet gjithashtu aftesimi i kapaciteteve të tyre dhe rritet besimi për të ndërmarrë sfida të tjera individualisht dhe kolektivisht.

Çdo qytetar ka të drejtën e njohjes dhe pjesëmarrjes në procesin e konsultimit publik

Keshilli Bashkiak dhe Kryetari i Bashkisë duhet të sigurojnë njoftimin mbi konsultimin publik në një nga format e mëposhtme:
– publikimin në regjistrin elektronik të projekt-aktit të njoftimit për konsultim,
– publikimin në programin e transparencës,
dhënien e informacionit në të gjitha fazat e konsultimit publik,
– organizimin e takimeve konsultative dhe takime publike me palët e interesuara.

Koordinatori për konsultimin publik

Bashkitë,sipas kuadri ligjor, janë të detyruar të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin evendimmarrjes dhe të caktojne koordinatorin për njoftimin dhe konsultimin publik.