Çfarë konsiderohet informacion publik?
Informacion publik është çdo e dhënë e regjistruar nga institucionet publike në çfarëdo lloj forme e formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht se kush ka qenë autoriteti që e ka përgatitur atë.
Kush mund të kërkojë informacion mbi dokumentet zyrtare në bashki?
Çdo qytetar ka të drejtë të ketë akses në informacionet zyrtare pavarësisht nëse i duhet për vetene tij apo për një person të tretë.
A mund te keni akses në çfarëdolloj informacioni apo ka ndonjë përjashtim?
Informacionet dhe dokumentet me karakter sekret, konfidencial apo te dhëna nga jeta private e shtetasve, nuk mund te jepen.
Çfarë detyrash i jep ligji për të drejtën e informimit bashkisë?
Bashkia duhet të publikojë Programin e Transparencës në faqen e saj zyrtare dhe në stendat pranë mjediseve të saj fizike, ku përcaktohen kategoritë e informacionit që bëhen publik pa kërkesë. Bashkia cakton një nëpunës si koordinator për të drejtën e informimit, i cili mban dhe përditëson regjistrin e
kërkesave dhe u kthen përgjigje qytetarëve në kohë.
A gjobiten zyrtarët e Bashkisë për refuzimin e informacionit të kërkuar?
Për herë të parë në këtë ligj parashikohen sanksione administrative dhe përgjegjësi individuale ndaj titullarëve të insitucioneve dhe nëpunësve të ngarkuar me përgjegjësinë e koordinatorit për të drejtën e informimit. Në rast të verifikimit nga Komisioneri të shkeljes të së drejtës për informim, aplikohen gjoba të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të bashkisë dhe koordinatorit për të drejtën e informimit.
Për tu njohur me procedurën e ankimit dhe sanksionet në rast refuzimi të kërkesës për informim klikoni në foton e mëposhtme.