Arsimi

Funksioni Arsimi Parauniversitar
Përshkrimi Ky funksion ka për qëllim:

  • Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për garantimin e kushteve dhe mundësive që fëmijët dhe nxënësit të ndërtojnë dhe të zhvillojnë njohuri, aftësi dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike;
  • Zhvillimin në mënyrë të pavarur dhe të gjithanshme të fëmijëve dhe nxënësve.
Detyrat e bashkisë Bashkia realizon:

  • Ndërtimin, rehabilitimin, rikonstruksionin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe paprekshmërine e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar;
  • Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe;
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor;
  • Regjistrimin e nxënësve në shkollat publike të arsimit të detyrueshëm me kohë të plotë;
  • Mbështetjen sipas kritereve të miratuara në Këshillat e Njësive Vendore:
    a) nxënësit e familjeve në nevojë;
    b) nxënësit me arritje të shkëlqyera;
    c) punonjësit e institucioneve arsimore për zhvillimin e tyre profesional dhe për zhvillimin e kurrikulës;
    ç) pajisjen e institucioneve arsimore me mjete mësimore.
Financimi I përbashkët: pushtet vendor + qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qëndror Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nëpërmjet agjensive në varësi të saj dhe Drejtorive Rajonale Arsimore bëjnë të mundur:

  • Përcaktimin e objektivave, masave, strategjive dhe programimin e politikave arsimore;
  • Vlerësimin dhe kontrollin e cilësisë së shërbimit arsimor;
  • Miratimin e dokumentacionit kurrikular; strukturës së vitit shkollor dhe ngarkesës mësimore, javore e vjetore; të punonjësve arsimorë dhe numrin e nxënësve për klasë për institucionet arsimore publike.
  • Miratimin e kritereve dhe procedurave për regjistrimin e nxënësve.

Legjislacioni

Titulli i Ligjit Shkarko
Ligj Nr.69/2012 “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij Shkarko