Investigime

Prapaskenat e një kontrate të dytë për Inceneratorin e Elbasanit

6 nëntor 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Elbasan
Një kontratë e dytë autorizon kompaninë koncesionare “Albtek Energy” për të shfrytëzuar për 25 vjet impiantin e prodhimit të energjisë nga trajtimi i mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit, përtej afatit 7-vjeçar të përcaktuar në kontratën e parë koncesionare. Në 30 qershor, Gjykata Administrative e Tiranës […]

Investigime

Rindërtimi në projeksion, bilanci pesimist dhe larg premtimeve

28 tetor 2020/ Eljona Ballhysa/Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Rindërtimi do të jetë kali i betejës i mazhorancës qeverisëse në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. E ndërsa për pak javë mbushet një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria është shumë larg mbajtjes së premtimit se shumica e njerëzve që humbën shtëpitë […]

Investigime

Një dhuratë nga e përbashkëta për kompaninë “Green Coast”.

19 gusht 2020/Artan Rama/Porta Vendore/Himarë
Fadromat punonin poshtë Qafës së Llogorasë, në shpatin jugor të Karaburunit. Në vetëm pak orë, një lisnajë e moçme, prej disa qindra metra katrorë, me gjelbërim të përhershëm, u fshinë, njëherë e përgjithmonë, duke nxjerrë në pah një sipërfaqe shkëmbore me ngjyrë të kuqe. Një hapësirë e gjelbër, afro […]

Investigime

Bashkitë e mëdha shkelin ligjin, asnjë dëgjesë publike për “projektet e majme”

23 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë e Tiranës, Korçës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit lanë jashtë konsultimit banorët për disa nga projektet më të kushtueshëm, ndonëse ligji “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ai “Për njoftimin dhe konsultimin publik” i detyron të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. Banorët e këtyre qyteteve ankohen se […]

Investigime

Nxënësit në Bulqizë, mësim mes dasmave dhe ceremonive mortore

21 maj 2020/ Porta Vendore/ Bulqizë
Çudirat me shkollat shqiptare ndër vite kanë qenë të shumta. Por, të zhvillosh mësim në të njëjtën ndërtesë ku zhvillohen dasma dhe ceremoni mortore, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Rasti i paprecedentë u zbulua nga Porta Vendore vetëm pak kohë para përhapjes së pandemisë në Shqipëri, pikërisht në fshatin […]

Investigime

Uji i pijshëm, lufta e pa fituar e Bashkisë Tiranë

14 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Uji i pijshëm mbetet ende lufta e pa fituar për Bashkinë e Tiranës, edhe pse prej 30 vitesh ka qenë kryefjala e çdo kryebashkiaku. Ndonëse në verën e vitit 2017, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi mes kundërshtive të forta rritjen me […]

Investigime

Sa na kushton “sekreti” i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

8 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore
Kur vjen puna për të ashtuquajturit lumenj të egër të Shqipërisë, Shushica është ende një i tillë. Kontrata koncesionare për “nënshtrimin” e tij, deri tani, ka mbetur në letër. Leja mjedisore skadon për pak muaj. Ndërkohë që kantieri për ndërtimin, e të paktën njërit prej katër hidrocentraleve, […]

Investigime

I dënuari për drogë, fitues i 1.5 milionë eurove nga tenderët e bashkive

20 mars 2020/ Porta Vendore/ Kurbin
Një shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, edhe pse i kërkuar nga drejtësia italiane, ka mundur që nëpërmjet blerjes së aksioneve të një kompanie private të fitojë rreth 2 milionë euro nga prokurimet publike, ku 1.5 milionë i ka përfituar nga tenderët e shpallur në 8 […]

Investigime

STRUKTURA TË DËSHTUARA ?

21 maj/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e dytë e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” –një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e HEC-it në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. HEC Qarrishte u përurua në dhjetor të 1968-s. Si më i vogli prej gjashtë HEC-eve komunale të Librazhdit të ndërtuara gjatë periudhës komuniste, fati e […]

Investigime

Bashkia Klos, tre tenderë ish-kompanisë së kryetarit

20 maj 2019/ Ornela Manjani/ Porta Vendore/ Klos                                                 Bashkia e Klosit i jep tre tenderë kompanisë së krijuar nga kryetari i kësaj bashkie, Basir Çupa, i cili pavarësisht se sot nuk e posedon më këtë kompani me dokumentacion, rezulton se ai ia ka dhuruar atë kunatit të tij një vit para se të merrte […]

Investigime

Triumfi i një turbine fantazmë

14 maj 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë sapo është ngritur një hidrocentral pa asnjë leje. Pa asnjë miratim. Pa asnjë marrëveshje me autoritetet. Nuk është as një koncesion. Zyrtarisht hidrocentrali nuk ekziston. Sidoqoftë ai nuk është një fantazmë, por qëndron atje, në zemër të Parkut, në pritje për të […]

Investigime

Gratë që mbrojtën pyllin

30 mars 2019/ Geri Emiri/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Bulqizë
Ky reportazh investigativ nxjerr në dritë fakte të reja në lidhje me situatën e krijuar muaj më parë në Bulqizë. Reportazhi trajton shqetësimin e banorëve të 3 fshatrave; Dushaj, Koçaj, dhe Kodra e Danit, ku banorët u ngritën në protesta të njëpasnjëshme për anulimin […]

Investigime

Varreza pa leje e Bulçeshit, tregti me varret

6 mars 2019/ Esmeralda Keta/ Agime Kastrati/ Porta Vendore/ Tiranë
Një varrezë private, e ngritur në fshatin Bulçesh në Tiranë, operon që prej tre vitesh pa asnjë lloj lejeje, pa një regjistër se ku prehet çdo person që ndërron jetë, me çmime që ndryshojnë çdo ditë, me varre të blera nga dhjetëra banorë të zonës […]

Investigime

Elbasan, leje mjedisore me dëgjesë publike false

6 shkurt 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Skandal me uzinën e përpunimit të baterive të plumbit në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan, ku kompania private CC Alb ka arritur të përfitojë lejen mjedisore, duke manipuluar dëgjesat publike me banorët e fshatrave që preken nga kjo ndërmarrje. Në dëgjesën publike të dorëzuar pranë Agjencisë […]

Investigime

Çfarë po i sulmon zonat e mbrojtura?

1 nëntor 2018/ Artan Rama/ Porta Vendore
Një patrullë modeste Të shtatë punonjësit me në krye drejtorin, Adrian Koçi, sapo kanë nisur patrullimin. Është një ditë e zakonshme pune në parkun natyror të ligatinës më të madhe në vend: Karavastasë. Nën uniforma të blerta, sipër së cilës shquhet logoja e Administratës së Zonave të […]

Investigime

“Udhëtim në zbrazëti”

8 shtator 2018/Artan Rama/ Elementiipestë.al
Kudo nëpër atdhe, rrëshkitjet, shembjet dhe erozioni ekstrem po eliminojnë mijëra ton tokë. Liqenet po mbushen. Lumenjtë po ndoten. Po zhduken brigje, ishuj, histori. Fermerët po varfërohen, ndërsa toka po rrënohet me ritme alarmante. Largimi i dheut është i përhershëm dhe pasojat, të pazëvendësueshme! Elementi i pestë dokumentoi këtë […]

Investigime

Bashkia e Elbasanit, tenderë pa garë dhe hije të konfliktit të interesit

29 gusht/ Fjori Sinoruka/ Albanian quality journalism.al / Elbasan
Sistemimi i rrugëve dhe kanalizimeve, pastrimi i qytetit, blerja e frutave dhe perimeve për kopshtet dhe konviktet kanë një emërues të përbashkët në Bashkinë e Elbasanit: kompanitë, të cilat marrin të drejtën t`i ofrojnë këto shërbime dhe mallra, kryesisht nuk i nënshtrohen garës së hapur, por lidhin […]

Investigime

Bashkia e Fierit shpenzoi gjysmë milioni USD nga buxheti i shtetit dhe harxhon mijëra dollarë nga taksapaguesit lokalë për një investim të “dështuar”

16 Korrik 2018/Edmond Hoxhaj/Porta Vendore/ Fier
Dështimi i projektit të Bashkisë Fier për tregun e ri bujqësor të ndërtuar buzë rrugës nacionale në periferi të qytetit, i kushtoi gjysmë milioni dollarë buxhetit të shtetit dhe çdo muaj mijëra dollarë të tjerë taksapaguesve lokalë një një periudhë 10 vjeçare. Mungesa e procesverbaleve të dëgjesave apo […]

Investigime

Na ishte një herë Shqipëria e egër

8 korrik 2018/Artan Rama/Elementiipestë.al/
Një hulumtim i pazakontë, në brendësi të pyllit për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas Moratoriumit të Gjuetisë! Një dokumentar tronditës që tregon se si po pakësohen shpendët dhe kafshët e egra!

Investigime

Banorët e Verrisë i shpërfillën për inceneratorin, bashkia gati planin për zhvillimin e industrisë së naftës në tokat e tyre.

16 qershor 2018/ Edmond Hoxhaj/ Porta Vendore /Fier
Punimet për ndërtimin e inceneratorit në fshatin Vërri të Bashkisë Fier kanë nisur që prej disa muajsh, pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve të zonës, dhe premtimeve, si nga pushteti qendror ashtu edhe nga pushteti vendor, asgjë nuk u mor në konsideratë. Banorët ndjehen të frikësuar. Shumica […]

Investigime

Mallkimi i burimeve: Bashkitë shohin pak përfitim dhe shumë kosto nga industria nxjerrëse

12 qershor 2018/ Reporter. al/ Ola Mitre/
Një mbledhje rutinë e komisionit për Ekonominë dhe Financat në fund të prillit 2017, ku u diskutua projektligji për ‘Financat e vetëqeverisjes vendore”, u shoqërua me një debat të pazakontë filozofik mes deputetëve mbi pasuritë kombëtare. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në emër të shoqatës së kryetarëve të […]

Investigime

“Biznesi që po rrëmben lumenjtë”

21 dhjetor 2017 /Elementi i pestë.al /Artan Rama/ Valbonë
“Biznesi që po rrëmben lumenjtë” është episodi i dytë i serisë investigative “Elementi i pestë”, ku tregohet ndikimi i një numri të madh hidrocentralesh, në disa prej degëve të lumenjve kryesorë në veri të vendit, si dhe brenda Parkut Kombëtar të Valbonës.

Investigime

Viktima të braktisjes: Tre motra me probleme mendore në Lezhë abuzohen seksualisht

18 Maj 2018/ Reporter.al/ Vladimir Karaj, Elvis Hila/ Lezhe
Një grua në mesin e 30-ave me fytyrë gjithmonë të qeshur shtyn një karrocë fëmijësh të mbushur me bidona plastikë, të mbledhur në kosha mbeturinash, ndërsa bën ecejake pranë derës së Qendrës së Zhvillimit Ditor të Bashkisë Lezhë. Bashkë me nënën e saj dhe karrocën e […]

Investigime

“Moratoriumi prej letre”

24 mars 2018 /Elementi i pestë/Artan Rama/
“Elementi i pestë” ka ngjitur lartësitë e Vermoshit. Atje, në Livadhin e Arushës gjendej ende një pyll i virgjër ahu. Kamerat e elementit të pestë regjistruan batërdinë mbi pyjet e Lurës. Më pas udhëtuan në jug, në Voskopojë, ku zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura luftuan për të shuar […]

Investigime

Shërbim pa standarde, dështon transporti për nxënësit dhe mësuesit në Elbasan

20 prill 2017/ Reporter.al/ Bardha Nergjoni/Elbasan
Shërbimi i transportit për nxënësit dhe mësuesit, i ofruar nga një kontraktor i bashkisë Elbasan gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe 2 muajt e parë të vitit 2017 dështoi në arritjen e standardeve të specifikuara nga Këshilli i Ministrave dhe të përcaktuara në kontratën e prokurimit. Në […]

Investigime

Paratë e prindërve mbajnë hapur kopshtet publike të Tiranës

21 shkurt 2017/ Reporter.al/ Esmeralda Keta/Tiranë
Pagesat e prindërve për të mbuluar mungesat e mjeteve didaktike, higjienike dhe sigurinë në kopshte ngrenë pikëpyetje mbi menaxhimin e tyre nga Bashkia e Tiranës. Ina Kasimati është nënë kryefamiljare që kujdeset e vetme për dy djemtë e saj. Për të voglin 4-vjeçar ka zgjedhur kopshtin publik nr:22, pasi […]