Leje për shfrytëzimin e hapësires publike

KËRKESË PËR LEJE
SHFRYTËZIMI TË HAPËSIRËS PUBLIKE
Titulli i shërbimit Leje për shfrytëzimin e hapësirës publike
Përshkrim i Shërbimit Ky shërbim mundëson pajisjen me leje për shfrytëzimin e hapësirës publike për qëllime të ndryshme . Bashkitë miratojnë rregulloret përkatëse për shfrytëzimin e hapësirave publike, duke përcaktuar afatet e lejes, dokumentacionin e nevojshëm, afatin e shqyrtimit e specifikime të tjera.
Dokumente të nevojshëm për aplikim • Fotokopje e kartës së identitetit;
• Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve vendore;
• Çertifikatën e regjistrimit në QKB;
• Dokumenta të tjera
Përfituesi Qytetarët, bizneset
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Sporteli i shërbimit me një ndalesë
Afati i aplikimit Nuk ka afat aplikimi
Tarifa Përcaktohet në paketën fiskale të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Dokumenti i lejes
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit
Baza Ligjore • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë
• Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
• Ligj nr. 9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, ndryshuar me ligjin nr. 9745, dt. 28.05.07; ligj nr.9764, dt. 09.07.2007; ligj nr.9931, dt. 09.06.2008; ligj nr. 10 073, dt. 9.2.200; ligj nr.10117 dt. 23.4.2009; ligj nr.10146 dt.28.9.2009; ligj nr.10354, dt. 18.11.2010; ligj nr.10457, date 21.07.2011; ligj nr.106/2013; ligj nr.181/2013; ligj nr. 85/2014; ligj nr.142/2015; ligj nr.106/2017
• Ligj nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, (ndryshuar me ligj nr.10148, dt. 28.9.2009; ligj nr.10209, dt. 23.12.2009; ligj nr.10261, dt. 01.04.2010; ligj nr.10415, dt. 07.04.2011; ligj nr.62/2012, date 24/5/2012; ligj nr. 124/2012, dt. 20.12.2012; ligj nr.179/2013, dt. 28.12.2013; ligj nr.43/2014, dt. 24.4.2014; ligj nr.84/2014, dt. 17.07.2014; ligj nr.164/2014, dt.. 4.12.2014; ligj nr. 91/2015, dt.. 23.07.2015; ligj nr.99/2015, dt. 23.09.2015; ndryshuar me Vendim nr. 33, dt. 8.6.2016, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; ligj nr.112/2016, dt. 03.11.2016)
• Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, (ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, dt. 9.7.2015, nr. 28/2017, dt. 23.3.2017)
• VKM nr.1096, dt. 28.12.2015, “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”
• VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (ndryshuar me VKM nr.672, dt. 29.7.2015; nr.1043, dt. 16.12.2015; nr.271, dt. 6.4.2016; nr.231, dt. 21.3.2017; nr.355, dt. 19.4.2017)