KËRKESË PËR MARRJEN
E LEJES PËR SHITES AMBULANT
E LEJES PËR SHITES AMBULANT
Titulli i shërbimit | Leje për shitës ambulant |
---|---|
Përshkrim i Shërbimit | “Ambulant” është personi fizik, i cili tregton mallra ose shërbime për publikun pa pasur një vend biznesi fiks, që ushtron aktivitetin në njësi të vetme tregtimi të lëvizshme dhe lejohet të tregtojë në ambiente publike pasi është pajisur me leje nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativë. Ambulantë konsiderohen vetëm bizneset që kanë qarkullim jo më të madh se 2 milionë lekë në vit. Nëse vlerësohet se qarkullimi është më i madh ato klasifikohen në një nga kategoritë e tjera të biznesit dhe taksohen sipas asaj kategorie. Bizneset ambulantë duhet të rregjistrohen në administratën tatimore . Vendimet e Këshillit Bashkiak dhe urdhrat e Kryetarit të Bashkisë përcaktojnë dokumentacionin që duhet të paraqesë, mënyrën dhe afatet e pagesës. |
Dokumente të nevojshëm për aplikim | • Kërkesë për t’u pajisur me leje; • Fotokopje të kartës së identitetit; • Dokumenta të tjera |
Përfituesi | Qytetarët |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Sporteli i shërbimit me një ndalesë |
Afati i aplikimit | Nuk ka afat aplikimi |
Tarifa | Përcaktohet në paketën fiskale të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dokumenti i lejes |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” • Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë • Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” • Ligj nr. 9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, ndryshuar me ligjin nr. 9745, dt. 28.05.07; ligj nr.9764, dt. 09.07.2007; ligj nr.9931, dt. 09.06.2008; ligj nr. 10 073, dt. 9.2.200; ligj nr.10117 dt. 23.4.2009; ligj nr.10146 dt.28.9.2009; ligj nr.10354, dt. 18.11.2010; ligj nr.10457, date 21.07.2011; ligj nr.106/2013; ligj nr.181/2013; ligj nr. 85/2014; ligj nr.142/2015; ligj nr.106/2017 • Ligj nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, (ndryshuar me ligj nr.10148, dt. 28.9.2009; ligj nr.10209, dt. 23.12.2009; ligj nr.10261, dt. 01.04.2010; ligj nr.10415, dt. 07.04.2011; ligj nr.62/2012, date 24/5/2012; ligj nr. 124/2012, dt. 20.12.2012; ligj nr.179/2013, dt. 28.12.2013; ligj nr.43/2014, dt. 24.4.2014; ligj nr.84/2014, dt. 17.07.2014; ligj nr.164/2014, dt.. 4.12.2014; ligj nr. 91/2015, dt.. 23.07.2015; ligj nr.99/2015, dt. 23.09.2015; ndryshuar me Vendim nr. 33, dt. 8.6.2016, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; ligj nr.112/2016, dt. 03.11.2016) • Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, (ndryshuar me ligjin nr. 73/2015, dt. 9.7.2015; ligj nr. 28/2017, dt. 23.3.2017) • VKM nr.1096, dt. 28.12.2015 “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike” • VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (ndryshuar me VKM nr.672, dt. 29.7.2015; nr.1043, dt. 16.12.2015; nr.271, dt. 6.4.2016; nr.231, dt. 21.3.2017; nr.355, dt. 19.4.2017) |