Agron Malaj Kryetar i Bashkisë Mat |
CURRICULUM VITAE
Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Mat. Kryetar i Bashkisë se Matit. Lindi në qytetin e Burrelit në vitin 1980. Shkollimin 8-vjeçar dhe të mesëm i kreu në qytetin e lindjes. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, të cilat i përfundoi në vitin 2003. Malaj gjithashtu nisi studimet në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi”, duke u diplomuar në vitin 2007 në disiplinën Atletikë. Studime të cilat i thelloi edhe me tej me programin Masterin Shkencor për Fizioterapi. Në vitin 2010 përfundoi Masterin Shkencor për “Marredhenie Ndërkombëtare” në “Albanian University”. Ndërsa në vitin 2013 u diplomua si Jurist në Universitetin, “Ilyria”. Në vitin 2019, përfundoi studimet e Doktoraturës në fushën e Sigurisë në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, nisur në vitin 2011 në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”. Malaj ka kryer trajnime në fushën e sigurisë, ku veçohet prezantimi i temës mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Egjipt. Nga viti 2000 deri në 2007 ka shërbyer në Forcat e Armatosura, përkatësisht në trupat komando dhe në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Nga viti 2007 deri në Tetor 2013 ka shërbyer në Gardën e Republikes së Shqiperisë në detyra të rëndësishme, ku veçohen ruajtja dhe siguria e personaliteteve të larta. Malaj është autor i librit “Ruajtja dhe Siguria e Personaliteteve”. Nga viti 2014 e në vazhdim Agron Malaj mbajti detyrën e Drejtorit Rajional të Zonës Veri – Lindore në OSHEE. Prej Majit të vitit 2015 deri në Nëntor 2016 ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste në Bashkinë Mat, ndërsa nga Nentori 2016 e në vazhdim është Koordinator elektoral për Bashkitë Mat dhe Klos. Agron Malaj është njohës i gjuhës Angleze dhe Italiane. Malaj zotëron cilësi të shkëlqyera në komunikim, aftësi për realizimin e detyrave në skuadër dhe në kohë. Ai që me datën 02.08.2019 e në vazhdim mban postin e Kryetarit të Bashkisë Mat. Malaj është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. |