9 mars 2022/ Ina Allkanjari/ Ilda Hoxha/ Tiranë
Edhe pse kanë kaluar dy vite nga vendimi i Këshillit Bashkiak për heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, ky fenomen është ende prezent. Porta Vendore konstatoi nga verifikimi në terren dhe komunikimi me banorët se disa prej arsyeve të moszbatimit të këtij vendim janë: kostoja e […]
Tag: Ujë i pijshëm
Malbardha e Kurbinit mbetet pa ujë, banorët e revoltuar kërkojnë ndërhyrje nga bashkia
3 maj 2021/Gjergj Figuri/Porta Vendore/Kurbin
Në Malbardhë të Kurbinit, banorët duhet të luten që Zoti t’i mëshirojë e tu falë shi nga maji deri në shtator. Kjo është mundësia e tyre e vetme për të pasur ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ose vetëm duke e mbushur poshtë në fushë për ta ngjitur lart […]
Rilindja urbane e Laçit “ra”, investimi për ujësjellësin çon dëm miliona euro
12 prill 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Kurbin
Ekskavatorët kanë nisur të gërmojnë në sheshin dhe bulevardin e qytetit të Laçit, të cilët u ri-konstruktuan 4 vite më parë në kuadër të projekteve të rilindjes urbane. Investimi, i cili ka kushtuar 1.2 milionë euro po shkatërrohet nga zbatimi i projektit për ujësjellësin e ri të qytetit dhe kanalizimet […]
Ujësjellësi i Bërzheshtës, Bashkia Prrenjas: E zgjidhëm, por nuk mund të nxjerrim përgjegjësit
19 shkurt 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Prrenjas
Bashkia e Prrenjasit është tërhequr nga kallëzimi penal për ujësjellësin e ri të fshatit Bërzheshtë, për të cilin, kryetari i bashkisë, pati deklaroi rreth një vit më parë se do të çonte për ndjekje penale përgjegjësit që kanë krijuar situatën e mungesës së ujit të pijshëm […]
Kukësi i rrethuar nga uji, vuan prej 30 vitesh për ujin e pijshëm
14 nëntor 2020/ Sulejman Dida/ Porta Vendore/ Kukës
Kukësi është nga qytetet e paktë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë që rrethohet nga aq shumë ujë, përkatësisht nga tre lumenj si dhe nga liqeni i Fierzës që e bën qytetin si një gadishull, e megjithatë, është nga të paktët, ose ndoshta i […]
Vlora pa ujë, mijëra banor jetojnë si në mesjetë
17 shtator 2020/ Enriko Gabaj/ Porta Vendore/ Vlorë
Vlora vazhdon të mbetet problematike për sa i përket ujit të pijshëm, ku në një pjesë të madhe të qytetit familjet nuk furnizohen. Ndër lagjet që mbetet deri më tani problem janë: Llonxhë, Partizani, Topana, Pavarësia, Lirimi, 11 Janari e Karabashi. Banorët e këtyre lagjeve kanë […]
“Bovilla” nuk mban premtimin për 24 orë ujë, Tirana furnizohet me orare si gjithmonë
5 shtator 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Edhe pas investimit prej 27 milionë eurosh si kredi koncensionare të dhënë nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Bovilla nuk i furnizoi dot banorët e Tiranës me ujë 24 orë ashtu sikurse u premtua dhe trumbetua gjatë inaugurimit të këtij investimi […]
Klos, banorët e Unjatës ankohen për ujin e pijshëm
9 gusht 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Klos
Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz të qarkut Dibër, teksa shumë zona i ka shoqëruar historikisht. Banorët e fshatit Unjatë në këto 30 vite pluralizëm, kanë pritur që qeveritë që shkojnë e vijnë t’jua plotësojnë këtë nevojë jetike, por ende vuajnë […]
Laçi 1 javë pa ujë, banorët me bidonë në radhë: Kështu bëhet çdo vit
6 korrik 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Kurbin
Mijëra banorë të zonës së Kurbinit vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që kjo zonë për ironi të fatit ka burime nëntokësore që furnizojnë pothuajse gjithë qarkun e Durrësit me ujë. Ky absurd ndodh për shkak të mungesës së investimeve në ujësjellës prej […]
“Fshati si qyteti”, slogani i një fushate që nuk u bë kurrë realitet
20 qershor 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
“Fshati si qyteti” ishte slogani që përdori kreu i Bashkisë Tiranë pas reformës territoriale administrative, për të treguar se të gjitha shërbimet që ofrohen në qytet, me këtë ndarje do të ofroheshin dhe në fshat. Por pesë vjet pas reformës më të madhe territoriale të bërë […]
Sezoni turistik ka nisur, por Shëngjini nuk është gati për të pritur turistët
22 Qershor 2018/ Lindita Kokaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Lezha është një ndër destinacionet turistike që ka njohur zhvillime të dukshme gjatë viteve të fundit. Natyra i ka dhuruar gjithçka të gërshetuar mrekullisht; detin, malin, fushat dhe lumenjtë duke ofruar kështu mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit. E gjithë vëmendja gjatë sezonit turistik fokusohet pikërisht […]