27 maj 2022/ Edi Ruçi/ Porta Vendore/ Vlorë
Projekti i dytë më i rëndësishëm, i cili po ndërtohet në Vlorë, pas Sheshit të Flamurit është “Parku i shtëpisë së Pavarësisë” një projekt në zonën e Skelës, i cili synon të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me projektin më madhor të qytetit Lungomaren. Parku i Shtëpisë së […]
Tag: Turizëm
Sheshi i Flamurit po merr formë mes kontestimesh nga qytetarët dhe kërkesës për më shumë transparencë për fondet publike
23 maj 2022/Edi Ruçi/Porta Vendore/Vlorë
Në qytetin e Vlorës momentalisht po vijohet nga puna për realizimin e projektit, i cili konsiston në rikonstruksionin total të sheshit të Flamurit në Vlorë. Ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si Ish Kapelja. Më konkretisht në projektin e […]
“Lungomare 2” tejkalon afatet, nuk është gati për sezonin turistik
17 maj 2022/ Edi Ruçi/ Porta Vendore/ Vlorë
Lungomare 2 është vazhdimi i Lungomares së famshme të Vlorës, i ideuar si një projekt zgjatues i saj. Ky projekt fillon nga Fusha e Sportit në zonën e njohur si Uji i ftohtë, pranë Luanit të famshëm ku mbushin ujë vlonjatët dhe përfundon në një tjetër simbol […]
1.8 miliardë lekë për veshjen e Velierës në kohë krize ekonomike për vendin
24 mars 2022/ Albana Tërshalla/ Porta Vendore/ Durrës
Projekti i Velierës në Durrës vazhdon të thithë para nga taksapaguesit e qytetit bregdetar, ku së fundmi, Bashkia i ka shtuar një fond prej 1.8 miliardë lekësh të vjetra. Ky fond do të përdoret për mbulimin e Velës, ndërkohë që qytetarët kritikojnë se në këtë kohë krize, […]
Fshatrat turistikë të Lezhës, aty ku lulëzon agro-turizmi, por mungon investimi
10 Janar 2022/ B. Gilaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Zadrima dhe Ishull-Lezha janë dy fshatra të Lezhës, të cilët janë përfshirë në programin e qeverisë për 100 fshatrat turistikë. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në fshatrat e tjerë, në këto dy fshatra ekziston infrastruktura dhe investimet, por kryesisht ato janë projekte private, ndërsa qeveria […]
Puka, “Zvicra e Vogël” shqiptare mes shpopullimit dhe përpjekjeve për turizëm
7 janar 2022/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Pukë
Puka është një qytet që në vitet e fundit ka ndryshuar shumë, por sërish mbetet mes përpjekjeve për të mbijetuar, mes shqetësimit të shpopullimit për shkak të mungesës së punës dhe tentativës së pushtetit vendor për ta kthyer në një destinacion turistik. Puka është një qytet që […]
Fshatrat turistikë në Fier, larg pritshmërive të komuniteteve lokale
4 janar 2022/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Në listën e 100 fshatrave të përzgjedhur nga qeveria shqiptare për zhvillimin e turizmit, bëjnë pjesë edhe disa fshatra të përzgjedhur në qarkun e Fierit. Kjo pёr vlerat kulturore, historike dhe mjedisore që ato ruajnë e përcjellin tek turistët e vizitorët. Në këtë qark, pjesë e projektit […]
Ura e Zogut, me “një këmbë në varr”, institucionet: Po përgatitet projekti
21 nëntor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut në Milot, me status monument kulture i kategorisë së parë përballet me indiferencën e institucioneve pavarësisht se nga viti në vit janë konstatuar një sërë problematikash. Porta Vendore i rikthehet sërish kësaj çështjeje, teksa ka kaluar një vit nga publikimi i artikullit, ku gjërat […]
“100 fshatrat turistikë”, zero investime për fshatin Shtiqën, në Kukës
18 nëntor 2021/ Xhesian Shazimani/ Porta Vendore/ Kukës
Shtiqeni është një nga fshatrat e qarkut të Kukësit, i cilit është përzgjedhur nga programi i qeverisë shqiptare “100 fshatrat turistikë”, por që deri më sot nuk ka njohur investime në kuadër të këtij programi. Duke qenë se është fshati më i madh në Bashkinë Kukës i […]
Fshatrat turistikë të Tiranës, ende larg modelit të programit të qeverisë për 100 fshatrat turistik
11 nëntor 2021/Julian Hoxhaj/Porta Vendore/Tiranë
Edhe pse Tirana ka njohur hov investimesh në tetë vitet e fundit, programi i qeverisë për 100 fshatrat turistikë duket se ka mbetur pas, ku investimet e planifikuara dhe projektet e bëra janë shumë larg modelit të programit të qeverisë për projektin e 100 fshatrave turistik. Porta Vendore vizitoi dy […]
Fshatrat turistik të Zvirinës, Zaroshkës dhe Boboshticës me sytë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
4 nëntor 2021/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Korçë
Korça është një ndër qarqet që ka numrin më të lartë të fshatrave të përzgjedhur për programin e qeverisë “100 fshatrat turistikë, plot 12 të tillë. Por edhe në këtë qark, si në shumë të tjerë të verifikuar nga Porta Vendore, rezulton se investimet në kuadër këtij […]
Elbasani me “11 fshatra turistikë”, mori investime vetëm për 1 fshat
30 tetor 2021/ Migen Sejdini/ Porta Vendore/ Elbasan
Elbasani, i cili sipas statistikave të INSTAT është një nga qarqet më të varfra në vend, rezulton se pothuajse nuk ka përfituar asgjë as nga programi i “100 fshatrave turistikë”, i cili ishte një program që kishte në fokusin e tij zhvillimin e këtyre fshatrave. Elbasani ka […]
Nuk e bëjnë institucionet, të rinjtë të orientojnë me një murale për te Kalaja e Bashtovës
26 tetor 2021/Griseld Hoxha/Porta Vendore/ Kavajë
Një murale plotë ngjyra, e realizuar nga dy të rinj, nën një mbikalim në aksin rrugor Tiranë-Lushnje, orienton vizitorët drejt kalasë së Bashtovës, monument kulture, e cila vizitohet kryesisht nga të huajt. Ferrat e shumta në anë të autostradës dhe temperaturat mjaft të larta të kësaj vere, ishin vështirësitë […]
Drishti e Zogaj i Shkodrës në vend numëro, presin investime në kuadër të 100 fshatrave turistik
10 tetor 2021/Françeska Ndoja/Porta Vendore/Shkodër
Edhe pse në listën e 100 fshatrave turistikë, të përcaktuar nga qeveria shqiptare, fshatrat veriorë të Shqipërisë vuajnë mungesën e vëmendjes nga institucionet, qofshin ato qendrore apo vendore. Porta Vendore, këtë radhë udhëtoi drejt fshatrave Drisht dhe Zogaj në zonën e Shkodrës, për të vëzhguar nga afër nëse premtimet janë […]
Bushkashi, fshati me potencial turistik i lënë në harresë
6 tetor 2021/Xhesian Shazimani/Porta Vendore/Burrel Bushkashi është një ndër 5 fshatrat e përzgjedhura në qarkun Dibër për të përfituar investime nga projekti “100 fshatrat turistikë”, por deri më tani investimet akoma nuk kanë mbërritur. Porta Vendore pa nga afër këtë fshat, ku banorët përballeshin me mungesën e investimeve minimale dhe jetike. Fshati Bushkash në njësinë […]
Artizanët e Korçës drejt zhdukjes, asnjë mbështetje nga shteti
18 shtator 2021/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Korçë
Artizanët e Korçës, të cilët prej dekadash kanë ruajtur me fanatizëm punimet tradicionale po shkojnë drejt zhdukjes. Pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor apo qendror, por edhe larg interesit të të rinjve, janë të paktë ata që ruajnë me fanatizëm këtë traditë. Sapo hyjmë në Pazarin e […]
Taksa e qytetit në faturën e hotelit, surprizon turistët në plazhin e Durrësit
11 shtator 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Situata e rëndë ekonomike, pas përballimit me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe më herët nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme qoftë në aspektin ekonomik, apo dhe atë infrastrukturor, ka nxitur disa operatorë turistikë në vijën bregdetare të […]
Ndarja e stacioneve të plazhit, VKM-ja që solli përplasje në bregdet. Ekspertët: Duhet të ndryshojë
2 shtator 2021/ B.Gilaj/ Porta Vendore/
Ndarja e hapësirave të plazhit që shfrytëzohet nga privati krijuan në këtë sezon veror, si asnjëherë më parë, shumë përplasje mes bizneseve, ku ngjarja më tragjike ishte ajo e Velipojës në muajin qershor, e cila shënoi katër viktima. Por e gjitha kjo sipas ekspertëve duket se ndodhi pikërisht nga […]
Projekti i 100 fshatrave turistik, një propagandë e mbetur në letër në Kavajë e Rrogozhinë
15 gusht 2021/Marinela Dushi/ Porta Vendore/Rrogozhinë/Kavajë
Projekti i 100 fshatrave turistikë vijon të lërë në harresë zonat e përzgjedhura si pika kyçe për tërheqjen e turistëve, duke vënë në dukje se premtimi i qeverisë në fillimin e mandatit të dytë, nuk është mbajtur, për t’i shndërruar këto 100 fshatra jo vetëm në destinacione të rëndësishme turistike por edhe në përthithëse të […]
Zerqani, fshati që duhej të ishte turistik, por që po braktiset çdo ditë
5 gusht 2021/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Bulqizë
Fshati Zerqan në Bashkinë e Bulqizës është përzgjedhur si një nga fshatrat turistik në programin e qeverisë, për t’i dhënë një fytyrë të re turizmit në këtë zonë, por mesa duket edhe në terren, investime në kuadër të këtij projekti ambicioz nuk kanë ardhur ende deri në […]
Investimet për 100 fshatrat turistikë ende nuk kanë mbërritur në Zvërnec të Vlorës
15 korrik 2021/Enriko Gabaj/Porta Vendore/Vlorë
Zvërneci është një nga dy fshatrat e Vlorës, i cili është përfshirë në programin e “100 fshatrave turistikë”, por edhe pse afati për këtë program ka përfunduar, deri më sot këto fshatra nuk kanë parë dritën e investimit. Banorët shprehen se këtyre fshatrave u kanë mbetur vetëm bukuria e natyrës, […]
Në prag të sezonit turistik, nisin punimet për rrugën e ‘Syrit të Kaltër’, operatorët: Do ulë numrin e turistëve
7 korrik 2021/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore/ Delvinë
Syri i Kaltër në Sarandë, një prej destinacioneve turistike më të bukura në jug të vendit, që çdo vit ka tërhequr me mijëra turistë, vijon të vuajë mungesën e infrastrukturës rrugore. Prej vitesh rruga që të çon në këtë perlë të natyrës është degraduar, teksa vështirësinë për […]
Mokra mirëpret turistët e parë
5 qershor 2021/Sidorela Xhomaqi/Porta Vendore/Pogradec
Zona e Mokrës së Pogradecit po mirëpret turistët e parë. Zona ofron atraksione turistike të shumta, por do ende vëmendjen e pushtetit vendor dhe qendror për ta shndërruar atë në një destinacion turistik të përhershëm. Zona e Mokrës është një atraksion turistik i veçantë në zonën e Korçës. Krahina e […]
Korçës i janë rikthyer sërish turistët, Dardha destinacioni i 4 stinëve
24 mars 2021/Bledi Gilaj/Porta Vendore/Korçë
Pandemia e Covid-19 mbylli shumë lokale dhe restorante për shkak të mospërballimit të krizës financiare që ky virus la pas, por gjithashtu edhe shumë të tjera janë në kufij të mbijetesës, pasi e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë treg tejet të vështirë. Përballë kësaj situate duket se korçarët […]
Tropojë/Sfidat e grave sipërmarrëse dhe mungesa e mbështetjes nga pushteti vendor
14 dhjetor 2020/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tropojë
Vitet e fundit është advokuar fort në drejtim të emancipimit të gruas. Projektet nuk kanë munguar në kuadër të këtij qëllimi, por çfarë ka ndryshuar në të vërtetë. Nëse analizojmë faktet, shohim se roli i gruas në shoqëri është përmirësuar pak ose aspak, shifrat e grave […]
Gjergj Fishta bëhet me shtëpi muze, rikonstruksioni kushtoi 5.5 milionë lekë
19 nëntor 2020/ Porta Vendore/ Lezhë
Më 23 tetor në 149 vjetorin e lindjes së poetit të madh shqiptar Gjergj Fishta, shtëpia e tij e cila prej vitesh ishte lënë në mëshirë të fatit, është rikontruktuar, duke çelur kështu dyert e saj si një shtëpi muze. Nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë së Covid 19, shtëpia […]
“Ti ruajmë sa nuk është vonë”: Banorët e Beratit kërkojnë më shumë vëmendje për rrugicat e kalldrëmta, vlerën e trashëguar prej shekujsh
18 nëntor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Një prej vlerave të trashëguara ndër breza, në qytetin muze të Beratit, janë dhe rrugicat e kalldrëmta. Ky qytet ka mijëra metra katrorë rrugë të kalldrëmta, të shtrira në lagjet muzeale të tij, por jo vetëm. Sfida për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre vë përpara përgjegjësisë […]
Grama e Dibrës, mes bukurisë përrallore dhe mungesës së rrugës
30 shtator 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Dibër
Grama është cilësuar perla e Dibrës, e pasur me bjeshkë të sheshta, liqenin e bukur dhe gjelbërim të pafundmë. Me tu ngjitur në bjeshkët e Gramës, syri sheh vetëm gjelbërim pafund, burime të shumta uji të kristaltë dhe shumë të ftohtë. Në Gramë ka një sërë […]
Mes Leqeve të Hotit për në Lëpushë e Vermosh, dy perlat e Malësisë së Kelmendit
22 Shtator 2020/ B.Gilaj/ Porta Vendore/ Malësi e Madhe
Kush shkon në Vermosh nuk e ban ditën dam. Kjo shprehje karakteristike e skajit më verior të vendit tonë, do ta përshkruante më mirë se asgjë luginën e Vermoshit, të shtrirë mes majave të larta e të thepisura, të pasura me gjelbërim, florë dhe faunë […]
Gurë i Bardhë në Klos, fshati mes turizmit dhe HEC-eve
28 gusht 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Fshati Gurë i Bardhë në Klos është zgjedhur mes 100 fshatrave turistikë, por nga ana tjetër është dhënë koncesion për ndërtimin e tre HEC-eve. Kjo ka shkaktuar reagimin e banorëve, të cilët kanë protestuar, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ndërkohë që edhe bashkia i ka mbështetur, […]
Plazhet e Jugut mes bukurisë përrallore dhe problemeve me mungesën e investimeve dhe menaxhimit të mbetjeve
24 gusht 2020/ Ola Mitre/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Himarë/ Sarandë
Për të disatin vit me radhë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmon cilësinë e ujërave që ofrojnë plazhet e Palasës, Dhërmiut, Drimadhes, Borshit, Jalës, Lukovës, Ksamilit, Sarandës etj. Në Raportin e Gjendjes në Mjedisit për vitin 2019, ky dikaster bën me dije se këto […]
Pogradec:Ekspozohen pjesë të panjohura nga mozaiku i Bazilikës paleokristiane të Linit
22 gusht 2020/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/ Pogradec
Pas një harrese 20-të vjeçare Bazilika paleokristiane e Linit do të jetë jetë e hapur për vizitorët, duke ekspozuar për herë të parë edhe pjesë të panjohura të mozaikëve të rrallë. Bazilika pozicionohet në periferi të fshatit Lin, prej nga shfaqet pamja magjepsëse e liqenit të […]
Mos i prekni pllakat në Sarandë
11 gusht 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Sarandë
Sot prej plazhit të dikurshëm të pllakave ka mbetur vetëm një hapësirë prej rreth 500 m. Gjithë Pjesa tjetër e këtij plazhi është zhdukur dhe transformuar në plazhe private me zhavorr të hedhur mbi pllakat e dikurshme.
Rruga për tek Syri i kaltër, penalizon pushuesit që duan të shohin këtë atraksion natyror
3 korrik 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Finiq
Ndërsa kalon kthesat e shumta të rrugës së gjarpëruar të Muzinës, menjëherë sapo rruga shtrohet, ndeshesh me tabelën që të orienton drejt burimit natyror të Syrit të kaltër, ku ndalesa duket e pashmangshme. Monumenti natyror më i rëndësishëm përgjatë […]
Kallmi, oazi i qetësisë, plazhi i dëshiruar nga të gjithë, që vuan për një rrugë
1 qershor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pak kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, në perëndim të qytetit, mes një terreni kodrinor, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Uji i kristaltë i detit, kodrat e gjelbëruara, në këtë pjesë të qytetit bregdetar janë së bashku […]
Turistë në kohë pandemie
24 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Mbyllja e kufijve, izolimi dhe karantinimi preku drejtpërdrejt turizmin dhe aktivitetin kryesor në vend, duke mbajtur larg turistët vendas e të huaj. Këta të fundit e kanë tashmë të pamundur të vizitojnë aktualisht Shqipërinë. Por një familje gjermane, e mbetur në Shqipëri prej pandemisë, po shijon […]
Gjirokastër, bizneset turistike rrezikojnë falimentimin
15 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Bizneset turistike në Gjirokastër po rrezikojnë falimentimin. Rreth 86% e prenotimeve të kryera përgjatë muajve të dimrit janë anuluar dhe pezulluar në hotelet, bujtinat dhe agjencitë turistike në Gjirokastër pas përhapjes së COVID-19. Anulimet kanë përfshirë të gjithë periudhën Maj – Qershor në masën 100%, ndërkohë që […]
Turizmi natyror në Mat jashtë vëmendjes, në Xibër rritet lulja e rrallë
14 maj 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Në malin e fshatit Xibër – Hane të Bashkisë Klos, rritet një lule shumë e rrallë e quajtur shkencërisht si Narcisus poeticus, apo Narcisi poetit ngjyrë e bardhë. Në vendin tonë rritet vetëm në vargmalet e Matit dhe në fshatin Novosej të Kukësit, dhe pamja që […]
Sezoni turistik, mes protokolleve të sigurisë dhe rritjes së çmimeve
4 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërsa Ministria e Turizmit nxori dy ditë më parë protokollin e sigurisë anti-covid 19 që pritet të miratohet, sektori delikat i turizmit po përpiqet mes shumë paqartësive të bëhet gati për sezonin veror. Porta Vendore vëzhgoi disa nga bizneset në plazhin e Durrësit, si […]
Lumi Drin ndot edhe zonat turistike të Lezhës
27 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej shumë vitesh Lumi Drin në Lezhë e ka ngadalësuar rrjedhën e tij për në det. Kjo ka ardhur për shkak të ndërprerjeve të prurjeve. Që në vitin 1950 kur u zbatua projekti i bonifikimit dhe i kullimit të zonës së Zadrimës në lumin Drin të […]
Parku natyror i Viroit dëshmi e konfliktit natyrë-njeri
26 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Parku Natyror i Viroit në këto ditë pranvere është kthyer në një parajsë të vërtetë. Por aty nuk shkel prej dy muajsh asnjë vizitorë për shkak të pandemisë së covid 19, që ka përfshirë edhe vendin tonë.
Durrësi, qyteti që njohu ‘fundin e botës’ tenton të ringrihet për herën e katërt
4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Instalacioni i Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave duket sikur ka zënë vend midis boshllëkut të detit. Skulptori Ilirjan Xhixha as nuk mund ta ketë përfytyruar se një ditë vepra e tij do të mbushte një qytet të zbrazur pas orës 13:00, përgjatë gjashtë ditëve […]
Koronavirusi prek turizmin në qytetin e gurtë të Gjirokastrës
16 mars 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Efektet e COVID–19 kanë nisur të ndihen edhe në sektorin e turizmit. Gjirokastra është një nga qytetet turistike më të vizituara në vend. Përpjekjet për një turizëm gjithëvjetor përgjatë viteve të fundit kanë shtuar numrin e turistëve që vizitojnë qytetin muze dhe rrethinat edhe në stinën […]
Mes shkatërrimit dhe braktisjes, banorët e zonës së plazhit në Durrës, shpresojnë rimëkëmbjen për të ardhmen e turizmit
23 shkurt 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pesë hotele u shembën krejtësisht në zonën e plazhit, në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. 969 objekte banimi rezultojnë të dëmtuara rëndë në Rajonin me numër 5, ku përfshihet dhe zona e plazhit. 130 biznese të mëdha […]
Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit
13 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Struktura arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i […]
Restaurimi i kalldrëmeve në pazarin e Gjirokastrës përfundon, shfaqen zërat pro dhe kundra
5 shkurt 2019/Brikena Metaj/Porta Vendore/ Gjirokastër
Punimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastrës tashmë mund të thuhet se kanë përfunduar. Rruga me mozaik, e njohur si “kartolina e qytetit”, në pamje të parë i është rikthyer origjinalitetit të vet. I njëjti mozaik, të njëjtët gurë gri e të bardhë. Situata e një viti më […]
Boboshtica, fshati i “plakur” që kërkon ringjallje nga turizmi
22 janar 2020/ Gëzim Ashimi/ Porta Vendore/ Korçë
Boboshticën sot e gjen midis projektit ambicioz të “100 fshatrave turistikë” dhe dëshirës për braktisje të banorëve, të cilët shprehen skeptikë për zhvillimet që mund të marrë fshati falë këtij projekti të qeverisë shqiptare, ku deri më tani, ata s’kanë parë asnjë investim konkret. Boboshtica ndodhet […]
Kisha e Shën Premtes në Lezhë restaurohet me paratë e banorëve
22 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Pas shumë vitesh në amortizim total, Kisha e Shën Premtes në Lezhë është restauruar. Fondi që nuk u gjet kurrë nga Ministria e Kulturës për këtë monument, u mblodh nga banorë të zonës dhe biznesmenë, duke bërë që 4 muaj më parë të niste puna për shndërrimin […]
Tërmeti “gjymton” monumentet e kulturës
7 Dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Tërmeti i datës 26 nëntor nuk kurseu as monumentet e trashëgimisë kulturore e historike në vend. 4 kalatë e rëndësishme historike, pjesë të trashëgimisë kulturore, u gjymtuan në kullat e tyre kryesore. Ekspertët e trashëgimisë kulturore dhe turizmit japin alarmin, në mënyrë që të kthehen sytë nga […]
Erozioni bën “kërdinë” në plazhin e Semanit
10 nëntor 2019/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
U bënë vite tashmë që peizazhi në plazhin e Semanit po ndryshon vazhdimisht. Në luftën e përhershme midis detit dhe tokës duket se ky i fundit ka arritur që të marrë disa fitore duke përparuar ndjeshëm në drejtim të bregut. Shenjat e erozionit në vijën bregdetare […]
Gjirokastra në optikën e një turisti
4 nëntor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra rrit numrin e turistëve nga viti në vit, ku vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2019 është vizituar nga 80 mijë turistë. Në fakt, rrugët e qytetit fillojnë të gëlojnë nga turistët vendas dhe të huaj që nga muaj mars, e ku kulmin e ka muaj gusht […]
Gjinari pjesë e “100 fshatrave”, por ende asnjë investim në horizont
2 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Gjinari pjesë e programit të “100 fshatrave” por rezulton të jetë ende pa asnjë investim konkret. Banorët shpresojnë se rruga e cila ka shkuar një djall e gjysmë lekë të mbarojë, ndërsa kërkojnë të kenë më shumë kushte për turistët e vizitorët që vijnë në fshat. […]
Dëmtohen info-kioskat në qytetin muze të Beratit, shkon dëm investimi 135 milionësh
24 tetor 2019/ Artan Diko/ Porta Vendore/ Berat
Risia e informacionit multifunksional në Berat info-kioskë nuk ka mbijetuar gjatë në qytetin që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Dy vite pas inaugurimit të dhjetë info-kioskave që i vijnë në ndihmë turistëve për informacion, sot kanë mbetur vetëm dy të padëmtuara, përkatësisht ajo në hyrjen e […]
Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë
15 tetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të […]
Nivica, si po rigjallërohet nga turizmi fshati mbi kanion
12 tetor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tepelenë
Ndodhet vetëm 20 km larg qytetit të Tepelenës, por për të mbërritur në Nivicë të duhet patjetër një makinë 4×4 ose një furgon. Udhëtimi që zgjat pak më shumë se një orë kalon nëpër një rrugë krejt të pashtruar e tejet të ngushtë, që i ngjitet malit […]
Balgjaj, një atraksion turistik por rruga pengon turistët
11 shtator 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Turizmi malor dita ditës po merr një vëmendje të veçantë në vendin tonë e këtë e tregon më së miri zhvillimi i zonave turistike në veri të vendit, si Valbona në Tropojë, Thethi në Shkodër apo Lura në Dibër. Por këto nuk janë të vetmet zona, […]
Turizmi në Gjirokastër, mes papunësisë dhe mungesës së profesionistëve
21 gusht 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Qyteti turistik i Gjirokastrës ka njohur zhvillime në tregun e turizmit, pasi vetëm një vit më parë u vizitua nga 100 mijë turistë, duke rritur kështu nevojën për fuqi punëtore, ndërsa nga ana tjetër regjistron një numër të lartë papunësie. Edhe pse ka një shkollë profesionale, […]
Pogradeci, mes turizmit dhe informalitetit në kulm të sezonit
18 gusht 2019/ A.H/ Porta Vendore/Pogradec
Pogradeci është në pikun e sezonit turistik, por me nisjen e tij edhe për këtë vit nuk mungon stresi i atyre që frekuentojnë plazhin e ashtuquajtur publik në këtë qytet! Në fakt këtij plazhi vetëm emri i ka mbetur publik, pasi prej disa vitesh ai është kthyer në […]
Gjirokastër, kur ndotja nga mbeturinat të shoqëron kudo
20 korrik 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Tre dekada demokraci dhe Shqipëria vazhdon të jetë i njëjti kosh gjigand mbeturinash, ku secili prej nesh ka kontributin e vet. E vetmja gjë e pandryshuar përgjatë gjithë kësaj periudhe është gjendja në të cilën ndodhen sot qytetet e fshatrat tona: – të pushtuara nga ndotja. […]
Kambana e bujarisë kthen turistët në Pagri
15 korrik 2019/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Përmet
Fshati Pagri i Përmetit, “porta hyrëse” e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, nuk është e përfshirë në projektin qeveritar të “100 fshatrave”. Por banorët e saj janë përfshirë në një aksion qytetar për transformimin e tij në fshat turistik, duke e vetëpagëzuar këtë projekt komunitar […]
Pogradeci, qyteti i katër stinëve
23 qershor 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Pogradeci vijon të mbetet një mrekulli e natyrës, sado që qytete të tjera mundohen ta ‘sfidojnë’, duke realizuar më shumë investime, apo duke rritur kapacitetet e shërbimit. Çdo stinë është përrallore në këtë qytet, por më e veçanta mbetet pranvera. Dielli, edhe pse i ftohtë, shkëlqen, […]
Gjirokastra çel sezonin turistik
19 qershor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë të çeljes së sezonit turistik veror. Duke iu larguar ceremonisë së përvitshme dhe aktiviteteve të përqendruara në zonën muzeale të Qafës së Pazarit, tashmë të shndërruar në një kantier ndërtimi, Bashkia e qytetit ka vendosur zhvillimin e disa aktiviteteve […]
Gjirokastër, turizmi mes kaosit dhe zhvillimit
6 qershor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra është shndërruar në një prej destinacioneve më të lakmuara nga turistët vendas dhe të huaj. Shtimi i kapaciteteve akomoduese ka sjellë dhe dyfishim të numrit të tyre. Rreth 500 shtretër i janë shtuar qytetit vetëm vitin e kaluar, ndërsa numri i turistëve arriti shifrën rekord […]
Banorët braktisin fshatin Lin
14 janar 2019/ Porta Vendore/ Pogradec
Viteve të fundit, Fshati Lin në Pogradecka filluar të popullohet nga turistë vendas e të huaj. Por gjatë periudhës së dimrit ,fshati duket si i përgjumur, dhe shumë shtëpi janë të braktisura.
Renate Vincent, gjermania që është kthyer në një “ëngjëll” për banorët e Lezhës
4 gusht 2018/Lindita Kokaj/Porta Vendore/Lezhë
Renate Vincent është një shtetase gjermane, e cila fillimisht erdhi në Shqipëri si turiste, por prej një vtiti ajo është bërë banore e Shëngjinit dhe është kthyer në “dorë ëngjëlli” për shumë familjeve në nevojë, të rinj dhe të moshuar, në qytetin e Lezhës. Vincent është një grua 64 vjecare […]
Sezoni turistik ka nisur, por Shëngjini nuk është gati për të pritur turistët
22 Qershor 2018/ Lindita Kokaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Lezha është një ndër destinacionet turistike që ka njohur zhvillime të dukshme gjatë viteve të fundit. Natyra i ka dhuruar gjithçka të gërshetuar mrekullisht; detin, malin, fushat dhe lumenjtë duke ofruar kështu mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit. E gjithë vëmendja gjatë sezonit turistik fokusohet pikërisht […]
Ujërat e zeza kanë “pushtuar” qytetin dhe bregdetin e Durrësit (VIDEO)
19 shkurt 2018/Citizens Channel/Geri Emiri/ Durrës
Përgjatë periudhës së antikitetit, kur qytetet kryesore të Evropës vuanin nga derdhja e ujërave të zeza në rrugë dhe bashkë me to përhapjen e epidemive, qyteti i Durrësit ishte i pajisur me kanale higjeno-sanitare. Sipas arkeologut Fatos Tartari, pjesa më e madhe e kanaleve të zbuluara rreth qendrës së […]