Vëzhgim/Analizë

Shitësit ambulantë në rrugët kombëtare rrezik për aksidente. Institucionet shmangin përgjegjësitë ligjore

26 mars 2021/ Julian Hoxhaj/Porta Vendore/ Korçë
Udhëtimi në aksin rrugor Pogradec-Korçë apo anasjelltas, shpesh të ngjan si parakalim në një treg fruta-perimesh. Përgjatë gjithë këtij aksi rrugor, janë pozicionuar në anë të karrexhatës së rrugës dhjetëra, në mos qindra, tregtarë lokalë që shesin prodhime bujqësore. Banorët kanë ngritur kioska të improvizuara në anë të […]

Vëzhgim/Analizë

Farmacitë, marketet e dyqanet e fruta-perimeve mes “bereqetit” dhe kontrollit për sigurinë e konsumatorit

30 mars 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka vënë në vështirësi shumë biznese, por gjithashtu ka krijuar terren për abuzime me çmimet dhe me cilësinë e produkteve, kryesisht ushqimore dhe farmaceutike. Porta Vendore kreu një vëzhgim dy ditor në disa nga aktivitetet […]

Ndodhi

Raporti/Mishi shitet në të zezë në Skrapar, s’ka thertore dhe tregje

10 qershor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Skrapar
Veç rakisë cilësore, mishi dhe produktet e qumështit janë markat që i shtojnë vlerat zonës së Skraparit. Pas Beratit historik, Skrapari është destinacioni i vizitorëve të huaj dhe vendas që veç bukurisë së zonës malore, me Tomorin hijerëndë, tërhiqen nga cilësia e produkteve bio. Zona e […]

Ndodhi

Tregjet e kafshëve, “bomba” që kërcënon sigurinë ushqimore

24 prill 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Me tregje që nuk plotësojnë asnjë kusht higjieno- sanitar, mungesë e theksuar e shërbimit veterinar, me kafshë që theren në rrugë, të pamatrikullluara dhe pa certifikatë veterinare, tregtimi i mishit në vendin tonë rrezikon të kthehet në një minë me sahat […]

Video/Foto

Veshjet e tregut të rrobave të përdorura pushtojnë godinën e Bashkisë në Urën-Vajgurore

21 prill 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Ura Vajgurore
Godina e Bashkisë së Urës Vajgurore, çdo ditë të premte “pushtohet” nga tregu që organizohet shumë pranë godinës së institucionit më të rëndësishëm vendor. Në pjesën anësore të godinës tregtarët vendosin tela, duke reklamuar produktet që tregtojnë. Veshjet intime rezultojnë të jenë mallrat që shiten […]

Vëzhgim/Analizë

Tregjet e Gjirokastrës, jashtë standardeve dhe larg konsumatorit

6 prill 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/Gjirokastër
Hapësirat e tregtimit ambulant në Gjirokastër janë ende larg parametrave dhe me problematika shqetësuese. Në qytetin jugor aktualisht janëkatër tregje funksionale, ai industrial, dy tregje fruta–perimeshdhe ushqimorë dhe tregu i komunitetit rom. Tëgjithë të vendosur në largësi të konsiderueshme nga njëri–tjetri, por me problematika të ndjeshme për […]

Video/Foto

Tregu i fruta-perimeve në rrugë, shitje para kontejnerëve të plehrave

10 shkurt 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Ura Vajgurore
Tregu i fruta-perimeve, por dhe i produkteve të qumështit e peshkut zhvillohet në mes të rrugës në Bashkinë e Urës-Vajgurore, një problem i madh dhe i njëjtë për të gjitha bashkitë e Qarkut të Beratit. Por, në Bashkinë e Urës-Vajgurore shitet afër kontejnerëve të plehrave. Përpara […]

Ndodhi

Vlorë, tregjet e fruta-perimeve jashtë standardeve

6 Gusht 2018/ Laurant Lamaj/Porta Vendore/Vlorë
Tregjet e fruta-perimeve në Vlorë vuajnë mungesën e kushteve higjeno-sanitare, mungesën e tualeteve,mungesën e ujit dhe të dritave. Tezgat janë improvizuar nga tregtarët dhe produktet tregtohen në tokë, duke mbartur edhe riskun shëndetësor për konsumatorët. Tregjet në qytetin e Vlorës janë në mëshirë të fatit. Tregtarët e pranojnë se […]