Vëzhgim/Analizë

Saga e rritjes së taksave në kohë pandemie! Bashkitë ofrojnë pastërti me dyfishim tarifash

17 prill 2022/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore
Shumë bashki në vend kanë rritur taksat dhe tarifat vendore, duke vështirësuar dhe më shumë jetesën në këto kohë krize dhe ende pa marrë veten nga pandemia, e cila ka dëmtuar shumë biznese e qytetarë. Në disa bashki, tarifat vendore janë shtuar, ndërkohë që ekspertët hedhin alarmin se […]

Vëzhgim/Analizë

Siguria në punë mbetet larg objektivave, numri i punonjësve të aksidentuar e konfirmon

10 prill 2022/ Marinela Dushi/ Porta Vendore
Aksidentet në vendin e punës po ndodhin rëndomtë në vendin tonë. Raportimet në media flasin për një sërë personash në sektorin privat kryesisht që janë përfshirë në aksidente të tilla, ku disave prej tyre i kanë marrë edhe jetën. Statistikat e fundit tregojnë se aksidentet në vendin e […]

Ngjarje/Personazhe

Muzeu Arkeologjik i Korçës, i dëmtuar nga tërmeti dhe pa investime

31 janar 2021/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore/ Korçë
Gjurmët e tërmeteve të 2019 ende nuk janë fshirë dhe duket se pasojat do të jenë afatgjata. Korça ishte një nga bashkitë që gjatë vitit 2019 është lëkundur disa herë, duke filluar që nga muaj qershor e deri në nëntor, kur ishte edhe ngjarja tragjike, ku me […]

Vëzhgim/Analizë

Vlora jep dritën jeshile për administratorët e pallateve, shoqëria civile fiton kauzën e saj

24 janar 2022/ Jerola Ziaj/ Porta Vendore/ Vlorë
Hendeku i krijuar ne Bashkinë Vlorë sa i përket mungesës së administratorëve të pallateve, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi 11 vite më parë, pritet të zgjidhet me anë të krijimit të shoqërive private të administratorëve të parë që do të certifikohen , duke i dhënë […]

Ndodhi

Bashkia Shijak në vitin 2022 fut në fuqi vendimin e rritjes të tarifës së pastrimit me 60%

23 janar 2021/Aldo Mustafa/Porta Vendore/ Shijak
Viti 2022 për qytetarët e Bashkisë Shijak, duket se do të nisë me shpenzime shtesë. Situata e krijuar në gjatë vitit 2021 ka çuar këtë bashki drejt vendimit për të rritur ndjeshëm tarifën e pastrimit, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Mbyllja e vend-grumbullimit të Porto-Romanos, duket se […]

Vëzhgim/Analizë

Rindërtimi në Kavajë, gjysmat e pallateve ende të papërfunduar, banorët të pakënaqur për procesin e rindërtimit

12 Janar 2022/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Kavajë
Rindërtimi i pallateve në Kavajë, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ende nuk ka përfunduar, ndërsa procesi duket se po ecën me ritme të ngadalta. Megjithëse disa nga apartamentet janë shpërndarë nëpërmjet një shorteu, banorët shprehen se ende nuk kanë akses […]

Vëzhgim/Analizë

Fshatrat turistikë të Lezhës, aty ku lulëzon agro-turizmi, por mungon investimi

10 Janar 2022/ B. Gilaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Zadrima dhe Ishull-Lezha janë dy fshatra të Lezhës, të cilët janë përfshirë në programin e qeverisë për 100 fshatrat turistikë. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në fshatrat e tjerë, në këto dy fshatra ekziston infrastruktura dhe investimet, por kryesisht ato janë projekte private, ndërsa qeveria […]

Ngjarje/Personazhe

Puka, “Zvicra e Vogël” shqiptare mes shpopullimit dhe përpjekjeve për turizëm

7 janar 2022/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Pukë
Puka është një qytet që në vitet e fundit ka ndryshuar shumë, por sërish mbetet mes përpjekjeve për të mbijetuar, mes shqetësimit të shpopullimit për shkak të mungesës së punës dhe tentativës së pushtetit vendor për ta kthyer në një destinacion turistik. Puka është një qytet që […]

Vëzhgim/Analizë

Fshatrat turistikë në Fier, larg pritshmërive të komuniteteve lokale

4 janar 2022/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Në listën e 100 fshatrave të përzgjedhur nga qeveria shqiptare për zhvillimin e turizmit, bëjnë pjesë edhe disa fshatra të përzgjedhur në qarkun e Fierit. Kjo pёr vlerat kulturore, historike dhe mjedisore që ato ruajnë e përcjellin tek turistët e vizitorët. Në këtë qark, pjesë e projektit […]

Ngjarje/Personazhe

Alarm mjedisor për mbetjet, bashkitë e vogla nuk kanë para të paguajnë inceneratorët

29 dhjetor 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Landfille të paligjshme plehrash në periferi të qyteteve që digjen për ditë të tëra duke lëshuar tym të zi e aromë mbytëse. Kjo ishte situata në shumë qytete të vendit gjatë stinës së verës. Skema ishte e njëjtë dhe përsëritëse në Kavajë, Shijak, Fier, Lushnje e Peqin për […]

Ngjarje/Personazhe

Rindërtimi në Shijak, ngrihen 31 pallate por asnjë apartament i dorëzuar

15 dhjetor 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Shijak
Rindërtimi në Shijak pritet të finalizohet pranverën e vitit 2022, ndërkohë që deri në fund të këtij viti deklarohet se do të dorëzohen disa apartamente dhe pothuajse gjysma e shtëpive private. Në Shijak po ndërtohen konkretisht 31 pallate me 660 apartamente dhe afërsisht dhe mbi 720 banesa […]

Ndodhi

Familjet e Kurbinit ende në çadra, shteti s’ka afat për rindërtimin e shtëpive

14 dhjetor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Kurbin
Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Kurbin ka shumë familje që jetojnë në çadra, me shpresën që shteti do t’i ndihmojë për të rikonstruktuar shtëpinë. Por deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me afatet kohore se kur pritet të […]

Ngjarje/Personazhe

Familjet e përmbytura në Shkodër me sytë nga qielli, asnjë dëmshpërblim për dëmet

13 dhjetor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Vetëm 10 muaj më parë, zona e Nënshkodrës përjetoi përmbytjet e fundit, ku me dhjetëra fshatra ishin në pushtimin e ujit për afro një muaj. Por pavarësisht se ka kaluar kohë, banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Me sytë nga qielli, […]

Ngjarje/Personazhe

Rindërtimi në Valias, dy vite pas tërmetit 2 pallate nga 21 të tillë kanë përfunduar dhe janë gati për dorëzim

24 nëntor 2021/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Kamëz
Rindërtimi në Valias të Kamzës pritej të përfundonte në fillim të muajit dhjetor, por kjo do të arrihet vetëm për disa apartamente, dhe jo gjithë lagjen e planifikuar në këtë zonë. Banorët presin me shpresë për të hyrë në apartamentet e para, ndërkohë që shumë prej tyre […]

Ngjarje/Personazhe

Ura e Zogut, me “një këmbë në varr”, institucionet: Po përgatitet projekti

21 nëntor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut në Milot, me status monument kulture i kategorisë së parë përballet me indiferencën e institucioneve pavarësisht se nga viti në vit janë konstatuar një sërë problematikash. Porta Vendore i rikthehet sërish kësaj çështjeje, teksa ka kaluar një vit nga publikimi i artikullit, ku gjërat […]

Ngjarje/Personazhe

“100 fshatrat turistikë”, zero investime për fshatin Shtiqën, në Kukës

18 nëntor 2021/ Xhesian Shazimani/ Porta Vendore/ Kukës
Shtiqeni është një nga fshatrat e qarkut të Kukësit, i cilit është përzgjedhur nga programi i qeverisë shqiptare “100 fshatrat turistikë”, por që deri më sot nuk ka njohur investime në kuadër të këtij programi. Duke qenë se është fshati më i madh në Bashkinë Kukës i […]

Vëzhgim/Analizë

Fshatrat turistikë të Tiranës, ende larg modelit të programit të qeverisë për 100 fshatrat turistik

11 nëntor 2021/Julian Hoxhaj/Porta Vendore/Tiranë
Edhe pse Tirana ka njohur hov investimesh në tetë vitet e fundit, programi i qeverisë për 100 fshatrat turistikë duket se ka mbetur pas, ku investimet e planifikuara dhe projektet e bëra janë shumë larg modelit të programit të qeverisë për projektin e 100 fshatrave turistik. Porta Vendore vizitoi dy […]

Vëzhgim/Analizë

Qindra familje pa shtëpi, shkak vonesat nё procedurat e bashkive për kreditë e buta

7 Nëntor 2021/Marinela Dushi/Porta Vendore
Qindra qytetarë prej më shumë se një viti kanë aplikuar për kredi të butë dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje nga bashkitë, pasi lista nuk ka kaluar për miratim në këshill bashkiak. Porta Vendore i dërgoi kërkesë për informim në lidhje me procesin e kredive të buta 8 bashkive […]

Vëzhgim/Analizë

Fshatrat turistik të Zvirinës, Zaroshkës dhe Boboshticës me sytë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

4 nëntor 2021/ Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/ Korçë
Korça është një ndër qarqet që ka numrin më të lartë të fshatrave të përzgjedhur për programin e qeverisë “100 fshatrat turistikë, plot 12 të tillë. Por edhe në këtë qark, si në shumë të tjerë të verifikuar nga Porta Vendore, rezulton se investimet në kuadër këtij […]

Ndodhi

Raporti për financat e bashkive/ Mbledhin më shumë të ardhura, por shpenzimet i orientojnë drejt pagave

2 nëntor 2021/Aurora Sulce/Porta Vendore
Rimëkëmbja e ekonomisë gjatë këtij viti ka ndihmuar bashkitë që të rrisin të ardhurat e tyre. Raporti i Financave Vendore, publikuar nga COPLAN, evidenton se në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga bashkitë nga taksat, tarifat dhe burime të tjera shënuan një nivel […]

Ngjarje/Personazhe

Projektbuxheti 2022/ Vetëm 3% rritje për bashkitë, sa rritja e çmimeve

29 tetor 2021/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Vetëm 3% rritje për bashkitë vitin e ardhshëm. Kjo është norma e rritjes së buxhetit vendor parashikuar në projektbuxhetin 2022, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka dorëzuar tashmë në Kuvend. “Me buxhetin e vitit 2022, do të financohen funksionet e transferuara në pushtetin vendor, si dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Bushkashi, fshati me potencial turistik i lënë në harresë

6 tetor 2021/Xhesian Shazimani/Porta Vendore/Burrel Bushkashi është një ndër 5 fshatrat e përzgjedhura në qarkun Dibër për të përfituar investime nga projekti “100 fshatrat turistikë”, por deri më tani investimet akoma nuk kanë mbërritur. Porta Vendore pa nga afër këtë fshat, ku banorët përballeshin me mungesën e investimeve minimale dhe jetike. Fshati Bushkash në njësinë […]

Vëzhgim/Analizë

Mungesa e shërbimeve po shpopullon fshatrat e Fierit

2 tetor 2021/ Xhemil Beharaj/Porta Vendore/Fier
Fshatrat e qarkut Fier duket se janë harruar nga pushteti vendor, ku problemet janë pothuajse të njëjta. Diku mbizotëron çështja e mungesës së rrugës, diku tjetër mungesa e shërbimeve, por dhe e politikave apo zbatimi i tyre nga ana e pushtetit vendor, ndërkohë që mungon edhe kërkesa e llogarisë […]

Ngjarje/Personazhe

Korça, mes investime në qendër dhe harresës në periferi

30 shtator 2021/Sidorela Xhomaqi/Porta Vendore/Korçë
Shumë e njohin Korçën falë traditës, historisë dhe kulturës. Përveç aseteve kulturoreelementët që bien lehtë në sytë e turistëve janë investimet në qendrën e saj. Pazari i Vjetër i rijetësuar, Pedonalja, Kulla Red, Sheshi pranë Katedrales, Parku etj, janë disa nga vendet më të vizitueshme në qytet ngaturistët vendas e […]

Vëzhgim/Analizë

Shkollat e Tiranës, shumë larg rindërtimit, numri i objekteve ndryshon si stinët e vitit

24 shtator 2021/Albina Hoxhaj/Porta Vendore/Tiranë
Institucionet arsimore në Tiranë të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë ende shumë larg rindërtimit ose rikonstruksionit, ndërkohë që shumë prej tyre janë lënë në harresë. Por sikur të mos mjaftonte vonesa e tyre, bie në sy se nga viti në vit numri i objekteve që ishin për […]

Ndodhi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në krah të PAK. Fitohen betejat e para ndaj institucioneve që nuk zbatojnë ligjin

22 shtator 2021/Porta Vendore/Tiranë
Aksesi për personat me aftësi të kufizuara në institucionet publike mbetet një ngërç, i cili vijon prej vitesh, ndonëse fryma e ndërgjegjësimit ka filluar të gjejë zbatim pranë tyre. Megjithatë shqetësues mbetet fakti që edhe pse që prej 6 vitesh ka një VKM ku deklarohet se të gjitha investimet e reja […]

Vëzhgim/Analizë

Strehimi për kryefamiljaret dhe viktimat e dhunës, sfida kryesore në vendin tonë

15 shtator 2021/ Albina Hoxha/ Porta Vendore/ Kamëz/ Tiranë
Rritja e rasteve të divorcit dhe të grave të dhunuara gjatë viteve të fundi ka shfaqur një emergjencë të programeve të strehimit për gratё dhe vajzat në vendin tonë. Porta Vendore mori në konsideratë dy bashki në qarkun e Tiranës, përkatësisht Bashkinë Kamëz dhe Tiranë për […]

Vëzhgim/Analizë

Tirana e mbi 200 pallateve të reja, modernizimi i një qyteti qiellgërvishtës

8 shtator 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Tirana vazhdon të jetë një kantier ndërtimi, ku ditë pas dite po ndërtohen pallate të reja, të cilat vijnë edhe me më shumë kate, duke fshirë identitetin e vjetër të shtëpive karakteristike dhe duke krijuar modelin e një qyteti modern me qiellgërvishtës. Në çdo cep të Tiranës […]

Ngjarje/Personazhe

Plazhi i Shëngjinit, ndotja, çmimet dhe parkimet po largojnë turistët

5 shtator 2021/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Plazhi i Shëngjinit është një ndër plazhet me të frekuentuara, jo vetëm në stinën e verës, por edhe gjatë stinëve të tjera. Ndonëse e shoqërojnë mitet e legjendat që nga historia se si lindi emri i tij, e deri tek pastërtia e shkëlqyer e ujit të detit, […]

Ngjarje/Personazhe

“Me mundësi të vakëta argëtimi”: Të rinjtë e 5 bashkive të Beratit, të zhgënjyer nga jeta artistike e kulturore

3 shtator 2021/ Griseld Hoxha/ Porta Vendore/ Berat
Me probleme që lidhen ende me furnizimin me ujë të pijshëm, kanalizime, menaxhime mbetjesh, bashkitë periferike ofrojnë pak mundësi argëtimi për qytetarët e tyre, veçanërisht për të rinjtë. Në mungesë të institucioneve që do të ofronin më shumë art dhe kulturë, si kinematë, teatrot, drejtuesit e bashkive […]

Vëzhgim/Analizë

Mundësi të pakta për zhvillim, 8 qarqe mbahen vetëm me bujqësi

1 shtator 2021/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Pjesa më e madhe e qarqeve të vendit ofrojnë punë kryesisht në bujqësi, një sektor që ka paga të ulëta dhe për të cilin nuk duhen aftësi të mëdha apo kualifikime. Ndërkohë që punësimi në sektorë si shërbimet, industria dhe turizmi, që mundësojnë kushte dhe pagesa më të […]

Vëzhgim/Analizë

Varfëria ‘kaplon’ Veriun! Ekspertët: Shkak përqendrimi i investimeve në disa qytete

31 gusht 2021/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore
As ndarja e re territoriale, që ndër synimet kryesore kishte rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e çdo njësie administrative, dhe as tranzicioni ekonomik, nuk kanë arritur të shmangin pabarazinë në të ardhurat për frymë nëpër bashkitë e vendit. Raportet e Institucioneve shtetërore flasin për thellim të pabarazisë në […]

Ngjarje/Personazhe

Dëmet nga tërmeti, familjet e periferisë së Tiranës sorollaten institucioneve për dëmshpërblim

29 gusht 2021/ Saide Malaj/ Porta Vendore/ Tiranë/ Kamëz/ Vorë
Qё prej goditjes nga tërmeti, qeveria u zotua se do të rindërtonte dhe vinte në ndihmë familjeve të dëmtuara. Por më shumë se një vit e gjysmë nga tërmeti, një pjesë e konsiderueshme nuk kanë marrë pagesën e akorduar. Akoma më e komplekse paraqitet situata […]

Ngjarje/Personazhe

Masakër mjedisore me mbetjet urbane në fshatrat e Fierit, plehrat nuk hiqen për ditë të tëra

27 gusht 2021/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Përfundimi i kontratës të firmës private që kryente largimin e mbetjeve urbane në ish komunat e Fierit për afro 10 vjet dhe anulimi i tenderit të radhës nga bashkia ka bërë që mbetjet urbane në fshatrat e Bashkisë Fier të mos largohen për ditë me radhë , […]

Ngjarje/Personazhe

Shijaku mbytet nga plehrat, skenari i njëjtë me Durrësin e Kavajën

24 gusht 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Shijak
Bashkia Shijak po kalon prej pesë ditësh në një krizë mjedisore për shkak të mospastrimit të mbetjeve. Kjo mësohet se ka ardhur për shkak të mungesës së një kontratë me inceneratorin e Sharrës, ndërkohë që kryetari i bashkisë, Elton Arbana pretendon se situata do të zgjidhet shumë […]

Ngjarje/Personazhe

Durrësi mbytet sërish nga plehrat, plani i menaxhimit jashtë funksionit

24 gusht 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Edhe pse qeveria miratoi planin për menaxhimin e mbetjeve të Durrësit, duket se ky plan nuk ka gjetur zbatim në terren. Koshat e Bashkisë së Durrësit janë tejmbushur, ndonëse vetëm pak kohë më parë, Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale investoi me 700 kazanë të rinj. Institucionet vendore justifikohen […]

Vëzhgim/Analizë

Tirana nuk i shpëton zhurmës dhe kaosit, raportet “fundosin” kryeqytetin

23 gusht 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Në qytetet kryesore të Shqipërisë, zhurmat janë një fenomen shumë shqetësues dhe me ndikime të konsiderueshme në shëndetin e banorëve të zonave më të populluara. Sipas një studimi për matjen e zhurmave në katër qytete, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, kryeqyteti që ka dhe përqendrimin më të […]

Ngjarje/Personazhe

Ura e Zall Bastarit mban në “fije të perit” jetën e banorëve të zonës

17 gusht 2021/ Xhesian Shazimani/ Porta Vendore/ Tiranë
Për rreth 400 familje të 6 fshatrave në Njësisë Administrative Zall Bastar, në rrethin e Tiranës, dërgimi i fëmijëve në shkollë dhe kryerja e punëve të përditshme është një sfidë më vete, pasi duhet të kalojnë në një urë me tela, e cila ka dalë jashtë funksionit. […]

Vëzhgim/Analizë

Projekti i 100 fshatrave turistik, një propagandë e mbetur në letër në Kavajë e Rrogozhinë

15 gusht 2021/Marinela Dushi/ Porta Vendore/Rrogozhinë/Kavajë
Projekti i 100 fshatrave turistikë vijon të lërë në harresë zonat e përzgjedhura si pika kyçe për tërheqjen e turistëve, duke vënë në dukje se premtimi i qeverisë në fillimin e mandatit të dytë, nuk është mbajtur, për t’i shndërruar këto 100 fshatra jo vetëm në destinacione të rëndësishme turistike por edhe në përthithëse të […]

Vëzhgim/Analizë

Punësimi i grave dhe vajzave, barazia gjinore ende shumë larg

13 gusht 2021/ Albina Hoxha/ Porta Vendore
Punësimi i grave në sektorin publik, e konkretisht në stafet e bashkive në vendin tonë mbetet ende një problematikë, nëse krahasojmë shifrat e të punësuarave gra me të punësuarit burra. Nga ajo që vihet re në stafet e bashkive është se në asnjë rast numri i të punësuarve […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë miliona euro për fasadat e qendrës, banorët kanë nevojë për rrugë, ura, shkolla e qendra shëndetësore

9 gusht 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Rikualifikimi urban ose ndryshe lyerja dhe rikonstruksioni i fasadave të pallateve, i shesheve e lulishteve në qendër të qytetit ka qenë një ndër prioritet e qeverisë përgjatë mandatit të kaluar, por që vijon ende. Në shumicën e qyteteve është ndryshuar ‘vitrina’. Qendrat e tyre duken ideale për foto […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, pa plane konkrete për strehimin social, problematik respektimi i ligjit

30 korrik 2021/ Eljona Ballhysa/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Bashkitë kanë detyrim ligjor që të përgatisin programet sociale të strehimit dhe këto programe t’ua bëjnë të ditur qytetarëve. Por nga ajo që vihet re, këto bashki nuk e kanë realizuar një detyrë të tillë që e përcakton ligji për “Strehimin Social” që në vitin 2018, […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, pa inventarizim rrugësh dhe buxhet të ulët për rikonstruksione të rrugëve rurale

28 korrik 2021/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore
Harta e re territoriale dhe zgjerimi i bashkive pritej të përmirësonte shërbimet që iu ofrohen qytetarëve. Por bashkitë kanë hasur vështirësi në identifikimin e problematikave në infrastrukturën rrugore, kryesisht në rrugët rurale. Rrugët e fshatrave duket se kanë pasur vëmendjen më të vogël nga bashkitë, të cilat mendohej […]

Ngjarje/Personazhe

Tragjasi i Vlorës, mes historisë dhe harresës

25 korrik 2021/ Enriko Gabaj/ Porta Vendore/ Vlorë
Tragjasi është një tjetër fshat në projektin e 100 fshatrave turistikë të vendit. Ai gjendet 20 km në jug të qytetit të Vlorës. Fshati i Tragjasit ka në total rreth 1400 banorë, pasi një pjesë e mirë janë larguar në emigrim jashtë vendit, por ka dhe nga […]

Vëzhgim/Analizë

‘100 FSHATRAT TURISTIKË’, projekti në letër për fshatrat e Durrësit

18 qershor 2021/ Elisa Gjerani/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Projekti 100 fshatrat turistikë, një nga angazhimet e qeverisë, edhe pse ka kaluar afati, nuk është përmbushur në fshatrat e qarkut Durrës. Radë, Shetaj dhe Shënvlash janë 3 fshatrat që përfshihen në listën e planifikuar për t’i kthyer në atraksione turistike, me qëllim përforcimin e […]

Ndodhi

Shkodër, ekspozitë fotografike kundër krimeve mjedisore

16 qershor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Të rinjtë e Shkodrës kanë zgjedhur që indinjatën dhe apelin ndaj krimeve mjedisore ta shfaqin nëpërmjet një ekspozitë fotografike, e cila u prezantua për qytetarët dhe aktorët lokalë në kuadër të ditës botërore të mjedisit. Ekspozita fotografike nën sloganin “Stop krimit mjedisor”, u organizua në datë 4 […]

Ndodhi

Bashkitë dhe Ministria e Brendshme. Borxhlinj ndaj bebeve të lindur pas vitit 2016

13 qershor 2021/ Porta Vendore/ Tiranë
Shpërblimi prej 5mijë lekësh të reja për bebet e sapolindura nuk paguhet prej vitesh nga pushteti vendor. Janë të shumta prindërit që ankohen tek Porta Vendore lidhur me këtë problematikë, teksa institucionet qendrore dhe vendore përgjegjëse për mbarëvajtjen e fondit dhe shpërndarjen e shpërblimit të bebes heshtin. Ligji Nr. […]

Vëzhgim/Analizë

Menaxhimi i mbetjeve në Elbasan, një sfidë për buxhetet e vogla të bashkive

9 qershor 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Elbasan
Menaxhimi i integruar i mbetjeve, veçse një kusht i vendosur nga BE mbetet një sfidë për bashkitë e vendit, si përgjegjëse për këtë proces për shkak të mungesës së fondeve të nevojshme. Kjo vihet re dhe tek mënyrat e zgjedhura nga bashkitë për të kryer menaxhimin e […]

Vëzhgim/Analizë

Auditimi në bashki, KLSH: Bashkitë nuk regjistrojnë pronat në Kadastër, qeveria pengon procesin

31 maj 2021/Albina Hoxha/Porta Vendore
Shumë prona që kanë kaluar nga pushteti qendror në administrim të pushtetit vendor, mbeten ende të paregjistruara në Kadastër, duke shkaktuar dhe dëm financiar. Kjo problematikë është konstatuar dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku vihet re se procesi ka defekte që nga pushteti qendror e deri te hallka […]

Vëzhgim/Analizë

Pyjet në Vlorë larg premtimeve të kryebashkiakut Leli, pa roje dhe mes plehrave e prerjeve të paligjshme

21 maj 2021/Enriko Gabaj/Porta Vendore/Vlorë
Pylli i Sodës në Vlorë, i cilësuar si mushkëria e qytetit, po degradon dita-ditës e kjo si pasojë e papërgjegjshmërisë qytetare, por njëkohësisht dhe neglizhencës nga ana e pushtetit vendor. Në një vëzhgim të bërë nga Porta Vendore, duke nisur që në Plazhin e Vjetër e deri në Zvërnec, ajo […]

Vëzhgim/Analizë

Reklamat elektorale, 40 bashki nuk respektojnë Kodin Zgjedhor

22 prill 2021/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore
Mbi dy të tretat e bashkive nuk e kanë respektuar Kodin Zgjedhor për caktimin e vendeve ku mund të afishohen materialet propagandistike gjatë fushatës elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjes ka urdhëruar bashkitë që vendimin ta publikojë secila bashki në faqen e saj zyrtare online, por nga një vëzhgim […]

Vëzhgim/Analizë

Zjarrfikësit, në luftë me flakët, pa kushte dhe me ulje page: Mohojmë jetën tonë për të shpëtuar qytetarët

1 prill 2021/ Marinela Dushi/Porta Vendore/Durrës
Shërbimi zjarrfikës është jetik për qytetarët, ata janë kudo dhe kurdo për emergjencat civile. Punonjësit zjarrfikës shpesh u duhet të përballen me flakët, tymin, asfiksimin, ndërsa nëntorin e vitit 2019 u përballën dhe me pasojat e tërmetit, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të kryer misonin human, atë të […]

Ngjarje/Personazhe

Korçës i janë rikthyer sërish turistët, Dardha destinacioni i 4 stinëve

24 mars 2021/Bledi Gilaj/Porta Vendore/Korçë
Pandemia e Covid-19 mbylli shumë lokale dhe restorante për shkak të mospërballimit të krizës financiare që ky virus la pas, por gjithashtu edhe shumë të tjera janë në kufij të mbijetesës, pasi e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë treg tejet të vështirë. Përballë kësaj situate duket se korçarët […]

Vëzhgim/Analizë

Strehimi social, bashkitë shumë larg nevojave të qytetarëve

15 mars 2021/Eljona Ballhysa/Porta Vendore
Strehimi vijon të mbetet një problem shqetësues për pushtetin vendor, i cili pavarësisht programeve të ndryshme sërish nuk arrin t’i përmbushë të gjitha kërkesat. Porta Vendore bëri një vëzhgim në disa bashki kryesore të vendit ku vuri re se numri i aplikimeve për strehim ishte i lartë, por plotësimi i […]

Vëzhgim/Analizë

Këshillat bashkiak plotësojnë kuotën gjinore, gratë synojnë barazi

11 mars 2021/Albina Hoxhaj/Porta Vendore
Të dhënat tregojnë se për herë të parë në Shqipëri, në 58 bashki është plotësuar kuota gjinore në këshillat bashkiakë. 30% e anëtarëve të këshillit janë gra dhe vajza ndërsa pjesa tjetër janë burra. Kjo përqindje është përcaktuar nga ligji, por duket se një ndikim të madh në zbatimin e […]

Ndodhi

Mungesa e argjinaturës në Osum po zhduk tokat bujqësore

7 mars 2021/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat
Çdo vit lumi Osum përmbyt dhe gëlltit tokat bujqësore përgjatë rrjedhjes së tij. Mungesa e një argjinature prej më shumë se 30 vite, ka bërë që banorët e njësisë administrative Velabishtë, të Bashkisë Berat, po e vuajnë këtë problem, i cili po e bën jetesën e tyre tepër të vështirë. […]

Vëzhgim/Analizë

Durrësi jo miqësor me çiklistët, mungojnë korsitë

26 shkurt 2021/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Durrësi është një nga qytetet më pak miqësorë për të apasionuarit e biçikletave. Edhe pse ka ndërtuar dy korsi të tilla, ato kanë shumë probleme, ndërkohë që jeta dhe shëndeti i çiklistëve mbeten në rrezik, pasi vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 19 aksidente nga makinat […]

Vëzhgim/Analizë

Studimi, Monumentet e Kulturës në Tiranë drejt zhdukjes

22 shkurt 2021/ Porta Vendore/ Tiranë
Monumentet e Kulturës po zhduken dita ditës në Tiranë, ku rezulton se vetëm në 6 vitet e fundit, 35 objekte nuk e gëzojnë më këtë status. Kryeqyteti numëron rreth 260 monumente kulture dhe pothuajse gjysma e tyre janë vila dhe banesa private, por që janë lënë në harresë, […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti dhe pandemia rrëzojnë të ardhurat e bashkive, hera e parë që pas reformës territoriale

20 shkurt 2021/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë po përballen me vështirësi të forta financiare, për shkak të goditjes që kanë marrë fillimisht nga tërmeti i 26 nëntorit (një pjesë e tyre) dhe më pas nga pandemia e COVID 19, dinamika e së cilës fatkeqësisht vijon ende. Për herë të parë që pas zbatimit […]

Ngjarje/Personazhe

Shqipëria, dy ditë nën pushtetin e dëborës dhe ngricave

16 shkurt 2021/ Porta Vendore
Shqipëria u përfshi për më shumë se 48 orë nga reshjet e dëborës dhe moti i acartë, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar në rrugët e vendit, të cilët nuk ishin përgatitur të udhëtonin me goma dimri apo zinxhirë dhe qindra fshatra pa energji elektrike. Ngricat krijuan probleme në […]

Ngjarje/Personazhe

Thumana ende e gjunjëzuar, mes shpresës dhe vonesës për rindërtim

17 shkurt 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë
Thumana mban ende veshur rrobat e zisë. Premtimet e qeverisë se ata do të mund të festonin ndërrimin e viteve në shtëpitë e reja nuk iu afrua aspak realitetit.. Të përkulur nga dhimbja, pasi tërmeti i 26 nëntorit iu mori gjithçka, shpresa, teksa shohin të hidhen […]

Ngjarje/Personazhe

Banorët e zonave të përmbytura të Lezhës në ankth për dëmshpërblimet, bashkia ende asnjë informacion për dëmin e shkaktuar

8 shkurt 2021/ Martin Marku/ Porta Vendore/ Lezhë
Lezha ishte një ndër qytetet me të prekura nga reshjet e shiut, ku post përmbytjet kanë nxjerrë në pah dëme të shumta. Porta Vendore vizitoi tre familje konkretisht në Torovicë, lagjen Shehër, dhe në lagjen “Nënë Tereza”, të prekur nga përmbytjet e përvitshme në këtë zonë, […]

Vëzhgim/Analizë

Heqja e rentës minerare për kromin e bakrin “godet”, buxhetet e bashkive

6 shkurt 2021/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë ku ushtrojnë aktivitet kompanitë e përpunimit të kromit apo bakrit, do të kenë më pak të ardhura në buxhetin e tyre përgjatë 3 viteve të ardhshëm. Shkak do jenë disa ndryshime ligjore që parashikojnë heqjen e taksës së rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në […]

Vëzhgim/Analizë

6 vjet pas reformës, bashkitë u mbushën me punonjës dhe u harruan investimet

18 janar 2020/ Bledi Gilaj/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore
Shqipëria ka hyrë në vitin e gjashtë të zbatimit të reformës administrativo-territoriale, e cila u miratua në vitin 2014, duke rikompozuar ndarjen administrative të vendit dhe shkurtuar numrin e institucioneve të qeverisjeve vendore. Arsyeja kryesore e kryerjes së kësaj reforme lidhej me mosefiçencën e komunave […]

Vëzhgim/Analizë

Dhuna në familje, pushteti vendor si advokues i të drejtave të viktimës

16 dhjetor 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Porta Vendore kreu një monitorim në 9 bashki të vendit në lidhje me menaxhimin nga pushteti vendor, të situatës së dhunës gjatë periudhës së Covid-19. Nga 9 bashki prej të cilave u kërkua informacion i detajuar në lidhje me rastet e dhunës dhe menaxhimin e tyre të […]

Ngjarje/Personazhe

Tropojë/Sfidat e grave sipërmarrëse dhe mungesa e mbështetjes nga pushteti vendor

14 dhjetor 2020/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tropojë
Vitet e fundit është advokuar fort në drejtim të emancipimit të gruas. Projektet nuk kanë munguar në kuadër të këtij qëllimi, por çfarë ka ndryshuar në të vërtetë. Nëse analizojmë faktet, shohim se roli i gruas në shoqëri është përmirësuar pak ose aspak, shifrat e grave […]

Vëzhgim/Analizë

Vëzhgim/ Udhëtim në 5 fshatra të Fierit; në 30 vjet tranzicion ende pa ujë e rrugë

21 nëntor 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Fshatrat e Fier, ndonëse kanë kaluar 30 vite tranzicion, ende vuajnë për ujë dhe rrugë, ndërkohë që kushtet e vështira i kanë detyruar banorët t’i braktisin ato. Në shumë fshatra, numri i familjeve rezidente është shumë i vogël në krahasim me numrin e të regjistruarve, ndërkohë […]

Ndodhi

Problematika e PAK në qytetin e Burrelit ende problematike, bashkia premton zgjidhje

15 tetor 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Matit përballen çdo ditë me problemin e aksesueshmërisë së institucioneve publike. Kjo problematikë është madhore jo vetëm në qytetin e Burrelit por edhe në njësitë administrative. Në godinat e […]

Ndodhi

Pandemia nuk frenon lejet e ndërtimit

1 shtator 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Ndërtimi në Shqipëri nuk pyet për pandemi. Bashkitë kanë vijuar dhënien e lejeve të ndërtimit edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, që përfaqëson edhe pikun e goditjes së koronavirusit në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në këtë periudhë u dhanë 209 […]

Vëzhgim/Analizë

Transparenca e bashkive gjatë Pandemisë – Presioni i Shoqërisë Civile dhe Medias lokale dhe efektet e saj

7 gusht 2020/ Elisa Gjerani/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore
Transparenca ka qenë një nga diskutimet më të mëdha gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Tenderët për pakot ushqimore ishin në fokusin e medias dhe partive opozitare në vend. Edhe pse me aktivitet të reduktuar, bashkitë vijuan punën gjatë pandemisë, duke marrë vendime në shërbim […]

Vëzhgim/Analizë

Plani A i qeverisë në skaner. Asnjë garanci për pagat, taksat dhe tarifat vendore do të paguhen

23 mars 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në fundjavë qeveria rishikoi buxhetin e këtij viti, për të siguruar një pjesë të fondeve që i duhen për të zbatuar planin financiar me 7 pika për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Rreth 120 milionë dollarë janë siguruar tashmë nëpërmjet rialokimit të zërave, anulimit dhe […]