17 prill 2022/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore
Shumë bashki në vend kanë rritur taksat dhe tarifat vendore, duke vështirësuar dhe më shumë jetesën në këto kohë krize dhe ende pa marrë veten nga pandemia, e cila ka dëmtuar shumë biznese e qytetarë. Në disa bashki, tarifat vendore janë shtuar, ndërkohë që ekspertët hedhin alarmin se […]
Tag: Mjedis
Thahet liqeni i Treganit, shkak mungesa e reshjeve dhe keqmenaxhimi
28 shkurt 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Elbasan
Mungesa e reshjeve dhe keqmenaxhimi si pasojë e vaditjeve pa kriter nga fermerët, ka bërë që liqeni i Treganit në zonën e Llixhave të Elbasanit, një atraksion turistik i veçantë, të shkojë drejt tharjes totale. Ky fenomen ka shqetësuar jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët […]
Riciklimi drejt falimentit, bashkitë injorojnë ligjin për menaxhimin e mbetjeve
17 shkurt 2022/ Blerina Moka/ Porta Vendore/ Tiranë
Industria e riciklimit në Shqipëri gjendet sot në një krizë ekzistence, ku nga viti në vit raporton për mbyllje të aktiviteteve. Sipas të dhënave të Shoqatës së Riciklimit të Letrës, sot përpunohet dhe prodhohet letër vetëm në fabrikën e riciklimit në qytetin e Durrësit. Dy të tjerat […]
Matësat e ndotjes në Elbasan jashtë funksionit, qytetarët e shqetësuar për nivelin e ndotjes
14 shkurt 2022/ Porta Vendore/ Elbasan
4 matësit e Bashkisë Elbasan për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nuk punojnë prej kohësh, duke shkaktuar kështu një shqetësim të madh tek qytetarët mbi nivelin e ndotjes që emetohet në qytetin e tyre, dhe irritim të ekspertëve mjedisorë dhe shoqërisë civile mbi miliona lekë të çuara […]
Bashkia Shijak në vitin 2022 fut në fuqi vendimin e rritjes të tarifës së pastrimit me 60%
23 janar 2021/Aldo Mustafa/Porta Vendore/ Shijak
Viti 2022 për qytetarët e Bashkisë Shijak, duket se do të nisë me shpenzime shtesë. Situata e krijuar në gjatë vitit 2021 ka çuar këtë bashki drejt vendimit për të rritur ndjeshëm tarifën e pastrimit, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Mbyllja e vend-grumbullimit të Porto-Romanos, duket se […]
Alarm mjedisor për mbetjet, bashkitë e vogla nuk kanë para të paguajnë inceneratorët
29 dhjetor 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Landfille të paligjshme plehrash në periferi të qyteteve që digjen për ditë të tëra duke lëshuar tym të zi e aromë mbytëse. Kjo ishte situata në shumë qytete të vendit gjatë stinës së verës. Skema ishte e njëjtë dhe përsëritëse në Kavajë, Shijak, Fier, Lushnje e Peqin për […]
Masakër mjedisore me mbetjet urbane në fshatrat e Fierit, plehrat nuk hiqen për ditë të tëra
27 gusht 2021/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Përfundimi i kontratës të firmës private që kryente largimin e mbetjeve urbane në ish komunat e Fierit për afro 10 vjet dhe anulimi i tenderit të radhës nga bashkia ka bërë që mbetjet urbane në fshatrat e Bashkisë Fier të mos largohen për ditë me radhë , […]
Shijaku mbytet nga plehrat, skenari i njëjtë me Durrësin e Kavajën
24 gusht 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Shijak
Bashkia Shijak po kalon prej pesë ditësh në një krizë mjedisore për shkak të mospastrimit të mbetjeve. Kjo mësohet se ka ardhur për shkak të mungesës së një kontratë me inceneratorin e Sharrës, ndërkohë që kryetari i bashkisë, Elton Arbana pretendon se situata do të zgjidhet shumë […]
Qeveria financon qarkun Durrës për mbetjet, zhgënjehet Kavaja
16 korrik 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Durrës/ Kavajë
Qeveria ka vendosur të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve pas krizës mjedisore sidomos në Bashkinë e Durrësit. Një kërkesë e tillë ishte bërë më herët dhe nga Bashkia e Kavajës, por Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndihmojë vetëm tre bashkitë […]
Shkodër, ekspozitë fotografike kundër krimeve mjedisore
16 qershor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Të rinjtë e Shkodrës kanë zgjedhur që indinjatën dhe apelin ndaj krimeve mjedisore ta shfaqin nëpërmjet një ekspozitë fotografike, e cila u prezantua për qytetarët dhe aktorët lokalë në kuadër të ditës botërore të mjedisit. Ekspozita fotografike nën sloganin “Stop krimit mjedisor”, u organizua në datë 4 […]
Menaxhimi i mbetjeve në Elbasan, një sfidë për buxhetet e vogla të bashkive
9 qershor 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Elbasan
Menaxhimi i integruar i mbetjeve, veçse një kusht i vendosur nga BE mbetet një sfidë për bashkitë e vendit, si përgjegjëse për këtë proces për shkak të mungesës së fondeve të nevojshme. Kjo vihet re dhe tek mënyrat e zgjedhura nga bashkitë për të kryer menaxhimin e […]
Projekt pilot për riciklimin e mbetjeve në Lezhë. Banorët, entuziastë për iniciativën
4 qershor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Lezhë
Dy pallate në Bashkinë e Lezhës kanë vënë në zbatim një projekt pilot për riciklimin e mbetjeve, duke ndërmarrë iniciativën për ndarjen e mbetjeve në burim. Ky projekt, i ndërmarrë nga shoqëria civile i ka entuziazmuar banorët, ndërsa aktivistët shpresojnë që një projekt i tillë të shtrihet në të gjithë […]
Sherishta e Vlorës, fundi i një qytetërimi antik për një landfill
24 shkurt 2020/ Enriko Gabaj/ Porta Vendore/ Vlorë
Sherishta është zgjedhur për ndërtimin e landfillit të ri në Vlorë, por kjo ka vënë në rrezik ekzistencën e një qytetërimi antik në këtë zonë. Edhe pse arkeologët e kanë ngritur këtë shqetësim, kjo nuk e ka ndaluar Bashkinë e Vlorës në projektin e saj, e […]
Gjanica ndryshon vetëm fasadën, ndotja vazhdon të “qelbë” Fierin
30 dhjetor 2020 / Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Prej më shumë se një jave, uji i lumit Gjanica, që përshkon përmes qytetin e Fierit, ka një ngjyrë të zezë dhe erë shumë të rëndë e të padurueshme për qytetarët, të cilët pavarësisht maskës, nuk mund të kalojnë pranë shtratit të lumit, ose duhet […]
Premtimi i ministrit dhe kalimi afateve për qeset plastike
12 nëntor 2020/ Julian Hoxhaj/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Në 16 tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, nga fakulteti i Inxhinierisë së Mjedisit në Tiranë, promovoi nismën “Shqipëria vendi i parë Europian pa qese plastike”. Sipas kësaj nisme, synohej që deri në qershor të vitit 2020, pra deri […]
Peshkopi/ Tymi i plehrave mbulon qytetin, zjarri në landfill, edhe pse ruhet me roje
18 tetor 2020/ J. Hoxhaj/ Porta Vendore/ Peshkopi
Qyteti i Peshkopisë është mbuluar prej disa ditësh nga një re e zezë tymi për shkak të djegies së plehrave në vendgrumbullimin e tyre. Edhe pse landfilli ruhet me roje, zjarri është vënë nga persona të papërgjegjshëm, duke shkaktuar ndotje të lartë për zonën, ndërsa deri […]
Zharrëz, fillimi dhe fundi i një “shpërthimi”
13 tetor 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Fier
Fshati Zharrëz njihet për burimet e shumta nëntokësore që është shfrytëzuar si nga kompanitë shtetërore dhe ato të huaja private. Ky shfrytëzim miliona dollarësh shkaktoi pasoja të rënda ndër vite, ku më i madhi ishte ai i dëmtimit të mbi 500 shtëpive nga shpimet e kompanive […]
Marinza kthehet në “kontejner” ndotjeje
10 tetor 2020/ Xhemil Beharaj/ Porta Vendore/ Roskovec
Tashmë 2500 familje të fshatit Marinzë, përveç erës së keqe të naftës po vuajnë edhe ndotjen që shkakton fusha e mbetjeve urbane dhe mos kryerja e kanalizimeve të ujërave të zeza. Në këtë fushë hidhen mbetjet urbane të rreth 10 fshatrave të Bashkisë Roskovec. Banorët e […]
Lumi Drin pritësi i ujërave të zeza nga privati e shteti
24 shtator 2020/ Martin Marku/ Porta Vendore/ Lezhë
Lumi Drin në Lezhë është kthyer në ujëmbledhës të ujërave të zeza. Si institucionet private, ashtu edhe ato shtetërore derdhin ujërat e zeza në këtë lumë, duke e kthyer atë në një kanal ujëmbledhës, që po e vdes atë nga dita në ditë. Në këtë lumë […]
Lagja Kodra e Sulmit ne Berat, kthehet në kosh mbetjesh, banorët apelojnë për ndihmë
18 shtator 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Berat
Banorët e lagjes Kodra e Sulmit në Berat prej vitesh vuajnë nga hedhja pa kriter e mbetjeve urbane pranë zonës së tyre të banimit. Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të pastrojë zonën, ndërsa rrëfejnë se nuk kanë munguar edhe rastet e sëmundjes pranë këtij komunitetit, nga ndotja […]
Çezma e Bistricës ndotet nga mbetjet e kalimtarëve
25 gusht 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Delvinë
Çezma e Bistricës e ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, shërben prej vitesh si pikë ndalese për furnizimin me ujë të shumë kalimtarëve, dhe pikërisht prej dorës së tyre, ajo është pushtuar nga mbetjet. Ndotja është e pranishme prej vitesh, por nuk është marrë asnjë masë për […]
Rruga Gjelbërimi në Durrës, e ‘gjelbëruar’ nga mbetjet
30 korrik 2020/ Porta Vendore/ Durrës
Rruga “Gjelbërimi” në qytetin e Durrësit është e mbushur plot me mbeturina urbane, duke ia venitur emrin kësaj rruge, e cila ndodhet në zonën e ish-Kënetës. Banorët tregojnë se kanë vite që e vuajnë këtë situatë, teksa pavarësisht premtimeve të shumta në periudhë […]
Pas Sukthit e Manzës, tashmë protestojnë për hedhjen e mbetjeve edhe qytetarët e Durrësit
11 qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Këshilli Bashkiak i Durrësit zhvilloi mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme, ku miratoi propozimin për shpalljen e emergjencës mjedisore për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së vend depozitimit të […]
Durrësi kthehet në pirg mbeturinash, Porto-Romano mbylli dyert për mbetjet
9 Qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qyteti i Durrësit prej më shumë se një jave përballet me mbetjet që kanë tej mbushur kontejnerët dhe kanë zënë trotuaret si rrjedhojë e mbylljes së fushës së depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano. Shërbimi komunal i Bashkisë Durrës nuk ka mundur të tërheqë mbetjet […]
Nis pastrimi i Viroit në Gjirokastër, liqeni “shpëton” nga ndotja
28 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër ka nisur pastrimin e liqenit të Viroit nga bimësia në sipërfaqen e ujit dhe sistemimin e parkut në tërësi. Liqeni artificial që është zemra e Parkut Natyror të Viroit, dikur me ujë të pastër, prej vitesh tashmë është në një gjendje të mjerueshme. I mbuluar […]
Errësira “e transparencës” së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
23 maj 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Tiranë
Projekti për ndërtimin e digës së Kaliaçit në Vjosë, lumit më të rëndësishëm të Shqipërisë Jugore, i paprekur ende prej hidrocentraleve, është vetëm një hap larg marrjes së Deklaratës Mjedisore. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se kompania koncesionare “Ayen Alb” ka aplikuar online në 2 prill […]
Ndotja e ajrit u ul gjatë karantinës, por rreziku mbetet i madh nëse nuk vëmë mend
13 maj 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Matjet e ndryshme në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit tregojnë se përgjatë periudhës së karantinës ajri është pastruar ndjeshëm. Është ulur niveli i ndotjes në të gjithë komponentët si në dioksid karboni, dioksid azoti, monoksid azoti dhe grimcat PM2.5 dhe PM10, duke shënuar ulje […]
Pusteci, një perlë e fundosur në prapambetje
28 prill 2020/ Gëzim Ashimi/Porta Vendore/ Pustec
Pusteci është Bashkia më e vogël dhe më e varfër në Shqipëri, një ish komunë, e cila vetëm sa ndërroi emrin dhe u quajt bashki me ndarjen e re territoriale. Me një buxhet vetëm 1 milion lekë të reja, ajo po shkon drejt falimentimit, ndërsa kërkesat janë […]
Lumi Drin ndot edhe zonat turistike të Lezhës
27 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej shumë vitesh Lumi Drin në Lezhë e ka ngadalësuar rrjedhën e tij për në det. Kjo ka ardhur për shkak të ndërprerjeve të prurjeve. Që në vitin 1950 kur u zbatua projekti i bonifikimit dhe i kullimit të zonës së Zadrimës në lumin Drin të […]
Epidemia, Tirana pushtohet nga mbeturinat, bashkia pastron qendrën por harron periferinë
16 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Të futur në shtetrrethim për shkak të pandemisë Covid -19, Tirana këto ditë po përmbytet nga mbeturinat. Ndonëse kryebashkiaku Veliaj deklaroi se koshat e mbeturinave pastrohen 5 herë në ditë, një vëzhgim i “Porta Vendore” nxjerr në dritë se bashkia kujdeset të pastrojë qendrën e Tiranës, […]
Miratohet leja që i hap rrugë rehabilitimit të mbeturinave në Durrës
3 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e datës 13 janar lejen e ndërtimit të infrastrukturës për ngritjen e “EKO-Park Durrës”, që pritet të transformojë fushën e mbetjeve të Porto-Romano në një park modern rekreacioni. Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas urdhrit të Ministrisë së Financave […]
Më në fund një zgjidhje për vend depozitimin e mbetjeve urbane në Mat
16 dhjetor 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Për më shumë se dy dekada banorët e fshatit Muzhakë në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit janë përballur me pasojat që vinin nga vendgrumbullimi i hapur i mbetjeve urbane të qytetit të Burrelit. Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë në 3 vitet e […]
Porto Romano park rekreativ? Duket se po i vjen fundi kalvarit të përpjekjeve të aktivistëve
10 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Durrës
Pas ndotjes shumëvjeçare të vendgrumbullimit të Porto Romanos, për të cilën Porta Vendore ka ngritur disa herë shqetësimin dhe Klinika Ligjore e OSFA-s, e mbështetur nga Lëviz Albania ka çuar këtë çështje edhe në gjykatë, qeveria ka dhënë lajmin e madh të shndërrimit të kësaj ‘gangrene’ […]
Kanalizimet e qytetit të Fierit të ndotura, gjenden peshq të ngordhur
24 nëntor 2019/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Ndotja mbetet ende një problem i madh për periferinë e qytetit te Fierit. Jo më larg se 2 km nga qendra e qytetit poshtë rrugës Fier-Patos ndodhet një kanal kullues i tejndotur nga mbetjet e naftës dhe vajrat. Ashtu si duket edhe në foto, si pasojë […]
Kompania rikthehet në Kolonjë, banorët kundër hapjes së gurores
22 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Kolonjë
Banorët e fshatrave Radanj,Podë, Gozhdarazhdë, Sanjollas, Shalës e Gërmenji në Kolonjë kanë mbi 1 vit që “luftojnë” për moslejimin e hapjes së gurores në zonën e rezervatit natyror të Gërmenji-Shelegurit, në majën e malit të Omit. Një ndërmarrje e tillë ndot jo vetëm mjedisin e ajrin, […]
Novaj, fshati i harruar ku “luftohet” për nxjerrjen e gurit dekorativ
15 nëntor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Skrapar
Në zonën mes Poliçanit dhe Skraparit në Qarkun e Beratit ndodhet fshati Novaj. Pa rrugë, pa ujë të pijshëm, pa shkollë dhe pa qendër shëndetësore, 27 familjet e këtij fshati që dikur numëronte qindra të tilla, ngrysin ditët me ushtrimin e blegtorisë, por mes shumë sfidash. […]
Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët
12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]
“Durrësi i ri” qelbet erë nga ujërat e zeza dhe investimet e pakta
30 shtator 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Ujësjellësi i Durrësit ka pranuar që në vitin 2015 se ujërat e zeza që përshkojnë Shkozetin dhe ish-Kënetën, jo vetëm që janë shqetësuese për banorët, por derdhen në det. Edhe pse kanë kaluar pesë vite, gjendja vazhdon të jetë katastrofike, duke sjellë pasoja të rënda shëndetësore […]
Mungesa e pastrimit mbush me mbeturina rrugën e rëndësishme në Durrës
15 gusht 2019/ Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Nisja e sezonit veror është shoqëruar me probleme të shkaktuara nga mbetjet urbane për banorët e rrugës “Aleksandër Goga”, që nis nga qendra e qytetit dhe përfundon në Porto-Romano. Banorët e kësaj zone dhe asaj të Spitallës përballen me kontejnerë të pakët për hedhjen e mbetjeve dhe […]
Gjirokastër, kur ndotja nga mbeturinat të shoqëron kudo
20 korrik 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Tre dekada demokraci dhe Shqipëria vazhdon të jetë i njëjti kosh gjigand mbeturinash, ku secili prej nesh ka kontributin e vet. E vetmja gjë e pandryshuar përgjatë gjithë kësaj periudhe është gjendja në të cilën ndodhen sot qytetet e fshatrat tona: – të pushtuara nga ndotja. […]
MJEDISI, KRIZA DHE NJË VETËDIJE E RE POLITIKE
13 korrik 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
“Jo HEC-e në lumenjtë tanë”, protesta e thirrur të shtunën e shkuar në Tiranë nga “EcoAlbania”, një organizatë që kombinon aktivizmin me ekspertizën mjedisore, nuk mblodhi më shumë se 200-250 vetë. Të pranishmit protestuan në trotuarin përpara Kryeministrisë, përballë një fasade me grila të ulura, në praninë […]
Mbetje, sfida e vazhdueshme e pushtetit vendor
9 korrik 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat/Klos
Zonat rurale vijojnë të jenë problematike sa i përket shërbimit të pastrimit nga ana e pushtetit vendor. Fshatrat janë të ndotur për shkak të hedhjes pa kriter të mbeturinave, të konsumit të përditshëm nga banorët. Nga një vëzhgim i bërë nga Porta Vendore, në Bashkitë Mat […]
Sopëz, fshati që s’ka as rrugë, as ujë e as vëmendje nga bashkia
25 qershor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Divjakë
Dikur një fshat me trefishin e banorëve që ka sot, por si në shumë fshatra e zona të tjera, edhe Sopëza u braktis shpejt nga banorët e saj. Investimet në këtë fshat kanë qenë zero dhe kjo gjatë të gjithë viteve të demokracisë. Si në shumë […]
Pogradeci, qyteti i katër stinëve
23 qershor 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Pogradeci vijon të mbetet një mrekulli e natyrës, sado që qytete të tjera mundohen ta ‘sfidojnë’, duke realizuar më shumë investime, apo duke rritur kapacitetet e shërbimit. Çdo stinë është përrallore në këtë qytet, por më e veçanta mbetet pranvera. Dielli, edhe pse i ftohtë, shkëlqen, […]
“Lumi me mbeturina” përshkon Durrësin
12 qershor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në foto paraqitet kanali që mbledh ujërat e tokave në zonën e Shkozetit dhe lidhet edhe me ish-Kënetën, në Durrës, zonë e cila tashmë është industrializuar dhe urbanizuar. Pamja që ofrohet sapo zbardh dita, shqetëson banorët e kësaj zone, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Situata duket […]
Paskuqan, aty ku edhe koshat e plehrave janë të “politizuar”
8 qershor 2019/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Kamëz
Në Paskuqan. Aty ku koshat e plehrave përdoren jo vetëm për mbeturinat, por për të shprehur edhe një “qëndrim politik”. Afër tabelës së qarkullimit rrugor Ndalo, Bashkia Kamëz ka vendosur tre kosha në të cilët dallohet qartazi dhe logoja e dy partive më të mëdha në […]
Liqeni i Pogradecit, mbetjet “zëvendësojnë”turistët
29 maj 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Në prag të sezonit turistik 2019, bregu i liqenit te Pogradecit është në ditët e tij më të zeza në pjesën më të madhe. […]
Inceneratori në Fier, eksperti vërtetoi që nuk janë respektuar koordinatat e përcaktuara në lejen e ndërtimit
7 maj 2019/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Fier
Çështja e inceneratorit të Vërrisë në Fier ende për shqyrtim, ndërsa banorët shprehin gadishmërinë e tyre që do të luftojnë deri në fund, për këtë betejë. Katër vjet më parë Këshilli bashkiak i Fierit shpalli emergjencën mjedisore për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Qarku Fier prodhon […]
Shoqëria civile nis betejën në gjykata për projektet mjedisore
26 prill 2019 / Esmeralda Keta / Porta Vendore / Tiranë
Shpesh herë bashkitë e vendit janë kritikuar nga qytetarët për problemet që lidhen me mjedisin, por rrallë herë kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e kushteve. Për këtë arsye, shumë qytetarë kanë kërkuar ndihmën e shoqërisë civile, e së bashku me organizata të ndryshme, […]
Bregliqeni i Pogradecit mbushet me inerte, gjobitet bashkia
12 Prill 2019/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/ Pogradec
Hedhja e një sasie të konsiderueshme mbetjesh inerte përgjatë bregut të Liqenit të Pogradecit ka sjellë reagimin e Inspektoratit Rajonal të Mjedisit, i cili ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë Bashkinë e Pogradecit. Edhe pse përgjegjës për mbrojtjen e liqenit, përpos bashkisë, janë edhe […]
Diga e Kalivaçit mbi Vjosë, qëndrueshmëria sociale dhe mjedisore, por kush e garanton?
4 prill 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
Shpronësim dhe shqetësim Janë ditët e fundit të marsit dhe dielli sapo ka kthyer ngjyrë në kurorën malore të Vargmalit të Gribës, nën këmbët e të cilit shtrihet Lugina e Vjosës, kur përfaqësuesi i studios konsulente “Abkons” mbërrin në shkollën fillore të fshatit Anë-Vjosë me një laptop […]
Institucionet në Durrës “ping-pong” kompetencash, shëndeti i qytetarëve në rrezik
3 mars 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qytetarët e Durrësit dhe pushuesit që frekuentuan plazhin e Vollgës dhe të Currilave përgjatë sezonit veror të vitit që lamë pas, u përballën me riskun e marrjes së sëmundjeve të lëkurës, por edhe të infeksioneve të brendshme që shkaktohen nga kontakti me ujërat e ndotura që […]
Elbasan, parku që rilindi, rrezikon të vdesë
27 shkurt 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Parku “Aqif Pasha”, i ashtuquajturi flamur i Rilindjes Urbane në Elbasan, edhe pse nuk i ka mbushur 2 vjet nga përurimi, ka shfaqur shenjat e para të shkatërrimit. I vendosur në qendër të qytetit, ky park ka edhe frekuentimin më të dendur të qytetarëve, duke sjellë […]
Elbasan, leje mjedisore me dëgjesë publike false
6 shkurt 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Skandal me uzinën e përpunimit të baterive të plumbit në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan, ku kompania private CC Alb ka arritur të përfitojë lejen mjedisore, duke manipuluar dëgjesat publike me banorët e fshatrave që preken nga kjo ndërmarrje. Në dëgjesën publike të dorëzuar pranë Agjencisë […]
Bashkia Durrës harron pastrimin e fshatrave nga plehrat
30 janar 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Menaxhimi i mbetjeve ka qenë një sfidë për Bashkinë Durrës, por duket se përqendrimi për realizimin e saj është tkurrur vetëm brenda qytetit, duke harruar njësitë e tjera administrative. Nga vëzhgimi i Portës Vendore në lagjet e qytetit të Durrësit, në periudhën gusht-nëntor 2018, një pjesë […]
Ish-uzina e sodës Vlorë, vrasës i heshtur për 1200 banorë
8 dhjetor 2018/ Jerola Ziaj /Porta Vendore/ Vlorë
Rreth 1200 banorë janë të rrezikuar në zonën e ish-uzinës së sodës PVC në qytetin e Vlorës. Sipas ekspertëve, territori ende bën pjesë në një zonë me ndotje të nivelit të lartë, me tepër çrregullime te banorët e kësaj zone,ndërsa Bashkia e Vlorës nuk ka një plan konkret për zgjidhjen e […]
“Mina” mjedisore e Pogradecit
4 dhjetor 2018/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Fusha e mbetjeve në fshatin Peshkëpi, vetëm pak kilometra larg qytetit të Pogradecit, ka vite që punon jashtë çdo kapaciteti të mundshëm. Në këtë vendgrumbullim, hidhen çdo ditë tonelata plehra, kryesisht nga njësitë Administrative Udënisht, Cërravës dhe Buçimas, duke u kthyer në një rrezik për banorët […]
Bashkia Kamëz jep me koncesion shërbimin e grumbullit të mbetjeve, megjithëse nuk ka ende një vend të përcaktuar si vend grumbull për to
21 Nëntor 2018/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Kamëz
Bashkia Kamëz gjeneron çdo ditë mesatarisht 218 tonë mbetje ose në total çdo vit 79 825 tonë mbetje. Por megjithë shifrat zyrtare të pranuara, Bashkia Kamëz nuk ka ende një landfill të vetin dhe as vendgrumbullim. Një mungesë e tillë e ka kthyer çështjen e mbetjeve […]
Qentë e rrugës “pushtojnë” qytetin e UNESCOS
15 nëntor 2018/ Erjola Azizolli/Porta Vendore/ Berat
Prej kohësh qentë endacak janë shndërruar në një shqetësim për banorët në qytetin muze të Beratit. Ata i sheh në çdo moment të enden në rrugët e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, ndërkohë që prezenca e tyre është më e shtuar në qendër të tij, pranë lagjeve […]
Tenderi i pastrimit lë Kuçovën mes plehrave dhe pa kosha
10 Nëntor 2018/Erjola Azizolli/Porta Vendore/Kuçovë
Procedura e prokurimit për përzgjedhjen e firmës së re për pastrimin e qytetit, ka shkaktuar një kaos mjedisor në qytetin e Kuçovës. Firma “Higjiena Sh.p.k” që ofronte pastrimin e qytetit nga viti 1996 e deri në vitin 2018, ka ndërprerë punën në datën 24 Tetor, kur i ka mbaruar […]
Koshat e tejmbushur të mbetjeve në kryeqytet
8 nëntor 2018/ Porta Vendore/Tiranë
Në rrugën Muzaka, në njësinë administrative nr.10, në Tiranë, kjo është situata e koshave të tejmbushur, me mbetje dhe inerte ndërtimesh te ndryshme.
Pylli i Vilunit i mbushur me inerte
30 tetor 2018/Porta Vendore/ Shkodër
Pylli i Vilunit në Velipojë i mbushur nga mbetjet urbane dhe inerte ndertimesh. Shenjat e lëna nga turistët në verën që lamë pas, kanë lënë gjurmë në këtë zonë turistike.
Djegia e hapur e mbetjeve, një gangrenë për Kuçovën
11 Tetor 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Kuçovë
Teksa situata e mbetjeve urbane është kthyer në një gangrenë në të gjithë Shqipërinë, jashtë hartës problematike të qyteteve nuk ka mbetur as Kuçova. Pas reformës territoriale Bashkia Kuçovë ka 3 ish-komuna tanimë në territorin e saj, ku ekzistojnë edhe fushat e grumbullimit të mbetjeve të jashtëligjshme. […]
Plehrat mbysin Maqellarën, Bashkia Dibër “ngre duart lart”
8 Tetor 2018/ Sami Curri/Porta Vendore/ Dibër
Pirgjet me plehra të urojnë mirëseardhjen në Maqellarë. Kjo panoramë e shëmtuar të ofrohet që në qendër, aty ku kalon edhe rruga nacionale Peshkopi – Tiranë e më shumë në fshatrat e kësaj njësie administrative. Kjo situatë po kthehet dita ditës në shqetësim serioz për banorët e zonës. […]
Bulqizë, mbetjet inerte hidhen tek varrezat e qytetit
3 tetor 2018/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Bulqizë
Kompania që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e kopshtit në Lagjen e Re në Bulqizë, mbetjet inerte të dala gjatë punës i depoziton në afërsi të varrezave të qytetit. Pushteti vendor bën një sy qorr e një vesh shurdh, duke u justifikuar duke thënë se aktualisht nuk […]
Braktisja e dëgjesës publike!
1 tetor 2018/ Artan Rama/ Porta Vendore
#Ngjarje #Vëzhgim Tre ditë më parë në Landfillin e Sharrës, u zhvillua një dëgjesë publike për inceneratorin e Tiranës nga kompania koncensionare, ku pjesëmarrja dhe argumenti linin shumë për të dëshiruar… Të parët u larguan përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Ende pa filluar diskutimet, një përfaqësues […]
Komuniteti rom në Berat, i harruar nga pushteti vendor
23 Shtator 2018/ Erjola Azizolli /Porta Vendore/ Berat
Komuniteti rom në qytetin e Beratit është lënë në harresë nga pushteti vendor. Lagjja në periferi të qytetit, ku komuniteti rom jeton nuk ka parë asnjë investim nga Bashkia Berat, pavarësisht premtimeve elektorale. Romët sot jetojnë mes baltës, plehrave dhe varfërisë, të pashpresë se kjo situatë do […]
Maqellarë, banorët vetadministrojnë mbledhjen e mbeturinave
14 shtator 2018/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Dibër
Banorët e fshatit Fusha e Vogël në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës, prej më shumë se 5 vitesh i administrojnë vetë mbeturinat. Një veprim i tillë kryhet nga banorët e këtij fshati që numëron afro 50 familje, pasi pushteti vendor edhe pse e ka për detyrë që […]
Bashkia Durrës hedh leshterikun në autostradë, gjobitet për ndotje
3 shtator 2018/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Moti i paqëndrueshëm në muajt e parë të vitit 2018 krijoi një situatë problematike në bregdetin e Durrësit, ku përveç daljes në bregdet të mbetjeve urbane, u krijuan edhe pirgje të mëdha me leshterik. Bashkia Durrës nëpërmjet një firme italiane i zhvendosi pirgjet e leshterikut në autostradën […]
Pishat e Semanit në flakë, bashkia e la zonën pa roje
23 gusht 2018/ Ani Bame/ Porta Vendore/ Fier
Flakët kanë përfshirë një pjesë të pyllit në Seman, zjarrfikësit janë në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët, ndërkohë që Bashkia Fier duket e pafuqishme për të parandaluar zjarre të tilla në zonë, sidomos në periudhën e verës. Flakët në Pyllin e Semanit ishin të paralajmëruara. […]
Landfilli i Sharrës derdh ujërat e ndotur në lumin Erzen
23 Gusht 2018/ Mariglen Kume/ Porta Vendore/ Tiranë
Landfilli i Sharrës vazhdimisht ka pasur probleme të ndryshme, duke filluar që nga personat e vetëpunësuar që mblidhnin metale në pirgjet e mëdha të plehrave për t’i shitur, e deri tek aroma e pakëndshme dhe burimi i sëmundjeve të ndryshme që mund të shkaktoheshin nga malet me […]
Gratë korçare, të parat që po ndërtojnë standardin e ri të riciklimit të mbetjeve
18 Gusht 2018/ Dhorjela Cule/Porta Vendore/ Korçë
Tradita e pastrimit të rrugicave me kalldrëm në qytetin e Korçës, ndikoi në hartimin e projektit të riciklimit të mbetjeve nga Bashkia e Korçës. 5 lagjet karakteristike qytetit, të cilat njihen jo vetëm për kalldrëmet e tyre por edhe për shtëpitë historike, u kthyen në promotorët e para të […]
Vapa përvëlon “Parisin e Vogël”
13 gusht 2018/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/ Korçë
Teksa festa e birrës ka mbaruar, turistët e shumtë dhe banorët e qytetit të Korçës gjejnë mënyra alternative për të përballuar ditët e nxehta . Temperaturat në qytet janë rritur deri në 30gradë celsius në javën e dytë të gushtit, duke bërë që uji i shatërvanëve, të […]
Bulqizë, banorët prej 4 vitesh në protestë për mbrojtjen e pyjeve
19 Korrik 2018/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Bulqizë
Qindra banorë të Bulqizës kanë protestuar të mërkurë më 18 korrik 2018 për ndalimin e koncesionit për shfrytëzimin e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”. Kjo zonë pyjore është e vetmja mbetur në Bulqizë e pa shfrytëzuar dhe që është dhënë me koncesion në vitin 2015-të nga Ministria e […]
Laguna e Kune-Vainit, në mëshirë të fatit
12 korrik 2018/ Porta Vendore/ Lezhë
Laguna e Kune-Vainit është lënë në harresë. Dita-ditës kjo bukuri natyrore rrezikon kënetëzimin. Kjo foto raportohet nga një qytetare në qytetin e Lezhës.
Dëgjesat publike për inceneratorin e Vërrisë u zhvilluan pa publik, së shpejti çështja në gjykatë
11 Korrik 2018/Edmond Hoxhaj/ Porta Vendore/ Fier
Në përmbledhjen e konsultimeve publike që “Evrionmental Management Consultancs, sh.p.k.”, organizoi më datë 20 Mars 2017 lidhur me projektin e inceneratorit të Vërrisë, një kopje së të cilës “Porta Vendore” e disponon, rezulton se edhe në të vetmin rast kur ka pasur prani të banorëve të këtij […]
Na ishte një herë Shqipëria e egër
8 korrik 2018/Artan Rama/Elementiipestë.al/
Një hulumtim i pazakontë, në brendësi të pyllit për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas Moratoriumit të Gjuetisë! Një dokumentar tronditës që tregon se si po pakësohen shpendët dhe kafshët e egra!
Alarmi sos nga liqeni i Viroit
6 Korrik 2018/ Ani Bame/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Dikur i lundrueshëm me varka, sot liqeni i Viroit rrezikon kënetëzimin. Rreth autorit: Ani Bame është gazetare në Tiranë.
Me sytë nga gjykatat: Abuzimet e kontratave koncesionare shpresohet të ndalen me një mënyrë të re
3 Korrik 2018/Fatjona Mejdini/Porta Vendore/ Fier
Nga ndërtimi i inceneratorit për djegien e mbetjeve në Fier, te shitja e shtëpive të pushimit, dikur pronë e përbashkët në Divjakë, konsultimi me qytetarët ndonëse detyrim ligjor është braktisur përfundimisht. Në mars të vitit të shkuar, kur disa shpallje të ngjitura në shtyllat e energjisë elektrike në fshatin […]
“Flota” e vjetër e mjeteve të pastrimit nuk premton menaxhim cilësor të mbetjeve në Qarkun e Gjirokastrës
25 Qershor 2018/ Raimond Kola/Porta Vendore/Gjirokastër
Shumica e mjeteve të transportit të mbeturinave në Qarkun e Gjirokastrës janë të 20-30 viteve më parë. Nga shtatë bashkitë vetëm Bashkia e Gjirokastrës ka blerë në vitin 2014 dy mjete teknologjike për transportimin e mbetjeve. Mungesës së mjeteve të transportit të mbetjeve i shtohet edhe mungesa e mjeteve […]
Banorët e Verrisë i shpërfillën për inceneratorin, bashkia gati planin për zhvillimin e industrisë së naftës në tokat e tyre.
16 qershor 2018/ Edmond Hoxhaj/ Porta Vendore /Fier
Punimet për ndërtimin e inceneratorit në fshatin Vërri të Bashkisë Fier kanë nisur që prej disa muajsh, pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve të zonës, dhe premtimeve, si nga pushteti qendror ashtu edhe nga pushteti vendor, asgjë nuk u mor në konsideratë. Banorët ndjehen të frikësuar. Shumica […]
Kepi i Rodonit “pushtohet” nga mbetjet
13 Qershor 2018/Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Gadishulli i quajtur Kepi i Rodonit,gjendet 50 km nga Tirana dhe Durrësi. Aty ngrihet Kalaja e Rodonit, ndërtuar nga Skënderbeu dhe kisha mesjetare e “Shna Ndout”. Plastika, gomat dhe vjeshjet kanë pushtuar këtë pjesë të virgjër të bregdetit të Adriatikut, si pasojë e prurjeve që sjellin dy grykëderdhjet e […]
Mallkimi i burimeve: Bashkitë shohin pak përfitim dhe shumë kosto nga industria nxjerrëse
12 qershor 2018/ Reporter. al/ Ola Mitre/
Një mbledhje rutinë e komisionit për Ekonominë dhe Financat në fund të prillit 2017, ku u diskutua projektligji për ‘Financat e vetëqeverisjes vendore”, u shoqërua me një debat të pazakontë filozofik mes deputetëve mbi pasuritë kombëtare. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në emër të shoqatës së kryetarëve të […]
“Ndotja e lartë nga zhurmat, jo më bori me ajër në mjetet e transportit publik”
11 qershor 2018/ Troç.al/ Tiranë
Pa pankarta, megafon apo protesta . Me një gjetje origjinale, nxënësit e shkollës ‘Arbëria’ në Tiranë zgjodhën kërcimin për të sensibilizuar qytetarët e kryeqytetit të mos përdorin bori në kryqëzime dhe trafik. Nën moton ‘Pa bori’, të rinjtë performuan në sheshin ‘Nënë Tereza’, ‘Avni Rustemi’ dhe sheshin ‘Shqiponja’, që çdo […]
Guroret e Urës Vajgurore , vuajtja 25-vjeçare e banorëve
4 qershor 2018/Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Ura Vajgurore
Në dalje të qytezës Ura Vajgurore, një rrugë gjithë pluhur të çon drejt lagjes periferi ’28 Nëntori”, por që për banorët dhe më gjerë njihet si lagja “Guri i Bardhë”. Në të dy krahët e rrugës, është e vështirë të gjesh pemë, pasi bimësia këtu pas mesditës […]
Ndotja në Elbasan, ping pong mes institucioneve
5 qershor 2018/Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Çfarë po ndodh me ndotjen në Elbasan?! A ka një strategji nga pushteti vendor e ai qëndror për të përmirësuar këtë situatë, përpos deklaratave të ashpra nga këshilli bashkiak për shpalljen e emergjencës mjedisore. Banorët e zonave përreth, aty ku industria ndotëse zhvillohet çdo ditë ankohen për harresën […]
Mbetjet urbane ende pa zgjidhje, banorët vuajnë pasojat
10 maj 2018/ Albi Lala/ Porta Vendore/Mat
Prej 22 vitesh Bashkia e Matit është në konflikt me banorët e fshatrave Muzhakë, Midhë, Komsi dhe periferisë së Matit. Hedhja e mbetjeve të qytetit ka sjellë zaptimin e tokës, tymra dhe erë të rëndë, jo vetëm për kalimtarët e rrugës Mat-Komësi, por edhe për banorët e fshatrave […]
Zall-Herri, me “aromë” kryeqyteti pas dy vitesh
9maj 2018/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Pas shumë kërkesash dhe ankesash, banorët e Njësisë Administrative Zall-Herr, ndjehen prej një muaji më shumë qytetarë të Tiranës. Prej dy vitesh mbetjet hidheshin në lumin Tërkuzë, sepse Njësisë Administrative Zall-Herr i kishte mbaruar kontrata me firmën e pastrimit. Bashkia Tiranë ka arritur të përmbushë një nga premtimet, duke sjellë […]
Mbetjet në Kavajë
Hedhja e mbetjeve në lagjen nr. 5 të qytetit të Kavajës. Kazanët e tejmbushuar pastrohen rrallë, duke krijuar këtë situatë tejet të pakëndshme për banorët.
Mbeturinat urbane të tre bashkive rrisin ndotjen përgjatë Vjosës
26 prill 2018/Reporter.al/Raimond Kola/ Gjirokastër
Në mungesë të landfilleve, bashkitë e Tepelenës, Përmetit dhe Këlcyrës i depozitojnë mbetjet e tyre pranë shtretëve të lumenjve Drino dhe Vjosë, duke shkaktuar ndotje masive me qelq, plastikë dhe mbeturina të tjera. Ademi, një bari rreth të pesëdhjetave që kujdeset për tufën e tij të deleve në lëndinat buzë […]
Si po shkatërrohet Valbona
21 prill 2018/ Monitor.al/ Blerina Hoxha/ Tropojë
Pas një dimri të vështirë, Mbretëresha e Alpeve Shqiptare që tërheq turistë nga e gjithë bota po i gëzohet ardhjes së pranverës. Poshtë majave me borë, fadromat dhe ekskavatorët kanë zhbërë themelet e luginës duke fshirë gjurmët nga peizazhet e mahnitshme të deri vjetshme. Gjatë 25 kilometrave të […]
Ujërat e zeza kanë “pushtuar” qytetin dhe bregdetin e Durrësit (VIDEO)
19 shkurt 2018/Citizens Channel/Geri Emiri/ Durrës
Përgjatë periudhës së antikitetit, kur qytetet kryesore të Evropës vuanin nga derdhja e ujërave të zeza në rrugë dhe bashkë me to përhapjen e epidemive, qyteti i Durrësit ishte i pajisur me kanale higjeno-sanitare. Sipas arkeologut Fatos Tartari, pjesa më e madhe e kanaleve të zbuluara rreth qendrës së […]
Vargmali i ndotjeve në Elbasan: përgjegjësit luajnë pingpong!
12 janar 2018/ AlbaniaQualityjournalism/Elbasan
Pavarësisht premtimeve të bëra për dekada me radhë, qytetarët ende paguajnë ndotjen ekstreme të ajrit, tokës dhe lumit. Manushaqe Sejati ka 36 vjet që jeton në Bradashesh të Elbasanit. Me agimin e çdo dite rendi i saj i punës është i diktuar nga pasojat me të cilat përballet çdo ditë nga […]