9 Qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qyteti i Durrësit prej më shumë se një jave përballet me mbetjet që kanë tej mbushur kontejnerët dhe kanë zënë trotuaret si rrjedhojë e mbylljes së fushës së depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano. Shërbimi komunal i Bashkisë Durrës nuk ka mundur të tërheqë mbetjet […]
Tag: Mbetjet Urbane
Bashkia Durrës harron pastrimin e fshatrave nga plehrat
30 janar 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Menaxhimi i mbetjeve ka qenë një sfidë për Bashkinë Durrës, por duket se përqendrimi për realizimin e saj është tkurrur vetëm brenda qytetit, duke harruar njësitë e tjera administrative. Nga vëzhgimi i Portës Vendore në lagjet e qytetit të Durrësit, në periudhën gusht-nëntor 2018, një pjesë […]
“Mina” mjedisore e Pogradecit
4 dhjetor 2018/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Fusha e mbetjeve në fshatin Peshkëpi, vetëm pak kilometra larg qytetit të Pogradecit, ka vite që punon jashtë çdo kapaciteti të mundshëm. Në këtë vendgrumbullim, hidhen çdo ditë tonelata plehra, kryesisht nga njësitë Administrative Udënisht, Cërravës dhe Buçimas, duke u kthyer në një rrezik për banorët […]
Shkodër, mbetjet hidhen pa kriter
22 nëntor 2018/Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Shkodër
Në periferi të Shkodrës, në fshatin Shtoj, mbetjet hidhen pa kriter nga biznese të zonës, megjithëse aty ekzistojnë kazanët e vendosur nga bashkia.
Bashkia Kamëz jep me koncesion shërbimin e grumbullit të mbetjeve, megjithëse nuk ka ende një vend të përcaktuar si vend grumbull për to
21 Nëntor 2018/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Kamëz
Bashkia Kamëz gjeneron çdo ditë mesatarisht 218 tonë mbetje ose në total çdo vit 79 825 tonë mbetje. Por megjithë shifrat zyrtare të pranuara, Bashkia Kamëz nuk ka ende një landfill të vetin dhe as vendgrumbullim. Një mungesë e tillë e ka kthyer çështjen e mbetjeve […]
Tenderi i pastrimit lë Kuçovën mes plehrave dhe pa kosha
10 Nëntor 2018/Erjola Azizolli/Porta Vendore/Kuçovë
Procedura e prokurimit për përzgjedhjen e firmës së re për pastrimin e qytetit, ka shkaktuar një kaos mjedisor në qytetin e Kuçovës. Firma “Higjiena Sh.p.k” që ofronte pastrimin e qytetit nga viti 1996 e deri në vitin 2018, ka ndërprerë punën në datën 24 Tetor, kur i ka mbaruar […]
Koshat e tejmbushur të mbetjeve në kryeqytet
8 nëntor 2018/ Porta Vendore/Tiranë
Në rrugën Muzaka, në njësinë administrative nr.10, në Tiranë, kjo është situata e koshave të tejmbushur, me mbetje dhe inerte ndërtimesh te ndryshme.
Pylli i Vilunit i mbushur me inerte
30 tetor 2018/Porta Vendore/ Shkodër
Pylli i Vilunit në Velipojë i mbushur nga mbetjet urbane dhe inerte ndertimesh. Shenjat e lëna nga turistët në verën që lamë pas, kanë lënë gjurmë në këtë zonë turistike.
Djegia e hapur e mbetjeve, një gangrenë për Kuçovën
11 Tetor 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Kuçovë
Teksa situata e mbetjeve urbane është kthyer në një gangrenë në të gjithë Shqipërinë, jashtë hartës problematike të qyteteve nuk ka mbetur as Kuçova. Pas reformës territoriale Bashkia Kuçovë ka 3 ish-komuna tanimë në territorin e saj, ku ekzistojnë edhe fushat e grumbullimit të mbetjeve të jashtëligjshme. […]
Plehrat mbysin Maqellarën, Bashkia Dibër “ngre duart lart”
8 Tetor 2018/ Sami Curri/Porta Vendore/ Dibër
Pirgjet me plehra të urojnë mirëseardhjen në Maqellarë. Kjo panoramë e shëmtuar të ofrohet që në qendër, aty ku kalon edhe rruga nacionale Peshkopi – Tiranë e më shumë në fshatrat e kësaj njësie administrative. Kjo situatë po kthehet dita ditës në shqetësim serioz për banorët e zonës. […]
Bulqizë, mbetjet inerte hidhen tek varrezat e qytetit
3 tetor 2018/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Bulqizë
Kompania që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e kopshtit në Lagjen e Re në Bulqizë, mbetjet inerte të dala gjatë punës i depoziton në afërsi të varrezave të qytetit. Pushteti vendor bën një sy qorr e një vesh shurdh, duke u justifikuar duke thënë se aktualisht nuk […]
Maqellarë, banorët vetadministrojnë mbledhjen e mbeturinave
14 shtator 2018/ Sami Curri/ Porta Vendore/ Dibër
Banorët e fshatit Fusha e Vogël në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës, prej më shumë se 5 vitesh i administrojnë vetë mbeturinat. Një veprim i tillë kryhet nga banorët e këtij fshati që numëron afro 50 familje, pasi pushteti vendor edhe pse e ka për detyrë që […]
Bashkia Durrës hedh leshterikun në autostradë, gjobitet për ndotje
3 shtator 2018/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Moti i paqëndrueshëm në muajt e parë të vitit 2018 krijoi një situatë problematike në bregdetin e Durrësit, ku përveç daljes në bregdet të mbetjeve urbane, u krijuan edhe pirgje të mëdha me leshterik. Bashkia Durrës nëpërmjet një firme italiane i zhvendosi pirgjet e leshterikut në autostradën […]
Gratë korçare, të parat që po ndërtojnë standardin e ri të riciklimit të mbetjeve
18 Gusht 2018/ Dhorjela Cule/Porta Vendore/ Korçë
Tradita e pastrimit të rrugicave me kalldrëm në qytetin e Korçës, ndikoi në hartimin e projektit të riciklimit të mbetjeve nga Bashkia e Korçës. 5 lagjet karakteristike qytetit, të cilat njihen jo vetëm për kalldrëmet e tyre por edhe për shtëpitë historike, u kthyen në promotorët e para të […]
Mbetjet urbane ende pa zgjidhje, banorët vuajnë pasojat
10 maj 2018/ Albi Lala/ Porta Vendore/Mat
Prej 22 vitesh Bashkia e Matit është në konflikt me banorët e fshatrave Muzhakë, Midhë, Komsi dhe periferisë së Matit. Hedhja e mbetjeve të qytetit ka sjellë zaptimin e tokës, tymra dhe erë të rëndë, jo vetëm për kalimtarët e rrugës Mat-Komësi, por edhe për banorët e fshatrave […]
Zall-Herri, me “aromë” kryeqyteti pas dy vitesh
9maj 2018/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Pas shumë kërkesash dhe ankesash, banorët e Njësisë Administrative Zall-Herr, ndjehen prej një muaji më shumë qytetarë të Tiranës. Prej dy vitesh mbetjet hidheshin në lumin Tërkuzë, sepse Njësisë Administrative Zall-Herr i kishte mbaruar kontrata me firmën e pastrimit. Bashkia Tiranë ka arritur të përmbushë një nga premtimet, duke sjellë […]