8 Tetor 2018/ Sami Curri/Porta Vendore/ Dibër
Pirgjet me plehra të urojnë mirëseardhjen në Maqellarë. Kjo panoramë e shëmtuar të ofrohet që në qendër, aty ku kalon edhe rruga nacionale Peshkopi – Tiranë e më shumë në fshatrat e kësaj njësie administrative. Kjo situatë po kthehet dita ditës në shqetësim serioz për banorët e zonës. […]
Tag: Lëviz Albania
Banorët e Farkës me sytë nga zgjedhjet elektorale të 2019-tës
19 gusht 2018/ Pozitivi.org/ Tiranë
Problemet e zonës së Farkës janë disa, ku primare për banorët është infrastruktura rrugore. Me sytë nga zgjedhjet elektorale të vitit të ardhshëm, shumica prej tyre janë ende shpresëplotë për zgjidhjen e kësaj problematikë. Farka 2 Mes halleve e problemeve të banorëve të Farkës Geplaatst door Pushtetari përballë qytetarit op […]
Premtimet boshe, lenë në mes rrugën e amortizuar të Pezës
10 gusht 2018/ Pozitivi.org/ Tiranë
Problemet e Pezës i sjell një prej banorëve më të vjetër të zonës, 70-vjeçari Aqif Çali. Fjalët e tij flasin shumë më tepër për situatën në të cilën ndodhet rruga e Pezës, çfarë ka sjellë edhe dëm ekonomik për banorët e kësaj zone, produktet e të cilave nuk tregtohen dot […]
Bibliotekat në Shqipërinë e gjeneratës tjetër
12 Qershor 2018/ Bulevard.org/ Pogradec
Historia e bibliotekave në Shqipëri fillon në shekullin e 6-të me Kodikët e vendosur në disa kisha e manastire. Por biblioteka e parë e mirëfilltë u ndërtua në shekullin e 19-të në Shkodër. Me shpalljen e pavarësisë, katër biblioteka të tjera u ngritën; në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Dhe […]
ÇERRAVA DHE VOSKOPI, “MINAT ME SAHAT” TË SIGURISË USHQIMORE.
3 qershor 2018/AlertNews/Granit Sokolaj/ Korçë
Në hyrje dhe dalje të Korçës, dy tregje të kafshëve të gjalla, çdo të enjte dhe të diel mblidhen qindra kafshë nga zonat përreth qytetit Jugperëndimor të Shqipërisë, ku fermerët shesin, blejnë, bëjnë pazare, por pa menduar asgjë më tepër se kaq. Në fakt, fermerët janë më pak të interesuarit […]
Kopshti “Liri Çomo Pogradec”, atje ku 2-3 fëmijë flenë në një krevat
19 prill 2018/Kopshti im/Pogradec
Nga monitorimet e bëra deri tani në kopshtet e Pogradecit, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, janë evidentuar problematika të shumta që lidhen me mosrespektimin e standardeve. Kopshti me ushqim “Liri Çomo”, i cili ndodhet në qendër te qytetit në rrugën “Rinia”, frekuentohet çdo ditë nga 113 fëmijë […]
Tregu i kafshëve në Milot, si në vitin 1920/ Bashkia në gjumë ndërsa konsumatori në rrezik
18 prill 2018/Granit Sokolaj/ Kurbin
Tregu i kafshëve të gjalla në Milot, i njohur prej shumë vitesh, mbetet një nga problematikët ndër 33 tregjet e tilla në të gjithë vendin. Megjithëse është ndër më të vjetrit në vend, ku prej një shekulli aty tregtohen kafshë, edhe sot nuk plotëson asnjë nga kushtet higjeno-sanitare të mundshme, […]
Shën Gjergji, një histori suksesi
18 prill 2018/Pozitivi.org/Tiranë
Nga lojërat e nxënësve në terrene të papërshtatshme, në ndërtimin e 3 fushave sportive nga Bashkia e Tiranës. Shën Gjergji “lëvizi” për sportin dhe kulturën. Shen Gjergji Shën Gjergji, një histori suksesi. Nga lojërat e nxënësve në terrene të papërshtatshme, në ndërtimin e 3 fushave sportive nga Bashkia e Tiranës. Shën Gjerjgi […]
Prrenjas, tregu i gjësë së gjallë jashtë standardeve, Rira: Kjo çështje do zgjidhet brenda verës.
13 prill 2018/Granit Sokolaj/ Prrenjas
Tregu i Qukësit në Bashkinë e Përrenjasit është jashtë çdo standardi shërbimi apo higjeno- sanitar. Ndodhet në anë të rrugës nacionale dhe automjetet ngrenë re pluhuri. Bagëtitë transportohen si mos më keq, të lidhura kokë e këmbë duke i torturuar. Pastaj kur mbërrijnë në atë që është caktuar si vend-tregu, […]
Bashkia e Shkodrës braktis tregun e kafshëve në Stolem-Golem
12 prill 2018/Granit Sokolaj/ Shkodër
Mes qindra kafshëve, tek-tuk shihet ndonjë e matrikulluar dhe me certifikatë veterinare. Hyrje-dalje makinash të ngarkuara me kafshë të gjalla, që veç detyrimit për të paguar për çdo kokë, asnjë kontroll tjetër nuk ka mbi to. Bëhet fjalë për tregun e Kafshëve të Gjalla në fshatin Stom-Golem, vetëm 5 kilometër […]
Librazhd-rruga shndërrohet në treg të kafshëve të gjalla
10 prill 2018/Granit Sokolaj/ Librazhd
Një fushë e mbushur me dhera buzë lumit dhe në qoshe të qytetit. Kështu mund të përshkruhet tregu i kafshëve të gjalla në qytetin e Librazhdit, i cili funksionon që pas viteve `90. Por në të vërtetë, disa banorë të zonave përreth dhe tregtarë të ndryshëm të kafshëve të gjalla, […]
“Kamza e re” shkolla që mbahet në këmbë nga lekët e prindërve
20 mars 2018 / Elisa Gjerani / Kamëz
E pozicionuar vetëm pak metra larg qendrës së Bashkisë Kamëz, shkollën 9-vjeçare “Kamza e re” në fakt e mbajnë në këmbë donacionet e prindërve. E ndërtuar në vitin 2003, me një kapacitet 1200 nxënës ajo është harruar thuajse krejtësisht nga Bashkia e Kamzës që ka për detyrë […]
Tregu i Kafshëve në Rrogozhinë, “laboratori” i infektimit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike
18 mars 2018/Granit Sokolaj/Rrogozhinë
Kur në Tiranë apo në ndonjë qytet tjetër vritet një qen, rrjetet sociale “çahen”. Të ndjeshmit dhe ata që mendojnë apo tentojnë të mbrojnë kafshën, vënë alarmin. E përse? Fundja për një qen. Për një kafshë! Me të drejtë por… Nëse tentojnë të kalojnë asfaltin e kryeqytetit apo të zyrave luksoze […]
Kauza e “Vjosës pa diga”krijon një aleancë të fortë
23 janar 2018/ Fatjona Mejdini/Mallakastër
Lufta për të mbajtur larg Vjosës hidrocentralet e planifikuarpritet të jetë e gjatë, por në krah të banorëve janë organizatat mjedisore dhe dashamirës nga e gjithë bota që shohin potencial turistik në lumin e fundit, të egër në Europë. Fatjona Mejdini Dylaver Murataj, banor i Kutës në Mallakastër, teksa është […]
“Kompleksi Selita”, familjet rome i propozojnë Bashkisë zgjidhjen për strehim
21 dhjetor 2017/ Arlind Lugji/ Tiranë
Rreth 100 familje në zonën e Selitës, mes të cilave 50 të komunitetit rom, u dëbuan nga banesat e tyre në vitin 2015 për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe, thonë se për shkak të diskriminimit, vetëm një pjesë e vogël e tyre përfituan nga zgjidhja e […]
Kullimi, mungesa e fondeve i shuan shpresat fshatit
2 shtator 2017/ Bledar Gilaj /Lezhë
Teksa stinë e verës po ikën dhe vjeshta po afron, fermerët mbeten ende në mëshirë të fatit për të mbjellat e tyre. Hapja e kanaleve të dyta është domosdoshmëri për të shmangur përmbytjet e tokave bujqësore në Bashkinë e Lezhës. Ky fenomen i përvitshëm ka bërë që fermerët të […]
Investimi 1 miliard lekë dhe fshati pa ujë
24 korrik 2017 / Bledar Gilaj /Lezhë
Qeveria shqiptare ka investuar rreth 1 miliard lekë të vjetra për ndërtimin e ujësjellësit të Troshanit, në njësinë administrative të Blinishtit, por edhe pse ky ujësjellës është marrë në dorëzim prej Bashkisë së Lezhës, si projekt i përfunduar nga ana e kompanisë kontraktuese, banorët nuk marrin furnizim me […]