Ndodhi

Klos, ura 300 vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë që po degradohet çdo ditë

14 tetor  2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Në hyrje të fshatit Dars, në Bashkinë e Klosit ndodhet ura shekullore e njohur si ura e “Halilajve”. Ura besohet të jetë rreth 300-vjeçare dhe është pjesë e listës së monumenteve të kulturës, kategoria I, pranë Ministrisë së Kulturës. Ura në fjalë […]

Video/Foto

Kalaja e Elbasanit drejt shkatërrimit, asnjë ndërhyrje për restaurim

15 shtator 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Elbasan
Kalaja e qytetit të Elbasanit, një nga monumentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe një nga monumentet që i ka rezistuar shkatërrimit dhe degradimit, është lënë në harresë nga institucionet përkatëse, duke bërë që muret e saj të bien çdo ditë e më shumë. […]

Ngjarje/Personazhe

“Miss Ballkani’ rrezikon të shembet : ura me tre harqe në Milot lënë në harresë

3 shtator /Bledar Gilaj/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut e shpallur si Miss Ballkani në vitin 2001 në një konkurs mbarëkombëtar, për vlerat e saj arkitekturore dhe inxhinerike rrezikon të dalë jashtë funksionit dhe të shembet totalisht si shkak i dëmtimit të këmbë vetë urës, ndërkohë që autoritetet e kanë lënë në harresë […]

Ndodhi

30 piktorë nga Ballkani dhe Europa rikthehen në Pogradec për të pikturuar, në kohë pandemie

28 gusht 2020/Sidorela Xhomaqi/ Porta Vendore/Pogradec
30 piktorë nga Ballkani dhe disa vende të Europës janë bërë pjesë e Kolonisë së Artit Pogradec 2020. Një bashkëpunim mes Bashkisë Pogradec dhe Shoqatës Antik, ka sjell ngjyrat në qytetin liqenor të Lasgushit e Kutelit. Të pikturosh në kohë pandemia në natyrë duke shpalosur jo […]

Ndodhi

Pogradec:Ekspozohen pjesë të panjohura nga mozaiku i Bazilikës paleokristiane të Linit

22 gusht 2020/ Roland Beqiraj/ Porta Vendore/ Pogradec
Pas një harrese 20-të vjeçare Bazilika paleokristiane e Linit do të jetë jetë e hapur për vizitorët, duke ekspozuar për herë të parë edhe pjesë të panjohura të mozaikëve të rrallë. Bazilika pozicionohet në periferi të fshatit Lin, prej nga shfaqet pamja magjepsëse e liqenit të […]

Ngjarje/Personazhe

Lezhë, agonia e një pallati kulture

10 qershor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Quhet Pallat Kulture, por vetëm emrin ka të tillë, sepse prej tij prodhohet shumë pak art e kulturë. Kështu ndodh në Lezhë, me ambientin e vetëm kulturor të këtij qyteti, Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri”. Kur flitet për shfaqje artistike, lezhjanët duhet të marrin masa […]

Ndodhi

Biblioteka e Lezhës ka mbyllur dyert 1 muaj më parë, por librat i ofron online

25 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej më shumë se 40 ditësh biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit, në zbatim të masave për mospërhapjen e koronavirusit të ri, por të pasionuarve pas leximit nuk po iu mungojnë botimet e ndryshme që disponon kjo bibliotekë, nëpërmjet […]

Vëzhgim/Analizë

Trashëgimia kulturore në rrezik, tërmeti shkaktoi 5.75 milionë euro dëme

17 mars 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore
Gjendja e trashëgimisë kulturore pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019 paraqitet shqetësuese. Në raportin e Ministrisë së Kulturës që Porta Vendore e disponon, evidentohet se kanë pësuar dëmtime të paktën 53 monumente kulturore në zonat e prekura nga tërmeti. E ndërsa dëmi në lekë llogaritet 700 […]

Ndodhi

Shtatorja e Skënderbeut “fle” në magazinë, vepra prej 7 milionë lekësh të reja nuk u lejua të vendoset në Lezhë

4 mars 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohej edhe një tjetër shtatore monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. 1 vit e gjysëm më parë kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin […]

Ndodhi

Kisha e Shën Premtes në Lezhë restaurohet me paratë e banorëve

22 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Pas shumë vitesh në amortizim total, Kisha e Shën Premtes në Lezhë është restauruar. Fondi që nuk u gjet kurrë nga Ministria e Kulturës për këtë monument, u mblodh nga banorë të zonës dhe biznesmenë, duke bërë që 4 muaj më parë të niste puna për shndërrimin […]

Ngjarje/Personazhe

Gjirokastra në optikën e një turisti

4 nëntor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra rrit numrin e turistëve nga viti në vit, ku vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2019 është vizituar nga 80 mijë turistë. Në fakt, rrugët e qytetit fillojnë të gëlojnë nga turistët vendas dhe të huaj që nga muaj mars, e ku kulmin e ka muaj gusht […]

Ngjarje/Personazhe

Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë

15 tetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të […]

Ndodhi

Tentativat e vakëta për ta rikthyer në muze shkollën e parë shqipe në Pogradec

22 qershor 2019 / Artin Halili / Porta Vendore / Pogradec
Godina e shkollës së parë në Pogradec, pavarësisht disa përpjekjeve, është lënë në harresë nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që mund të funksiononte si një muze arsimi për pogradecarët dhe artdashësit shqiptarë e të huaj. Shkolla e parë shqipe e Pogradecit, e […]

Ndodhi

Ndërtim pa leje brenda Kalasë së Elbasanit

29 janar 2019/ Porta Vendore/ Elbasan
Viti elektoral për zgjedhjet vendore ka rikthyer ndërtimet pa leje në Elbasan, madje brenda zonës arkeologjike. Inspektorë e Mbrojtjes së Territorit kanë konstatuar një ndërtim pa leje, pikërisht brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe menjëherë kanë urdhëruar pezullimin e punimeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia Elbasan, […]

Ngjarje/Personazhe

Jeta kulturore në Kukës, investimet e pakta “shuajnë” kureshtjen e turistëve

28 nëntor 2018/ Agime Kastrati/ Porta Vendore/ Kukës
Muzeu i Kukësit, i ndërtuar shumë vite më parë në këtë qytet, pavarësisht trashëgimisë kulturore që mbart, nuk i ka shpëtuar dot amortizimit, lagështirës dhe kushteve të këqija, duke bërë kështu që numri i turistëve të jetë i pakët. Ermiri, banori i apasionuar pas muzeut Ermir […]

Ndodhi

Kur rinia zgjon jetën kulturore të Kamzës

9 tetor 2018/ Esmeralda Keta/Porta Vendore/ Kamëz
Një shtëpi e braktisur në një lagje periferike të Kamzës është shndërruar në skenën më të pazakontë të komedisë “Vdekja aksidentale e një anarkisti”. Pesë aktorët – gjimnazistë të Kamzës, të gjithë vullnetarë, ia dolën që jo vetëm të mbledhin rreth vetes dhjetëra banorë të zonës, por edhe […]

Ngjarje/Personazhe

“Vdekja e një anarkisti” jashtë teatrit të Kamzës!

22 shtator 2018/ Nyje.al/ Kamëz
Xhelal Mziu refuzon kërkesën e aktivisteve! “Por unë jam i çmendur, i çmendur me kartelë, i shtruar 16 herë… dhe gjithnjë për të njëjtën arsye: kam maninë e personazheve, quhet “histrionomani” dhe vjen nga histrones që do të thotë aktor. Si t’ju them, kam hobin të luaj role. Vetëm se […]

Ndodhi

Problemet disa vjeçare të Beratit në fokusin e Teatrit të Rrugës

11 shtator 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Disa etyde të performuara nga të rinjtë e qytetit të Beratit nëpërmjet shfaqjes së Teatrit të Rrugës, trajtuan problematika që shqetësojnë komunitetin dhe që synojnë të zgjojnë përgjumjen qytetarëve në lidhje me hallet që i shqetësojnë çdo ditë dhe që nuk gjejnë zgjidhje nga drejtuesit e institucioneve […]

Ndodhi

Projektligji për votim në parlament, artistët protestojnë

5 korrik 2018/Elisa Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Teksa projektligji për teatrin zbriti në foltoren e kuvendit për votim, vetëm disa metra larg qindra aktivistë, qytetarë dhe artistë protestuar duke i bërë thirrje deputetëve të të gjitha qarqeve të mos e votonin në parlament këtë projektligj. Ashtu siç edhe ishte lajmëruar më parë, rreth orës 10 të paradites […]