Ndodhi

Transporti urban ndërqytetas drejt falimentimit, qytetarët ankohen se nuk respektohet masat anticovid

9 prill 2021/E.Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Porta Vendore ka kryer një sërë artikujsh për vështirësinë që po has transporti urban, i cili u hap ndër shërbimet e fundit pas mbarimit të karantinës, me protokolle të qarta e të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përsa i përket kapacitetit dhe mënyrës së të funksionuarit. Por duket […]

Vëzhgim/Analizë

Vaksinimi i mësuesve nën ethet e frikës. Institucionet shëndetësore, të cunguara në informacion

22 mars 2021/Marinela Dushi/Porta Vendore
Me mbërritjen e dozave të para të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë, menjëherë filloi procesi i vaksinimit të mësuesve në disa qytete. Por këto 5 ditë, pas ardhjes së 38 mijë vaksinave AstraZeneca, vendi ynë u përfshi në një situatë tensioni të rrethuar nga paqartësia. Procesi i vaksinimit për mësuesit […]

Ndodhi

Mungesa e energjisë elektrike shkakton fatalitete tek pacientët me Covid 19, të cilët trajtohen në kushte shtëpie

18 mars 2021/Elvis Hila/Porta Vendore
Numri i pacientëve që po marrin shërbimin për Covid 19 në banesë po rritet nga dita në ditë, ku nuk kanë munguar edhe fatalitetet. Porta Vendore sjell rastet e pacientëve nga Kamza, Rubiku, e Tirana, ku të afërm dëshmojnë se si ndërprerja e energjisë elektrike ka shkaktuar deri vdekjen e […]

Ndodhi

Universiteti i Tiranës nuk pret ekspertët: Provimet do jepen online

2 shkurt 2021/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Rektorati i Universitetit të Tiranës nuk ka pritur vendimin e komitetit të ekspertëve për të vendosur mbi mënyrën sesi do të zhvillohet sezoni i provimeve. Rektorati ka vendosur që provimet të zhvillohen online, ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se vendimi do merret deri […]

Vëzhgim/Analizë

COVID ‘ngërthen’ shkollat, MAS reflekton me mësim të kombinuar

1 dhjetor 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Çdo ditë raportohen mësues e nxënës të infektuar në shkollat e vendit, ndërsa disa prej tyre kanë nisur të mbyllin dyert e të pezullojnë mësimin për një afat 14-ditor, për të kryer karantinën e detyrueshme në rastet kur infeksioni është përhapur në masë. Porta Vendore mblodhi edhe […]

Vëzhgim/Analizë

Të detyruara nga COVID 19 bashkitë përgjysmojnë investimet. Sektorët ku bie “gërshëra”

29 tetor 2020/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Ky vit po rezulton i vështirë për bashkitë, të cilat kanë më pak para në dispozicion. Fillimisht tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar dhe më pas pandemia e COVID 19 kanë kushtëzuar një situatë aspak të lehtë financiare. Sipas raportit të gjashtëmujorit të parë të Financave […]

Ndodhi

Pandemia trefishon numrin e të papunëve në Lezhë

21 tetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Nga 740 punë kërkues të papunë që kishte në Lezhë në fillim të vitit, numri i tyre ne muajin Maj shkoi në 2070, por sipas ekspertëve, numri i tyre është shumë herë më i lartë duke qenë se një pjesë e madhe punojnë në të zezë dhe nuk regjistrohen fare si punëkërkues […]

Vëzhgim/Analizë

Restorantet e eventeve në Korçë, drejt falimentimit

17 gusht 2020/ Sidorela Xhumaqi/ Porta Vendore/ Korçë
Covid 19 preku sektorin e biznesit në të gjithë gamën e tij, ku fillimisht për shkak të pandemisë u morën masa shtrënguese përsa i përket mbylljes së bizneseve e më pas për hapjen e këtyre të fundit u vendos respektimi i një protokolli me masa të […]

Vëzhgim/Analizë

Transparenca e bashkive gjatë Pandemisë – Presioni i Shoqërisë Civile dhe Medias lokale dhe efektet e saj

7 gusht 2020/ Elisa Gjerani/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore
Transparenca ka qenë një nga diskutimet më të mëdha gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Tenderët për pakot ushqimore ishin në fokusin e medias dhe partive opozitare në vend. Edhe pse me aktivitet të reduktuar, bashkitë vijuan punën gjatë pandemisë, duke marrë vendime në shërbim […]

Ngjarje/Personazhe

Pandemia zbraz bujtinat në Lunxhëri dhe Pagri

5 gusht 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Fundi i korrikut 2020 i gjeti bujtinat rreth e përqark zonës së Gjirokastrës të zbrazëta. Asnjë turist vendas apo i huaj nuk ka shkelur prej më shumë se pesë muajsh në fshatrat ku familjet kanë hapur dyert për t’i mirëpritur. Vaso Bakulin, profesorin e dalë në […]

Ndodhi

Pandemia rrit numrin e përdoruesve të biçikletave

23 korrik 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Tiranë
E konsideruar si një nga mjetet kryesore të transportit të gjelbër, biçikleta gjeti këto kohë një përdorim të jashtëzakonshëm te kryeqytetasit, jo për shkak të ndërgjegjësimit ekologjik, as kostove të ulëta por për shkak të izolimit, ku shumë prej tyre u detyruan ta përdorin për të […]

Vëzhgim/Analizë

Institucionet ulën transparencën dhe kufizuan informacionet pas tërmetit dhe gjatë pandemisë së COVID-19

19 korrik 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/                                                          Nga një testim i institucioneve përgjatë 2 krizave natyrore lidhur me zbatimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit, intervistave me gazetarë, avokatë dhe të dhënave zyrtare të siguruar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, u konstatua ulje e transparencës dhe raste të moszbatimit të ligjit […]

Vëzhgim/Analizë

Sezoni turistik në Durrës mes ndotjes, Covid 19 dhe krizës së turizmit

15 korrik 2020/ Sabina Veizaj/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërsa sezoni turistik ka nisur vakët dhe të gjithë shohin turistët si të vetmen shpresë për t’i dhënë pak frymëmarrje ekonomisë, Durrësi është kthyer në një bombë të vërtetë mjedisore. Me gjithë përpjekjet e privatëve për të joshur sa më shumë pushues me oferta duket se […]

Vëzhgim/Analizë

COVID-19 “fundos” buxhetin e bashkive. Qytetarët dhe bizneset nuk paguajnë dot detyrimet

17 qershor 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Kriza e koronavirusit godet fort buxhetin e bashkive. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë për një rënie të fortë të të ardhurave të pushtetit vendor në maj, periudhë kur paguhen taksat e prillit, që ishte edhe muaji i dytë radhazi i mbylljes së ekonomisë, […]

Ndodhi

Mungesa e protokollit të sigurisë për Covid 19, venit shpresat e transportit urban për rihapje

2 qershor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Teksa pritej që protokolli i sigurisë ndaj Covid 19 të dilte në fund të majit, pra javën që lamë pas, kjo gjë nuk ndodhi siç ishte premtuar nga institucionet shtetërore, duke i lënë kështu operatorët e transportit urban qytetas e ndërqytetas në pritje, ndërsa ditët i lënë […]

Vëzhgim/Analizë

Nga abuzimi te shkaqet e ndryshimit të çmimeve të prodhimeve bujqësore!

22 maj 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Në ditët e para të pandemisë së koronavirusit, në vendin tonë pati luhatje të mëdha të çmimeve të shkaqet e të cilave ishin të shumta. Por edhe pasi kanë kaluar dy muaj nga nisja e pandemisë dhe karantinës së vendit, çmimet vijojnë të mbeten të larta […]

Ngjarje/Personazhe

Pandemia dhe ‘heshtja’ e Voskopojës

20 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Korçë
Voskopoja, fshati turistik në juglindje, si kurrë më parë është mbytur nga heshtja, pandemia i rrëmbeu gumëzhimat e turistëve, ndërsa i shkaktoi trishtim. E ndodhur pak kilometra larg Korçës, në stinën më të frekuentuar nga qindra turistë të huaj dhe vendas , fshati piktoresk ka mbetur […]

Vëzhgim/Analizë

Rihapja e lokaleve mes frikës dhe pasigurisë nga kriza

19 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Pas më shumë se dy muajsh të mbyllur, baret e restorantet e kryeqytetit kanë hapur dyert për klientët e tyre, mes protokollit të rreptë të masave dhe klientëve të paktë e të shkujdesshëm. Përfaqësuesit e këtyre bizneseve tregojnë për Portën Vendore ditën e parë të rihapjes […]

Vëzhgim/Analizë

Maturantët rikthehen në banka, frika dhe mungesa e transportit penalizon 1500 veta

19 maj 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Në gjithë vendin maturantët i janë rikthyer dje procesit të përgatitjes për provimet e maturës. Nga 31 mijë maturantë, 1500 prej tyre kanë preferuar të mos rikthehen në bankat e shkollës, por të punojnë individualisht dhe shkak është bërë frika nga përhapja e Covid 19. Pas më shumë […]

Vëzhgim/Analizë

Dilemat e rikthimit në çerdhe e kopshte, ekspertët: Të ofrohet besim

18 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Ministria e Shëndetësisë po planifikon hapjen e çerdheve dhe kopshteve në datën 1 qershor, por një pjesë e prindërve ndjehen të pasigurt të dërgojnë fëmijët në këto institucione. Frika ekziston edhe te prindërit që janë të detyruar të punojnë, ndërkohë që ekspertët kërkojnë ofrimin e besimit […]

Vëzhgim/Analizë

Rrjeti 5G mes konspiracionit dhe ‘sundimit’ global

13 maj 2020/ Nikoleta Kovaçi/ Porta Vendore
5G po trondit botën! Për disa është e ardhmja, garancia, siguria, vetë jeta! Po, ama nesër. Ende sot s`ka testimet e duhura. Për të tjerë është frikë, pasiguri, kërcënim dhe, pse jo, mendje të ndryshme shkuan dhe shkojnë deri atje sa thonë: Është shkatërrim për mbarë njerëzimin! […]

Ngjarje/Personazhe

Pedonales i rikthehet gjallëria, artistët e rrugës sfidojnë Covid 19

9 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Prej një jave pedonalja e Tiranës duket se i është rikthyer normalitetit, aty gjen artistë rruge që performojnë përpara kalimtarëve të shumtë, teksa këta të fundit nxitojnë duke respektuar rregullat e përcaktuara nga qeveria për ndalimin e përhapjes së Covid 19. Por çfarë i ka shtyrë […]

Ngjarje/Personazhe

Flamuri, i moshuari i Maliqit që pret në radhë me orë të tëra për pensionin

8 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Maliq
I ulur në trotuar, i pafuqishëm për të qëndruar në këmbë, prej orësh, i moshuari qëndronte në pritje për të marrë pensionin modest që ka përfituar nga vitet e punës përgjatë jetës së tij. Flamur Çiko, 70 vjeç këtë mëngjes ka udhëtuar prej fshatit Vloçisht drejt […]

Ngjarje/Personazhe

Historia e gruas që pret të bëhet nënë: “Nuk dua të qëndroj në hotel, po numëroj ditët për të lindur”

8 maj 2020/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Durrës
Këtë të hënë, datë 4 Maj 2020, hyri në fuqi urdhri për vetëkarantinimin në shtëpi të atyre qytetarëve që riatdhesohen në Shqipëri dhe që banesën e kanë në zonat e kuqe nga Covid 19. Për të tjerët që duhet të kthehen pranë qendrave të banimit në […]

Ndodhi

Shoqëria civile, protestë për Kodin Penal, përplaset me policinë, shoqërohen dy prej tyre

7 maj 2020/Porta Vendore/Tiranë
Disa aktivistë së bashku me dhjetëra qytetarë kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në Sheshin Skënderbej, ku në fokus ishte kundërshtimi ndaj masave izoluese të aplikuara nga qeveria Rama. Por kjo protestë përfundoi në dhunë mes qytetarëve dhe policisë […]

Vëzhgim/Analizë

Sezoni turistik, mes protokolleve të sigurisë dhe rritjes së çmimeve

4 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërsa Ministria e Turizmit nxori dy ditë më parë protokollin e sigurisë anti-covid 19 që pritet të miratohet, sektori delikat i turizmit po përpiqet mes shumë paqartësive të bëhet gati për sezonin veror. Porta Vendore vëzhgoi disa nga bizneset në plazhin e Durrësit, si […]

Ngjarje/Personazhe

“Plaku dhe Deti” dhe peshkatarët në Tale të Lezhës

2 maj 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
“Plaku dhe deti” është historia e romanit te Heminguejit, që e rikthyer në kohët e sotme do të përshtatej më së miri me historinë e peshkatarëve në Tale të Lezhës. Beteja e tyre nuk është për të sjellë në breg peshkun më të madh, që do […]

Vëzhgim/Analizë

Saga e të papunëve, në 30 ditë humbin punën 61 mijë persona

1 maj 2020/ Ornela Manjani/ Porta Vendore/ Tiranë
Kur u duk se plaga e papunësisë në Shqipëri po shërohej, pandemia globale e Covid 19 mbërriti edhe në vendin tonë. Tremujori i fundit i vitit 2019 shënoi numrin më të ulët të papunëve në 20 vitet e fundit. Niveli i papunësisë zbriti në 11. 2%. […]

Ngjarje/Personazhe

Mjekët që iu rikthyen profesionit, në luftë kundër covid-19

30 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
E ndërsa i gjithë vendi vijon të qëndrojë në karantinë, disi të zbutur së fundi; lufta kundër covid-19 vijon në vijën e parë të frontit me të njëjtën forcë, përkushtim e sakrificë. Janë të shumtë mjekët e infermierët që çdo ditë përballen me armikun e […]

Vëzhgim/Analizë

Fasonët, dilema mes virusit dhe bukës së gojës

28 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë
Për qindra familje në zonën e Krujës fasoneritë janë i vetmi shpëtim, edhe pse së fundmi ato janë kthyer në vatrën e re të shpërthimit të covid-19. Porta Vendore shkoi në brendësi të njërës prej fasonerive, ku sjell dëshmitë e disa punonjësve. Midis frikës […]

Video/Foto

Qytetarët ngjitur me njëri-tjetrin tek dera e Bashkisë Durrës

27 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Mëngjesi i së hënës solli dyndje qytetarësh tek Bashkia Durrës, për të marrë shërbime. Plotësimi i dokumenteve që lidhen me biznesin apo interesimi për bonusin e qirasë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ishin ndër çështjet kryesore që interesoheshin qytetarët, një pjesë e të […]

Ngjarje/Personazhe

Qyteza të gjunjëzuara!

27 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë/ Kurbin
Të shndërruara në epiqendrën e re të shpërthimit të Covid-19, banorët e Krujës, Thumanës, Fushë- Krujës dhe Laçit, po respektojnë “shtetrrethimin”, por ndihen të pashpresë, ndërsa rastet me Covid 19 shtohen dita-ditës, duke e çuar në 92 raste Krujën dhe në 31 raste Kurbinin. Të […]

Ngjarje/Personazhe

Shijaku, “kështjella e fundit” e COVID-19 në Qarkun Durrës

26 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Shijak
Lulet shumëngjyrëshe që kanë lulëzuar me ardhjen e Pranverës në Shijak, i shoqërojnë pasthirrmat e hareshme të fëmijëve. E diela ishte e tyre, më shumë se sa e nënave. Duke pedaluar me biçikleta përreth qytetit ata ngjasonin me ndjenjën e shpresës apo triumfin përballë pandemisë botërore […]

Ngjarje/Personazhe

Fashat e orareve shkaktojnë kaos në sportele

26 prill 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Gjatë javës që po lëmë pas Porta Vendore bëri një vëzhgim nëpër Tiranë në pikat e postës, në banka të ndryshme të nivelit të dytë, në tregje publike, zyrat e shërbimit ndaj klientit OSHEE, institucione shtetërore e shëndetësore apo dhe në disa pika të shitjes me […]

Ndodhi

Biblioteka e Lezhës ka mbyllur dyert 1 muaj më parë, por librat i ofron online

25 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej më shumë se 40 ditësh biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit, në zbatim të masave për mospërhapjen e koronavirusit të ri, por të pasionuarve pas leximit nuk po iu mungojnë botimet e ndryshme që disponon kjo bibliotekë, nëpërmjet […]

Ngjarje/Personazhe

Qytet Studenti, qyteti fantazmë në kohën e Covid 19

24 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Qytet Studenti ka në total 5400 studentë, ndërsa aktualisht në godinat e tij jetojnë 78 studentë. Shumica prej atyre studentëve që kanë lënë konviktin, duke u kthyer në qytetet e tyre në fillim të marsit, atëherë kur u shfaq edhe rasti i parë me Covid 19 […]

Video/Foto

Një javë e pazakontë (narracion përmes imazhit)

22 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Tiranë
Këto fotografi janë marrë javën e shkuar nëpër rrugët e kryeqytetit, kur përditshmëria e qytetarëve u ndikua nga dy rrethana: rreziku i koronavirusit dhe, për besimtarët ortodoksë, Java e Madhe e Pashkëve. Ndodh që muaj të tërë të kalojnë në heshtje. Por një javë si kjo […]

Ngjarje/Personazhe

Komuniteti egjiptian i ngrys ditët e karantinës mes varfërisë dhe apelit për ndihmë

22 prill 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Tiranë
Komuniteti egjiptian në Shqipëri është në kufijtë e mbijetesës në këto ditë kur karantina e detyruar vazhdon. Situata e tyre social-ekonomike ka lënë gjithnjë për të dëshiruar, pasi shumica e familjeve egjiptiane jeton duke mbledhur kanaçe, duke ushtruar lypjen, me tregti ose duke punuar në ndonjë […]

Vëzhgim/Analizë

Pikëpyetjet e amnistisë fiskale, flasin ekspertët: Pse po bëhet dhe kush përfiton

22 Prill 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në mesin e pandemisë së koronavirusit dhe krizës ekonomike që po e shoqëron atë, qeveria ka hedhur për diskutim publik amnistinë fiskale. Një nismë e shumëdebatuar që përpara përhapjes së COVID 19, por me të njëjtin impakt të dëshiruar në buxhetin e shtetit, atë të sigurimit të […]

Ngjarje/Personazhe

Kambanat e alarmit, fasonët në karantinë

21 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Biznesi fason është një nga sipërmarrjet, që mendohet se është ndër më të rrezikuarat ekonomikisht për shkak të Covid-19. Porta Vendore vizitoi dy biznese fasone në qytetin e Durrësit, për të parë kushtet në të cilat gratë e vajzat punojnë, respektimin e orareve dhe masave të […]

Video/Foto

Kamza jeton shkujdesshëm ditët e covid 19-ës

21 prill 2020/ Aurora Leka/ Porta Vendore/ Kamëz
Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për të infektuar nga Kamza, banorët kryesisht përpiqen që evitojnë daljet e panevojshme e në mos të përdorin maska dhe doreza. Megjithë masat e marra nga organet vendore e qendrore, në tregun e fruta perimeve dhe në qendër të […]

Ngjarje/Personazhe

Hapja e bizneseve, rikthimi në punë mes vështirësive dhe shpresës për dalje nga kriza

20 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Pas 40 ditëve, sot mijëra tregtarë në Tiranë rihapën bizneset e tyre. Të kënaqur që do të mund të dilnin nga shtëpia e të mbushur me skepticizëm për të ardhmen e biznesit, shumë prej tyre ndanë këtë ditë të parë të rikthimit në punë me Portën […]

Ngjarje/Personazhe

Harrohen të prekurit nga tërmeti, rrezikojnë “zinë” e bukës

20 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore
Qindra familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit, po përballen me “zinë” e bukës, për shkak të shtetrrethimit nga Covid-19. Banorët e fshatrave ndihen të braktisur nga shteti dhe në situatën e re të krijuar, po “braktisen” edhe nga ato pak shoqata që i […]

Ndodhi

E diela e fëmijëve, rrugët kryesore të Tiranës mbushen me gjallërinë e të vegjëlve

19 prill 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot, Tirana u gjallërua nga prania e fëmijëve në rrugë e parqe. Me nënat dorë për dore, në biçikleta, ose karroca të vegjlit shëtitën duke shijuar ditën e “lirisë” së tyre, pas më shumë se 5 javësh të izoluar. Shumë respektuan rregullat, duke ruajtur distancimit social dhe […]

Ngjarje/Personazhe

Karantinimi i të riatdhesuarve, shpresë dhe frikë në bregdet

19 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Tiranë
Hotelet e Golemit hapin dyert për herë të dytë në këto 6 muaj për t’i ardhur në ndihmë bashkëkombësve tanë. Pas tërmetit, disa prej strukturave turistike në bregdet kanë hapur prenotimet për të riatdhesuarit. Në një prej hoteleve të Golemit vetëm ditën e djeshme mbërritën 49 […]

Ndodhi

Të moshuarit dynden në rrugët e kryeqytetit, shijojnë pas 5 javësh karantinë ngjyrat e pranverës

18 prill 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot rrugët e kryeqytetit u gjallëruan nga mosha e tretë që në orët e para të mëngjesit. Të vetëm, të shoqëruar ose në grup të moshuarit përfituan sadopak për të bërë një shëtitje e për të marrë pak ajër pas javësh të gjata në karantinë. Njoftimi i […]

Vëzhgim/Analizë

FORUM/ Flasin kryebashkiakët: Planet për lehtësimin e biznesit

18 prill/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Pas bllokimit të një sërë biznesesh, si një prej masave të ndërmara nga qeveria për frenimin e përhapjes së COVID-19, bashkitë po ndërmarrin disa hapa për të lehtësuar pagesën e taksave dhe tarifave. Deri më tani është bërë e ditur që Bashkia e Tiranës ka vendosur përjashtim nga […]

Vëzhgim/Analizë

Covid-19 /Stomatologët: Dëmi ekonomik i lartë, por më të rrezikuar se mjekët

17 prill 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Pandemia e COVID-19 i ka vënë “kyçin” një pjese të madhe të shërbimeve dhe një nga më të rëndësishmet, që nuk ofrohet në këtë periudhë është edhe shërbimi dentar. Pra, të gjitha klinikat dentare në mbarë vendin janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi stomatologët […]

Ngjarje/Personazhe

Karantina dhe policët çekë të FRONTEX: “Të shërbesh në Jug të Shqipërisë është fat i madh”

17 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore
Në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë rruzullin, përkrah trupave të policisë shqiptare, shërbejnë më të njëjtën devotshmëri edhe trupat speciale të FRONTEX. Djemtë e Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së, kanë për detyrë të kontrollojnë dhe inspektojnë kufirin për të parandaluar […]

Ndodhi

Bashkimi Europian jep fondet për COVID 19, ja si ndahet ‘torta’ në rajon

15 prill 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkimi Europian do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një shumë prej 410 milionë euro për të përballuar goditjen e COVID 19. Paketa e ndihmës konsiston në një asistencë financiare të rialokuar për vendet e rajonit tonë për të përballuar emergjencën shëndetësore […]

Vëzhgim/Analizë

Shtetrrethimi “rrënon” biznesin, ekspertët propozojnë 1 miliard euro për shpëtimin e ekonomisë

12 prill 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore Tiranë
Lufta ndaj koronavirusit tashmë është shtrirë në dy drejtime; së pari për të parandaluar përhapjen e virusit dhe shpëtuar jetën e njerëzve që janë infektuar; së dyti është beteja ekonomike, ajo që duket dhe sfida e vërtetë për të gjithë shtetet, pasi virusi të jetë zhdukur. […]

Ngjarje/Personazhe

“Shuarja” e Lazaratit, fshatit që i kanë mbetur vetëm pleqtë

11 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Porta Vendore sjell historinë e dy të moshuarve nga Lazarati i Gjirokastrës. Jetesa e tyre në karantinë është mes vetmisë dhe vështirësive financiare, të cilat po i sfilitin pa asnjë mëshirë. Afo Rabaj nuk e di se sa vjeçe është. Kur e pyetëm për moshën, ngriti […]

Vëzhgim/Analizë

Covid-19, Shqipëria në shifra përballë vendeve fqinje

10 prill 2020/ Bledar Gilaj/ Porta Vendore
Dje u mbush një muaj nga rasti i parë i konstatuar me koronavirus në Shqipëri, ku deri më datë 9 Prill 2020 kanë rezultuar pozitivë 416 raste, prej të cilëve 56 vazhdojnë të jenë në trajtimin spitalor, 23 kanë ndërruar jetë, dhe 182 janë shëruar. Sipas shifrave […]

Ndodhi

Mirditë, humanistja austriake prodhon maska për njerëzit në nevojë

9 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Mirditë
Situata e krijuar nga koronavirusi nuk e ka penguar humanisten Austriake Marianne Graf, që të vijojë të japë kontributin e saj për zonën e Mirditës, me të cilën është lidhur ngushtësisht prej 20 vitesh. Duke parë vështirësitë e shumë familjeve në këtë zone malore, nga karantina […]

Ngjarje/Personazhe

Jeta e vështirë e personave me aftësi të kufizuar në karantinë

9 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë lënë totalisht jashtë vëmendjes së institucioneve për sa i përket masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Ata i janë bindur qeverisë duke qëndruar prej 3 javësh të izoluar, por shprehen se ndjehen disi të […]

Ndodhi

Familjes Kaçarri i del bonusi i qirasë, kryefamiljari përballet me pamundësinë e gjetjes së një banese në kohën e koronavirusit

6 prill 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Bashkia Krujë miraton fondin për bonusin e qirasë për familjen Kaçarri në fshatin Cudhi, kryefamiljari rrëfen vështirësitë për gjetjen e një banese në kohën e koronavirusit. Historinë e kësaj familje Porta Vendore publikoi një 1 javë më parë, teksa kushtet në të cilat jetonin ishin ekstreme. […]

Vëzhgim/Analizë

Fact-Checking, “Paga e luftës” dhe konfuzioni informativ

5 prill/ Bledar Gilaj/ Porta Vendore                                                                          Qeveria shqiptare ka vendosur të japë ndihmë ekonomike për të gjitha bizneset e vogla (me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë), të cilat kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të masave të marra ndaj Covid 19. Kjo u deklarua nga vetë kryeministri Rama më datë […]

Vëzhgim/Analizë

Shtyrja e qirave “kënaq” qiramarrësit, acaron qiradhënësit, por shkel të drejtën private

5 prill 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Përgjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë deklaratash të kryeministrit Rama që nxitën një reagim social që ishte në skajet e qëndrimeve pro dhe kundër, aq sa bëri që vetë kryeministri të tërhiqej nga ajo që tha në fillim dhe të modifikonte vendimin. Bëhet fjalë […]

Ngjarje/Personazhe

Durrësi, qyteti që njohu ‘fundin e botës’ tenton të ringrihet për herën e katërt

4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Instalacioni i Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave duket sikur ka zënë vend midis boshllëkut të detit. Skulptori Ilirjan Xhixha as nuk mund ta ketë përfytyruar se një ditë vepra e tij do të mbushte një qytet të zbrazur pas orës 13:00, përgjatë gjashtë ditëve […]

Vëzhgim/Analizë

Lufta ndaj Covid-19, bashkitë shpërndajnë ushqime, por nuk ulin taksa

3 prill 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Izolimi i gjithë Shqipërisë dhe masat e forta të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, ka angazhuar strukturat, jo vetëm të qeverisë qendrore, por dhe ato vendore. Megjithatë, angazhimi i strukturave vendore më së shumti ka qenë vetëm në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për […]

Vëzhgim/Analizë

Transporti ndërqytetës në alarm nga masat shtrënguese të marra për COVID-19

2 prill 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Operatorët e transportit ndërqytetës japin alarmin se bllokimi i lëvizjes për shkak të masave të marra për frenimin e përhapjes së COVID-19 do i çojë drejt falimentimit, ndërkohë që mijëra punonjës do të mbeten pa paga. Ata qortojnë mekanizmin e qeverisë për marrjen e kredive përmes […]

Ngjarje/Personazhe

10 kilometra, për një bukë në kohë pandemie

1 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Në fshatrat e Lezhës, si kudo në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm të moshuarish, të cilët janë të vetmuar, e ku kjo situatë i ka shtuar edhe më tej hallet e tyre. Në shumë prej dyqaneve të fshatrave furnizuesi bukës nuk e çon më këtë […]

Ndodhi

Kukës, asnjë i infektuar me Covid-19, banorët thyejnë rregullat e karantinimit

1 prill 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Edhe pse në kohë pandemie, dhe një nyje e rëndësishme e transportit kombëtar e ndërkombëtar, deri më tani qyteti i Kukësit nuk i është bashkangjitur hartës së qyteteve të prekura nga Covid-19. Kjo ka bërë që shumica e qytetarëve të ndjehen të qetë e të thyejnë […]

Ngjarje/Personazhe

Heronjtë e “heshtur” në luftën kundër Covid 19

31 mars 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Mjekët, infermierët apo dhe punonjësit mbështetës të sistemit shëndetësor, janë ata që po përballen në vijën e parë të luftës me koronavirusin. Pas tyre, nuk mbeten as punonjësit e policisë, ushtrisë, gazetarët, farmacistët, punonjësit e supermarketeve etj, që gjithashtu janë në shërbim gjatë kohës së lejuar […]

Vëzhgim/Analizë

Farmacitë, marketet e dyqanet e fruta-perimeve mes “bereqetit” dhe kontrollit për sigurinë e konsumatorit

30 mars 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka vënë në vështirësi shumë biznese, por gjithashtu ka krijuar terren për abuzime me çmimet dhe me cilësinë e produkteve, kryesisht ushqimore dhe farmaceutike. Porta Vendore kreu një vëzhgim dy ditor në disa nga aktivitetet […]

Ndodhi

Jetesa mes çadrës dhe shtëpisë së rrënuar në kohë pandemie për të dëmtuarit nga termeti

29 mars 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Ndërsa masat e qeverisë po shtrëngohen dita-ditës për të përballuar situatën që ka kapluar vendin nga koronavirus, duket se situata e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është më delikate se kurrë. Ata jetojnë në çadër ose në banesat e shpallura të pabanueshme, nën […]

Vëzhgim/Analizë

Masat Koronavirus: Zanatcinjtë në vështirësi

29 mars 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Bllokimi i punës për shumë qytetarë në të gjithë vendin, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus, po përball shumë familje me mjaft vështirësi financiare, si të vetëpunësuarit ashtu edhe të punësuarit në bisnese të vogla e të mëdha. Akoma më problematike është situata për […]

Video/Foto

“Durrësi e do fort Italinë”!

25 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin bregdetar të Durrësit në shenjë solidariteti me situatën që po kalon Italia fqinje në fasadën e godinës së bashkisë është vendosur një banderolë me shprehjen në italisht, “Durazzo ama Italia” (“Durrësi e do fort Italinë”). “Në shenjë solidariteti, për t’u treguar fqinjëve tanë, por […]

Ngjarje/Personazhe

Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë

24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]

Vëzhgim/Analizë

Plani A i qeverisë në skaner. Asnjë garanci për pagat, taksat dhe tarifat vendore do të paguhen

23 mars 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në fundjavë qeveria rishikoi buxhetin e këtij viti, për të siguruar një pjesë të fondeve që i duhen për të zbatuar planin financiar me 7 pika për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Rreth 120 milionë dollarë janë siguruar tashmë nëpërmjet rialokimit të zërave, anulimit dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Koronavirusi dhe skenarët e zymtë të ekonomisë: Nga varfëria ekstreme, tek tensionet sociale

21 mars 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e shoqatave prodhuese e të industrisë bien të gjithë dakord në një pikë: situata e shkaktuar nga koronavirusi është një skenar shumë i zymtë për ekonominë dhe biznesin në vend. Rënia ekonomike ka filluar që tani ndërsa dëmi për sipërmarrjen përllogaritet […]

Video/Foto

Kufizimi i lëvizjes gjallëron Durrësin në pak orë

21 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e së premtes se orari i lëvizjes së këmbësorëve do të ndryshonte sërish. Qytetarët mundën të lëviznin të shtunën në fashën orare nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00. Në Durrës banorët e shfrytëzuan orarin për të furnizuar shtëpinë […]

Ngjarje/Personazhe

Shënavlashi, fshati në karantinë

18 mars 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Pandemia i ka mbyllur në shtëpi banorët e fshatit Shënavlash në Durrës. Dhembja për humbjen e të moshuarës nuk mund të ndahet më askënd, ndërsa vizitat për të lehtësuar familjarët janë shmangur. Fshati është futur prej disa ditësh në karantinë. Asgjë nuk pipëtin në fshatin Shënavlash […]

Vëzhgim/Analizë

Tirana nën karantinë, ekspertët frikë për kolaps njerëzor e financiar

15 mars 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë që njihet për ritmin frenetik të tij, ka fikur motorët që dje në mëngjes. Me 41 të infektuar zyrtarisht, e futur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, disa banorë kanë “thyer” izolimin duke vërshuar kryesisht te liqeni, e […]