Vëzhgim/Analizë

Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime

7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]

Ngjarje/Personazhe

Në gjurmët e rrëqebullit

14 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore
Xhek Neza, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Elbasanit, njeriu që pa për herë të parë tre rrëqebujt, të martën e shkuar, diku në pyjet e Malit të Polisit, ishte vonuar me gjashtë javë, përpara se të kryente kontrollin rutinë të kamerave sekrete, […]

Ngjarje/Personazhe

Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë

24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]

Vëzhgim/Analizë

Ujësjellësi “elektoral” kushton 100 mijë euro, por lë pa ujë banorët e Bërzheshtës

29 shkurt 2019/ Ediola Tërziu/ Porta Vendore/ Librazhd
Bërzeshta është një nga fshatrat më të vjetër në Librazhd, por që sot bën pjesë në njësinë Administrative Qukës të Bashkisë Prrenjas. Ky fshat me rreth 200 banorë, prej më shumë se një viti ndjen mungesën e ujit të pijshëm. Banorët presin çdo ditë për një […]

Vëzhgim/Analizë

Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite

20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre

12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës

11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]

Vëzhgim/Analizë

Të zhytura në borxhe, bashkitë “përpëliten” përballë faturave të papaguara të investimeve

6 janar 2020/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
7 bashki të qarkut të Elbasanit kanë bashkë një borxh të akumuluar rreth 6 miliardë lekë(4.8 milionë Euro), si pasojë e faturave të papaguara ndër vite. Dy prej bashkive kanë borxhin më të madh nga faturat e papaguara dhe rrezikojnë të menaxhohen nga një administrator i […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së

31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020

28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme

27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]

Vëzhgim/Analizë

Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët

12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]

Vëzhgim/Analizë

Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan

6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]

Vëzhgim/Analizë

SIKURI I HIPOKRIZISË

26 qershor 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/Librazhd
Pjesa e pestë dhe e fundit e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Seritë për Qarrishtën dhe hidrocentralin e ndërtuar pa leje, u publikuan, ndërkohë që ngjarja zhvillohej, me shpresë se punimet do të pezulloheshin dhe […]

Video/Foto

Portretet e Qarrishtës

25 qershor 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e katërt e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Kjo është Qarrishta, fshati i vogël kufitar në lindje të vendit që shtrihet në dy faqe malesh, përballë njëra-tjetrës. Pranë shtëpive prej guri kalon një […]

Vëzhgim/Analizë

Ura e Kuturmanit në Librazhd rrezikon të shembet, kompania koncensionare nuk zbaton kontratën

17 qershor 2019/ Agim Blloshmi/ Porta Vendore/ Librazhd
Ndërtimi i HEC –Rrapun 1,2,3,4, rrezikon të shembë urën për shkak të shkarkimeve të digës së këtyre HEC-eve. Nga kjo shembje, banorët e Kuturmanit dhe Marinajt të Njësisë Administrative Qendër mund të mbeten pa komunikim. Urë është ndërtuar që në vitin 1993, dhe që në vitin […]

Ngjarje/Personazhe

NËN KURORËN E SHEBENIKUT

30 maj 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e tretë e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Shtet-Punë-Mirëqenie Shëtitorja i ngjante një vitrine ku reklamohej shitja e mallit politik. Në hyrje, dy postera me ngjyra mbi vetratën e një […]

Investigime

STRUKTURA TË DËSHTUARA ?

21 maj/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e dytë e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” –një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e HEC-it në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. HEC Qarrishte u përurua në dhjetor të 1968-s. Si më i vogli prej gjashtë HEC-eve komunale të Librazhdit të ndërtuara gjatë periudhës komuniste, fati e […]

Investigime

Triumfi i një turbine fantazmë

14 maj 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë sapo është ngritur një hidrocentral pa asnjë leje. Pa asnjë miratim. Pa asnjë marrëveshje me autoritetet. Nuk është as një koncesion. Zyrtarisht hidrocentrali nuk ekziston. Sidoqoftë ai nuk është një fantazmë, por qëndron atje, në zemër të Parkut, në pritje për të […]

Vëzhgim/Analizë

Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria

26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor

5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]

Ndodhi

Dritë-hijet e Alkisës, për shkak të shikimit rrezikon të mbetet pa shkollë

18 shtator 2018/ InFormim.al/Librazhd
Megjithëse viti shkollor ka nisur dje, ka ende fëmijë si Alkisa që për shkak të kushteve të vështira ekonomike, nuk kanë mundur dot të përgatisin fëmijët për këtë vit të ri shkollor. Historia e vajzës 9 vjeçare e cila ka vështirësi me shikimin, dhe për këtë shkak nuk mund të shkojë […]

Vëzhgim/Analizë

Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti

20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]

Vëzhgim/Analizë

PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë

Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]

Investigime

“Moratoriumi prej letre”

24 mars 2018 /Elementi i pestë/Artan Rama/
“Elementi i pestë” ka ngjitur lartësitë e Vermoshit. Atje, në Livadhin e Arushës gjendej ende një pyll i virgjër ahu. Kamerat e elementit të pestë regjistruan batërdinë mbi pyjet e Lurës. Më pas udhëtuan në jug, në Voskopojë, ku zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura luftuan për të shuar […]