Vëzhgim/Analizë

Lezhë, ka fermerë, por nuk ka treg. Godina e tregut, magazinë për materiale të bashkisë

16 dhjetor 2021/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Fermerët e Lezhës vuajnë prej vitesh mungesën e një tregu, ku edhe pse janë investuar rreth 60 milionë lekë të reja për ndërtimin e një godine që do shërbente për tregtimin e produkteve, ai nuk është vënë asnjë ditë në punë, por përdoret nga Bashkia e Lezhës […]

Ngjarje/Personazhe

Çerdhet e pakta në Lezhë lënë gratë pa punë

24 nëntor 2021/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Të kesh fëmijë të vegjël dhe të jesh banore në Bashkinë e Lezhës nuk është diçka e lehtë për gratë. Ato do të kenë vështirësi për t’u punësuar, për të pasur pavarësi ekonomike dhe për të krijuar të ardhura për familjen. Kjo bëhet akoma më e vështirë […]

Ngjarje/Personazhe

Plazhi i Shëngjinit, ndotja, çmimet dhe parkimet po largojnë turistët

5 shtator 2021/ Albina Hoxhaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Plazhi i Shëngjinit është një ndër plazhet me të frekuentuara, jo vetëm në stinën e verës, por edhe gjatë stinëve të tjera. Ndonëse e shoqërojnë mitet e legjendat që nga historia se si lindi emri i tij, e deri tek pastërtia e shkëlqyer e ujit të detit, […]

Ndodhi

Lalmi i Lezhës i investuar, por problemet nuk mbarojnë për banorët

15 qershor 2021/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Shtyllat elektrike janë kthyer në një shqetësim për banorët e Lalmit në Lezhë. Përgjatë rrugëve të këtij fshati ka disa shtylla elektrike, dhe ndonëse projekti i rikualifikimit urban është drejt fundit, ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje për zhvendosjen e tyre. Fshati Lalm i ri është pjesë […]

Ngjarje/Personazhe

Lumi Mat, banorët mobilizohen për rikthimin e ‘lavdisë’ së tij

7 qershor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Lezhë
Lumi Mat, në zonën mes Lezhës dhe Kurbinit, i cili dikur përdorej dhe për plazh, e ka humbur lavdinë e dikurshme. Mbledhja e inerteve nga ky lumë, por dhe papastëria e ka çuar atë drejt degradimit. Kjo ka mbledhur banorët e zonës në një aksion për t’i kthyer atij ‘lavdinë’, […]

Ngjarje/Personazhe

Projekt pilot për riciklimin e mbetjeve në Lezhë. Banorët, entuziastë për iniciativën

4 qershor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Lezhë
Dy pallate në Bashkinë e Lezhës kanë vënë në zbatim një projekt pilot për riciklimin e mbetjeve, duke ndërmarrë iniciativën për ndarjen e mbetjeve në burim. Ky projekt, i ndërmarrë nga shoqëria civile i ka entuziazmuar banorët, ndërsa aktivistët shpresojnë që një projekt i tillë të shtrihet në të gjithë […]

Vëzhgim/Analizë

Plazhet e Lezhës me stacione vrojtimi por pa roje plazhi

2 qershor 2021/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Siguria në plazhe do të jetë një sfidë e vështirë edhe këtë verë përgjatë bregdetit të Lezhës. Fatmirësisht, viktimat nga mbytja në ujë janë shumë të ulëta në këto plazhe, por rastet e shpëtuara janë disa. Vrojtuesit e detit kanë dhënë ndihmën e tyre duke shpëtuar jetë. […]

Vëzhgim/Analizë

Efekti i fushatës/ Qeveria iu transferon bashkive 56% të fondit vjetor të Rindërtimit përpara zgjedhjeve

11 maj 2021/Aurora Sulce/Porta Vendore/Tiranë
Pas ngecjeve të forta në shfrytëzimin e fondeve të rindërtimit, qeveria ka përshpejtuar ndjeshëm procesin në muajt e parë të këtij viti, periudhë që përkoi edhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në vitin 2020 u shpenzuan 57% e […]

Vëzhgim/Analizë

Bujqësia, investimet nuk frenuan përmbytjet. Bashkitë, të pafuqishme për të përballuar dëmet

10 shkurt 2021/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore
Historia e përmbytjeve vazhdon të përsëritet dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme financiare. Brenda pak ditësh si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, 8.342 hektarë tokë bujqësore, dhjetëra banesa e biznese u përmbytën. Dëmet më të mëdha u shkaktuan në bashkitë Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës […]

Ngjarje/Personazhe

Banorët e zonave të përmbytura të Lezhës në ankth për dëmshpërblimet, bashkia ende asnjë informacion për dëmin e shkaktuar

8 shkurt 2021/ Martin Marku/ Porta Vendore/ Lezhë
Lezha ishte një ndër qytetet me të prekura nga reshjet e shiut, ku post përmbytjet kanë nxjerrë në pah dëme të shumta. Porta Vendore vizitoi tre familje konkretisht në Torovicë, lagjen Shehër, dhe në lagjen “Nënë Tereza”, të prekur nga përmbytjet e përvitshme në këtë zonë, […]

Ndodhi

Rruga e Spitalit e lënë në mëshirë të fatit, banorët “drejtojnë” gishtin nga pushteti vendor

23 janar 2021/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Lagjja e spitalit në qytetin e Lezhës ka marrë pamjen e një fshati për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë. As ambulanca apo zjarrfikësja nuk mund të depërtojë në këtë zonë që ndodhet 2 km larg qendrës së qytetit . Rruga e dëmtuar në zonën e njohur si […]

Ndodhi

Lezhë, 150 familje vuajnë prej vitesh për 800 metra rrugë: Vetëm premtime, asnjë kovë inerte

6 janar 2021/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej 30 vitesh, banorët e lagjes Sera në Njësinë Administrative të Zejmenit në Lezhë kërkojnë nga pushteti vendor e qendror shtrimin e rrugës së fshatit. Të mërzitur nga premtimet e pambajtura në çdo zgjedhje, ata “kërcënojnë” me mospjesëmarrje në zgjedhjet e 25 prillit […]

Vëzhgim/Analizë

Dështon riciklimi i mbetjeve në Lezhë, drejt projektit të tretë në 10 vite

8 dhjetor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Bashkia e Lezhës ka dështuar për të dytën herë për zbatimin e plotë të projektit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërkohë që po përgatit projektin e tretë për të njëjtin qëllim. Edhe pse nga viti në vit, Bashkia Lezhë ka harxhuar paratë e planifikuara për […]

Ngjarje/Personazhe

Kalaja e Lezhës një aset që po dergjet

3 dhjetor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Me 24 shtator 2014 u vodh pjesa më e madhe e linjës elektrike, ndriçuesve të rrugës dhe prozhektorëve që ndriçonin kalanë e Lezhës prej nëntorit të 2012-tës. Hajdutët nuk kursyen asgjë dhe nuk u shqetësuan nga askush. Në këtë mënyrë, kalaja mesjetare e Lezhës ra sërish […]

Ndodhi

Mes gropave me ujë dhe baltës, banorët e lagjes SMT vuajnë prej vitesh për 1 km rrugë

25 Nëntor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
‘Lokomotiva’ e investimeve të Bashkisë Lezhë për kufirin e qytetit, nuk ka përshkruar ende 1 km rrugë për të mbërritur në lagjen SMT, aty ku rruga që bëjnë çdo ditë banorët vijon të ketë gropa me ujë, baltë e pluhur 12 muajt e vitit. Pavarësisht afërsisë që ka me godinën […]

Ndodhi

Gjergj Fishta bëhet me shtëpi muze, rikonstruksioni kushtoi 5.5 milionë lekë

19 nëntor 2020/ Porta Vendore/ Lezhë
Më 23 tetor në 149 vjetorin e lindjes së poetit të madh shqiptar Gjergj Fishta, shtëpia e tij e cila prej vitesh ishte lënë në mëshirë të fatit, është rikontruktuar, duke çelur kështu dyert e saj si një shtëpi muze. Nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë së Covid 19, shtëpia […]

Ndodhi

Lezha “krijon” Udhërrëfyesit e parë turistikë, garancia për një sezon më të mirë në 2021

7 nëntor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Turizmi vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë në Lezhë. Pavarësisht pandemisë, ky sektor, edhe pse punoi me 50% të kapacitetit gjatë sezonit veror, zbuti sado pak gropën e krijuar nga mbyllja gjatë muajve mars-prill dhe kufizimeve të shumta të majit. Për shkak të […]

Ndodhi

Pandemia trefishon numrin e të papunëve në Lezhë

21 tetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Nga 740 punë kërkues të papunë që kishte në Lezhë në fillim të vitit, numri i tyre ne muajin Maj shkoi në 2070, por sipas ekspertëve, numri i tyre është shumë herë më i lartë duke qenë se një pjesë e madhe punojnë në të zezë dhe nuk regjistrohen fare si punëkërkues […]

Ndodhi

Bujqësia në Lezhë drejt zhdukjes, shkak kullimi dhe vaditja

4 tetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Bujqësia në rrethin e Lezhës po shkon drejt falimentimit për shkak të mungesës së kanaleve kulluese dhe vaditëse. Shumë fermerë janë detyruar të lënë shumicën e tokës djerrë, për shkak se nuk kanë rendiment, ndërkohë që bashkia deklaron […]

Ndodhi

Rruga Lezhë-Shëngjin pa ndriçim publik, turistët e banorët në rrezik të vazhdueshëm

2 tetor 2020/ Porta Vendore/ Lezhë
Aksi rrugor Lezhë-Shëngjin mbetet një aks problematik, jo vetëm për shkak të rrugës së ngushtë, por nuk ka ndriçim në asnjë pjesë të tij. Edhe pse janë hedhur miliona lekë, aksi i përdorur nga mijëra turistë, përbën rrezik si natën ashtu dhe ditën […]

Video/Foto

Lumi Drin pritësi i ujërave të zeza nga privati e shteti

24 shtator 2020/ Martin Marku/ Porta Vendore/ Lezhë
Lumi Drin në Lezhë është kthyer në ujëmbledhës të ujërave të zeza. Si institucionet private, ashtu edhe ato shtetërore derdhin ujërat e zeza në këtë lumë, duke e kthyer atë në një kanal ujëmbledhës, që po e vdes atë nga dita në ditë. Në këtë lumë […]

Ngjarje/Personazhe

Torovica, shkretimi i hambarit të dikurshëm të bujqësisë

29 qershor 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Lezhë
Torovica e Lezhës, dikur hambar i bujqësisë, sot dergjet për investime, ndërsa 4 mijë familjet që jetojnë ende në këtë zonë i ka gjunjëzuar varfëria. Me lajtmotivin e një jetë më të mirë, shumica e familjeve përballen me vështirësi të shumta, si mungesa e ujit të pijshëm, […]

Vëzhgim/Analizë

Rindërtimi i shkollave, kostot e shtuara nga projektet

22 qershor 2020/Esmeralda Keta/PortaVendore/Durrës/Lezhë/Kurbin/Krujë/Tiranë. Më 24 prill 2020, kryeministri Rama deklaroi se nisi procesi i shembjes së 103 objekteve arsimore, proces ky që përkonte zyrtarisht edhe me nisjen procesit të rindërtimit të tyre. Kur shtatori është vetëm tre muaj larg, procesi i rindërtimit të shkollave ka ngecur në vend, dhe me sa […]

Ngjarje/Personazhe

Lezhë, agonia e një pallati kulture

10 qershor 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Quhet Pallat Kulture, por vetëm emrin ka të tillë, sepse prej tij prodhohet shumë pak art e kulturë. Kështu ndodh në Lezhë, me ambientin e vetëm kulturor të këtij qyteti, Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri”. Kur flitet për shfaqje artistike, lezhjanët duhet të marrin masa […]

Ndodhi

Në qiell të hapur që në janar, por shembja dhe rindërtimi janë ende larg

8 qershor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Me kërkesë të Bashkisë Lezhë në fund të muajit janar 2020, banorët e pallatit 4 katësh në lagjen “Skëndërbeg” vepruan me shpejtësi për të boshatisur apartamentin ku ka jetuar, pasi pallati u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas vlerësimit të thelluar u vendos që […]

Ngjarje/Personazhe

Protestë kundër përdhunimit në tre qytete: Për fëmijërinë e vjedhur

4 qershor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Më mijëra të rinj, aktivistë, vajza e gra, artistë e psikologë protestuan sot në Sheshin “Nënë Tereza”, për fëmijërinë e vjedhur. Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në periferi të Tiranës ka bërë bashkë sot mijëra njerëz për të kërkuar më shumë të drejta dhe më […]

Vëzhgim/Analizë

Pesë bashkitë kryesore rrisin tarifat, si rëndohen xhepat e qytetarëve dhe bizneseve

3 qershor 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Disa nga bashkitë e mëdha në vend kanë rritur një sërë taksash e tarifash për territorin që kanë në administrim për vitin 2020. Porta Vendore analizoi paketat fiskale të Bashkisë Tiranë, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë dhe Shkodër, teksa rezultoi se vetëm kjo e fundit nuk kishte bërë […]

Ngjarje/Personazhe

Kuzhinieri lezhjan që gatuan ushqime për njerëzit në nevojë

12 maj 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Me zbutjen e masave kufizuese të lëvizjes, Ylli Zefi iu rikthye punës në kuzhinën e restorantit të tij, jo për të qenë në shërbim të klientëve të përhershëm, por për një mision mjaft të veçantë. Në këto ditë të vështira që po kalon vendi, kuzhinieri i […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime

7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]

Vëzhgim/Analizë

Bujqësia dhe blegtoria në kohë pandemie çojnë Lezhën në krizë financiare

1 maj 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Nuk ka treg, nuk ka shkëmbime, ka kufizime në lëvizje, mungesë subvencionesh dhe mbi të gjitha mungesë mbështetjeje në një situatë të vështirë. Kjo është gjendja e sektorit të bujqësi-blegtorisë në Lezhë pas pandemisë së Covid 19, duke ndikuar negativisht në ekonominë e brishtë të fermerëve. […]

Ngjarje/Personazhe

Postier në kohën e koronavirusit

19 prill 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përhershme u është shtuar dhe detyra për të kryer shërbimet ndaj të moshuarve. Një prej tyre është edhe Admir Duli, i cili […]

Ngjarje/Personazhe

10 kilometra, për një bukë në kohë pandemie

1 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Në fshatrat e Lezhës, si kudo në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm të moshuarish, të cilët janë të vetmuar, e ku kjo situatë i ka shtuar edhe më tej hallet e tyre. Në shumë prej dyqaneve të fshatrave furnizuesi bukës nuk e çon më këtë […]

Ngjarje/Personazhe

Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë

24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]

Ndodhi

Banorët e fshatit Barbullojë rrezikojnë përditë jetën, Bashkia Lezhë hesht

14 mars 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Lezhë
Banorët e fshatit Barbullojë në Lezhë ndjehen të pasigurt për jetën, pasi rruga Lezhë- Milot nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore, megjithëse pjesa më e madhe e banesave janë të pozicionuara buzë kësaj rruge. Shumica e banorëve të këtij fshati janë ankuar pranë institucioneve të pushtetit vendor […]

Ndodhi

Shtatorja e Skënderbeut “fle” në magazinë, vepra prej 7 milionë lekësh të reja nuk u lejua të vendoset në Lezhë

4 mars 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohej edhe një tjetër shtatore monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. 1 vit e gjysëm më parë kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin […]

Ndodhi

Tërmeti, qeveria cakton zbatuesit e ndërtimeve të reja, del raporti për ndërtesa rezistente

27 shkurt 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Qeveria ka caktuar se njësia zbatuese për rindërtimin e shtëpive individuale në bashkitë e prekura nga tërmeti, jashtë zonave të përcaktuara për lagje të reja, do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. FSHZH-ja nuk do të zbatojë vetëm projektet model të Bashkisë Tiranë, pasi ato do të zbatohen […]

Vëzhgim/Analizë

Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite

20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre

12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës

11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]

Ndodhi

Bashkia Lezhë tkurr administratën e fryrë, hiqen nga puna 179 punonjës

9 shkurt 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Bashkia Lezhë një nga bashkitë me administratën më të fryrë, ka filluar tkurrjen e saj, që nga muaj dhjetor i vitit 2019, duke hequr punonjësit e parë. Në total kjo bashki do të heqë nga puna 179 punonjës. Reforma ka prekur shumë agjenci të bashkisë, të […]

Vëzhgim/Analizë

Kaos pas tërmetit, 3 bashki nxjerrin nga hotelet e Shëngjinit banorët e Lezhës, Kurbinit e Thumanës

1 shkurt 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Lezhë
Tre bashki kanë vendosur të mbyllin kontratat me hotelet e Shëngjinit, duke i nxjerrë nga aty banorët që ishin strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Të painformuar dhe të pashpresë, rreth 600 banorë të Laçit, Thumanës e Lezhës, refuzojnë të zbatojnë urdhrin e bashkive […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së

31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020

28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]

Ndodhi

Kisha e Shën Premtes në Lezhë restaurohet me paratë e banorëve

22 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Pas shumë vitesh në amortizim total, Kisha e Shën Premtes në Lezhë është restauruar. Fondi që nuk u gjet kurrë nga Ministria e Kulturës për këtë monument, u mblodh nga banorë të zonës dhe biznesmenë, duke bërë që 4 muaj më parë të niste puna për shndërrimin […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme

27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]

Vëzhgim/Analizë

Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët

12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]

Vëzhgim/Analizë

Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan

6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]

Ndodhi

Gratë e Zadrimës veshin ende dhe sot kostumet e zonës

29 korrik 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Lezhë
Në fshatin Krajnë të Lezhës, gratë e moshuara mbajnë ende të veshur kostumin tradicional zadrimor, një traditë kjo e ruajtur brez pas brezi. Në fshatin Krajnë me afro 100 familje, pjesë e njësisë administrative Blinisht, rreth 20 gra të moshës mbi 50 vjeçe vishen ende edhe […]

Vëzhgim/Analizë

Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria

26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor

5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]

Ndodhi

58 shkolla në vend do të ndjejnë “dorën” e rikonstruksionit

10 Shtator 2018/ E. Gjerani/Porta Vendore
Rreth 58 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme do të rikonstruktohen gjatë vitit akademik 2018-2019. Vendimi ka ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë, e cila ka miratuar një fond 3 miliardë e 976 milionë lekë, në bashkëfinancim me Komitetin për Zhvillimin e Rajoneve, ku Bashkitë do të financojnë nga […]

Ngjarje/Personazhe

Renate Vincent, gjermania që është kthyer në një “ëngjëll” për banorët e Lezhës

4 gusht 2018/Lindita Kokaj/Porta Vendore/Lezhë
Renate Vincent është një shtetase gjermane, e cila fillimisht erdhi në Shqipëri si turiste, por prej një vtiti ajo është bërë banore e Shëngjinit dhe është kthyer në “dorë ëngjëlli” për shumë familjeve në nevojë, të rinj dhe të moshuar, në qytetin e Lezhës. Vincent është një grua 64 vjecare […]

Vëzhgim/Analizë

Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti

20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]

Vëzhgim/Analizë

Sezoni turistik ka nisur, por Shëngjini nuk është gati për të pritur turistët

22 Qershor 2018/ Lindita Kokaj/ Porta Vendore/ Lezhë
Lezha është një ndër destinacionet turistike që ka njohur zhvillime të dukshme gjatë viteve të fundit. Natyra i ka dhuruar gjithçka të gërshetuar mrekullisht; detin, malin, fushat dhe lumenjtë duke ofruar kështu mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit. E gjithë vëmendja gjatë sezonit turistik fokusohet pikërisht […]

Vëzhgim/Analizë

Lezha, qyteti pa autobusë

6 qershor 2018/ Bulevard.org/ Lezhë
I themeluar në shekullin e katërt përpara erës sonë, qyteti i Lezhës është ndër me të vjetrit në Shqipëri. Ai ndodhet në Veriperëndim të vendit, dhe laget nga deti Adriatik. Për këtë arsye, por edhe prej rëndësisë historike që ka, kjo bashki është një ndër destinacionet kryesore turistike në vend. […]

Investigime

Viktima të braktisjes: Tre motra me probleme mendore në Lezhë abuzohen seksualisht

18 Maj 2018/ Reporter.al/ Vladimir Karaj, Elvis Hila/ Lezhe
Një grua në mesin e 30-ave me fytyrë gjithmonë të qeshur shtyn një karrocë fëmijësh të mbushur me bidona plastikë, të mbledhur në kosha mbeturinash, ndërsa bën ecejake pranë derës së Qendrës së Zhvillimit Ditor të Bashkisë Lezhë. Bashkë me nënën e saj dhe karrocën e […]

Vëzhgim/Analizë

PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë

Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]

Ndodhi

Banorët e Manatisë kërkojnë rikonstruksionin e rrugës lidhëse me superstradën

31 mars 2018/ RTV Rozafa/ Lezhë
Për të shmangur trafikun që krijohet gjatë stinës së verës në superstradën Lezhë Milot e vetmja zgjidhje është nëpërmjet lëvizjeve në rrugët dytësore apo lidhëse. Disa prej këtyre akseve shihen si një mundësi e mirë që drejtuesit e mjeteve të përdorin pikërisht këto rrugë për të mënjanuar bllokimin e […]

Vëzhgim/Analizë

Kullimi, mungesa e fondeve i shuan shpresat fshatit

2 shtator 2017/ Bledar Gilaj /Lezhë
Teksa stinë e verës po ikën dhe vjeshta po afron, fermerët mbeten ende në mëshirë të fatit për të mbjellat e tyre. Hapja e kanaleve të dyta është domosdoshmëri për të shmangur përmbytjet e tokave bujqësore në Bashkinë e Lezhës. Ky fenomen i përvitshëm ka bërë që fermerët të […]

Vëzhgim/Analizë

Investimi 1 miliard lekë dhe fshati pa ujë

24 korrik 2017 / Bledar Gilaj /Lezhë
Qeveria shqiptare ka investuar rreth 1 miliard lekë të vjetra për ndërtimin e ujësjellësit të Troshanit, në njësinë administrative të Blinishtit, por edhe pse ky ujësjellës është marrë në dorëzim prej Bashkisë së Lezhës, si projekt i përfunduar nga ana e kompanisë kontraktuese, banorët nuk marrin furnizim me […]