Ndodhi

Familjet e Kurbinit ende në çadra, shteti s’ka afat për rindërtimin e shtëpive

14 dhjetor 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Kurbin
Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Kurbin ka shumë familje që jetojnë në çadra, me shpresën që shteti do t’i ndihmojë për të rikonstruktuar shtëpinë. Por deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me afatet kohore se kur pritet të […]

Ngjarje/Personazhe

Ura e Zogut, me “një këmbë në varr”, institucionet: Po përgatitet projekti

21 nëntor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut në Milot, me status monument kulture i kategorisë së parë përballet me indiferencën e institucioneve pavarësisht se nga viti në vit janë konstatuar një sërë problematikash. Porta Vendore i rikthehet sërish kësaj çështjeje, teksa ka kaluar një vit nga publikimi i artikullit, ku gjërat […]

Ngjarje/Personazhe

Rindërtohet Kisha e Shën Vlashit në Skuraj të Kurbinit, e lënë prej vitesh në harresë

13 maj 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Kurbin
Katolikë e myslimanë janë bërë bashkë për kthimin në identitet të Kishës së Shën Vlashit në Skuraj të Kurbinit. Ky objekt kulti i shkatërruar nga regjimi komunist, sipas banorëve, ka bërë shumë mrekulli dhe ndaj i gjithë komuniteti ndjehet sot entuziast për rindërtimin e tij, që prej vitesh ishte e […]

Vëzhgim/Analizë

Efekti i fushatës/ Qeveria iu transferon bashkive 56% të fondit vjetor të Rindërtimit përpara zgjedhjeve

11 maj 2021/Aurora Sulce/Porta Vendore/Tiranë
Pas ngecjeve të forta në shfrytëzimin e fondeve të rindërtimit, qeveria ka përshpejtuar ndjeshëm procesin në muajt e parë të këtij viti, periudhë që përkoi edhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në vitin 2020 u shpenzuan 57% e […]

Ngjarje/Personazhe

Malbardha e Kurbinit mbetet pa ujë, banorët e revoltuar kërkojnë ndërhyrje nga bashkia

3 maj 2021/Gjergj Figuri/Porta Vendore/Kurbin
Në Malbardhë të Kurbinit, banorët duhet të luten që Zoti t’i mëshirojë e tu falë shi nga maji deri në shtator. Kjo është mundësia e tyre e vetme për të pasur ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ose vetëm duke e mbushur poshtë në fushë për ta ngjitur lart […]

Ndodhi

Rilindja urbane e Laçit “ra”, investimi për ujësjellësin çon dëm miliona euro

12 prill 2021/Elvis Hila/Porta Vendore/Kurbin
Ekskavatorët kanë nisur të gërmojnë në sheshin dhe bulevardin e qytetit të Laçit, të cilët u ri-konstruktuan 4 vite më parë në kuadër të projekteve të rilindjes urbane. Investimi, i cili ka kushtuar 1.2 milionë euro po shkatërrohet nga zbatimi i projektit për ujësjellësin e ri të qytetit dhe kanalizimet […]

Ngjarje/Personazhe

ARRSH e vendosur të ndërtojë rrugët dytësore mbi toka bujqësore, banorët e Kurbinit kërkojnë ndryshim të projektit

28 shkurt 2021/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin
Rrugët dytësore lidhëse kanë futur në ngërç projektin për autostradën Fushë-Milot-Kurbin. Banorët e fshatrave deklarojnë se projekt i ARRSH bie përmes tokave të tyre dhe dëmshpërblimi nuk u jep zgjidhje. Madje, ata nuk janë pyetur për këtë projekt, i cili tashmë ka ngecur për shkak të rezistencës së tyre.

Vëzhgim/Analizë

Bujqësia, investimet nuk frenuan përmbytjet. Bashkitë, të pafuqishme për të përballuar dëmet

10 shkurt 2021/ Eliza Gjediku/ Porta Vendore
Historia e përmbytjeve vazhdon të përsëritet dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme financiare. Brenda pak ditësh si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, 8.342 hektarë tokë bujqësore, dhjetëra banesa e biznese u përmbytën. Dëmet më të mëdha u shkaktuan në bashkitë Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës […]

Ngjarje/Personazhe

Në Kishën e Shën Ndout në Laç, për pak lutje e shpresë në këtë fillim viti

16 janar 2021/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Kurbin
Janë të shumtë njerëzit që i drejtohen kishës së Shën Ndout në Laç, e kjo nuk ka munguar as në këto ditët e para të këtij viti. Rruga që të çon drejt Kishës së Laçit, ose quajtur ndryshe kisha e mrekullive, gjarpëron. Ndërsa sa më gjatë […]

Ngjarje/Personazhe

Landfilli i Laçit, ende në punë, rrezikon jetën e banorëve

12 dhjetor 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin
Mbetjet e Kurbinit vazhdojnë të depozitohen në landfillin që është ndërtuar prej vitesh në Kurorën e Gjelbër mbi qytetin e Laçit, duke shkaktuar një ndotje të ajrit, por shpesh herë dhe të ujit, pasi pak metra më poshtë ndodhen depozitat e ujësjellësit. Edhe pse disa herë […]

Ngjarje/Personazhe

“Miss Ballkani’ rrezikon të shembet : ura me tre harqe në Milot lënë në harresë

3 shtator /Bledar Gilaj/ Porta Vendore/ Kurbin
Ura e Zogut e shpallur si Miss Ballkani në vitin 2001 në një konkurs mbarëkombëtar, për vlerat e saj arkitekturore dhe inxhinerike rrezikon të dalë jashtë funksionit dhe të shembet totalisht si shkak i dëmtimit të këmbë vetë urës, ndërkohë që autoritetet e kanë lënë në harresë […]

Ngjarje/Personazhe

Laçi 1 javë pa ujë, banorët me bidonë në radhë: Kështu bëhet çdo vit

6 korrik 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Kurbin
Mijëra banorë të zonës së Kurbinit vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që kjo zonë për ironi të fatit ka burime nëntokësore që furnizojnë pothuajse gjithë qarkun e Durrësit me ujë. Ky absurd ndodh për shkak të mungesës së investimeve në ujësjellës prej […]

Vëzhgim/Analizë

Rindërtimi i shkollave, kostot e shtuara nga projektet

22 qershor 2020/Esmeralda Keta/PortaVendore/Durrës/Lezhë/Kurbin/Krujë/Tiranë. Më 24 prill 2020, kryeministri Rama deklaroi se nisi procesi i shembjes së 103 objekteve arsimore, proces ky që përkonte zyrtarisht edhe me nisjen procesit të rindërtimit të tyre. Kur shtatori është vetëm tre muaj larg, procesi i rindërtimit të shkollave ka ngecur në vend, dhe me sa […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime

7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]

Ngjarje/Personazhe

Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë

24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]

Investigime

I dënuari për drogë, fitues i 1.5 milionë eurove nga tenderët e bashkive

20 mars 2020/ Porta Vendore/ Kurbin
Një shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, edhe pse i kërkuar nga drejtësia italiane, ka mundur që nëpërmjet blerjes së aksioneve të një kompanie private të fitojë rreth 2 milionë euro nga prokurimet publike, ku 1.5 milionë i ka përfituar nga tenderët e shpallur në 8 […]

Ndodhi

Tërmeti, qeveria cakton zbatuesit e ndërtimeve të reja, del raporti për ndërtesa rezistente

27 shkurt 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Qeveria ka caktuar se njësia zbatuese për rindërtimin e shtëpive individuale në bashkitë e prekura nga tërmeti, jashtë zonave të përcaktuara për lagje të reja, do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. FSHZH-ja nuk do të zbatojë vetëm projektet model të Bashkisë Tiranë, pasi ato do të zbatohen […]

Vëzhgim/Analizë

Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite

20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre

12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës

11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]

Vëzhgim/Analizë

Kaos pas tërmetit, 3 bashki nxjerrin nga hotelet e Shëngjinit banorët e Lezhës, Kurbinit e Thumanës

1 shkurt 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Lezhë
Tre bashki kanë vendosur të mbyllin kontratat me hotelet e Shëngjinit, duke i nxjerrë nga aty banorët që ishin strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Të painformuar dhe të pashpresë, rreth 600 banorë të Laçit, Thumanës e Lezhës, refuzojnë të zbatojnë urdhrin e bashkive […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së

31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020

28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]

Ndodhi

Shembja e 7 pallateve mbyll 40 biznese në Laç

18 dhjetor 2019/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin
Ditën e djeshme ka nisur prishja e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshme në qytetin e Laçit. Banorët janë të frikësuar dhe shpresojnë në rindërtimin e tyre një minutë e më parë, ndërsa janë zhvendosur aktualisht te të afërmit, në hotelet e Shëngjinit, ose çadra. […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme

27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]

Vëzhgim/Analizë

Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët

12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]

Vëzhgim/Analizë

Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan

6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]

Vëzhgim/Analizë

Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria

26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor

5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]

Vëzhgim/Analizë

Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti

20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]

Ndodhi

Milot, të rinjtë protestojnë për mungesën e terreneve sportive.

24 maj 2018/Lindita Kokaj /Porta Vendore/ Kurbin
Mungesa e hapësirave publike dhe veçanërisht e terreneve sportive e sociale për të rinjtë vijon të mbetet një problem shqetësues në shumë qytete të vendit. Për shkak të këtyre mungesave, të rinjtë, kohën e lirë shpesh nuk e shpenzojnë në drejtimin e duhur, duke u futur kështu dashur […]

Vëzhgim/Analizë

PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë

Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]

Vëzhgim/Analizë

Tregu i kafshëve në Milot, si në vitin 1920/ Bashkia në gjumë ndërsa konsumatori në rrezik

18 prill 2018/Granit Sokolaj/ Kurbin
Tregu i kafshëve të gjalla në Milot, i njohur prej shumë vitesh, mbetet një nga problematikët ndër 33 tregjet e tilla në të gjithë vendin. Megjithëse është ndër më të vjetrit në vend, ku prej një shekulli aty tregtohen kafshë, edhe sot nuk plotëson asnjë nga kushtet higjeno-sanitare të mundshme, […]