Vëzhgim/Analizë

Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së

31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan                                                                           Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020

28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore                                                   Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme

27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore                           Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]

Vëzhgim/Analizë

Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët

12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore                                                         Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]

Ndodhi

Rritet çmimi i ujit në Berat e Kuçovë, banorët kundër, Bashkia hesht

31 tetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Berat                                                           Prej datës 1 nëntor 2019 banorët e Beratit dhe Kuçovës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm dhe shërbimin për largimin e ujërave të ndotur. Përmes një vendimi që mban datën 10 tetor 2019, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime […]

Vëzhgim/Analizë

Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan

6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore                                        Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]

Ndodhi

Frashëri, me varre pranë shtëpive, bashkia nuk ka asnjë zgjidhje

28 prill 2019/ Porta Vendore/Kuçovë                                                                  Frashëri është një fshat me 200 familje dhe i përket qytetit të Kuçovës. Banorët e këtij fshati jetojnë në informalitet të plotë, pasi të cilësuar si fshati i fundit i Kuçovës, i cili kufizohet me Cërrikun, ai ka mbetur në harresë të plotë nga pushteti vendor. Në afro 30 […]

Vëzhgim/Analizë

Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria

26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore                                                             Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]

Ndodhi

Kuçovë, fshatrat e Lumasit të izoluar e pa një urë

15 Prill 2019/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Kuçovë                                           Më shumë se 7 fshatra të njësisë administrative Lumas në Bashkinë e Kuçovës vuajnë prej vitesh mungesën e një ure. Dy përrenjtë Sineci dhe Belesova, gjatë stinës së reshjeve sjellin probleme në këtë zonë, duke përmbytur toka e banesa, por edhe duke lënë të izoluar banorët […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor

5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore                                                             Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]

Ndodhi

Tenderi i pastrimit lë Kuçovën mes plehrave dhe pa kosha

10 Nëntor 2018/Erjola Azizolli/Porta Vendore/Kuçovë                                      Procedura e prokurimit për përzgjedhjen e firmës së re për pastrimin e qytetit, ka shkaktuar një kaos mjedisor në qytetin e Kuçovës. Firma “Higjiena Sh.p.k” që ofronte pastrimin e qytetit nga  viti 1996 e deri në vitin 2018, ka ndërprerë punën në datën 24 Tetor, kur i ka mbaruar […]

Ndodhi

Djegia e hapur e mbetjeve, një gangrenë për Kuçovën

11 Tetor 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Kuçovë Teksa situata e mbetjeve urbane është kthyer në një gangrenë në të gjithë Shqipërinë, jashtë hartës problematike të qyteteve nuk ka mbetur as Kuçova. Pas reformës territoriale Bashkia Kuçovë ka 3 ish-komuna tanimë në territorin e saj, ku ekzistojnë edhe fushat e grumbullimit të mbetjeve të jashtëligjshme. […]

Vëzhgim/Analizë

Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti

20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]

Vëzhgim/Analizë

PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë

Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]