7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]
Tag: Bashkia Has
Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë
24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]
Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite
20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]
Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre
12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]
Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës
11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]
Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së
31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]
Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020
28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]
Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme
27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]
Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët
12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]
Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan
6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]
Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria
26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]
Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor
5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]
Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti
20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]
PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë
Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]
Fëmijëri e ndërprerë: eksodi për azil në Britani i adoleshentëve shqiptarë
15 shkurt 2017/ Reporter.al/ Aleksandra Bogdani, Bashkim Shala/Has
Qindra të mitur nga verilindja e Shqipërisë braktisën shkollat dhe ikën përmes rrjeteve të trafikut klandestin në Britaninë e Madhe, por shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë rrezikojnë të shfrytëzohen në tregun e egër të skllavërisë moderne. Rrethuar nga mjegulla e dendur e […]