28 Mars 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Elbasan
Pagat e ulëta, oraret e gjata të punës, largimi i fuqisë punëtore dhe emigracioni- janë këto disa nga shkaqet me të cilat u duhet të përballen çdo ditë pronarët e bizneseve shqiptare. Pakësimi i krahut punëtor i ka bërë bizneset të shkojnë në prag të mbylljes, gjë […]
Tag: Bashkia Elbasan
Thahet liqeni i Treganit, shkak mungesa e reshjeve dhe keqmenaxhimi
28 shkurt 2022/ Anxhela Dyrmyshi/ Porta Vendore/ Elbasan
Mungesa e reshjeve dhe keqmenaxhimi si pasojë e vaditjeve pa kriter nga fermerët, ka bërë që liqeni i Treganit në zonën e Llixhave të Elbasanit, një atraksion turistik i veçantë, të shkojë drejt tharjes totale. Ky fenomen ka shqetësuar jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët […]
Matësat e ndotjes në Elbasan jashtë funksionit, qytetarët e shqetësuar për nivelin e ndotjes
14 shkurt 2022/ Porta Vendore/ Elbasan
4 matësit e Bashkisë Elbasan për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nuk punojnë prej kohësh, duke shkaktuar kështu një shqetësim të madh tek qytetarët mbi nivelin e ndotjes që emetohet në qytetin e tyre, dhe irritim të ekspertëve mjedisorë dhe shoqërisë civile mbi miliona lekë të çuara […]
Elbasani me “11 fshatra turistikë”, mori investime vetëm për 1 fshat
30 tetor 2021/ Migen Sejdini/ Porta Vendore/ Elbasan
Elbasani, i cili sipas statistikave të INSTAT është një nga qarqet më të varfra në vend, rezulton se pothuajse nuk ka përfituar asgjë as nga programi i “100 fshatrave turistikë”, i cili ishte një program që kishte në fokusin e tij zhvillimin e këtyre fshatrave. Elbasani ka […]
Tirana nuk i shpëton zhurmës dhe kaosit, raportet “fundosin” kryeqytetin
23 gusht 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Në qytetet kryesore të Shqipërisë, zhurmat janë një fenomen shumë shqetësues dhe me ndikime të konsiderueshme në shëndetin e banorëve të zonave më të populluara. Sipas një studimi për matjen e zhurmave në katër qytete, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, kryeqyteti që ka dhe përqendrimin më të […]
Finalizohet projekti për furnizimin me ujë të banorëve të lagjes “Dyli Haxhire” në Elbasan
5 mars 2021/ Porta Vendore/ Elbasan
Prej më shumë se 2 vitesh përpjekje nga aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome në qytetin e Elbasanit, dhe publikimeve në platformën Porta Vendore, banorët e lagjes “Dyli Haxhire” kanë marrë zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm, problem […]
Parku i Krastës, mes ndotjes dhe shkatërrimit
25 tetor 2020/ Porta Vendore/ Elbasan
Parku i Krastës në Elbasan, po shkatërrohet nga dita në ditë, ku pyjet po priten, ndërsa ndotja po i merr frymën, ndërkohë që askush nga pushteti vendor nuk ndërhyn, duke e çuar drejt shkatërrimit këtë pasuri të qytetit.Krasta është pyllëzuar 6 dekada më parë[…]
Kalaja e Elbasanit drejt shkatërrimit, asnjë ndërhyrje për restaurim
15 shtator 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Elbasan
Kalaja e qytetit të Elbasanit, një nga monumentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe një nga monumentet që i ka rezistuar shkatërrimit dhe degradimit, është lënë në harresë nga institucionet përkatëse, duke bërë që muret e saj të bien çdo ditë e më shumë. […]
Ndotja në Elbasan rrit sëmundshmërinë tek banorët
3 gusht 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Elbasan
Ndotja në Elbasan është përfolur prej vitesh si një nga shkaktarët e sëmundshmërive të ndryshme në këtë zonë, megjithëse autoritetet shpesh herë e kanë lënë në heshtje këtë shqetësim, të ngritur dhe nga banorët. Pak vite më parë janë kryer dhe studime për të kuptuar lidhjen […]
Bashkitë e mëdha shkelin ligjin, asnjë dëgjesë publike për “projektet e majme”
23 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë e Tiranës, Korçës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit lanë jashtë konsultimit banorët për disa nga projektet më të kushtueshëm, ndonëse ligji “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ai “Për njoftimin dhe konsultimin publik” i detyron të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. Banorët e këtyre qyteteve ankohen se […]
Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime
7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]
8 prilli, romët mes izolimit dhe mbijetesës
8 prill 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore
8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve e ka gjetur këtë komunitet mes vuajtjeve të shumta, pasi gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar me masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Porta Vendore sjell këto foto të kryera në Tiranë , Fier, […]
Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë
24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]
Qytetarët vënë me “shpatulla pas murit” Bashkinë Elbasan, rikonstruktohen 4 shkolla
3 mars 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Bashkia Elbasan duket se ka kthyer “sytë” nga shkollat, ku në dy vitet e fundit i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë katër shkolla 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit, si edhe disa rikonstruksione të pjesshme në shkollat e njësive administrative të kësaj bashkie. Gjatë dy viteve të […]
Pavarësisht premtimeve për zgjidhje, banorët e Lagjes “Dyli Haxhire” në Elbasan vijojnë të thahen për uji
27 shkurt 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Elbasan
Lagja “Dyli Haxhire”, në periferi të qytetit të Elbasanit është pa ujë prej 3 vitesh. Banorët ndjehen të diskriminuar për shkak të ngjyrës nga institucionet vendore, pasi këto të fundit i kanë lënë tërësisht në mëshirë të fatit, ku furnizimi i rregullt me ujë si në […]
Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite
20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]
Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre
12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]
Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës
11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]
Banorët skeptik për Buxhetimin me Pjesëmarrje, i drejtohen me peticion bashkisë
24 janar 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
100 familjet e rrugës “Sali Hida”, në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan kërkojnë nëpërmjet një peticioni që bashkia të kthejë sytë nga ata. Pas 30 vitesh në pritje, rruga e paasfaltuar në mes të qytetit ka vështirësuar jetën e banorëve, duke sosur edhe durimin e tyre. […]
Të zhytura në borxhe, bashkitë “përpëliten” përballë faturave të papaguara të investimeve
6 janar 2020/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
7 bashki të qarkut të Elbasanit kanë bashkë një borxh të akumuluar rreth 6 miliardë lekë(4.8 milionë Euro), si pasojë e faturave të papaguara ndër vite. Dy prej bashkive kanë borxhin më të madh nga faturat e papaguara dhe rrezikojnë të menaxhohen nga një administrator i […]
Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së
31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]
Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020
28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]
Durrësakët drejt Elbasanit, 300 të strehuar, 6 hotele në dispozicion
29 nëntor 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Shumë banorë të Durrësit i janë drejtuar Elbasanit për strehim të përkohshëm, si qyteti më i afërt dhe më i sigurtë pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë gjithë pasdites së 28 nëntorit, me dhjetëra familje janë strehuar tek të afërm, hotele dhe njësi akomodimi të ofruara […]
Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme
27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]
Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët
12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]
Gjinari pjesë e “100 fshatrave”, por ende asnjë investim në horizont
2 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Gjinari pjesë e programit të “100 fshatrave” por rezulton të jetë ende pa asnjë investim konkret. Banorët shpresojnë se rruga e cila ka shkuar një djall e gjysmë lekë të mbarojë, ndërsa kërkojnë të kenë më shumë kushte për turistët e vizitorët që vijnë në fshat. […]
Ujësjellësi i Elbasanit, si ranë brezat e mbrojtjes nga ndotja përballë dyndjes së ndërtimeve pa leje
15 shtator 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Ndërtuan shtëpi pranë ujësjellësve, 100 familje rrezikojnë të mos marrin legalizim, pasi nuk kanë respektuar perimetrin e sigurisë. Ndërsa ekspertët e ujit të pijshëm ngrenë alarmin për rreziqet që i kanoset ujit të pijshëm në rrjet nga pakujdesia e banorëve, institucionet nuk kanë ende një përgjigje […]
Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan
6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]
Bashkia nuk aplikoi, humbën shansin për banesa dinjitoze 30 familje të varfra
22 Maj 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
30 familje të klasifikuara si të varfra, humbën mundësinë për përmirësim të kushteve të banesave të tyre, pasi Bashkia Elbasan nuk aplikoi në kohë për të përfituar mbështetje financiare nga ministria e Financave dhe Ekonomisë. Afati i fundit ishte 15.03.2019, dhe pavarësisht aplikimit me dokumentacion të […]
Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria
26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]
Transporti urban pa orar irriton banorët e linjave rrethqytetase
19 Prill 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Transporti urban mbetet një shqetësim për banorët e Bashkisë Elbasan, ku edhe pse janë vendosur kushte dhe orare, ato nuk respektohen. Banorët përreth qytetit të Elbasanit, të cilët përballen çdo ditë me pritjen me kohë të zgjatur, ankohen për oraret dhe kushtet, por janë edhe vetë […]
Kompensimi i “familjeve në nevojë”për energjinë, peng i VKM-së
28 mars 2019/ Porta Vendore/ Elbasan
Reforma e energjisë elektrike, e ndërmarrë pesë vite më parë nga qeveria shqiptare, ende sjell pasoja për shumë familje të varfra, të cilat nuk arrijnë të marrin kompensimin e përcaktuar me ligj. Ligji ka përcaktuar qartë se cilat familje duhet të përfitojnë kompensimin, por sipas shoqatave që janë […]
Bashkia e Elbasanit shkel ligjin e taksave, lë jashtë skemës 6 mijë familje
20 mars 2019/Ornela Manjani/ Nikoleta Kovaçaj/ Elbasan
Bashkia e Elbasanit ka lënë jashtë skemës së taksimit mbi pronën dhe shërbimet rreth 6000 familje për tre vite radhazi. Detyrimi i akumuluar në tre vjet arrin në vlerën rreth 43 milionë lekë të reja. Bashkia duhet që brenda muajt mars të këtij viti të vjelë gjithë detyrimet […]
Elbasan, 100 familje të harruara për pikën e ujit
14 mars 2019/ Ervin Koçi/ Porta Vendore/ Elbasanbr<>Rreth 100 familje elbasanase, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, janë të dënuara që përveç varfërisë dhe papunësisë, të thahen edhe për pikën e ujit. Kjo situatë ndodh pikërisht në zonën e njohur si “Dyli i Haxhiresë” në Elbasan. Ata janë lënë pa ujë të pijshëm […]
Elbasan, parku që rilindi, rrezikon të vdesë
27 shkurt 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Parku “Aqif Pasha”, i ashtuquajturi flamur i Rilindjes Urbane në Elbasan, edhe pse nuk i ka mbushur 2 vjet nga përurimi, ka shfaqur shenjat e para të shkatërrimit. I vendosur në qendër të qytetit, ky park ka edhe frekuentimin më të dendur të qytetarëve, duke sjellë […]
Elbasan, leje mjedisore me dëgjesë publike false
6 shkurt 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Skandal me uzinën e përpunimit të baterive të plumbit në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan, ku kompania private CC Alb ka arritur të përfitojë lejen mjedisore, duke manipuluar dëgjesat publike me banorët e fshatrave që preken nga kjo ndërmarrje. Në dëgjesën publike të dorëzuar pranë Agjencisë […]
Ndërtim pa leje brenda Kalasë së Elbasanit
29 janar 2019/ Porta Vendore/ Elbasan
Viti elektoral për zgjedhjet vendore ka rikthyer ndërtimet pa leje në Elbasan, madje brenda zonës arkeologjike. Inspektorë e Mbrojtjes së Territorit kanë konstatuar një ndërtim pa leje, pikërisht brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe menjëherë kanë urdhëruar pezullimin e punimeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia Elbasan, […]
Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor
5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]
Zavalina rrezikon izolimin, Bashkia hesht për rrugën e premtuar
12 Nëntor 2018/Bardha Nergjoni/Porta Vendore/Elbasan
Banorët e Zavalinës në Elbasan, presin prej më shumë se dy vitesh, rikonstruksionin e rrugës që e lidh fshatin me Gjinarin, por pavarësisht se u ishte premtuar si prioritet i bashkisë, deri më sot, nuk është hedhur as një grusht dhe. Dy vjet më parë, Bashkia Elbasan do të […]
58 shkolla në vend do të ndjejnë “dorën” e rikonstruksionit
10 Shtator 2018/ E. Gjerani/Porta Vendore
Rreth 58 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme do të rikonstruktohen gjatë vitit akademik 2018-2019. Vendimi ka ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë, e cila ka miratuar një fond 3 miliardë e 976 milionë lekë, në bashkëfinancim me Komitetin për Zhvillimin e Rajoneve, ku Bashkitë do të financojnë nga […]
Bashkia e Elbasanit, tenderë pa garë dhe hije të konfliktit të interesit
29 gusht/ Fjori Sinoruka/ Albanian quality journalism.al / Elbasan
Sistemimi i rrugëve dhe kanalizimeve, pastrimi i qytetit, blerja e frutave dhe perimeve për kopshtet dhe konviktet kanë një emërues të përbashkët në Bashkinë e Elbasanit: kompanitë, të cilat marrin të drejtën t`i ofrojnë këto shërbime dhe mallra, kryesisht nuk i nënshtrohen garës së hapur, por lidhin […]
Qytetarët e Elbasanit në “Big Brother”, tender për 1154 kamera sigurie
28 Korrik 2018/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Elbasani do të jetë i pari qytet ku do të vendosen mbi 1100 kamera sigurie. Bashkia do të shpenzojë nga buxheti i saj më shumë se 1 milion euro për pajisjen me kamera në institucionet publike. Por, për qytetarët, kjo është një shifër marramendëse, që mund të […]
Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti
20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]
Korsitë e biçikletave, ende një ëndërr e largët
9 Qershor 2018/ Porta Vendore/Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër
Në kryeqytet e jo vetëm , kanë qenë jo të pakta rastet kur kanë ndodhur aksidente me biçikletë. Për shkak të mungesës së korsive dhe ndërgjegjësimit të pakët qytetarë e sidomos të shoferëve, shpesh përdoruesit e dyrrotakëve e gjejnë veten në rrezik. Tirana si në shumë […]
Ndotja në Elbasan, ping pong mes institucioneve
5 qershor 2018/Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Çfarë po ndodh me ndotjen në Elbasan?! A ka një strategji nga pushteti vendor e ai qëndror për të përmirësuar këtë situatë, përpos deklaratave të ashpra nga këshilli bashkiak për shpalljen e emergjencës mjedisore. Banorët e zonave përreth, aty ku industria ndotëse zhvillohet çdo ditë ankohen për harresën […]
Pse nuk mbarojnë kurrë qentë e rrugës?
24 maj 2018/Bulevard.org/ Elbasan
Kushdo që ka qenë në Elbasan mund të ketë parë qentë e rrugës, të cilët shpesh formojnë kope duke u bërë kërcënim për qytetin. Nuk janë të pakta rastet e banorëve të kafshuar nga qentë e rrugës, të cilët, ndër të tjera, janë edhe mbartës të sëmundjeve vdekjeprurëse. Ata gjithashtu, përbëjnë […]
PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë
Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]
Vargmali i ndotjeve në Elbasan: përgjegjësit luajnë pingpong!
12 janar 2018/ AlbaniaQualityjournalism/Elbasan
Pavarësisht premtimeve të bëra për dekada me radhë, qytetarët ende paguajnë ndotjen ekstreme të ajrit, tokës dhe lumit. Manushaqe Sejati ka 36 vjet që jeton në Bradashesh të Elbasanit. Me agimin e çdo dite rendi i saj i punës është i diktuar nga pasojat me të cilat përballet çdo ditë nga […]
Financat rendisin bashkitë më të mira sipas performancës
4 dhjetor 2017/Monitor.al/Tiranë
Ministria e Financave ka vlerësuar Bashkitë në vend për vitin e kaluar në lidhje me menaxhimin financiar, i cili u bazua në 15 kritere që masin këtë performancë, ku çdo kriter ka 30 pikë. Kriteret e vlerësimit ishin: Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit; Numri i kontratave […]
Shërbim pa standarde, dështon transporti për nxënësit dhe mësuesit në Elbasan
20 prill 2017/ Reporter.al/ Bardha Nergjoni/Elbasan
Shërbimi i transportit për nxënësit dhe mësuesit, i ofruar nga një kontraktor i bashkisë Elbasan gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe 2 muajt e parë të vitit 2017 dështoi në arritjen e standardeve të specifikuara nga Këshilli i Ministrave dhe të përcaktuara në kontratën e prokurimit. Në […]