Ngjarje/Personazhe

1.8 miliardë lekë për veshjen e Velierës në kohë krize ekonomike për vendin

24 mars 2022/ Albana Tërshalla/ Porta Vendore/ Durrës
Projekti i Velierës në Durrës vazhdon të thithë para nga taksapaguesit e qytetit bregdetar, ku së fundmi, Bashkia i ka shtuar një fond prej 1.8 miliardë lekësh të vjetra. Ky fond do të përdoret për mbulimin e Velës, ndërkohë që qytetarët kritikojnë se në këtë kohë krize, […]

Ndodhi

Hapësirat për parqe mungojnë në Durrës, bashkia s’ka asnjëplan për investime

12 shkurt 2022/ Albana Tërshalla/ Porta Vendore/ Durrës
Një ndër problemet shqetësuese në qytetin e Durrësit është mungesa e hapësirave të gjelbërta. Kjo në fakt është bërë një problematike për moshat e treta. Ashtu siç shprehen dhe ata vetë, kjo është një çështje e cila është lënë larg vëmendjes institucionale. Bashkia ka investuar pak ose […]

Vëzhgim/Analizë

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, financat dhe borxhet e 6 bashkive në garë

31 janar 2022/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale. Një garë elektorale, nga e cila do të dalin drejtuesit e pushtetit vendor në Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnje, gjashtë bashki të ndryshme për sa i përket nivelit të popullsisë dhe kapacitetit të zhvillimit ekonomik, me […]

Ngjarje/Personazhe

Familjet e përmbytura në Shkodër me sytë nga qielli, asnjë dëmshpërblim për dëmet

13 dhjetor 2021/ Franceska Ndoja/ Porta Vendore/ Shkodër
Vetëm 10 muaj më parë, zona e Nënshkodrës përjetoi përmbytjet e fundit, ku me dhjetëra fshatra ishin në pushtimin e ujit për afro një muaj. Por pavarësisht se ka kaluar kohë, banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Me sytë nga qielli, […]

Ngjarje/Personazhe

Durrësi harron tërmetin dhe pandeminë, rikthehet turizmi

17 tetor 2021/Aldo Mustafa/Porta Vendore/Durrës
Goditja fatale e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në qytetin e Durrësit dukej se do të kishte faturë të lartë ekonomike, jo vetëm për procesin e rindërtimit, por për ndikimin negativ në turizëm. Për të mos mjaftuar këtë kosto, pandemia bëri që biznesi dhe turizmi i brishtë në Durrës, të […]

Ngjarje/Personazhe

Taksa e qytetit në faturën e hotelit, surprizon turistët në plazhin e Durrësit

11 shtator 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Situata e rëndë ekonomike, pas përballimit me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe më herët nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme qoftë në aspektin ekonomik, apo dhe atë infrastrukturor, ka nxitur disa operatorë turistikë në vijën bregdetare të […]

Ngjarje/Personazhe

Durrësi mbytet sërish nga plehrat, plani i menaxhimit jashtë funksionit

24 gusht 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Edhe pse qeveria miratoi planin për menaxhimin e mbetjeve të Durrësit, duket se ky plan nuk ka gjetur zbatim në terren. Koshat e Bashkisë së Durrësit janë tejmbushur, ndonëse vetëm pak kohë më parë, Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale investoi me 700 kazanë të rinj. Institucionet vendore justifikohen […]

Vëzhgim/Analizë

Tirana nuk i shpëton zhurmës dhe kaosit, raportet “fundosin” kryeqytetin

23 gusht 2021/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Në qytetet kryesore të Shqipërisë, zhurmat janë një fenomen shumë shqetësues dhe me ndikime të konsiderueshme në shëndetin e banorëve të zonave më të populluara. Sipas një studimi për matjen e zhurmave në katër qytete, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, kryeqyteti që ka dhe përqendrimin më të […]

Vëzhgim/Analizë

Shkollat e Durrësit mes rindërtimit dhe pritjes së fadromave për shembje, dritë-hijet e procesit

20 korrik 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Një vit e gjysmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkollat e Durrësit mbeten ende larg rindërtimit. Kjo pranohet dhe nga vetë Bashkia Durrës, e cila e zbut ngadalësinë e këtij procesi, duke pretenduar se janë shembur të gjitha godinat që do të rindërtohen, por nga vëzhgiminë […]

Ngjarje/Personazhe

Qeveria financon qarkun Durrës për mbetjet, zhgënjehet Kavaja

16 korrik 2021/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Durrës/ Kavajë
Qeveria ka vendosur të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve pas krizës mjedisore sidomos në Bashkinë e Durrësit. Një kërkesë e tillë ishte bërë më herët dhe nga Bashkia e Kavajës, por Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndihmojë vetëm tre bashkitë […]

Ngjarje/Personazhe

Plazhi i Durrësit po “formalizohet” nga ndërtimet pa leje dhe shitësit ambulantë, kostot financiare të projektit në kurriz të qytetarëve

13 korrik 2021/ Aldo Mustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Bashkia Durrës ka vendosur që në plazhet e saj mos të ketë në këtë sezon asnjë tregtar ambulant. Vendimi është marrë që prej 15 majit 2021, ndërkohë që kjo ka sjellë reagimin e tregtarëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje nga bashkia. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës […]

Ngjarje/Personazhe

Tregu i Durrësit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, tregtarët ndahen në pro dhe kundra

1 Korrik 2021/ AldoMustafa/ Porta Vendore/ Durrës
Ditën e sotme tregtarët e Tregut Agrobujqësor në Durrës janë ngritur në protestë pranë ambienteve të markatës, pasi ndjehen të revoltuar nga një njoftim pa firmë e vulë të Bashkisë Durrës për zhvendosjen e tyre brenda 5 ditësh drejt një tregu tjetër. Tregu aktual do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, […]

Vëzhgim/Analizë

‘100 FSHATRAT TURISTIKË’, projekti në letër për fshatrat e Durrësit

18 qershor 2021/ Elisa Gjerani/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Projekti 100 fshatrat turistikë, një nga angazhimet e qeverisë, edhe pse ka kaluar afati, nuk është përmbushur në fshatrat e qarkut Durrës. Radë, Shetaj dhe Shënvlash janë 3 fshatrat që përfshihen në listën e planifikuar për t’i kthyer në atraksione turistike, me qëllim përforcimin e […]

Vëzhgim/Analizë

Eko Parku në Porto Romano ende në ndërtim e sipër, “bie” premtimi i bërë nga Kryeministri Rama për inaugurimin e tij më 1 qershor

1 Qershor 2021/ Marinela Dushi/Porta Vendore/Durrës
Më 1 qershor 2021 do të përfundonte Eco-Park në ish fushën e mbetjeve në Porto Romano. Ky premtim u bë nga kryeministri Edi Rama, por sot, puna ka arritur deri në 82 % të investimit, duke e bërë të pamundur mbajtjen e premtimit të tij. Ndërsa zona ka njohur […]

Ngjarje/Personazhe

“Me sytë dhe veshët nga pandemia”: Turizmi në Durrës, mes dilemave për sezonin e ri

19 maj 2021/ Griseld Hoxha/Porta Vendore/Durrës
Qindra biznese në zonën e plazhit të madh në qytetin e Durrësit kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik mes shumë dilemave pas situatave të vështira që lidhen sa me pandeminë e COVID-19, aq dhe me tërmetin e vitit 2019. Sapo zbarkon në plazhin e Durrësit, një mjet […]

Vëzhgim/Analizë

Efekti i fushatës/ Qeveria iu transferon bashkive 56% të fondit vjetor të Rindërtimit përpara zgjedhjeve

11 maj 2021/Aurora Sulce/Porta Vendore/Tiranë
Pas ngecjeve të forta në shfrytëzimin e fondeve të rindërtimit, qeveria ka përshpejtuar ndjeshëm procesin në muajt e parë të këtij viti, periudhë që përkoi edhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në vitin 2020 u shpenzuan 57% e […]

Vëzhgim/Analizë

Hijet e privatizimit të varrezave të Durrësit, katërfishohet fondi i 2019-s

19 prill 2021/Bledi Gilaj/Porta Vendore/Durrës
Bashkia e Durrësit i është rikthyer projektit të para dy viteve për privatizimin e varrezave publike, me pretendime të ndryshme që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Hapja e kësaj procedure vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, ka çuar Bashkinë Durrës në KQZ për shkelje të ligjit zgjedhor, kurse fatura që do […]

Vëzhgim/Analizë

Zjarrfikësit, në luftë me flakët, pa kushte dhe me ulje page: Mohojmë jetën tonë për të shpëtuar qytetarët

1 prill 2021/ Marinela Dushi/Porta Vendore/Durrës
Shërbimi zjarrfikës është jetik për qytetarët, ata janë kudo dhe kurdo për emergjencat civile. Punonjësit zjarrfikës shpesh u duhet të përballen me flakët, tymin, asfiksimin, ndërsa nëntorin e vitit 2019 u përballën dhe me pasojat e tërmetit, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të kryer misonin human, atë të […]

Vëzhgim/Analizë

Durrësi jo miqësor me çiklistët, mungojnë korsitë

26 shkurt 2021/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Durrësi është një nga qytetet më pak miqësorë për të apasionuarit e biçikletave. Edhe pse ka ndërtuar dy korsi të tilla, ato kanë shumë probleme, ndërkohë që jeta dhe shëndeti i çiklistëve mbeten në rrezik, pasi vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 19 aksidente nga makinat […]

Ndodhi

Fshatrat e Durrësit nën pushtetin e ujit, banorët apelojnë që qeveria të kthejë sytë nga ata

27 janar 2021/Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Katundi i Ri në Durrës, i cili përbëhet nga disa fshatra është përmbytur dy herë brenda 72 orëve për shkak të daljes së Erzenit nga shtrati. Banorët tregojnë se një situatë e tillë nuk ishte përsëritur prej vitit 2016, ndërkohë që shkolla 9-vjeçare e Fllakës i është rikthyer mësimit online […]

Ngjarje/Personazhe

Rindërtimi ende nuk ka filluar në shumë fshatra të Bashkisë Durrës

26 nëntor 2020/ Marinela Dushi/ Porta Vendore/ Durrës
Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 shkatërroi mijëra shtëpi në fshatrat e Bashkisë Durrës, por edhe brenda në qytet, duke detyruar që shumë qytetarë të braktisin strehën e tyre. Edhe pse kaloi 1 vit, situata për shumë qytetarë është e njëjtë si me ditën e tërmetit. Disa […]

Ndodhi

Inagurohet “Pema e jetës”, muralia e realizuar në fasadën e një pallati në Durrës

16 tetor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Ajo  simbolizon  pemën e jetës.  Vjen si homazh për gjelbërimin që po humbet çdo ditë e më shumë në qytetin e Durrësit. Është një murale e realizuar nga të rinj aktivistë të Durresit, në faqen e një pallati, në lagjen ku fasadat e objekteve janë totalisht […]

Ngjarje/Personazhe

“Nuk jemi ndier kurrë, pjesë e qytetit”: Banorët e Kënetës në Durrës mes zhgënjimit dhe harresës

18 gusht 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Banorët e një sërë lagjesh, në zonën e ish Kënetës në Durrës përballen prej vitesh me probleme mjaft të mëdha. Mjedisi, ku ata jetojnë është shumë vite larg emërtimit “Durrësi i Ri”, një emërtim i përdorur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, ndërkohë që tërmeti i 26 nëntorit […]

Vëzhgim/Analizë

Plehrat e Durrësit në pikëpyetje, ministritë ia postojnë problemin njëra-tjetrës, zero transparencë për koston

31 korrik 2020/ EljonaBallhysa/ Porta Vendore/ Durrës
Pas shpalljes së emergjencës mjedisore në Durrës, Bashkia duket se ka gjetur një zgjidhje provizore për depozitimin e mbetjeve, ku thuhet se është lidhur një kontratë 6-mujore, me koncesionarin e Sharrës, por që detajet e saj nuk janë bërë publike. Megjithatë, sipas çmimeve të vetë koncesionarit, Bashkisë […]

Ndodhi

Rruga Gjelbërimi në Durrës, e ‘gjelbëruar’ nga mbetjet

30 korrik 2020/ Porta Vendore/ Durrës
Rruga “Gjelbërimi” në qytetin e Durrësit është e mbushur plot me mbeturina urbane, duke ia venitur emrin kësaj rruge, e cila ndodhet në zonën e ish-Kënetës. Banorët tregojnë se kanë vite që e vuajnë këtë situatë, teksa pavarësisht premtimeve të shumta në periudhë […]

Vëzhgim/Analizë

Sezoni turistik në Durrës mes ndotjes, Covid 19 dhe krizës së turizmit

15 korrik 2020/ Sabina Veizaj/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërsa sezoni turistik ka nisur vakët dhe të gjithë shohin turistët si të vetmen shpresë për t’i dhënë pak frymëmarrje ekonomisë, Durrësi është kthyer në një bombë të vërtetë mjedisore. Me gjithë përpjekjet e privatëve për të joshur sa më shumë pushues me oferta duket se […]

Vëzhgim/Analizë

Rindërtimi i shkollave, kostot e shtuara nga projektet

22 qershor 2020/Esmeralda Keta/PortaVendore/Durrës/Lezhë/Kurbin/Krujë/Tiranë. Më 24 prill 2020, kryeministri Rama deklaroi se nisi procesi i shembjes së 103 objekteve arsimore, proces ky që përkonte zyrtarisht edhe me nisjen procesit të rindërtimit të tyre. Kur shtatori është vetëm tre muaj larg, procesi i rindërtimit të shkollave ka ngecur në vend, dhe me sa […]

Ndodhi

Banorët e Sukthit ruajnë natë e ditë vendgrumbullimin, frika nga hedhja e mbetjeve ka ngjallur frymën e protestës në komunitet

17 Qershor 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Prej 10 ditësh të alarmuar nga situata kritike e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë e Durrësit, burrat e zonës së Sukthit kanë bërë roje gjithë natën në grupe. Shpirti komunitar dhe zëri i protestës në emër të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, këtë herë është zgjuar […]

Ndodhi

Pas Sukthit e Manzës, tashmë protestojnë për hedhjen e mbetjeve edhe qytetarët e Durrësit

11 qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Këshilli Bashkiak i Durrësit zhvilloi mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme, ku miratoi propozimin për shpalljen e emergjencës mjedisore për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së vend depozitimit të […]

Ndodhi

Durrësi kthehet në pirg mbeturinash, Porto-Romano mbylli dyert për mbetjet

9 Qershor 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qyteti i Durrësit prej më shumë se një jave përballet me mbetjet që kanë tej mbushur kontejnerët dhe kanë zënë trotuaret si rrjedhojë e mbylljes së fushës së depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano. Shërbimi komunal i Bashkisë Durrës nuk ka mundur të tërheqë mbetjet […]

Ngjarje/Personazhe

Protestë kundër përdhunimit në tre qytete: Për fëmijërinë e vjedhur

4 qershor 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Më mijëra të rinj, aktivistë, vajza e gra, artistë e psikologë protestuan sot në Sheshin “Nënë Tereza”, për fëmijërinë e vjedhur. Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në periferi të Tiranës ka bërë bashkë sot mijëra njerëz për të kërkuar më shumë të drejta dhe më […]

Ngjarje/Personazhe

Kallmi, oazi i qetësisë, plazhi i dëshiruar nga të gjithë, që vuan për një rrugë

1 qershor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pak kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, në perëndim të qytetit, mes një terreni kodrinor, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Uji i kristaltë i detit, kodrat e gjelbëruara, në këtë pjesë të qytetit bregdetar janë së bashku […]

Vëzhgim/Analizë

Nis puna për Eko Park, por mbetjet e Durrësit vazhdojnë të depozitohen në Porto Romano

29 maj 2020/ Esmeralda Keta/ Porto Romano/ Durrës
Vetëm 8 km larg qytetit të Durrësit, qindra familje në zonën e Porto Romanos, janë të detyruar të bashkëjetojnë me mbeturinat dhe ujërat e zeza të qytetit të Durrësit. E konsideruar si një bombë e vërtetë mjedisore, ndërsa ka nisur puna për Eko-park, projekti që synon […]

Investigime

Bashkitë e mëdha shkelin ligjin, asnjë dëgjesë publike për “projektet e majme”

23 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë e Tiranës, Korçës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit lanë jashtë konsultimit banorët për disa nga projektet më të kushtueshëm, ndonëse ligji “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ai “Për njoftimin dhe konsultimin publik” i detyron të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. Banorët e këtyre qyteteve ankohen se […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime

7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]

Ngjarje/Personazhe

Dita e zakonshme në një situatë të jashtëzakonshme e profesionistëve të terrenit

29 prill 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
E ndërsa kërkohet qëndrimi në shtëpi, si një ndër masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, disa profesionistë, punën në terren e kanë pjesë të jetës së tyre. “Qëndro në shtëpi” për ta është frazë e panjohur, ndërkohë që pjesën më të madhe të së përditshmes, […]

Vëzhgim/Analizë

Përsëritje investimesh publike dhe abuzime, fenomeni që vijon në Bashkinë Durrës

28 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Projektet infrastrukturore të Bashkisë Durrës në disa raste, përveç kostove në disa miliona euro përbëjnë përsëritje punësh publike, tejkalim të afateve, punime pa cilësi dhe disa prej tyre janë klasifikuar si “dëm ndaj buxhetit të shtetit”. Pas qëndrueshmërisë së numrit të personave të prekur nga COVID-19 […]

Video/Foto

Qytetarët ngjitur me njëri-tjetrin tek dera e Bashkisë Durrës

27 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Mëngjesi i së hënës solli dyndje qytetarësh tek Bashkia Durrës, për të marrë shërbime. Plotësimi i dokumenteve që lidhen me biznesin apo interesimi për bonusin e qirasë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ishin ndër çështjet kryesore që interesoheshin qytetarët, një pjesë e të […]

Ngjarje/Personazhe

“Tërmeti na kurseu jetën, por godinat e shkatërruara po na rrezikojnë çdo ditë”. Banorët e Durrësit, 5 muaj pas tërmeti ankohen për sigurinë e tyre

25 prill 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
20 mijë apartamente janë dëmtuar në qytetin e Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Inerte kudo, godina që duken si të kafshuara, mungesë sigurie, kjo është pamja që paraqitet katër muaj pas tërmetit në qytetin e Durrësit, aty ku banorët çdo ditë […]

Ngjarje/Personazhe

Ndalimi i helmimeve dhe rikonstruksioni i qendrës së qenve, kërkesë e qytetarëve në Durrës

24 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qentë endacak në qytetin e Durrësit kanë qenë një shqetësim për aktivistët e mbrojtjes së kafshëve. Vetëm gjatë 2 muajve të parë të 2020 janë helmuar 9 të tillë në lagjen nr.4, kryesisht nga banorët ose bizneset, ndaj aktivistët bëjnë apel për mbrojtjen e tyre. Gjenovefa […]

Ngjarje/Personazhe

Kambanat e alarmit, fasonët në karantinë

21 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Biznesi fason është një nga sipërmarrjet, që mendohet se është ndër më të rrezikuarat ekonomikisht për shkak të Covid-19. Porta Vendore vizitoi dy biznese fasone në qytetin e Durrësit, për të parë kushtet në të cilat gratë e vajzat punojnë, respektimin e orareve dhe masave të […]

Ngjarje/Personazhe

Harrohen të prekurit nga tërmeti, rrezikojnë “zinë” e bukës

20 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore
Qindra familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit, po përballen me “zinë” e bukës, për shkak të shtetrrethimit nga Covid-19. Banorët e fshatrave ndihen të braktisur nga shteti dhe në situatën e re të krijuar, po “braktisen” edhe nga ato pak shoqata që i […]

Video/Foto

Masat e reja, qytetarët në Durrës tentojnë të përshtaten me distancën e sociale

11 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Bashkia Durrës që prej ditës së mërkurë ka shënjuar në disa prej trotuareve të qytetit vendqëndrimet për qytetarët që presin në radhë, duke respektuar distancën sociale. Ashtu si në qytete të tjera, rrathët e verdhë janë ngjyrosur në trotuare, kryesisht përpara bankave të nivelit të dytë […]

Ndodhi

Muzika dhe humori argëton qytetarët e karantinuar në Durrës

4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Një grup artistësh durrsakë kanë zgjedhur që mes tingujve të muzikës, qytetarët e lagjes 16 në qytetin e Durrësit të kalojnë disa orë ndryshe nën karantinë. Tingujt e muzikës dhe batutat gjallëruan sheshin midis pallateve në lagjen numër 16 në Durrës. Me të shkuar ora 17:00 […]

Ngjarje/Personazhe

Durrësi, qyteti që njohu ‘fundin e botës’ tenton të ringrihet për herën e katërt

4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Instalacioni i Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave duket sikur ka zënë vend midis boshllëkut të detit. Skulptori Ilirjan Xhixha as nuk mund ta ketë përfytyruar se një ditë vepra e tij do të mbushte një qytet të zbrazur pas orës 13:00, përgjatë gjashtë ditëve […]

Ndodhi

Rreziku nga COVID-19 ndryshon regjimin e Tregut të Fruta-Perimeve në Durrës

31 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Tregu i Fruta-Perimeve në Durrës do të shpërndahet me një grafik të ri pune. Bashkia Durrës vendosi që prej ditës së nesërme 260 tregtarët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, ku në një ditë do të shërbejnë 130 tregtarë dhe në ditën tjetër 130 tregtarët […]

Video/Foto

“Durrësi e do fort Italinë”!

25 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin bregdetar të Durrësit në shenjë solidariteti me situatën që po kalon Italia fqinje në fasadën e godinës së bashkisë është vendosur një banderolë me shprehjen në italisht, “Durazzo ama Italia” (“Durrësi e do fort Italinë”). “Në shenjë solidariteti, për t’u treguar fqinjëve tanë, por […]

Ngjarje/Personazhe

Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë

24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]

Video/Foto

Kufizimi i lëvizjes gjallëron Durrësin në pak orë

21 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e së premtes se orari i lëvizjes së këmbësorëve do të ndryshonte sërish. Qytetarët mundën të lëviznin të shtunën në fashën orare nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00. Në Durrës banorët e shfrytëzuan orarin për të furnizuar shtëpinë […]

Ngjarje/Personazhe

Shënavlashi, fshati në karantinë

18 mars 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Pandemia i ka mbyllur në shtëpi banorët e fshatit Shënavlash në Durrës. Dhembja për humbjen e të moshuarës nuk mund të ndahet më askënd, ndërsa vizitat për të lehtësuar familjarët janë shmangur. Fshati është futur prej disa ditësh në karantinë. Asgjë nuk pipëtin në fshatin Shënavlash […]

Ngjarje/Personazhe

Procesi i rindërtimit i ngadaltë, fillojnë rekrutimet e fuqisë punëtore nga jashtë vendit

10 mars 2020/ Porta Vendore/ Durrës
Mungesa e fuqisë punëtore po cenon procesin e rindërtimit pas tërmetit në Durrës. Problematike mbetet situata veçanërisht për pallatet dhe shtëpitë e ndërtuara para viteve ’93 të cilat do të ndërtohen dhe riparohen nga shteti, në varësi të dëmit të pësuar. Pothuajse tre muaj nga tërmeti që shkundi […]

Ngjarje/Personazhe

Mes shkatërrimit dhe braktisjes, banorët e zonës së plazhit në Durrës, shpresojnë rimëkëmbjen për të ardhmen e turizmit

23 shkurt 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pesë hotele u shembën krejtësisht në zonën e plazhit, në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. 969 objekte banimi rezultojnë të dëmtuara rëndë në Rajonin me numër 5, ku përfshihet dhe zona e plazhit. 130 biznese të mëdha […]

Vëzhgim/Analizë

Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite

20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]

Ndodhi

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit

13 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Struktura arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre

12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës

11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]

Ngjarje/Personazhe

Banorët e Hamallajt i rikthehen jetesës në banesat e dëmtuara nga tërmeti

7 shkurt 2020/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/ Durrës
Pas tërmetit të datës 26 nëntor, banorët e kanë braktisur fshatin Hamallaj, disa kanë shkuar tek të afërmit në Sukth ose Durrës, të tjerë kanë udhëtuar jashtë vendit te fëmijët ose familjarët, ndërsa banorët e mbetur janë shndërruar në ‘heronj’, duke i bërë ballë çdo ditë situatës […]

Ndodhi

Miratohet leja që i hap rrugë rehabilitimit të mbeturinave në Durrës

3 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e datës 13 janar lejen e ndërtimit të infrastrukturës për ngritjen e “EKO-Park Durrës”, që pritet të transformojë fushën e mbetjeve të Porto-Romano në një park modern rekreacioni. Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas urdhrit të Ministrisë së Financave […]

Ngjarje/Personazhe

Afatet për qëndrimin në hotele po përfundojnë, banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti dalin në rrugë

30 janar 2020/Vali Qyrfyçi/Porta Vendore/ Durrës
Shumë familje të prekura nga tërmeti dhe që po qëndrojnë në hotelet që hapën dyert për ta menjëherë pas fatkeqësisë natyrore, po përballen me vështirësi të shumta për të marrë një zgjidhje për vazhdimësinë e strehimit të tyre. Teksa afati i largimit të tyre nga hotelet akomoduese është […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së

31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti “paralizon” mijëra biznese në Durrës, ende asnjë paketë masash nga qeveria

30 dhjetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Durrës
Mijëra biznese në Durrës po vuajnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë, më qëllim rindezjen e motorit ekonomik të qytetit. Qeveria thotë se po analizon situatën, por nuk ka një afat të […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020

28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]

Video/Foto

Qytetarët e Durrësit në radhë për përfitimin e bonusit të qirasë

24 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qytetarët në Durrës qëndrojnë në radhë çdo ditë për plotësimin e dokumenteve që mundësojnë marrjen e bonusit të qirasë ose për njohjen me emrat e afishuar në listat e publikuara nga bashkia. Deri më tani Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur që të trajtojë me bonus […]

Video/Foto

Nis rikonstruksioni në Durrës, 30 grupe në terren

17 dhjetor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin e Durrësit ka nisur procesi i rikonstruksionit të banesave dhe apartamenteve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e qytetit me Ndërmarrjen Rruga, ka nisur nga puna në lagje të ndryshme të qytetit, duke rikonstruktuar banesat e ndërtuara dhe privatizuara deri […]

Video/Foto

Durrësi ndez dritat festive të fund vitit

14 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Dhjetori i gjeti rrugët e Durrësit dhe sheshin qendror të ndriçuar nga llambat shumëngjyrëshe. Një javë më parë, të rinjtë zbukuruan pemën e Vitit të Ri, ngritur nga Bashkia Durrës. Fëmijë të shumtë kalojnë tanimë në tunelin e ndriçuar dhe pozonin përkrah numrit 2020, që ngjall […]

Ndodhi

Porto Romano park rekreativ? Duket se po i vjen fundi kalvarit të përpjekjeve të aktivistëve

10 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Durrës
Pas ndotjes shumëvjeçare të vendgrumbullimit të Porto Romanos, për të cilën Porta Vendore ka ngritur disa herë shqetësimin dhe Klinika Ligjore e OSFA-s, e mbështetur nga Lëviz Albania ka çuar këtë çështje edhe në gjykatë, qeveria ka dhënë lajmin e madh të shndërrimit të kësaj ‘gangrene’ […]

Ngjarje/Personazhe

Një javë pas tërmetit vrastar, qytetarët në kërkim të një strehe

5 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga të tërmeti që tronditi jo vetëm pallatet por edhe zemrat e mendjet e shqiptarëve situata duket ende e paqartë në terren për banorët e mbetur në qiell të hapur. Rihane Kica së bashku me bashkëshortin dhe dy […]

Vëzhgim/Analizë

Post tërmeti, si do të ndërtohen banesat e shkollat? Rrugët ku do të gjenden paratë

3 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një bilanc të frikshëm, me 51 viktima, rreth 900 të plagosur e me mijëra ndërtime të dëmtuara, një pjesë e të cilave edhe pallate të rrëzuara. Një javë pas ngjarjes, fatura përfundimtare është ende nuk ka dalë. Pas kalimit të fazës së […]

Ndodhi

Nata në një qytet të braktisur nga ankthi i tërmetit

29 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Mes panikut e dëmeve të shumta materiale durrsakët kanë braktisur qytetin bregdetar. Rreth autorit: Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues […]

Ngjarje/Personazhe

Panik në rrugët e Durrësit dhe solidaritet midis gërmadhave e dridhjeve të tokës

28 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Festa e Pavarësisë e gjeti Shqipërinë të gjunjëzuar nga një tërmet që i mori jetën të paktën 41 personave dhe plagosi qindra të tjerë. 107 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi pati nevojë për aleatët e saj nga shtetet e tjera, për të përballuar pasojat e […]

Vëzhgim/Analizë

Pasojat dhe kaosi i rrënojave të një tërmeti apokaliptik

27 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Durrës/ Thumanë
Kur kanë kaluar më shumë se 36 orë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë vijojnë kërkimet për më shumë se 10 persona të humbur që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se deri tani kanë humbur […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme

27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]

Ndodhi

Kaldajë ka, por Gjimnazi Manëz nuk ka ngrohje prej 10 vitesh

26 Nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Gjimnazi Manëz është kthyer prej vitesh në shqetësim për nxënësit që mësojnë aty. Në vitin shkollor që lamë pas u regjistruan 251 nxënës. Në gjimnazin e Njësisë Administrative Manëz (Durrës) nxënësit vijnë edhe nga 5 fshatrat aty pranë. Nxënësit përballen çdo ditë me të ftohtin, lagështirën dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët

12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]

Ndodhi

Shiu paralizon Durrësin, përmbyten shumica e rrugëve

7 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Mbrëmja e 6 nëntorit i ka gjetur shumicën e rrugëve të qytetit të Durrësit të përmbytura nga shiu me intensitet, që nuk zgjati më shumë se 1 orë. Uji që vërshoi në rrugët e qytetit paralizoi lëvizjen e këmbësorëve dhe solli trafik të rënduar në rrugët kryesore […]

Ndodhi

Ujësjellësi i Durrësit ndëshkohet për mungesë transparence

6 Nentor 2019/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës u gjobit së fundmi nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit me 150 mijë lekë të reja, për shkak se nuk vendosi në dispozicion informacione dhe dokumente publike në kuadër të një shkrimi në Portën Vendore. Sjellja e UKD-së, institucion në varësi të Bashkisë […]

Ngjarje/Personazhe

Varrezat e vjetra në Durrës, vendi ku bashkëjeton kaosi

27 tetor 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Varrezat e vjetra publike në Durrës janë të vendosura në periferi të qytetit. Me një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë, në këtë hapësirë përballesh me një zinxhir problematikash. Mungesa e mirëmbajtjes është shqetësimi kryesor i qytetarëve, të cilët janë bashkëfajtorë të situatës së krijuar, e […]

Ngjarje/Personazhe

Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë

15 tetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të […]

Vëzhgim/Analizë

“Durrësi i ri” qelbet erë nga ujërat e zeza dhe investimet e pakta

30 shtator 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Ujësjellësi i Durrësit ka pranuar që në vitin 2015 se ujërat e zeza që përshkojnë Shkozetin dhe ish-Kënetën, jo vetëm që janë shqetësuese për banorët, por derdhen në det. Edhe pse kanë kaluar pesë vite, gjendja vazhdon të jetë katastrofike, duke sjellë pasoja të rënda shëndetësore […]

Video/Foto

Të sfidosh vdekjen

8 shtator 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Kjo ndodh çdo ditë në Durrës. Djali, në foto nuk është i vetmi. Çdo ditë, dhjetëra qytetarë, pa dallim moshe, zgjedhin rrugën më të shkurtër, por që mund të rezultojë vdekjeprurëse. Ata kalojnë në zonën hekurudhore, mbi shinat e trenit, pa e kuptuar rrezikun që i […]

Vëzhgim/Analizë

Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan

6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]

Video/Foto

Amortizimi i rrugës Shijak-Durrës

27 gusht 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Rruga
kombëtare Shijak-Durrës vijon prej 7 vitesh të jetë tejet e amortizuar. Protestat e banorëve në muajin janar dhe dhjetor 2018, duket se nuk patën efekt për marrjen e masave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që bëri me dije më herët për Portën Vendore se kontrata e mirëmbajtjes […]

Vëzhgim/Analizë

Tregu i frutave dhe perimeve në Durrës, i mbuluar nga pluhuri i harresës

24 gusht 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Tregu fruta-perimeve në Durrës është i vetmi i këtij lloji, në shërbim të konsumatorit. I vendosur në lagjen numër 12 të qytetit, në rrugën “Abaz Çelkupa”, ai nuk plotëson asnjë standard, duke u kthyer në një vatër të rrezikshme infeksionesh. Kushdo, që ka hyrë në këtë […]

Video/Foto

Mungesa e pastrimit mbush me mbeturina rrugën e rëndësishme në Durrës

15 gusht 2019/ Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Nisja e sezonit veror është shoqëruar me probleme të shkaktuara nga mbetjet urbane për banorët e rrugës “Aleksandër Goga”, që nis nga qendra e qytetit dhe përfundon në Porto-Romano. Banorët e kësaj zone dhe asaj të Spitallës përballen me kontejnerë të pakët për hedhjen e mbetjeve dhe […]

Video/Foto

Një fëmijë, që kërkon të jetë fëmijë!

8 gusht 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por jo për këdo! Shkëlqimi dhe mjerimi takohen në çdo vend, por kontrastin më të fortë e krijojnë, kur protagonistë janë fëmijët. “Lulin e vocërr” mund ta takosh në realitetin e sotëm shqiptar, me dëshirën për të jetuar, […]

Ndodhi

Rruga pranë qendrës së Durrësit, ku bashkia nuk ka investuar asnjëherë

18 korrik 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Rreth 50 familje në lagjen numër 6 të qytetit përballen me rrugicën e mbuluar nga balta, inertet dhe pellgjet me ujë. Pusetat janë zhytur në baltë dhe rruga bëhet e pakalueshme sa herë bie shi. Rrugica që lidhet me rrugën “Hajdar Dushi”, degëzohet midis disa shtëpive përdhese […]

Video/Foto

“Lumi me mbeturina” përshkon Durrësin

12 qershor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në foto paraqitet kanali që mbledh ujërat e tokave në zonën e Shkozetit dhe lidhet edhe me ish-Kënetën, në Durrës, zonë e cila tashmë është industrializuar dhe urbanizuar. Pamja që ofrohet sapo zbardh dita, shqetëson banorët e kësaj zone, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Situata duket […]

Vëzhgim/Analizë

Punimet për kanalizimet dhe ujësjellësin e Durrësit rrezikojnë arkeologjinë

31 maj 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin e Durrësit prej vitesh vijon zbatimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë dhe rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotur, duke ndërtuar linjat kryesore. Së fundmi, Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) ka nisur pastrimin e kolektorit që mbledh ujërat […]

Ndodhi

Rritet çmimi i transportit urban në Durrës, pa u konsultuar me grupet e interesit

27 maj 2019/ Vali Qyrfyci/ Porta Vendore/ Durrës
Rreth dy muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë, nga 30 në 40 lekë për udhëtar. Në mungesë të këshilltarëve demokratë që bojkotuan të gjithë mbledhjen, këshilltarët bashkiakë të majtë dhe ata të […]

Vëzhgim/Analizë

Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria

26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]

Vëzhgim/Analizë

Shkollat e reja të Durrësit, pa kushte sigurie

18 mars 2019/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Një shkollë e re në Bashkinë Durrës që pritet të çelë së shpejti dyert për nxënësit e saj, ka nxitur debatin qytetar mbi masat e sigurisë dhe rreziqet që u kanosen fëmijëve në shkollat e ndërtuara në vitet e fundit në qytetin bregdetar, që sipas Bashkisë […]

Ndodhi

Institucionet në Durrës “ping-pong” kompetencash, shëndeti i qytetarëve në rrezik

3 mars 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qytetarët e Durrësit dhe pushuesit që frekuentuan plazhin e Vollgës dhe të Currilave përgjatë sezonit veror të vitit që lamë pas, u përballën me riskun e marrjes së sëmundjeve të lëkurës, por edhe të infeksioneve të brendshme që shkaktohen nga kontakti me ujërat e ndotura që […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkia Durrës harron pastrimin e fshatrave nga plehrat

30 janar 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Menaxhimi i mbetjeve ka qenë një sfidë për Bashkinë Durrës, por duket se përqendrimi për realizimin e saj është tkurrur vetëm brenda qytetit, duke harruar njësitë e tjera administrative. Nga vëzhgimi i Portës Vendore në lagjet e qytetit të Durrësit, në periudhën gusht-nëntor 2018, një pjesë […]

Ndodhi

Me gjysmën e këshilltarëve dhe mungesën e kryebashkiakut,miratohet buxheti i bashkisë Durrës

22 dhjetor 2018/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në mbledhjen e datës 20 dhjetor të Këshillit Bashkiak Durrës u miratua vendimi më i rëndësishëm i vitit, buxheti për vitin 2019, me vlerë rreth 23 milion euro, si edhe projektbuxheti afatmesëm për vitet 2019-2021. Në mbledhjen që nisi gjysëm ore me vonesë, ku u desh […]

Ndodhi

Amortizimi i Rrugës Shijak-Durrës, banorët protestojnë dhe djegin kazanët

17 dhjetor 2018/ Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Banorët e Shijakut dhe të Durrësit protestuan për amortizimin e rrugë kombëtare Shijak-Durrës, duke bllokua rrugën me kontejnerët e mbeturinave dhe më pas i vendosën flakën. Banorët e “Katër Rrugëve” dhe Xhafzotajt, së bashku me fëmijët e tyre u ngritën në protestë në segmentin pranë Njësisë Administrative […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor

5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “lëshojnë dorën” me lejet e ndërtimit, ndërtuesit “vrapojnë” drejt kullave dhe ambienteve të banimit

14 nëntor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Boom-i i ndërtimeve që syri ti sheh rëndom në të gjitha qytetet e vendit nuk është perceptim.Është një realitet që mbështetet nga të dhëna zyrtare. Instituti i Statistikave konstaton se gjatë pjesës së parë të këtij viti, bashkitë kanë lëshuar dorën me lejet e ndërtimit. Në total, […]

Video/Foto

Pas reshjeve të para të shiut, përmbytet Durrësi

30 tetor 2018/Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Rrugët kryesore të qytetit të Durrësit u përmbytën sot nga reshjet e shiut. Uji mbuloi trotuaret në lagjen nr. 18, ku gjenden disa prej shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve të Durrësit. Përmbytja e hyrjes së qytetit, pranë Stacionit të Trenit, krijoi vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Megjithëse Bashkia premton […]

Vëzhgim/Analizë

Varfëria, familjet e 10 qarqeve shpenzojnë nën mesataren kombëtare

23 Tetor 2018/ Aurora Sulçe/Porta Vendore
Tiranë-Durrës-Shkodër është trekëndëshi, në të cilin është përqëndruar pjesa dërrmuese e aktiviteve ekonomike në Shqipëri dhe rrjedhimisht ka më shumë të ardhura të disponueshme për familje për konsum. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve për vitin 2017. Qarku i Tiranës […]

Ndodhi

Mbyllet shkolla “Jusuf Puka” në Durrës, prindërit aludojnë për ndërtimin e një pallati. Bashkia: Do të bëjmë një shkollë të re.

22 tetor 2018/Elisa Gjerani/Porta Vendore/Durrës
Vendimi i ardhur papritur nga Zyra Arsimore Durrës, pikërishtmë 19 tetor 2018, për mbylljen e shkollës 9 vjeçare “Jusuf Puka” dhe zhvendosjen e 450 nxënësve në këtë shkollë drejt një shkolle tjetër, ka bërë që mësuesit e prindërit të gjenden në befasi. Ata janë kundër urdhrit për mbylljen, i cili ka ardhur pa u […]

Vëzhgim/Analizë

Rrugët e amortizuara në Durrës e Shijak, abuzimi prej 1.4 miliardë lekësh me rrugën e “Sektor Rinia”

27 Shtator 2018/ Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Disa prej rrugëve kryesore në Bashkinë e Durrësit dhe Shijakut që lidhin qytetet me njësitë administrative janë në gjendje tejet të amortizuar, teksa fondet për to kanë qenë të larta dhe të herëpashershme. Mungesa e investimeve ka prekur edhe rrugët që e lidhin qytetin e Durrësit me bregdetin, […]

Video/Foto

Tubacioni i ujërave të zeza që derdhet në detin e Durrësit

26 shtator 2018/ Geri Emiri/ Bohem.al/ Durrës
Në fillim të shëtitores “Taulantia” në qytetin e Durrësit është shtuar së fundmi një kolektor, i cili derdh ujërat e zeza në det. Projekti Durrësi aktiv për një bregdet të pastër ka publikuar një foto të këtij kolektori ku tregohet sesi derdhen ujërat e zeza të papërpunuara në […]

Ndodhi

58 shkolla në vend do të ndjejnë “dorën” e rikonstruksionit

10 Shtator 2018/ E. Gjerani/Porta Vendore
Rreth 58 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme do të rikonstruktohen gjatë vitit akademik 2018-2019. Vendimi ka ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë, e cila ka miratuar një fond 3 miliardë e 976 milionë lekë, në bashkëfinancim me Komitetin për Zhvillimin e Rajoneve, ku Bashkitë do të financojnë nga […]

Ndodhi

Bashkia Durrës hedh leshterikun në autostradë, gjobitet për ndotje

3 shtator 2018/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Moti i paqëndrueshëm në muajt e parë të vitit 2018 krijoi një situatë problematike në bregdetin e Durrësit, ku përveç daljes në bregdet të mbetjeve urbane, u krijuan edhe pirgje të mëdha me leshterik. Bashkia Durrës nëpërmjet një firme italiane i zhvendosi pirgjet e leshterikut në autostradën […]

Vëzhgim/Analizë

Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti

20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]

Vëzhgim/Analizë

Sezoni turistik në mesin e tij, plani i masave ende në letër nga bashkitë.

18 Korrik 2018/Ani Bame/Porta Vendore
Nga një vëzhgim i kryer nga Porta Vendore në disa prej plazheve më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, situata rezulton tejet problematike. Shumica e plazheve janë të ndotur, kanë probleme me grumbullimin e mbetjeve në një vend të caktuar, i mungojnë plazhet publike, kanë mungesa të theksuara […]

Ndodhi

“Vala e tërmeteve” dëmton banesat dhe mban në gatishmëri banorët e Qarkut Durrës

Korrik 2018/ Geri Emiri/Porta Vendore/Durrës
Tërmetet që lëkundën vendin tonë ditët e fundit kanë sjellë dëmë materiale dhe panik tek banorët e fshtrave Hamallaj, Hidrovor dhe Rrushkull në njësinë administrative Sukth i Ri, në qytetin e Durrësit. Që prej 5 ditësh ata flenë dhe zgjohen me frikën se muret e “brishta” të shtëpive do t’u […]

Vëzhgim/Analizë

Durrës, bregdeti i pushtuar nga ndërtimet e paligjshme

27 Qershor 2018/ Geri Emiri/Porta Vendore/Durrës
Qershorin e vitit të kaluar në Zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit, disa subjekte private shtuan një sipërfaqe prej rreth 12.000 m2 me beton dhe rërë kundrejt detit. Megjithë përgjegjësinë ligjore, institucionet dështuan në mbrojtjen e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme. Porta Vendore ka kryer një vëzhgim […]

Ndodhi

Pse nuk ka ujë në Durrës?

23 qershor 2018/ Bulevard. Org/ Durrës
Uji i pijshëm është pjesë e të drejtave themelore të njeriut. Mirëpo, paradoksalisht, në një nga vendet me rezervat më të mëdha ujore në Evropë, furnizimi me ujë mbetet ende një problem. Ashtu si në pjesën më të madhe të Shqipërisë, në Durrës uji vjen vetëm një herë në […]

Vëzhgim/Analizë

Korsitë e biçikletave, ende një ëndërr e largët

9 Qershor 2018/ Porta Vendore/Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër
Në kryeqytet e jo vetëm , kanë qenë jo të pakta rastet kur kanë ndodhur aksidente me biçikletë. Për shkak të mungesës së korsive dhe ndërgjegjësimit të pakët qytetarë e sidomos të shoferëve, shpesh përdoruesit e dyrrotakëve e gjejnë veten në rrezik. Tirana si në shumë […]

Ndodhi

Banorët e Shijaku dhe Durrësit, përmbyten nga lumi Erzen në prag të verës

18 maj 2018/ Geri Emiri/ Durrës
Banorët e lagjes “Erzen” në qytetin e Shijakut, dhe të tre njësive administrative në Ishëm, Katund të ri, e Sukth të qytetit të Durrësit janë përmbytur përsëri nga prurjet e lumit Erzen. Reshjet e rëna dy ditë ma parë, rikthyen ujin në katet e para të banesave në zonën […]

Vëzhgim/Analizë

PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë

Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]

Vëzhgim/Analizë

Ujërat e zeza kanë “pushtuar” qytetin dhe bregdetin e Durrësit (VIDEO)

19 shkurt 2018/Citizens Channel/Geri Emiri/ Durrës
Përgjatë periudhës së antikitetit, kur qytetet kryesore të Evropës vuanin nga derdhja e ujërave të zeza në rrugë dhe bashkë me to përhapjen e epidemive, qyteti i Durrësit ishte i pajisur me kanale higjeno-sanitare. Sipas arkeologut Fatos Tartari, pjesa më e madhe e kanaleve të zbuluara rreth qendrës së […]