7 prill 2022/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
“Takohemi tek Kulla e Sahatit në Çelepias”. Edhe sot e kësaj dite qytetarët beratas e konsiderojnë si pikë takimi, veçanërisht të vjetrit. E ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Kulla e sahatit sot më shumë se sa një matëse kohe është një objekt që mbart histori, për […]
Tag: Bashkia Berat
Nëntoka në Berat sjell të tjera surpriza, del në dritë zbulimi arkeologjik i shekullit të 18 në lagjen “Goricë”
2 shkurt 2021/Erjola Azizolli/Porta Vendore/Berat
Një zbulim i ri arkeologjik ka parë dritën e diellit në lagjen simbolike “Goricë” në qytetin muze, të ‘një mbi një dritareve’. Faktet flasin për një ujëmbledhës që mund t’i përkasë shekullit të XVIII, ndërkohë që menjëherë u bë konservimi për mos u dëmtuar, ndërsa punimet për ndërtimin e ujësjellësit […]
Mungesa e argjinaturës në Osum po zhduk tokat bujqësore
7 mars 2021/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat
Çdo vit lumi Osum përmbyt dhe gëlltit tokat bujqësore përgjatë rrjedhjes së tij. Mungesa e një argjinature prej më shumë se 30 vite, ka bërë që banorët e njësisë administrative Velabishtë, të Bashkisë Berat, po e vuajnë këtë problem, i cili po e bën jetesën e tyre tepër të vështirë. […]
“Ti ruajmë sa nuk është vonë”: Banorët e Beratit kërkojnë më shumë vëmendje për rrugicat e kalldrëmta, vlerën e trashëguar prej shekujsh
18 nëntor 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Një prej vlerave të trashëguara ndër breza, në qytetin muze të Beratit, janë dhe rrugicat e kalldrëmta. Ky qytet ka mijëra metra katrorë rrugë të kalldrëmta, të shtrira në lagjet muzeale të tij, por jo vetëm. Sfida për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre vë përpara përgjegjësisë […]
Lagja Kodra e Sulmit ne Berat, kthehet në kosh mbetjesh, banorët apelojnë për ndihmë
18 shtator 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Berat
Banorët e lagjes Kodra e Sulmit në Berat prej vitesh vuajnë nga hedhja pa kriter e mbetjeve urbane pranë zonës së tyre të banimit. Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të pastrojë zonën, ndërsa rrëfejnë se nuk kanë munguar edhe rastet e sëmundjes pranë këtij komunitetit, nga ndotja […]
Prej 8 muajsh në qiell të hapur, familja Dura në Berat apelon për ndihmë
22 maj 2020/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat
65-vjeçarja, Atixhe Dura, së bashku me bashkëshortin e saj 70-vjeçar, jetojnë prej afro 8 muaj në çadër në lagjen Qoshk të fshatit Lapardha, ndërsa askush nuk ka mundur ti japë një zgjidhje problemit të tyre. Tërmeti i 21 shtatorit i dëmtoi shtëpinë dhe ai i 26 […]
Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime
7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]
Rriten tarifat e bashkisë në Berat, por investimet zero: Paratë do të shkojnë për borxhet
6 maj 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat Nga muaji shkurt, familjet dhe bizneset beratase u përballën me tarifat e reja vendore, me një rritje nga 56-70% nga tarifa e mëparshme. Rritja e tyre u miratua pa shumë bujë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2019, ditët e fundit të muajit […]
Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë
24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]
Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite
20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]
Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre
12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]
Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës
11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]
Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së
31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]
Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020
28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]
Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme
27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]
Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët
12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]
Rritet çmimi i ujit në Berat e Kuçovë, banorët kundër, Bashkia hesht
31 tetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Berat
Prej datës 1 nëntor 2019 banorët e Beratit dhe Kuçovës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm dhe shërbimin për largimin e ujërave të ndotur. Përmes një vendimi që mban datën 10 tetor 2019, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime […]
Dëmtohen info-kioskat në qytetin muze të Beratit, shkon dëm investimi 135 milionësh
24 tetor 2019/ Artan Diko/ Porta Vendore/ Berat
Risia e informacionit multifunksional në Berat info-kioskë nuk ka mbijetuar gjatë në qytetin që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Dy vite pas inaugurimit të dhjetë info-kioskave që i vijnë në ndihmë turistëve për informacion, sot kanë mbetur vetëm dy të padëmtuara, përkatësisht ajo në hyrjen e […]
Çezmat e Beratit, si humbi tradita e hershme në qytetin muze
9 tetor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Qyteti i bardhë i Beratit ka pasur një traditë të gjatë me çezmat publike, të cilat kanë qenë pjesë e vlerave të shtuara të historisë, kulturës, trashëgimisë, traditës dhe jetës qytetare të një qyteti mbi 2400 vjeçar. Sot, tradita e hershme çezmave ka humbur totalisht, ndërkohë që […]
Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan
6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]
Tomori, fshati nën hijen e malit që po braktiset për një rrugë
12 gusht 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Zyrtarisht numëron plot 1 mijë banorë të regjistruar, por aty jetojnë vetëm diku te 200 banorë. Tomori është fshati prodhimtar, ku puna e trashëguar e banorëve e ka identifikuar ndër vite, ndërkohë që sot po braktiset, pasi askush nuk do të martohet në Tomor, askush nuk […]
Berat, 300 familje të Otllakut paguajnë për ujë me fekale
19 maj 2019/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat
Ujë ka, por ai është i ndotur me fekale, vjen erë dhe nuk mund të përdoret. Kjo është situata me të cilën përballen çdo ditë banorët e njësisë administrative Otllak, në Berat. Prej shumë vitesh, banorët ankohen se uji që rrjedh në rubinetet e tyre është […]
Katër vjet pas reformës territoriale/ Bilanci i vendorëve: Rritja taksash, më pak investime e të varur nga qeveria
26 prill 2019/ Aurora Sulçe/ Porta Vendore
Katër vite më parë nisi zbatimi i reformës administrative territoriale, një nismë e shumëdiskutuar dhe jo pak e kontestuar për qëllimin pse u ndërmor dhe impaktin që do të kishte. Opozita e quajti politike, që synonte një ndarje të re elektorale. Mazhoranca e mbrojti me argumentin e […]
Dardha e Beratit, fshati piktoresk i harruar për një rrugë
8 prill 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Natyra i ka falur gjithçka, që nga kodrat, pyjet dhe monumentet natyrore. Banorët shfrytëzojnë çdo resurs dhe duke punuar fort, prodhojnë produktet më të mira të zonës. Historia, pozita gjeografike, rrëze malit Tomorr e bëjnë Dardhën, fshatin më tërheqës që ka potenciale turizmi pa fund, por […]
Shkolla në Malinat të Beratit në kushte të mjerueshme
31 dhjetor 2018/ Porta Vendore/ Berat
Këto foto janë raportuar tek Porta Vendore nga prindërit e kësaj shkolle , të cilët bëjnë mësim në kushte shumë të këqija infrastrukturore. Problematika e pasqyruar ështe denoncuar nga qytetarët nëpërmjet rubrikës “Raporto” të platformës : https://portavendore.al/dialogmeqytetarin/raporto-shkelje/
Të harruar prej më shumë se 25 vitesh, banorët premtojnë të mos marrin më pjesë në zgjedhje
13 Dhjetor 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Rreth 250 banorë në qytetin e Beratit prej vitesh ndihen të lënë pas dore nga pushteti vendor, duke u përballur çdo ditë me problematika të mëdha: që nga mungesa e rrugëve, ujërat e zeza që derdhen lirshëm në mes të lagjes, ndriçimi e mungesa e koshave […]
Bashkitë në 2019-ën/ Si ndahet ‘torta’ e parave në vitin zgjedhor
5 dhjetor 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qeveria do të japë rreth 25 miliardë lekë për pushtetin vendor vitin e ardhshëm. Para këto që do t’iu shërbejnë bashkive që të kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të tyre, por edhe për t’iu dhënë qytetarëve shërbime. Në buxhetin 2019 që u miratua të hënën në parlament, […]
Qentë e rrugës “pushtojnë” qytetin e UNESCOS
15 nëntor 2018/ Erjola Azizolli/Porta Vendore/ Berat
Prej kohësh qentë endacak janë shndërruar në një shqetësim për banorët në qytetin muze të Beratit. Ata i sheh në çdo moment të enden në rrugët e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, ndërkohë që prezenca e tyre është më e shtuar në qendër të tij, pranë lagjeve […]
Komuniteti rom në Berat, i harruar nga pushteti vendor
23 Shtator 2018/ Erjola Azizolli /Porta Vendore/ Berat
Komuniteti rom në qytetin e Beratit është lënë në harresë nga pushteti vendor. Lagjja në periferi të qytetit, ku komuniteti rom jeton nuk ka parë asnjë investim nga Bashkia Berat, pavarësisht premtimeve elektorale. Romët sot jetojnë mes baltës, plehrave dhe varfërisë, të pashpresë se kjo situatë do […]
Problemet disa vjeçare të Beratit në fokusin e Teatrit të Rrugës
11 shtator 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Disa etyde të performuara nga të rinjtë e qytetit të Beratit nëpërmjet shfaqjes së Teatrit të Rrugës, trajtuan problematika që shqetësojnë komunitetin dhe që synojnë të zgjojnë përgjumjen qytetarëve në lidhje me hallet që i shqetësojnë çdo ditë dhe që nuk gjejnë zgjidhje nga drejtuesit e institucioneve […]
Dështon decentralizimi, bashkitë në mëshirën e qeverisë: 80% e fondeve jepen nga buxheti
20 Korrik 2018/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndërmori reformën administrative – territoriale, pas një debati të fortë politik. Një riorganizim i plotë u bë, ku nga 373 bashki dhe komuna u formuan 61 bashki të reja të mëdha. Ajo që synohej ishte menaxhimi i mirë i fondeve nga të zgjedhurit […]
PAK, udhëtim “me pengesa” përmes Shqipërisë
Dt 11 maj/Porta Vendore/ 61 bashki
Aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë në realitet, edhe pse sipas legjislacionit të miratuar ka njohur progres. Veç përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, pothuajse 60 bashkitë e tjera të vendit kanë ecur me hapa të ngadaltë për të siguruar të drejta […]
81 milionë lekë për “shkatërrimin” e lulishtes së Beratit
8 maj 2018/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/Berat
Rreth 81 milionë lekë të reja ka shpenzuar Bashkia e Beratit, pikërisht në prag të zgjedhjeve të vitit 2015, për rikonstruksionin e lulishtes “Dëshmorët e Kombit”, e cila do të kthehej në një shesh me shatërvan, por veç betonit të hedhur, sot po thahen dhe pishat përreth dhe […]
Financat rendisin bashkitë më të mira sipas performancës
4 dhjetor 2017/Monitor.al/Tiranë
Ministria e Financave ka vlerësuar Bashkitë në vend për vitin e kaluar në lidhje me menaxhimin financiar, i cili u bazua në 15 kritere që masin këtë performancë, ku çdo kriter ka 30 pikë. Kriteret e vlerësimit ishin: Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit; Numri i kontratave […]