Lëviz Albania

 

Titulli i Projektit: Lëviz Albania
Përshkrimi: LëvizAlbania është projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore. LevizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje vendore cilësore nëpërmjet:
i) Vendimmarrjes gjithëpërfshirëse;
ii) Mbikqyrjes së qeverisjes vendore;
iii) Transparencës;
iv) Përgjegjshmërisë;
v) Llogaridhënies;
vi) Monitorimit të ofrimit të shërbimeve publike.
Fusha e mbulimit: 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë.
Nënsektori: Demokracia vendore dhe forcimi i shoqërisë civile në nivel vendor.
Donatori financues: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Data e fillimit: 2015
Data e mbarimit: 2019
Faqja e internetit: www.levizalbania.al
Organizata zbatuese: Lëviz Albania