Financat Vendore

Titulli i projektit: Financat Vendore
Përshkrimi: Financatvendore.al është një platformë elektronike e hapur për të dhënat financiare në nivel vendor. Qëllimi i platformës është të mundësojë të dhëna mbi financat vendore në mënyrë sistematike dhe të kuptueshme për publikun. Financatvendore.al u vjen në ndihmë aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile, medias, bashkive, studiuesve, studentëve, dhe ekspertëve të fushës, për të siguruar, kuptuar dhe monitoruar përdorimin e fondeve publike nga NjQV-të, me qëllim forcimin e demokracisë vendore dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Fusha e mbulimit: 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë.
Nënsektori: Të dhënat mbi financat e njësive të qeverisjes vendore.
Donatori financues: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Data e fillimit: 2017
Data e mbarimit:  Në proçes
Faqja e internetit: www.financatvendore.al
Organizata zbatuese: Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN)