Përshkrimi: |
DLDP ushtron aktivitetin e tij në Veri të Shqipërisë nga 2006 duke kontribuar me punë të konsiderueshme në fusha të ndryshme të reformës së decentralizimit dhe në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Qëllimi i projektit është: “ofrimi gjithëpërfshirës i shërbimeve cilësore për qytetarët duke përmirësuar kapacitetet e qeverive vendore, dhe duke kontribuar për një kornizë të përshtatshme ligjore”. Dldp-ja e ka zgjeruar gradualisht zonën e veprimit të projektit nga faza 1 në Shkodër, duke shtuar Qarkun e Lezhës (2010) për fazën e dytë dhe qarqet e Dibrës, Durrësit dhe Kukësit për fazën 3 (janar 2014-dhjetor 2017). Kjo gjë do të lejojë identifikimin e NJQV-ve të reja dhe shpërndarjen/përshkallëzimin e praktikave më të mira në mënyrë horizontale në fushat e menaxhimit financiar, menaxhimit të mbetjeve, qeverisjes elektronike dhe aksesit në fonde. Zona e projektit (zbatimi i drejtpërdrejtë) do të mbulojë 5 nga 12 qarqe – ose rreth 30% të popullsisë së Shqipërisë. |