CIVILISC – Instrumentet e shoqërisë civile kundër korrupsionit

Titulli i projektit: CIVILISC – Instrumentet e shoqërisë civile kundër korrupsionit
Përshkrimi: Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian, synon të fuqizojë dhe të rrisë kapacitetet e shoqërisë civile në 20 bashki të vogla e të mesme të vendit.
Projekti synon konsolidimin e sektorit të shoqërisë civile nëpërmjet rritjes së kapacteteve, burimeve, qëndrueshmërisë së punës së tyre si dhe rritjes së besimit në publik.
Projekti zbatohet në një afat kohor prej 32 muajsh dhe aktivitetet kryesore të tij konsistojnë në rritje kapacitetesh të aktorëve lokalë të shoqërisë civile në zonat e lartpërmendura nëpërmjet trajnimeve, materialeve burimore dhe mbështetjen financiare.
Fusha e mbulimit: 20 bashkitë: Klos, Memaliaj, Ura Vajgurore, Cerrik, Gramsh, Divjake, Tepelene, Libohovë, Devoll, Selenicë, Përrenjas, Librazhd, Maliq, Lushnjë, Shijak, Belsh, Vorë, Bulqizë, Vau i Dejës, Has
Nënsektori: Lufta kundër korrupsionit
Donatori financues: Bashkimi Evropian
Data e fillimit: Janar 2016
Data e mbarimit: Shtator 2018
Faqja e internetit: http://idmalbania.org/sq/civilisc-instrumentet-e-shoqerise-civile-ne-luften-kunder-korrupsionit/
Organizata zbatuese: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me fondacionin Bullgar Risk Monitor