Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka themeluar tre Klinika Ligjore, në Tiranë, Durrës dhe në Shkodër, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre ofrimin e ndihmës ligjore falas dhe edukimin ligjor të qytetarëve.
Klinikat e Ligjit ofrojnë ndihmë ligjore falas për probleme në kuadër të shërbimeve të ofruara nga organet qëndrore dhe vendore të administratës publike.
Klinikat e Ligjit në Durrës dhe në Shkodër janë pjesë të projektit për “Themelimin e Klinikave Vendore të Ligjit”, të mbështetur nga LevizAlbania dhe zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe ofrojnë një shumëllojshmëri shërbimesh juridike si: Këshillim ligjor, përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën publike, përfaqësimin përpara organeve administrative, përpilimin e akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën dhe përfaqësimin përpara gjykatës në çështjet administrative.
Zyra e Ndihmës Ligjore Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë (Klinika e Ligjit në Tiranë) është themeluar me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe ofron një shumëllojshmëri shërbimesh juridike si: Këshill ligjor, përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën publike dhe përfaqësimim përpara organeve administrative.
Klinika e Ligjit në Durrës ofron shërbimet e saj në Qarkun e Durrësit dhe në pjesën jugore të vendit, ndërkohë që Klinika e Ligjit Shkodër ofron shërbimet në Qarkun e Shkodrës dhe në pjësën veriore të vendit. Zyra e Ndihmës Ligjore Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë ofron shërbimet për Qarkun e Tiranës.
Për të përfituar shërbimet e ofruara nga Klinikat e Ligjit, është e nevojshme të kontaktoni në adresat e mëposhtme:
- Klinika e Ligjit Durrës: adresa Universiteti “Aleksandër Moisiu”, L. 1, Rr. e Currilave, Durrës;
Adresë e-mail: klinikateligjit@osfa.al ; Tel: +355 68 87 628 66; Orari i pritjes: 09.00 – 14.00. - Klinika e Ligjit Shkoder: adresa Kole Idromeno, kati i dytë, sipër Intesa San Paolo Bank, Shkodër;
Adresë e-mail: klinikateligjit@osfa.al; Tel: +355 22 80 80 90; Orari i pritjes: 09.00 – 14.00. - Zyra e Ndihmës Ligjore Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, Adresa: Bulevardi Zogu I, Tiranë;
Adresë e-mail: klinikateligjit.osfa@al; Orari i pritjes: E hënë deri të Enjte 8.30 – 16.30 : E premte 8.30-14.00.
Ju mund të hyni në faqen zyrtare të facebook për më shumë informacione