Bashkitë kanë përgjegjshmëri për të hartuar dhe publikuar raportin vjetor të transparences, i cili përmban informacion mbi:
- Numrin e akteve të miratuara gjatë vitit referues,
- Numrin e përgjithshëm të rekomandimeve të marra nga palët e interesuara,
- Numrin e rekomandimeve dhe të komenteve të pranuara e të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes,
- Numrin e takimeve publike të organizuara.
Seancat Këshillimore
Këshilli Bashkiak zhvillon seanca këshillimi me qytetarët vendore që janë të detyrueshme në rastet kur lidhen me ceshtje të tilla:
- Zgjedhja e komisioneve të këshillit
- Miratimi i buxhetit dhe ndryshimi i tij
- Miratimi për tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave palëve të treta
- Miratimi i normave, standarteve dhe kritereve për rregullimin dhe menaxhimin e funksioneve të decentralizuar ose deleguar më ligj nga qeveria.
Dialogu dhe këshillimi për ceshtje të rendësishme të zhvillimit ekonomik dhe social angazhon qytetarët dhe komunitetet në diskutime të informuara rreth qëllimeve dhe prioriteve të zhvillimit lokal.
Këshillimi me publikun bëhet sipas rregullores së këshillit dhe mund të jetë në formën e takimeve të hapura me banorët dhe grupet e interest, takime me specialiste, institucione të interesuara dhe organizata të shoqërise civile, ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.
Legjislacioni për njoftimin dhe konsultimin publik
Në Shqipëri është krijuar kuadri ligjor që mundëson rregullimin e marrëdhënieve që krijohen në një proces të konsultimit publik, transparent dhe gjithëpërfshirës ndërmjet organeve publike qendrore dhe vendore dhe palëve të interesuara, në procesin e vendimmarrjes strategjike qëndrore dhe lokale, konsultimit mbi projekt-buxhetin e bashkise si dhe mbi politikat me interes të lartë publik.
- Ligji nr. 139/2015 “Për Veteqeverisjen vendore”.
- Ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
- Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- Ligji 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
- VKM nr.653/2016 “Për disa ndryshime në VKM nr. 584/2003 të Keshillit të Ministrave (KM) “Për miratimin e rregullores se KM”, i ndryshuar.
- VKM nr. 828/2015 “Për miratimin e rregullave të krijimit dhe administrimit të Rregjistrit Elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike”.