Licencë transport udhëtarësh në linjë të rregullt rrethqytetase

KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR TRANSPORTIN E
UDHËTARËVE NË LINJA TE RREGULLTA RRETH QYTETASE

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për marrjen e liçencës për transportin për udhëtarët në linja të rregullta rreth qytetase
Përshkrim i shërbimit Ky lloj transporti kryhet nga persona juridikë ose fizikë, të pajisur me liçencë. Liçenca për transportin rrethqytetës jepet nga kryetari i bashkisë ku ka selinë subjekti transportues dhe është e vlefhsme për një periudhë 10 vjeçare. Linjat rrethqytetëse” janë linjat që lidhin:
a) njësitë administrative përbërëse me qendrën e bashkisë së cilës i përkasin;
b) njësitë administrative përbërëse të së njëjtës bashki;
c) fshatrat me njëri-tjetrin ose fshatrat në drejtim të qendrës së njësisë administrative së cilës i përkasin dhe/ose një njësie administrative tjetër të së njëjtës bashki; dhe
ç) fshatrat me njësitë administrative përbërëse, të bashkive të ndryshme, por që ndodhen në kufi me njëra-tjetrën; (neni 15 i ligjit për transportet rrugore)
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Formulari i auto deklarimit;
• Vërtetim nga Gjykata (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë);
• Vërtetim nga Prokuroria (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë);
• Dokumentacionin e kredibiliteti banker;
• Certifikatën e kompetencës profesionale në transportin rrugor;
• Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB);
• Leja e qarkullimit (për çdo automjet);
• Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit në transportin e udhëtarëve (për çdo automjet);
• Kontrata e sigurimit e automjetit dhe pasagjerëve;
• Leja e drejtimit;
• Kontrata e punësimit (në rast se drejtuesi i mjetit nuk është pronar i tij);
• Vërtetim që janë likuiduar detyrimet vendore.
*Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje të noterizuara.
Përfituesi Bizneset, qytetarët
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Bashkia
Afati 15 ditë
Tarifa Bazuar në paketën fiskale, me vendim të VKB
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Licencë
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligj nr. 8308, dt. 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, dt. 6.6.2002; nr. 9096, dt. 3.7.2003; nr. 9373, dt. 14.4.2005; nr. 9760, dt. 21.6.2007; nr. 10137, dt. 11.5.2009; nr. 10 302, dt. 15.7.2010; nr. 118, dt. 13.12.2012; nr. 21, dt. 14.2.2013; nr. 37, dt. 10.4.2014; nr. 10/2016, dt. 11.2.2016)
• Udhëzim nr. 3918, dt. 18.7.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa nё udhëzimin nr. 5627, dt. 18.11.2016, “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”
• Udhëzim nr. 5627, dt. 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”
• Udhëzim nr. 15, dt. 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me Udhëzim nr.5, dt. 17.2.2011