KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR TRANSPORTIN
PËR UDHËTARËT NË LINJA TE RREGULLTA NDËRQYTETËSE
PËR UDHËTARËT NË LINJA TE RREGULLTA NDËRQYTETËSE
Titulli i shërbimit | Kërkesë për marrjen e liçencës për transportin për udhëtarët në linja të rregullta ndërqytetëse |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky lloj transporti kryhet nga persona juridikë, të organizuar në shoqëri transporti e të pajisur me liçencë. Ky shërbim plotëson nevojat e lëvizjes së popullsisë ndërmjet: • bashkive qendër të rretheve të ndryshme brenda një qarku dhe bashkive jo qendër rrethi, me bashki qendër të një rrethi tjetër brenda një qarku; • bashkive qendër të rretheve për qarqe të ndryshme; • bashkisë jo qendër rrethi me qendër rrethi të qarqeve të ndryshme; • bashkive qendër të rretheve me stacionet hekurudhore, skajore, për vazhdimin e udhëtimit, duke ndryshuar llojin e transportit, aeroportin dhe bankinën liqenore. qendër rrethi, me bashki qendër të një rrethi tjetër brenda një qarku. Afati i vlefshmërisë së kësaj licence është 5 vjet. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Formulari i auto deklarimit; • Vërtetim nga Gjykata (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë); • Vërtetim nga Prokuroria (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë); • Dokumentacionin e kredibiliteti banker; • Çertifikatën e kompetencës profesionale në transportin rrugor; • Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB); • Leja e qarkullimit (për çdo automjet); • Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit në transportin e udhëtarëve (për çdo automjet); • Kontrata e sigurimit e automjetit dhe pasagjerëve; • Leja e drejtimit; Kontrata e punësimit (në rast se drejtuesi i mjetit nuk është pronar i tij); • Liçenca për agjenci transporti udhëtarësh ose kontrata me një agjenci tjetër, të qytetit ku fillon linja; • Kontrata me agjencinë e qytetit fundor të linjës; • Vërtetim që janë likuiduar detyrimet vendore. *Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje të noterizuara |
Përfituesi | Bizneset, qytetarët |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Bashkia |
Afati | 15 ditë |
Tarifa | Bazuar në paketën fiskale, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Licencë |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” • Ligj nr. 8308, dt. 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, dt. 6.6.2002; nr. 9096, dt. 3.7.2003; nr. 9373, dt. 14.4.2005; nr. 9760, dt. 21.6.2007; nr. 10137, dt. 11.5.2009; nr. 10 302, dt. 15.7.2010; nr. 118, dt. 13.12.2012; nr. 21, dt. 14.2.2013; nr. 37, dt. 10.4.2014; nr. 10/2016, dt. 11.2.2016) • Udhëzim nr. 3918, dt. 18.7.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa nё udhëzimin nr. 5627, dt. 18.11.2016, “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” • Udhëzim nr. 5627, dt. 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” • Udhëzim nr. 15, dt. 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me Udhëzim nr.5, dt. 17.2.2011 |