Licencë transport udhëtarësh në linjë të rregullt qytetase

KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR TRANSPORTIN
E UDHËTARËVE NË LINJA TE RREGULLTA QYTETASE

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për marrjen e liçencës për transportin e udhëtareve në linja të rregullta qytetase
Përshkrim i shërbimit Licenca për shërbimin e rregullt në transportin qytetës të udhëtarëve me autobus, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti, për linjat e miratuara nga këshilli bashkiak. “Linjat qytetëse” janë linjat brenda territorit të një qyteti, të miratuara nga këshilli bashkiak.
Licencat për këtë shërbim lëshohen vetëm për subjektet juridike dhe janë të vlefshme për një periudhë 5 vjeçare.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Formulari i auto deklarimit;
• Vërtetim nga Gjykata (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë);
• Vërtetim nga Prokuroria (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë);
• Dokumentacionin e kredibiliteti banker;
• Çertifikatën e kompetencës profesionale në transportin rrugor;
• Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB);
• Leja e qarkullimit (për çdo automjet);
• Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit në transportin e udhëtarëve (për çdo automjet);
• Kontrata e sigurimit e automjetit dhe pasagjerëve;
• Leja e drejtimit;
• Kontrata e punësimit (në rast se drejtuesi i mjetit nuk është pronar i tij);
• Vërtetim që janë likuiduar detyrimet vendore.
*Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje të noterizuara.
Përfituesi Bizneset
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Bashkia
Afati 15 ditë
Tarifa Bazuar në paketën fiskale, me vendim të Këshillit Bashkiak
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Licencë
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligj nr. 8308, dt. 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, dt. 6.6.2002; nr. 9096, dt. 3.7.2003; nr. 9373, dt. 14.4.2005; nr. 9760, dt. 21.6.2007; nr. 10137, dt. 11.5.2009; nr. 10 302, dt. 15.7.2010,; nr. 118, dt. 13.12.2012; nr. 21, dt. 14.2.2013; nr. 37, dt. 10.4.2014; nr. 10/2016, dt. 11.2.2016)
• Udhëzim nr. 3918, dt. 18.7.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa nё udhëzimin nr. 5627, dt. 18.11.2016, “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”
• Udhëzim nr. 5627, dt. 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”
• Udhëzim nr. 15, dt. 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me Udhëzim nr.5, dt. 17.2.2011